Përkujdesje institucionale për të dhunuarat gjatë luftës në Kosovë

Viktime e dhunes nga forcat serbe(Fotografia eshte terhequr nga Pashtriku.org)

31 mars 2013, Dojce Vele, Flitet për mijëra të dhunuara nga forcat serbe, por ende nuk ka një shifër të saktë. Pas  14 vitesh harrimi, viktimat do të gëzojnë përkujdesje institucionale.Ndërsa, sfida më e  madhe mbetet gatishmëria e viktimave dhe e familjeve të tyre për t´i deklaruar si viktima të dhunës seksuale; mundësi kjo e vetme për të realizuar  të drejtën e tyre ligjore.

Cdo lloj dhunë seksuale është vrasje fizike dhe shpirtërore e llojit të vet dhe nga cdo rrëfim i të dhunuaravw,  syve skena të llahtarshme të cilat viktimat provuan në lëkurën e tyre. Por, rrëfimet e femrave të dhunuara në Kosovë fillojnë njësoj: “Me dhunuan forcat serbe…”. Dallojnë vetëm vendet:“Në shtëpi, në rrugë, në pyll, në ndertesë, në objekt shkollor…“. Dallojnë numrat:”1,2,3,4,5,10-të…..”!Apo,kohëzgjatja: ”Një ditë,një javë,një muaj, dy…!

Libri i autores Luljeta Selimi

Por, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kwto viktima u lanë pa asnjë perkujdesje institucionale, përvec trajtimeve nga organizata të grave që merreshin me këtë problematike. Ndër to edhe organizata “Jeta në Kastriot” drejtuar nga Luljeta Selimi, e cila rrëfimet e viktimave mblodhi në librin “Rrëfime tronditëse-Femrat e dhunuara gjatë luftës së Kosovës”. “Ne kemi shënime nga terreni për 857 femra të dhunuara. Pjesa dërmuese kanë qënë të moshës 12-13 deri 40-45 vjeçare, ndërsa dhunimet janë bërë në grup, në prezencën e të afërmve, në objekte dhe kampe të ndryshme. Ato janë të përcjellura me sadizëm, bizaritet, mizori dhe me vrazhdësi të paspjegueshme, ndërsa shumica prej viktimave pas dhunimit janë vrarë”,thuhet ndër të tjera në këtë libër.

Kur dhuna provon të mbulohët më dhunë…

Nazlie Bala, aktiviste per te drejtat e njeriut

Ironia është kur pas 14 vjet harrimi nga institucionet dhe shoqëria, me një dhunë të llojit tjetër nga grupe të errëta apo individë kërcënohen ata që iu qëndrojnë pranë këtyre viktimave. Kjo ndodhi me aktivisten për të drejtat e njeriut z.Nazlie Bala-aktualisht, Drejtuese e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në “Levizjen Vetvendosje”, prej së cilës parti erdhi iniciativa për njohjen e statusit të këtyre femrave si viktima lufte. Paralajmërimi i parë në letër “Mos mbroj turpin, se të pret plumbi!”brënda një jave u pasua në sulm fizik dhe kërcënimin:”Dije se kemi me të vra!”.

Aktet u dënuan ashpër nga të gjitha institucionet vendore dhe ato ndwrkombtae që veprojnë në Kosovë.”Ky kërcënim iu është drejtuar të gjithë atyre zërave që thërrasin për drejtësi ndaj grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Por, unë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për këto viktima”, tha për DW-në z. Bala duke ftuar njerezit ullnetmire t´iu dalin në ndihmë vitkimave,se thotë ajo: ”Nëse gjatë mbledhjes së dëshmive me ´98-´99 kemi bërë trysni që këto femra të ofrojnë dëshmi për dhunimet, sot mbas 14 viteve heshtja na gjykon”.

Ende asnjë i dënuar për dhunimet gjatë luftës në Kosovë

Edhepse nga organizata të ndryshme ndërkombtare përmendet shifra rreth 20, 000 femra të dhunuara gjate luftës në Kosovë, ende nuk ka një shifër të saktë. Ndërsa, deri më tani asnjëri nga përdhunuesit nuk është sjell para drejtësisë. Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH) që ka mision vendosjen e sundimit të ligjit, integrimin e

Bekim Blakaj,FDH-Kosovw

pakicave dhe ballafaqimin me të kaluarën, thotë për DE-në se: “FDH në Kosovë nuk ka mundur të identifikojë as të dokumentojë këto raste meqë dëshmitarët okularë, familjarët as viktimat nuk kanë qënë të gatshme të dëshmojnë për këto krime. Por, edhepse 20 mijë femra të dhunuara është shifër e fryrë megjthatë, që nga përfundimi i luftës në gjykatat vendore janë ngritur vetëm dy raste gjyqësore për dhunë seksuale si krim lufte nga prokurorë të UNMIK-ut dhe të EULEX-it”, thotë z.Blakaj, sipas të cilit, i pari pas dënimit me 20 vjet heqje lirie edhe për krime të tjera, pas ankesës së mbrojtjes është liruar nga të gjitha aktakuzat, ndërsa gjykimi i dy të tjerëvë pritet të fillojë së shpejti.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës u harruan për 14 vjet

Pas një dekade e me shumë, trajtimi i dhunës seksuale si krim i luftës më në fund ka gjetur mbështetjen institucionale meqënse Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile të Luftës dhe Familjarëve të Tyre, si kategori e veçantë e viktimave të njihen edhe personat  e dhunuar. Time Kadrijaj, deputete në Kuvendin e

Time Kadrijaj,deputete KK

Kosovës, sqaron për DE-në se:„Kostoja buxhetore e llogaritur për 20,000 mijë femra është paraparë të jetë 72 milion euro në vit. Lartësia e pensionit parashihet të jetë 300 euro. Me miratimin e ligjit, komisioni qeveritar do të ketë përgjegjësine kryesore për regjistrimin e të dhënave të cilat do të ruhen në konfidencë të plotë. Viktimat do të kenë hapësirë të mjaftueshme për t´u regjistruar dhe menjëherë do të fillojë kompensimi materjal“, sqaron për DW-në deputetja Kadrijaj, e cila shton se edhepse një  hap i vonuar, shpresoj se këto gra do të marrin guximin që të regjistrohen dhe ne si shoqeri të lehtësohemi se të paktën kemi provuar të bëjmë dicka për t´ua lehtësua plagët e shkaktuara nga forcat serbe.

Ndërsa, sfida më e  madhe mbetet gatishmëria e viktimave dhe e familjeve të tyre për t´i deklaruar si viktima të dhunës seksuale; mundësi kjo e vetme për të realizuar  të drejtën e tyre ligjore.

(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *