9 prill 2013, Radio Kosova, Beteja e Koshares eshte njera nder betejat me te lavdishme te historise kombtare shqiptare, ne altarin e se ciles u flijuan 114 deshmore me ne krye Heronjte e Kosoves, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Ne balle te kesaj beteje ishte edhe Komantanti I Bataljonit Tankist Skender Rexhahmetaj, I njohur me nofken „Komandant Kulla“, I cili para gjashte muajve kaloi ne perjetesi.



Skenderi dhe lufta ishin nje! Nje binom I pandashem i perpjekjeve per clirimin e Kosoves dhe te popullit te saj te shumevuajtur. Te tille e ruan ne kujtese edhe bashkefshatari i tij Rrustem Islamaj-zvendeskomandant I Shtabit te Ushtrise Cirimtare te Kosoves ne fshatin Isniq, ku me ´98 vuri bazen e formacioneve te para oficeri ushtarak Skender Rexhahmetaj.

“Ne Isniq asht ba lufte dhe ´90 per qind te meritave te luftes me profesionalizem I ka pas Skenderi. Eshte e kuptueshme qe na I kemi pas mbi 550 luftetare aktiv te cilet jane dal ne pozicione. Por, ata ushtare kane desht komande, urdher, strategji, se lufta nuk eshte e lehte. Prandaj, dhashte Zoti e kjo shoqeri me ne fund t´I kthen syte dhe ta dije se kush ka pas merita e kush nuk ka pas“, thote Islamaj.

Isniqi,pikenisje e betejave te Kulles per liri

Shtabi i UCK-se ne fshatin e lindjes, ne Isniq, per Skender Rexhahmetajn ishte vetem pikenisje e marshimit drejt betejave te luftes per liri, te cilat vazhduan deri ne clirimin perfundimtar te Kosoves. Futja e formacioneve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves te udhehequr nga Tahir Zemaj me ´98, Skenderin e gjen ne rolin e njerit prej nikoqireve per

Fadil Hadergjonaj(Kom.Bjeshka-majtas) 
dhe Skender Rexhahmetaj(Kom.Kulla-djathtas)

vendosjen e ketyre ketyre formacioneve ne Rrafshin e Dukagjinit, kujton bashkeluftetari i tij Fadil Hadergjonaj,atehere komandant i Bataljonit te II-te te  “Brigades 138 Agim Ramadani”.

„Une nuk e njihja Skenden me pare. Kur e njoha me afer une kuptova se ai ishte nje oficer i karrieres i cili kishte mbaru akademine ushtarake dhe tashme kishte pergjegjesi per disa fshatra te Rrafshit te Dukagjinit. Me vone ishte pothuaj se edhe pjese e brigades, edhepse vazhdonte te kryente obligimet qe kisthe marre para se ne te vinim ne Rrafshin e Dukagjinit. Dhe, edhepse ne ate kohe ishte ne moshe te re, ai  ishte nje njeri mjaft autoritativ te cilit i ishin besuar detyrat fale profesionalizmit, guximit dhe njohurive qe kishte ai per luften“, thote z.Hadergjonaj, sipas te cilit, te 120 ushtaret e rekruturar kryesisht nga Isniqi, Strellci dhe fshatrat perreth nga Skenderi me bashkepunteoret e tij tashme ishin ne rreshtat e ketyre formacioneve.

Thyerja e kufirit Kosove-Shqiperi, historike

Studimi i situates, analizimi i terrenit, marrja e vendimeve te perbashketa, planifikimi, stervitjet deri ne ne udheheqjen e operacioneve te thyerjes se kufirit Kosove-Shqiperi ishin detyrat qe e prisnin Skenderin e njohur me nofken „Komandant Kulla“. Ndersa, beteja e lavdishme e Koshares

Komandant Anton Cuni

Skender Rexhahmetajn do ta gjej si Komandant te Bataljonit Tankist; njeri nder te 11 bataljonet me te fuqishme per zhvillimin e oepracioneve ne territorin e Koshares; nder operacionet me komplekse qe I relaizoi nje njesit I ushtrise cliritmare te kosoves, rrefen bahkelufetari i tij, Anton Çuni, atehere -Komandant i Bataljonit Diversant.

