Date Archives April 2013

Agonia 14-vjeçare e familjarëve të të pagjeturve në Kosovë

Fotografi të të pagjeturve të Kosovës 24 prill 2013, Dojçe Vele. Në Republikën e Kosovës 1.750 persona rezultojnë ende të pagjetur. Institucionet zotohen për zbardhjen e fatit të tyre, ndërsa agonia shumëvjeçare e familjarëve tash 14 vite vazhdon… Në shtëpinë e Ferdonie Qerkezit në Lagjen Orize të qytetit të Gjakovës, para 14 vjetësh vlonte jeta. Gruaja atëherë 46 vjeçare, jetonte me bashkëshortin dhe katër djemtë, dy prej të cilëve i martoi për një ditë. Pa u bërë viti ndoshta do të bëhej edhe gjyshe, sikur në gjirin e kësaj familjeje… Read More

Banorët e Martinajve përballë pushtetit në mbrojtje të ambientit

22 prill 2013, Bota sot-Diaspore Kuvendi Komunal i Plavës ka përzgjedh Kodrën e perandoreshës ilire Jerina për grumbullim mbeturinash, vetem 350 metra vijë ajrore larg lagjeve të banuara të fshatit Martinaj. Banorët e kundërshtojnë këtë vendim me peticion dhe protesta paqsore. Por, zëri i tyre has në vesh të shurdhër, përderisa presioni i pushtetit mbi popullatën rrezikon që fshati Martinaj të shndërrohet në një pikë të re konflikti në Ballkan. Linku i reportazhit televiziv ketu  Prehëri i perandoreshës ilire Jerina, në veriperëndim të fshatit Martinaj ku fillon ky  qytet me… Read More

Përfaqësim i ulët i komuniteteve RAE në shërbimin civil të Kosovës

18 prill 2013, Dojçe Vele. Projekti “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga ODIHR, ka ofruar praktika per 25 të rinj RAE në mbarë Evropën Juglindore, 8 prej tyre nga Kosova. Fridon Lala 21 vjeçar, thotë se vjen nga një familje egjiptiane me traditë arsimi, përparësi kjo në këtë komunitet me shkallë të ulët arsimimi e cila i ka dhene shtytje që me 21 vjet të ndjekë masterin në ekonomi. Paralelisht, ai po bën një praktikë në Departamentin për të… Read More

TEMPUS – instrument i veçantë në reformën arsimore në Kosovë

15 prill 2014, Dojçe Velle. BE ndihmon në reformimin e arsimit të lartë në Kosovë, përmes programit TEMPUS. Shumë studentë përfitojnë prej tij, por edhe profesorët e universiteteve kanë mundësi të shkëmbejnë me universitetet evropiane. Marrja e përvojave të stafit akademik nga universitete evropiane është tejet e rëndësishme për studentët, thotë Astrit Cacaj, student i vitit të dytë në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, i themeluar para dy vitesh. Sipas tij disa profesorë nuk ligjërojnë në bashkëpunim me studentët dhe me këtë ne mbesim prapa. “Shkëmbimi i ideve dhe marrja… Read More

“Komandant KULLA”, zemërluan në luftë-zemërplasur në liri…

9 prill 2013, Radio Kosova, Beteja e Koshares eshte njera nder betejat me te lavdishme te historise kombtare shqiptare, ne altarin e se ciles u flijuan 114 deshmore me ne krye Heronjte e Kosoves, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Ne balle te kesaj beteje ishte edhe Komantanti I Bataljonit Tankist Skender Rexhahmetaj, I njohur me nofken „Komandant Kulla“, I cili para gjashte muajve kaloi ne perjetesi. Skenderi dhe lufta ishin nje! Nje binom I pandashem i perpjekjeve per clirimin e Kosoves dhe te popullit te saj te shumevuajtur. Te tille e ruan… Read More