Date Archives March 2013

Përkujdesje institucionale për të dhunuarat gjatë luftës në Kosovë

Viktime e dhunes nga forcat serbe(Fotografia eshte terhequr nga Pashtriku.org)

31 mars 2013, Dojce Vele, Flitet për mijëra të dhunuara nga forcat serbe, por ende nuk ka një shifër të saktë. Pas  14 vitesh harrimi, viktimat do të gëzojnë përkujdesje institucionale.Ndërsa, sfida më e  madhe mbetet gatishmëria e viktimave dhe e familjeve të tyre për t´i deklaruar si viktima të dhunës seksuale; mundësi kjo e vetme për të realizuar  të drejtën e tyre ligjore.

Cdo lloj dhunë seksuale është vrasje fizike dhe shpirtërore e llojit të vet dhe nga cdo rrëfim i të dhunuaravw,  syve skena të llahtarshme të cilat viktimat provuan në lëkurën e tyre. Por, rrëfimet e femrave të dhunuara në Kosovë fillojnë njësoj: “Me dhunuan forcat serbe…”. Dallojnë vetëm vendet:“Në shtëpi, në rrugë, në pyll, në ndertesë, në objekt shkollor…“. Dallojnë numrat:”1,2,3,4,5,10-të…..”!Apo,kohëzgjatja: ”Një ditë,një javë,një muaj, dy…!

Libri i autores Luljeta Selimi

Por, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kwto viktima u lanë pa asnjë perkujdesje institucionale, përvec trajtimeve nga organizata të grave që merreshin me këtë problematike. Ndër to edhe organizata “Jeta në Kastriot” drejtuar nga Luljeta Selimi, e cila rrëfimet e viktimave mblodhi në librin “Rrëfime tronditëse-Femrat e dhunuara gjatë luftës së Kosovës”. “Ne kemi shënime nga terreni për 857 femra të dhunuara. Pjesa dërmuese kanë qënë të moshës 12-13 deri 40-45 vjeçare, ndërsa dhunimet janë bërë në grup, në prezencën e të afërmve, në objekte dhe kampe të ndryshme. Ato janë të përcjellura me sadizëm, bizaritet, mizori dhe me vrazhdësi të paspjegueshme, ndërsa shumica prej viktimave pas dhunimit janë vrarë”,thuhet ndër të tjera në këtë libër.

Kur dhuna provon të mbulohët më dhunë…

Nazlie Bala, aktiviste per te drejtat e njeriut

Ironia është kur pas 14 vjet harrimi nga institucionet dhe shoqëria, me një dhunë të llojit tjetër nga grupe të errëta apo individë kërcënohen ata që iu qëndrojnë pranë këtyre viktimave. Kjo ndodhi me aktivisten për të drejtat e njeriut z.Nazlie Bala-aktualisht, Drejtuese e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në “Levizjen Vetvendosje”, prej së cilës parti erdhi iniciativa për njohjen e statusit të këtyre femrave si viktima lufte. Paralajmërimi i parë në letër “Mos mbroj turpin, se të pret plumbi!”brënda një jave u pasua në sulm fizik dhe kërcënimin:”Dije se kemi me të vra!”.

Aktet u dënuan ashpër nga të gjitha institucionet vendore dhe ato ndwrkombtae që veprojnë në Kosovë.”Ky kërcënim iu është drejtuar të gjithë atyre zërave që thërrasin për drejtësi ndaj grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Por, unë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për këto viktima”, tha për DW-në z. Bala duke ftuar njerezit ullnetmire t´iu dalin në ndihmë vitkimave,se thotë ajo: ”Nëse gjatë mbledhjes së dëshmive me ´98-´99 kemi bërë trysni që këto femra të ofrojnë dëshmi për dhunimet, sot mbas 14 viteve heshtja na gjykon”.

Ende asnjë i dënuar për dhunimet gjatë luftës në Kosovë

Edhepse nga organizata të ndryshme ndërkombtare përmendet shifra rreth 20, 000 femra të dhunuara gjate luftës në Kosovë, ende nuk ka një shifër të saktë. Ndërsa, deri më tani asnjëri nga përdhunuesit nuk është sjell para drejtësisë. Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH) që ka mision vendosjen e sundimit të ligjit, integrimin e

Bekim Blakaj,FDH-Kosovw

pakicave dhe ballafaqimin me të kaluarën, thotë për DE-në se: “FDH në Kosovë nuk ka mundur të identifikojë as të dokumentojë këto raste meqë dëshmitarët okularë, familjarët as viktimat nuk kanë qënë të gatshme të dëshmojnë për këto krime. Por, edhepse 20 mijë femra të dhunuara është shifër e fryrë megjthatë, që nga përfundimi i luftës në gjykatat vendore janë ngritur vetëm dy raste gjyqësore për dhunë seksuale si krim lufte nga prokurorë të UNMIK-ut dhe të EULEX-it”, thotë z.Blakaj, sipas të cilit, i pari pas dënimit me 20 vjet heqje lirie edhe për krime të tjera, pas ankesës së mbrojtjes është liruar nga të gjitha aktakuzat, ndërsa gjykimi i dy të tjerëvë pritet të fillojë së shpejti.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës u harruan për 14 vjet

Pas një dekade e me shumë, trajtimi i dhunës seksuale si krim i luftës më në fund ka gjetur mbështetjen institucionale meqënse Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile të Luftës dhe Familjarëve të Tyre, si kategori e veçantë e viktimave të njihen edhe personat  e dhunuar. Time Kadrijaj, deputete në Kuvendin e

Time Kadrijaj,deputete KK

Kosovës, sqaron për DE-në se:„Kostoja buxhetore e llogaritur për 20,000 mijë femra është paraparë të jetë 72 milion euro në vit. Lartësia e pensionit parashihet të jetë 300 euro. Me miratimin e ligjit, komisioni qeveritar do të ketë përgjegjësine kryesore për regjistrimin e të dhënave të cilat do të ruhen në konfidencë të plotë. Viktimat do të kenë hapësirë të mjaftueshme për t´u regjistruar dhe menjëherë do të fillojë kompensimi materjal“, sqaron për DW-në deputetja Kadrijaj, e cila shton se edhepse një  hap i vonuar, shpresoj se këto gra do të marrin guximin që të regjistrohen dhe ne si shoqeri të lehtësohemi se të paktën kemi provuar të bëjmë dicka për t´ua lehtësua plagët e shkaktuara nga forcat serbe.

Ndërsa, sfida më e  madhe mbetet gatishmëria e viktimave dhe e familjeve të tyre për t´i deklaruar si viktima të dhunës seksuale; mundësi kjo e vetme për të realizuar  të drejtën e tyre ligjore.

BE investon në punësimin e të rinjve në Kosovë

22 mars 2013, Dojce Vele, Bashkimi Evropian ka mbi 280 projekte të financuara  që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-së, ku përfshihen edhe projektet për fuqizimin, arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Ky fakt përmendet jo rrallë dhe prandaj, s´është për  t´u habitur përse aq shumë projekte të Bashkimit Evropian janë të fokusuara në edukimin e rinisë,  punësimin dhe kulturën urbane, thotë për Dojce Vele-n Christof Stock ,shef operativ në Zyrën Ndërlidhëse të Këshillit Eevropian në Prishtinë.“Projektet kryesore në fushëne  e edukimit përfshirë edhe mbështetjen në programin e ndërtimit të shkollave kapin vlerën prej 5 milionë eurosh, përderisa në infrastrukturen komunale, BE planifikon të  investojë 14 milionë euro shtesë në 12 shkolla dhe 2 qerdhe fëmijësh”.

BE: Në 4 vitet e fundit 6 milionë euro në fushën e arsimit 

Bashkimi Evropian po mbështet  Ministrine e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise ne modernizimin e kurrikulave për arsimin parauniversitar dhe në trajnimin e mësimdhënësve, për cfarë vetëm në 4 vitet e kaluara janë i ka investuar rreth 6 milionë euro.  Ndërsa, për arsimin e lartë  përmes programit për student Tempus and Erasmus Mundus,  BE ka ndarë mjete shtesë prej 2,5 milionë euro brënda vitit, shton z.Stock, sipas te cilit:“40 shkollave dhe institucioneve arsimore iu janë dorëzuar paisje të Tekonologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në vlerë prej 1.000.000 euro. 1,900 mësimdhënës janë trajnuar  për përdorimin e TIK dhe mësimin në klasë. Rreth 50 per qind e të rinjve të përfshirë në trajnimin profesional, pas trajnimit tremujor kanë gjet pune. Ndërsa, mbi 60 per qind prej atyre që kanë marrë trajnimin e ndërmarrësisë kanë regjistruar ose janë në procesin e regjistrimit të një biznesi”.