„Konkretisht, une isha ne krahun e majte te Skenderit, keshtu qe punet tona ishin shume te nderlidhura njera me tjetren dhe per te qene te suksesshem natyrisht se ishte shume me rendesi te kishim besim tek njeri-tjetri. Ky besim u be edhe me I fuqishem gjate betejes, kur ne shume raste ne I ndihmonim njeri tjetrit kur njesite tona goditeshin nga forcat e armikut. Si lideri nje njesiti te fuqishem te Ushtrise Cliritmare te Kosoves, ai e krijoi nje personalitet shume te forte, shume te besueshem ne mesin e ushtareve dhe ne ato momente ishte gjitkca per baskeluftetaret e tij dhe vartesit e tij te cilet  percdo problem I drejtoheshin atij sepse konsideronin se eshte njeriu I duhur per t´I zgjidhur te gjitha problemet“, thote Cuni, sipas te cilit  Skenderi paraprakisht luajti nje rol jashtezakonisht te madh ne stervitjen dhe pergatitjen e trupave per ekzekutimin e operacioneve ushtarake ne Betejen e Koshares.

Ndersa, sulmi ne nje kufi te mbrojtur nga forcat jugosllave ishte ndermarrje nder me te guximshmet, kujton bashkeluftetari Fadil Hadergjonaj.Te sulmohet nje kufi qe ishte  i mbrojtur fort nga trupat jugosllave, ishte nje ndermarrje e madhe ne aspektin ushtarak meqe kerkonte pergatitje shume te forte. Bile atebote thoshim se „dita e djeshme ishte me  e lehta“, qe nenkuptonte se cdo dite stervitjet ishin me te veshtira dhe me te avncuara. Skenderi pervec tjerash, mendoj se eshte i pari dhe  i vetmi oficer i UCK-se i cili pergatit njesite tankiste, per cfare I jemi shume mirenjohes atij dhe oficereve te Shqiperise, tankset e te cileve ne i perdorem. Skenderi ishte lider i ketyre stervitjeve dhe te gjithe ishine te befasuar se sa shpejt perparonin ushtaret tane per te qene te gatshem per manovrim dhe per perdorimin e tankseve ne rast lufte. Ndersa, pozicioni apo drejtimi i sulmit te bataljonit te Skenderit ne Betejen e Koshares ishte pikerisht ne drejtim te bazes ku ishin te pozicionuara forcat serbe”.

Njeri bataljon i “Brigades138 Agim Ramadani”,
 ne Rrase te Koshares 

Bashke ne betejat per liri,por jo edhe ne paqe

Betejat per liri me jete a vdekje ishin te perbashketa, shkelqimi I fitoreve I ndare bashke, por jo edhe vendi I merituar ne lirine e fituar me vetmohim e sakrifice… Sepse, paslufta solli padrejesi te shumta ndaj clirimtareve sic ishte “Komandant Kulla”; nje trim i heshtur dhe jo njeri i ambicjeve qe  kerkonte ta gllaberoje  ate qe e solli me bashkeluftetaret e vet, thote z. Hadergjonaj.

Komandant Kulla ishte nje trim I heshtur, nje njeri i deshmuar per kete vend, i cili i hyri atij ne hak!E them me dhembje te madhe se procesi i transformimit te UCK-se ne TMK ne raport me komandant Kullen ishte krejtsisht i padrejte. Sepse, u la anash nje kuader i cili jo vetem kishte pergatitjen shkollore dhe akadmike per luften dhe ushtrine, por ai e deshmoi kete edhe me me veprimet luftarake gjate luftes se eshte nje oficer i denje i cili di te verpoje, di te mendoj dhe di te udheheq, qofshin ato operacione te karakterit taktik apo operativ, qofshin faza parapergatitore dhe pergatitje e personelit per lufte ne aspektin mora, teknik dhe taktik. Dmth ishte nje njeri shume i madh i ketij vendi, i kesaj treve i cili u la anash dhe kjo le te mbetet ne ndergjegjen e atyre qe ishin ne poziconet vendimmarrese. Sepse te rendosh nje oficer ne pizicionin e ushtarit ne kuader te Trupave Mbrojtese te Kosoves ashtu sic  ndodhi me komandant Kullen ishte  nje fenomen i llojit te vet, i cili nuk do te ndodhte as ne vendet me te prapambetura te botes. Ndaj une jam i bindur se ata qe moren ato vendime sot do te turperohen!“. 

