BE investon në punësimin e të rinjve në Kosovë

22 mars 2013, Dojce Vele, Bashkimi Evropian ka mbi 280 projekte të financuara  që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-së, ku përfshihen edhe projektet për fuqizimin, arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Ky fakt përmendet jo rrallë dhe prandaj, s´është për  t´u habitur përse aq shumë projekte të Bashkimit Evropian janë të fokusuara në edukimin e rinisë,  punësimin dhe kulturën urbane, thotë për Dojce Vele-n Christof Stock ,shef operativ në Zyrën Ndërlidhëse të Këshillit Eevropian në Prishtinë.“Projektet kryesore në fushëne  e edukimit përfshirë edhe mbështetjen në programin e ndërtimit të shkollave kapin vlerën prej 5 milionë eurosh, përderisa në infrastrukturen komunale, BE planifikon të  investojë 14 milionë euro shtesë në 12 shkolla dhe 2 qerdhe fëmijësh”.

BE: Në 4 vitet e fundit 6 milionë euro në fushën e arsimit 

Bashkimi Evropian po mbështet  Ministrine e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise ne modernizimin e kurrikulave për arsimin parauniversitar dhe në trajnimin e mësimdhënësve, për cfarë vetëm në 4 vitet e kaluara janë i ka investuar rreth 6 milionë euro.  Ndërsa, për arsimin e lartë  përmes programit për student Tempus and Erasmus Mundus,  BE ka ndarë mjete shtesë prej 2,5 milionë euro brënda vitit, shton z.Stock, sipas te cilit:“40 shkollave dhe institucioneve arsimore iu janë dorëzuar paisje të Tekonologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në vlerë prej 1.000.000 euro. 1,900 mësimdhënës janë trajnuar  për përdorimin e TIK dhe mësimin në klasë. Rreth 50 per qind e të rinjve të përfshirë në trajnimin profesional, pas trajnimit tremujor kanë gjet pune. Ndërsa, mbi 60 per qind prej atyre që kanë marrë trajnimin e ndërmarrësisë kanë regjistruar ose janë në procesin e regjistrimit të një biznesi”.

5 milionë nga BE në trajnimin dhe punësimin e të rinjve të Kosovës

Christof Stock ,shef operativ në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së

 Ndërsa, investimi më i madh i BE-së në punësimin e të rinjve është projekti “EU KOSVET 6“ në vlerë  prej 3,7 milionë eurosh në të cilin pjesa dërmuese e trajnerëve janë të moshës  17-35. „Përderisa, një shumë e vecantë prej 2 milionë eurosh nga skema e granteve të BE-së është ndarë për të ndihmuar gjetjen e mundësive të punësimit afatgjatë për grupe të papunësh të cilët janë të kërcënuar nga përjashtimi social”, thotë z.Stock.

Behxhet Gaxhiqi, këshilltar I ministrit për mireqënje sociale në Kosovë, thote se“Nga projekti  EU KOSVET VI”  1, 656 të rinj janë trajnuar në marketing, menaxhim, shitje, financa, në përgatitjen e planit të biznesit, në themelimin e një ndërmarrjeje si dhe në mbajtjen afatgjatë të kompanive profitabile“. Ndërsa, Shkelzen Dragaj, shef i kabinetit të ministrit për Kulturë,  Rini dhe Sport, thotë për DW-në se “nga programi i bashkëfinancuar Kosvet 6, janë financuar  40 planet më të mira tw biznesit për të rinjtë të cilët kanë ndjekur trajnimin për ndërmarrësi ne vlere prej 1 milion euro, janë trajnuar 400 të rinj për ndërmarrësi, MKRS ka përkrahur financimin  e 40 plan-bizneseve  me 100 mijë euro”.

280 projekte në mbështetje të integrimit evropian

Projektet për rininë jane vetem disa nga të 280 projektet e financuara  nga BE, që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-se dhe integrimin e saj në familjen evropiane. Përderisa, rinia e Kosovës edhepse e vetdishme dhe tejet mirenjohëse ndaj kontributit te BE-së,  kanë qëndrime të ndara rreth integrimit të vendit në BE, thotë për DW-në  Veton Mujaj, drejtor i OJQ-së “Syri Vizion” në Pejë, e cila ka implementuar mbi 100 projekte në Kosovë dhe rajon. “Duke jetuar në një vend në zhvillim e sipër, si Kosova, një numër i madh i të rinjve BE-në akoma e shikojnë si mundësi për lëvizje në këto shtete apo mundësi e jetës më të mirë atje. Ky është një fakt i hidhur dhe kjo gjendje duhet ndryshuar, sëpsë të rinjtë e Kosovës kanë nevojë të dinë më shumë për BE-në;  për përfitimet apo edhe për humbjet e mundshme që mund të ketë vendi, për procesin integrues dhe impaktin që do të ketë në ekonominë dhe mirëqenien e tyre dhe të shtëtit  të tyre”, thotë z. Mujaj, sipas te cilit, pritjet e tyre të mëdha janë mundësitë për të njohur Evropën përmes udhëtimit,gjë të cilën ë hendikepon ngadalësimi i procesit të libëralizimit të vizave.

Veton Mujaj, drejtor i OJQ-së “Syri Vizion” në Pejë

Ligjet e Kosoves mbështesin fuqizimin e rinisë 

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të statusit shoqëror të të rinjve pa kurrfarë dallimi dhë të perfshirjes së tyre në procesin e vendimmarrjes në zhvillimin e një shoqërie demokratike në përputhje me standardet evropiane dhe përvojat më të mira ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e  Rinisë.  Ndërsa, sipas z. Dragaj, “Qeveria e Kosovës ka aprovuar Strategjinë Kosovare dhe Planin e Veprimit për Rini, brënda të cilit përfshihën një varg aktivitëtësh që nga  Pjesëmarrja e Rinisë në proceset vendim-marrëse dhe në politikëbërje sektoriale dëri të  Sporti Kultura dhe Rekreacioni”. Bazuar në kwto politika, Departamenti i Rinisë, çdo vit financon projektet e  rreth 150 organizata rinore. Por, krahas përpjekjeve të shumanshme, sfidë vazhdon të mbetet zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe papunësia enorme e cila atakon më së tepërmi moshën e re.

(Visited 7 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *