Agonia 14-të vjecare e familjarëve të të pagjeturve të Kosovës

Artan Halim Qerkezi, 24 vjecar, 
i gjetur n´Vermice te Prizrenit
Edmond Halim Qerkezi, 14 vjecar
gjetur pas 5 vitesh n`Rugove te Hasit

Dojce Vele, 24 prill 2013, Në Republikën Kosovës edhe 1,750 persona  rezultojne të pagjetur. Institucionet zotohen për zbardhjee fatit të tyre. Agonia   14 vjecar familjarëvvazhdon ne enigmën e fatit të më tw dashurve të tyre…. 





Në këtë shtëpi në Lagjen Orize të qytetit të Gjakovës, para 14 vjetësh vlonte jeta. Ferdonie Qerkezi, atëbotë 46 vjecare, jetonte me bashkëshortin të dhe katër djemtë, dy prej të cileve i martoi për një ditë. Pa u bërë viti ndoshta do të bëhej edhe gjyshe, sikur në gjirin e kësaj familjeje të mos plaste kobi.„Me 27 mars 1999, policia serbe e Gjakovës m´i kanë marr e cu n´drejtim t´panjohur burrin Halilin, djemtë: Artanin-24 vjec, Armendin-23, Ardianin-18 , Edmondin-14 vjec dhe gjashtë mysafirë…Jo, s´kam tjetër fëmijë. Artanin dhe Armendin i patëm martu për një ditë. Nuk me lanë as fëmijë!Nuset pritën pesë vjet e gjysmë dhe morën drejtimin e vet…”, rrëfen Ferdonia, sot 60 vjecare.

Për t´u pajtuar me fatin,asaj iu dësh forcë e cila nuk do të mblidhej për vite të tëra. Një forcw

Ferdonie Qerkezi,per familjen 5 anetareshe kerkon 
mbeshtetje nga tw gjitha instancat vendore nderkombtare

e mbinatyrshme për të parë në sy realitetin e trnsformuar,nga bashkëshorte e nënë e lumtur  në një të grua të mbuluar pësë hërë në zië. Sepse, familja 5 anëtarëshë iu shua brenda dite për të mos u ribërë kurrë më dhë tash ë 14 vjet, brenda kësaj shtëpie dëgjohet vec kuja e saj dhe në qati i këndon vec qyqja. „N´fillim kam mbajt shpresë shumë.. Besoja:I kanë mar, por jane diku gjallë! Pa kurrfarë informate, 5 vjet kam jetu me shpresë te madhe…Kur m´erdhi lajmi per Artanin dhe per Edmondin, vec iu kam lut Zotit me m´i rujt mendte e krese se ashte dashte me e dit se serbi s´i ka marr me i përqafu, por…Artani ashte gjet n´Vermice te Prizrenit, Edmondi n´Rugove t´Hasit…”,vazhdon rrëfimin ndër vaje. 

Republikes se Kosoves  i mungojne edhe 1,750 qytetarw

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH) pranë Zyrës së Kryeministrit i themeluar për ndriçimin e fatit të të pagjeturve, në bashkëpunim me institucionet dhe shoqatat vendore dhe ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e qeverisë së Kosovës në këtë proces të ndjeshëm, thote për DË-në Prenkë Gjetaj, kryetar i këtij komisioni, sipas të cilit  
në Kosovë rezultojne si të pagjetur edhe 1,750 qytetarë. “Gjetjet e mbetjeve mortore janë

Armend Halim Qerkezi, 23 vjec,
i pagjetur qe nga marsi ´99

nga varrezat  ilegale individuale dhe masive në Kosovë si dhe mbi 800 mbetje në Serbi. Mirëpo, procesi do të vazhdoje deri ne zbardhjen e fatit të të pagjeturit të fundit në Kosovë. Ky proces sigurisht është i vështirë sepse gjurmët e  krimeve janë zhdukur edhe me djegje të kufomave në vendet e krimeve, ku permenden edhe furrnaltat, si: Obiliq,  Trepçë,  Feronikel, Maqkatica, në Serbi. Pastaj ka pas hedhje të trupave në lumenj,  liqenj dhe në varreza ilegale masive dhe individuale. Për trupat e djegur të cilët dihen  si kanë përfunduar, ekziston një procedurë  juridike për t´u shpallur i vdekur. Ndërsa, për mbetjet mortore të gjetura në vendin e djegur,  rezultatet e ADN-së varen nga shkalla e dëmtimit të atyre trupave”, thotë z Gjetaj, sipa te cilit, KQPZH është në kontakt të përhershëm me familjaret e të pagjeturve, të cilët gëzojnë përkujdesjen materiale sipas  Ligjin për kategoritë e luftës. 

Ndërsa, roli kryesor  rreth qështjeve për krime lufte edhe më tej vazhdon të jetë tek mekanizmat ndërkombtar dhe ky komision varet nga raportet e tyre. “Aktualisht janë 246 mbetje mortore të  meshkujve-157 prej të cilave skelete dhe 89 pjesë skeletore, kurse prej 96 mbetjeve skeletore të femrave-82 prej tyre skelete dhe 14 pjesë skeletore”, transmeton z.Gjetaj të dhenat e raportit të EULEKS-it, sipas të cilit arsyeja e mos përputhjes me mostrat e gjakut janë gabimet apo identifikimet klasike në periudhën e pas luftës, mundësia e nxjerrjes së trupave që nuk i takojnë periudhës së luftes si dhe mbetjet te dëmtuara nga zjarri prej të cilave eshtë e vështire te nxirren profilet e  ADN-së.