5 milionë nga BE në trajnimin dhe punësimin e të rinjve të Kosovës

Christof Stock ,shef operativ në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së

 Ndërsa, investimi më i madh i BE-së në punësimin e të rinjve është projekti “EU KOSVET 6“ në vlerë  prej 3,7 milionë eurosh në të cilin pjesa dërmuese e trajnerëve janë të moshës  17-35. „Përderisa, një shumë e vecantë prej 2 milionë eurosh nga skema e granteve të BE-së është ndarë për të ndihmuar gjetjen e mundësive të punësimit afatgjatë për grupe të papunësh të cilët janë të kërcënuar nga përjashtimi social”, thotë z.Stock.

Behxhet Gaxhiqi, këshilltar I ministrit për mireqënje sociale në Kosovë, thote se“Nga projekti  EU KOSVET VI”  1, 656 të rinj janë trajnuar në marketing, menaxhim, shitje, financa, në përgatitjen e planit të biznesit, në themelimin e një ndërmarrjeje si dhe në mbajtjen afatgjatë të kompanive profitabile“. Ndërsa, Shkelzen Dragaj, shef i kabinetit të ministrit për Kulturë,  Rini dhe Sport, thotë për DW-në se “nga programi i bashkëfinancuar Kosvet 6, janë financuar  40 planet më të mira tw biznesit për të rinjtë të cilët kanë ndjekur trajnimin për ndërmarrësi ne vlere prej 1 milion euro, janë trajnuar 400 të rinj për ndërmarrësi, MKRS ka përkrahur financimin  e 40 plan-bizneseve  me 100 mijë euro”.

280 projekte në mbështetje të integrimit evropian

Projektet për rininë jane vetem disa nga të 280 projektet e financuara  nga BE, që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-se dhe integrimin e saj në familjen evropiane. Përderisa, rinia e Kosovës edhepse e vetdishme dhe tejet mirenjohëse ndaj kontributit te BE-së,  kanë qëndrime të ndara rreth integrimit të vendit në BE, thotë për DW-në  Veton Mujaj, drejtor i OJQ-së “Syri Vizion” në Pejë, e cila ka implementuar mbi 100 projekte në Kosovë dhe rajon. “Duke jetuar në një vend në zhvillim e sipër, si Kosova, një numër i madh i të rinjve BE-në akoma e shikojnë si mundësi për lëvizje në këto shtete apo mundësi e jetës më të mirë atje. Ky është një fakt i hidhur dhe kjo gjendje duhet ndryshuar, sëpsë të rinjtë e Kosovës kanë nevojë të dinë më shumë për BE-në;  për përfitimet apo edhe për humbjet e mundshme që mund të ketë vendi, për procesin integrues dhe impaktin që do të ketë në ekonominë dhe mirëqenien e tyre dhe të shtëtit  të tyre”, thotë z. Mujaj, sipas te cilit, pritjet e tyre të mëdha janë mundësitë për të njohur Evropën përmes udhëtimit,gjë të cilën ë hendikepon ngadalësimi i procesit të libëralizimit të vizave.

Veton Mujaj, drejtor i OJQ-së “Syri Vizion” në Pejë

Ligjet e Kosoves mbështesin fuqizimin e rinisë 

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të statusit shoqëror të të rinjve pa kurrfarë dallimi dhë të perfshirjes së tyre në procesin e vendimmarrjes në zhvillimin e një shoqërie demokratike në përputhje me standardet evropiane dhe përvojat më të mira ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e  Rinisë.  Ndërsa, sipas z. Dragaj, “Qeveria e Kosovës ka aprovuar Strategjinë Kosovare dhe Planin e Veprimit për Rini, brënda të cilit përfshihën një varg aktivitëtësh që nga  Pjesëmarrja e Rinisë në proceset vendim-marrëse dhe në politikëbërje sektoriale dëri të  Sporti Kultura dhe Rekreacioni”. Bazuar në kwto politika, Departamenti i Rinisë, çdo vit financon projektet e  rreth 150 organizata rinore. Por, krahas përpjekjeve të shumanshme, sfidë vazhdon të mbetet zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe papunësia enorme e cila atakon më së tepërmi moshën e re.

Ne Decan u mbajt Turniri i Pare nw Futboll te Femrave

Profesor Avdullah Lataj-trajner me futbollistet

21 mars 2013, Radio Kosova, Turniri  ne  Futboll te Femrave eshte mbajtur ndermjet kater shkollave te komunes. Finalja perfundoi me penallti 2 me 1,ne favor te Gjimnazit „Vellezerit Frasheri“ne Decan kunder shkolles fillore „Bajram Curri“ nga Strellci i Eperm. 
Projekti gjashtemujor eshte financuar nga  Ambasada Amerikane ne vlere prej 13 mije eurosh. Ndersa impelementues I tij ishte Shoqata e Gruas „JETA“, ne Decan. 

Perendimi, Kadriu dhe Flakrimi, kusherinj dhe shoke kane ardhe nga Strellci ne Isniq per te percjellur lojen  ne Futboll te Vogel ndermjet kater ekipe femrash nga kaer shkolla fillore te komunes; nje perjetim ky krejt i ri per ta.

„Kam ardhe ta percjell lojen e femrave ne futboll. Ketu kam vajze e axhes dhe nje shoqe. Me Luajne me mire se djemt. Me se shumti me pelqejne kur vrapojne si dhe portjerja ne mbrojtje. Jo, une do t´i perkrahja gjithmone se edhe femrat do duhej te luajne futboll,jo vetem djemte“,  thote Perendimi Kurmehaj, 17 vjecar.

 “Edhe une kam ardhe t´I percjell femrat ne futboll. Po me pelqen shume se s´kam pare kurre futboll femrash. Kjo eshte here e pare”, I bashkangjitet  Kadri Gjukaj.

“Kam dale me I pa vajzat ne lojen e futbollit, se s´kam pare kurre “, shton Flakrimi, i cili duke qene lojtar I klubit te futbollit “Decani”, di te jap edhe keshilla per keto vajza te reja te cilat sapo I kane hyre nje sfide te re dhe krejt te pazakonshme:“Paj,djemte luajne me mire. Ndersa, sipas

Flakrimi, Kadriu dh Perendimi 

meje, vajzat duhet me heq friken dhe duhet me qene pak me t´gjalla n´vrapim”.

Perderisa, qe te gjithe njezeshem thone se femrat decanase definitiviht duhet te vazhdojne me zhvillimin e sportit e futbollit:“Nuk do t´ishim gjeloz dhe deshiroj qe edhe keto te arrine sukese si 
Klubi I Futbollit te Meshkujve “Decani”.

Ne gare-40 vajza nga 4 shkolla te komunes 

Akiviteti sportiv u zhvillua me vajzat e kater shkollave ne komunen e Decanit: Shkolla Fillore “Bajram Curri” nga Strellci, Shkolla Fillore “Syle Alaj” nga Dranoci, vajzat e klases se X-te te Gjimnazit “Vellezerit Frasheri” ne Decan dhe Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit” nga Decani. Profesor Avdullah Lataj-trajner  thote se zhvillimi i sportit te femrave ne Decan eshte nje sfide e vertet: 

„Puna me femra eshte jashtezakonisht e veshtire per  shkak se ndertimi I tyre psikofizik dallon nga meshkujt. Dhe, edhepse ne disa sporte femrat jane me te mira sesa meshkuj, te loja e futbollit jane me te dobta ne kuptimin fizik. Sidomos ne Kosove ku lojen e futbollit te femrave nuk e kemi tradite. Mirepo ,duke pasur parasysh se keto vajza gjate luftes ne Kosove I kane pas dy deri ne kater vjet, me ane te ketij aktiviteti sportive femijet fillojne te harrojne luften edhe I qasen jetes normale“, thote profesori Lataj, per te shtuar se: Por, eshte per t´u admiruar interesimi gjithnje e me  ne rritje i femrave per t´u kyqur ne sportin e futbollit. Perderisa paragjykimet as qe ekzistojne, thote trajneri Lataj.„Une shoh se vajzat nuk kane brenga. Ne kete aktiviet po shihni nje numer te madh shikuesve dhe te shikueseve qe po besoj se ne te ardhmen, numrin me te madh te atyre qe do t´na percjellin do te kemi te vajzave sesa t e djemve“.