Komandant Kulla nente vjet mbeti jashte institucioneve

Prej ketu, Skender Rexhahmetaj mbeti I anashkaluar dhe I lene nen hije per nente vjet me radhe. Por ai iu qendroi besnik idealeve te tij dhe mbrojti pastertine e luftes clirimtare te Kosoves edhe ne Gjykaten Nderkombtare te Hages. 

Rrustem Islamaj,zv/komandant
 i Shtabit te Isniqit

Pas lufte, ai ka qene I neperkembur e i harruar dhe nuk ka mendu askush per te, sepse nuk ka deshte te perulet. Ndersa meriten me te madhe per avancimin e tij e ka Ramush Haradinaj, i cili me 2008 e ka afru se ia ka dit vleren prandaj edhe filloi me punu ne KK te Decanit. Por, prej vitit deri ne 2008 ka mbet pa pune“,  kujton bashkefshatari i tij, Rrustem Islamaj, atehere zevendeskomandant i shtabit ne Isniq.

Ndersa, qendresa e tij perballe veshtiresive ekzisstenciale edhe ne gjrin e lirise per te cilen luftoi, eshte sinonimi me i denje i nofkes qe komandant Kulla e mbante gjate betejave per liri, thote bashkeluftetari dhe miku Anton Cuni.

„Skenderi, pervec qe ka pas nofken e luftes Kulla, si njeri I qendrueshem, njeri I guximshem dhe i pathyeshem, ai njihej edhe si njeri nder ushtaraket e heshtur. Ndaj, jo rastsisht quhej Hero I Heshtur. Ishte njeri qe nuk imponohej, kurre asgje nuk ka kerkuar dhe te gjitha sfidat qe eshte ballafaquar ai gjate jetes ,eshte munduar qe t´i perballoje individualisht. Ne si shoqeri I kemi mbet shume borxh komandant Kulles dhe te gjithe duhet te mendojne se, a kane bere institucioent dhe a po bejne shoqeria aq sa duhet per perkujdesjen e veteraneve te luftes dhe familjeve te tyre?“

Gjashte muaj nga kalimi i Komandant Kulles ne perjetesi 

Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, themeluesi i Njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë i cili u vu me dinjitet ne balle te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves per mbrojtjen e atdheut dhe si komandant i Batalionit të Katërt  të Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’mori pjese ne betejen e Koshares duke qendruar stoikisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës, nderroi jete me 21 tetor 2012, ne moshen 43 vjecare. Ai qe I mbijetoi luftes u shua ne paqen per te cilen luftoi, sepse zemra e tij nuk iu qendroi furtunave te padrejtesive ne Kosoven e paslufes e cila I hyri ne hak jo vetem atij…Por, Skenderit dhe te tillet si ai, si ne jete edhe pas vdekjes lavdia I ndjek pas. Ndersa dhembja e vuajtja iu mbetet te afermve te tyre, te cilet jane te sthyre te jetojne me mungesen e pranise se tyre fizike. Kjo ndjenje rendon me se rendi mbi supet e nuses se tij  Deshires, e cila ne moshen me te mire u mbulua ne zie rrethuar nga te pese jetimat e tij…

 Deshira-Bashkeshortja Skenderit

“U dashka te pajtohesh me fatin, se humbja e Skendes ka qene dicka qe s´kam mund as ta paramendoj. Por, u dashka me jetu per hir te femijeve.Ai nuk ka vdek…Ai pergjithmone do te jetoj me ne dhe une jam krenare femijet e kujt jam tuj I rrit!Shpresa me e madhe eshte te djali i vetem, Isa se jam e sigurt se do te sc hapave te babes vet se ai edhe ne dukje u ngjan krejt atij. Me mban fakti, se kur te rriten femijet kane me qene kokelarte cfare babe kane pas!“, rrefen Deshirja.

Isa 6 vjecar, perdite shkon te varri i babait te tij ne zemer te fshatit Isniq per t´ia treguar pesat ne fletore. Ndersa, ne vend te perrallave para gjumit nga e ema degjon per heroizmin e babait te tij.

„Pernate fol per te…Ka qejf me I fol qysh ka luftu, ku ka luftu, me kend ka luftu, kend e ka pas shok, me kend ka nejt…Aq i vogel,ka qejf me i dit te gjitha per jeten e tij!Me te e kam me se veshtiri,se ka qene shume i lidhur me te dhe pernate fle me fotografine e tij. Por, me ndihmen teme edhe atij me kohe i kalon…“.