Hipoteza të shumta rreth mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës?

Arsim Gerxhaliu-ekspert i forenzikes

 Me 2008, që kur EULEX-i filloi punën me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, numri i te pagjetuve kalonte shifrën 2000. Po atëherë u be e ditur se statusi i qindra mbetjeve mortore njerëzore të paidentifikuara ishte i paqartë dhe fragmentet skeletore kishin mbetur të paidentifikuara për afro një dekadë. Atëherë, Deparatementi i Mjeksise Ligjore të EULEX-it filloi projektin për rinanalizimin e këtyre mbetjeve: në iu përkisnin personave të pagjetur ndonjë nga to; nëse po, pse nuk ishin identifikuar më parë; dhe, kujt i përkisnin ato mbetje,  nëse jo te pagjeturve? Në përpjekje për të zbuluar përgjigjet shkencore, EULEX-DML zhvilloi një plan strategjik. Më kohë, supozimi i vetëm se të gjitha mbetjet kishin profile të plota të ADN-së, me kohë u dëshmua si I pasaktë, ndërsa qasja rast pas rasti, fazat e përshkruara më lart i vuri ndesh me njëra-tjetrën, thotë dr.Arsim Gergjaliu, drejtor i Departamentit te Mjeksisë Ligjore në Prishtinë, sipas të cilit zbatimi i planit strategjik të EULEX-it, çoi në një sërë hipotezash.

 “Hipotezat e punës ishin se disa NN raste nuk i përkasin konfliktit; disa NN mund të jenë rezultat i identifikimeve të gabuara gjatë dhe menjëherë pas konfliktit; mungesa e mostrave të gjakut nga familjet parandalon përputhjen; disa mund t’iu përkasin luftëtarëve të huaj, të cilët asnjëherë nuk janë raportuar si të zhdukur; disa mund t’i përkasin minoriteteve si atij rom, zhdukja e të cilëve duket të jetë raportuar në numër më të vogël se ai faktik. Ndersa, sa iu përket pjesëve skeletore trupore, këto i përkasin trupave jo komplete tashmë të identifikuar. Veç kësaj, për një pjesë të caktuar skeletore, p.sh.duart apo këmbët, nuk ka siguri se individët e afektuar në të vërtet  kanë vdekur“.

Maratona 14 vjecare për të pagjeturit, vazhdon… 

Haki Kasumi, Këshilli Koordinues i 
Asosiacioneve për të Pagjeturit

Familjet e personave të pagjetur në Kosove, tash 14 vjet jetojnë në agoninë e enigmës së fatit të të dashurve të tyre. Haki Kasumi, kryetar i Këshillit Koordinues të Asosiacioneve për Persona të Pagjetur, thotë për DW-në se: 

“Institucionet e Republikës se Kosovës po bëjnë përpjekje të pamajftueshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Numri i kufomave të kthyera nga viti 2006 ka rënë dukshëm. Raste të proceduara në gjykata kemi pak e të dënuar edhe më pak, sepe neve na është thënë se këtë nuk kemi të drejtë ta bëjmë dhe do të ngrisin procedura në mënyrë kolektive. Mirëpo, dëshmitarët po na vdesin, deshmitë po na treten dhe kjo qështje për 14 vite qëndron afër pikës zero”, thotë z.Kasumi për të shtuar: Ne do të vazhdojmë të bëjmë trysni te institucionet vendore dhe ato ndërkombtare, për të realizuar të drejtën tonë elementare njerëzore, të paktën për sigurimin e informacionit që na mungon tash e 14 vjet: se cka ka ndodh me familjaret tanë?”

Ardian Halim Qerkezi,18,
ende i pagjetur  

Dhe maratoni 14 vjecar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të Kosovës, vazhdon… Ndërsa,nga boshllëku i një shtëpie te shndërruar në shpellë, jehona e zërit të kësaj gruaje në zie e cila humbi tërë familjen drejtohet vetëm në një adresë:“Unë përmes DW-së desha t´ia kujtoj kryeministrit Hashim Thaci se serbët burrin e djemtë m´i kanë grabit për tokë t´Kosovës. Prandaj, n´emër timin, n´emër te familjeve të t´pagjetruve e n´emër t´popullit t´Kosovës t´lutem, ban ma teper në bisedime që të gjenden të gjithë t´pagjëturit ë Kosovës! Le t´na i kthejnë, qyshdoqofshins!Na nuk i presim t´gjallë se serbi s´i ka marr me i perqafu por…S´po muj më thanë!..Vec eshtrat t´ua varrosim n´vend te vet!”

Sipa raportit te EULEX-it, brënda vitit 2012 ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë kanë zhvilluar 46 operacione në terren duke gjetur 20  përsona, ndërsa nga mbetjet mortore të 55 viktimave, 39 prej tyre iu janë kthyer familjarëve. Për vitin 2013, janë identifikuar mbi 40 raste me lokacione potenciale për operacione  fushore. Ndërsa, sfida më e madhe vazhdon të mbëtët qasja në informata të besueshme që shpien në vendndodhjet e varrezave të mundshme. 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *