T.: Mjedisi i ndotur në Kosovë-rrezik për shëndetin e qytetarëve
Nt.: Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë. Por, zgjidhja e kësaj gjendjeje nuk duket të jetë prioritet.
 Teksti:
Kryfamiljare, bashkëshorte e nënë dhe në trajtim të vazhdueshëm mjeksor, është jëta ë cila i është diktuar Gjyke Lushajt nga Shapteji, problemet shëndetsore të së cilës zënë fill para 14 vitesh.“Vuaj nga pneumonia…Por,qe 7 vjet jam e infektuar edhe me bakterin E-coli, nga uji i ndotur në puse se s´kemi ujësjellës. Trajtimi mjeksor është i vazhdueshëm, besa edhe i kushtueshëm, se ilaqet duhet t i blejmë vet dhe me një pagë të burrit është vështirë të mbulohen gjitha këto shpenzime…”, rrëfehet kjo 41 vjecare, nënë e tre fëmijëve .
Mjedis i pashendetshem per te jetuar
Ajri i ndotur,uji i kontaminuar, mbeturina vend e pa vend, deponitë e egra, lumenj të degraduar, fusha ende të pa pastruara nga mbetjët e luftës kane shndërruar Kosovën në një ambient të pashëndetshëm për të jetuar. Ndërsa, trajtimi mjeksor  në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë, shton  Ademi,bashkeshorti i saj.“Sapo përfunduam analizat dhe gjëndja e gruas vazhdon të jetë e rëndë. I kotë edhe trajtimi kur përsëri vazhdojmë jetën në një mjedis të stërmbushur me mbeturina, me ujë të kontaminaur, të pa klorinuar, pa infrastukturë të duhur qoftë për ujin e pijes, ujërat e zeza, grumbullimin apo  trajtimin e mbeturinave . Dhe kjo po na kushton humbje shëndeti përditë…”.

Pasojat e mjedisit te ndotur-alarmante

Në fundvitin e kaluar, Banka Boterore publikoi një raport alarmant me të dhëna mbi ndikimin e ndotjes mjedisore në shëndetin e qytetareve të Kosovës,sipas të cilit,  vetëm në vitin 2010, nga ndotja e mjedisit në Kosovë, janë regjistruar: 835 vdekje të parakohshme; 310 raste të reja të bronkitit kronik; 22 900 raste të reja të sëmundjeve respiratore ndër fëmijë ; 11 600 vizita emergjente në spitalet e vendit etj. Në raport, gjysma e të dhënave iu atribuua ndotjes se ajrit nga shfrytëzimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër si pasojë e ndotjes së ajrit nga gazrat që lirohen nga automjetet e vjetra dhe burimet e tjera për ngrohje. Njësoj pohon edhe Agron Bektashi, drejtor i Qendres Rajonale të Mjedisit, në Prishtinë: “Edhepse në mungesë të një kadastri të mirëfillte të ndotësve të ajrit për Kosovën, të dhënat rreth cilësisë dhe ndotjes së ajrit nuk janë të plota, dihet se cilësia e ajrit në Kosovë është në nivel jo të kënaqshëm. Si burime kryesore të ndotjes në Kosovë konsiderohen sektori I energjetikës, industria e rëndë, infrastrukutra etj. Ndersa, ndotësit aktual më të mëdhenj janë: Korporata Energjetike e Kosoves, Ferronikeli, Kompleksi i Trepçës në Rajonin e  Mitrovicës, Ngrohjet qendrore nëpër qytete të mëdha të Kosovës, trafiku,  etj“.
Ministria kuadrin ligjor-Komunat mirwmbjatjen e mjedisit
Të gjitha Kompanitë Rajonale të Mbeturinave i kanë në dispozicion 189 automjete. Ndërsa, grumbullimi i mbeturinave në zonat rurale bëhët me vetëm 20-30 per qind për dallim nga zonat urbane me pothuaj 100 per qind. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë shpërndarjen e 3,000 kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës. Në riciklimine mbeturinave veprojnë kompani të shumta të regjistruara ne MTI, por statistikat rreth riciklimit mungojne duke pasur parasysh se pjesa dermuese e tyre nuk kanë pëlqim mjedisor e as licencë për menaxhim mbeturinash. Këto të dhëna sjell për DË-në mr.sc Ilir Morina, shef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë. “MMPH-ja është përgjegjëse për krijimin e kuadrit ligjorë, strategjive dhe planeve. Ndërsa përgjegjesia e shtrirjes se rrjetit per menaxhim të mbeturinave është kompetencë e komunave si dhe e kompanive rajonale dhe komunale per menaxhim të mbeturinave, cfarë është  përckatuar edhe në ligjin për mbeturina”,thotë z.Morina.
Por, edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka përpiluar të gjitha ligjet në harmoni me standardet e aplikueshme evropiane të mjedisit duke i përqafuar politikat mjedisore sipas kërkesave të “Aquis Communitaire”, implementimi i këtyre ligjeve po has në pengesa të mëdha si rezultat i prioriteteve energjetike dhe industriale ne Kosovë”, thotë drejtori i REC-ut Agron Bektashi sipas te cilit, kjo e vështirëson plotësimin e standardeve të BE-se dhe njëkohësisht e zgjatë afatin kohor të futjes se Kosovës në listen e shteteve në të cilat çështjet mjedisore radhiten si prioritete”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.