Perkujdesja ndaj veteraneve te luftes-obligim shtetror 

Vdekja e papritur e Skender Rexhahmetajt ishte nje goditje e rende per te gjithe ata qe e njohen. Humbje e madhe per Kosoven, ne gjirin e se ciles edhe me tej goditen vlerat e mirefillta te luftes per liri. Bashkeluftetari Fadil Hadergjonaj, aktualisht Shef I Shtabit ne Komanden e Stervitjes dhe te Doktrines ne kuader te FSK-se, thote se femijet e Skendes do te rriten gjithmone krenar per babain e tyre dhe asnjehere s do te ndjehen te pavlere ne shoqeri.

Skenderi luftoi me fotografi 
te vajzave prane zemres…

“Mirepo, kjo nuk mjafton. Ndaj, ne si shoqeri duhet te jemi te hapur para tyre, te organizohemi, te nxjerrim ndonje status per keto familje. Ne si bashhkeluftetare perpiqemi ne menyre individuale qe sadopak t´iu ndihmojme qe te mbiejtojne ne kete vend pa e ndjere mungesen e prindit. Dhe une besoj se ne do te jemi konsistent qe kerkesat e njerezve si Skenda dhe bashkeluftetareve te tij te cilet edhe pas lufte i qendruan besnik idealit te tyre, shteti I Kosoves dhe institucionet do t´iu qendrojne prane se paku per shkollimin e femijeve te tyre. Me kete rast, kisha apelu te institucionet e Kosoves ne te gjitha nivelet qe te nxjerrin statistika per veprimtarine e njerezve me merita dhe vlera, sepse perkujdesjen ndaj tyre ua ka borxh“.

Bashkeluftetari tjeter Anton Cuni, aktualisht deputet ne Parlamentin e Kosoves thote se: „Perkujdesja me e mire per veteranet dhe familjaret do t´ishte perkujdesja institucionale. Ne do te kembngulim me te gjitha mundesite qe I kemi qe kjo kategori sa ma shpejt te gezoje perkujdesjen institucionale. Por natyrisht, ne si bashkeluftetare do te qendrojme afer ne  te gjitha ato momentet qe ata kane nevoje per ne, qofte ne shkollim, qofte ne punesim dhe ne sigurimin e te ardhmes, ne pergjithesi“.

„Komandant Kulla“
para 6 muajve kaloi ne perjetesi
 

Bahkefshatari I tij dhe bashkeluftetari Rrustem Islamaj eshte i zhgenjyer me rrjedhen e ngjarjeve pergjate ketyre viteve:“Merre me mend, sot 15 vjet pas lufte nuk jemi ne gjendje nxenesve tane t´ua mesojme lufen e lavdishme te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Krejt kjo shkon prej bajraktarizmit, prej krahinarizmit, nuk din kush cka asht kah bahet…Luften e kane bere ata qe kane pas pushken ne krahe. Cdo respekt per secilin qe ka dhane te holla e kontribut te cfaredo natyre tjeter,qofte nga Kosova, diaspora apo trojet mbareshqiptare. Por njerezit jane vra ketu dhe askund tjeter nuk kane qene jetet e ekspozuara rrezikut per vdekje vecse ne Kosove“.

Kurre me harrim i luftetareve te lirise…

Ndersa, shpresa e vetme e bashkeshortes se Skenderit dhe e grave te shumta te luftetareve te lirise eshte qe, vepra e te dashurve te tyre te shperblehet qofte edhe pas vdekjes dhe lenja ne harrese e atyre qe sollen lirin e atdheut te mos perseritet kurre me…

Se, Skenda kurre s´ka lakmu pasuri, por ka jetu me besimin se nje dite te gjitha do te dalin ne drite. „Do te vije nje dite qe gjtihe cfare kam bere per Kosoven do te dal ne drite!“,thoshte. Ajo dite erdhi,por ai nuk e pa…Uroj, qe harrimi qe iu be bashkeshortit tim Skendes te mo perseritet ndaj asnjeriu me merita kurre me…“-thote bashkeshortja e Skenderit, teksa rrezet e diellit te Kosoves se lire shkelqejne ne lotet qe i rrokullisen faqeve per shuarjen e trimit te saj dhe jetimat, cope dhe Amanet i tij deri ne frymen e saj te fundit…

Leave A Comment

Your email address will not be published.