Ne kete akitvitet sportiv ishin te perfshira 40 vjaza, ndersa interesimi ka qene shume me i madh. Ndersa, ky eshte vetem fillimi ne zhvillimin e futbollit e femrave ne komunen e Decanit, thote profesor Lataj sipas te cilit, kushtet e  punes diktojne edhe rezultatet.

Gjyle Berisha, laborante (majtas)

„Mjerisht komuna e Decanit nuk posedon infrastrukture teknike. Mungojne palestrat e sportit dhe aktualisht kemi vec palestren e gjimnazit dhe nje ne shkollen e Strellcit,e per shkollat tjera nuk mund t´flasim. Dhe, kjo paraqet veshtiresi  te natyres se vet. Po t´kishim pas kushte pune, me siguri se rezultatet nuk kishin mungu. Kjo eshte nisma e pare. Por, me disa kolege po mendojme qe ne te ardhmen, neqeftese gjejme donacione te  themelojme edhe nje klub te futbollit per femra,pse jo?“

Dhe publiku me siguri s´do te mungojw as nw te ardhmen. Megjithese shi, brenda salle vazhdon atmosfere e ngrohte loje e cia ofron ndjenje te re per publikun e vogel per entuziast, ne perberje te femrave me shume. Nga Qendra e Mjeksise Familjare eshte edhe ambulanca ne rast te ndonje lendimi, i cili ne baze te lojes qe po zhvillohet, duket te jete larg. Por, thote Gjyle Berisha, laborante prane kesaj qendre:“Ne rast nevoje ne jemi  ne gjendje gatishmerie per nderhyrje“.

Aktiviteti u mbeshtet nga Ambasada Amerikane

Ky aktivitet sportiv ka filluar para gjashte muajve, fale mbeshtetjes se Ambasades Amerikane ne Prishtine. Kostoja e projektit eshte 13 mije dollare, ndersa implementuese e projektit eshte Shoqata e Gruas „JETA“ ne Decan. Dhe, hapat e pare nuk ishin aspak te lehte, thote per Radio Kosoven Safete Gacaferi,kryetare e kesaj shoqate.

„Veshtiresia ka qene derissa jane kompletu grupet qe kemi pas ne kater shkollat e komunes sone me i perzgjedh shkollat me te mira dhe vajzat qe kane shpreh deshiren. Sepse,  ka qene pak e veshtire me u fut ne kete loje,pasi qe asnjehere nuk eshte luajt ne Decan. Por, fatbardhsisht me ndihmen e familjeve te tyre, profesorit, te organizate sone, i fuqizuam ne kete loje qe sot, po e sheh edhe vet, ia dolem te mbanim turnirin ndermjet kater shkollave“, thote z.Gacaferi, e cila eshte opitimiste per te ardhmen e  futbollit te femrave ne komunen e Decanit.

Padyshim, kjo eshte nje nisme shume e mbare dhe duke e pare vullnetin e vajzave, besoj

Safete Gacaferi, kryetare  Shoqatws „JETA“

me sinqeritetin me te madh qe do t´shkojme edhe me tutje e te bejme gara ne Kosove e jashte saj“, thote z.Gacaferi, e cila eshte opitimiste per te ardhmen e  futbollit te femrave ne komunen e Decanit.

Ndeshja perfundoi me penallti ndermjet ekipit te Gjimnazit „Vellezerit Frasheri „ne Decan dhe Shkolles Fillore „Bajram Curri“ nga Strellci me rezultat 2 me 1 ne favor te gjimnazit. Ndersa, lojtarja me e mrie e turinirit u shpall Shkurte Kamishaj, 14 vjecare,  nxenese e Shkolles Fillore „Deshmoret e Kombit“ nga Strellci i Ulet.

Une kam lujt ne shkolle dhe mandej kam shku ne nje ekip ne Strellc dhe qe nga femijeria me pelqen gjithcka n´lidhje me te. Dhe do te vazhdoj e s´do te ndalem derisa te arrija atje ku synoj“, thote kjo sportiste e re, e cila qe tani ka filluar te trasoj rrugen per realizimin e enderres se jetes. 

Projekti gjashtemujor  per kyqjen e femrave decanase  ne futboll  u mundesua nga Amabasada Amerikane ne Prishtine.

T.: Mjedisi i ndotur në Kosovë-rrezik për shëndetin e qytetarëve
Nt.: Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë. Por, zgjidhja e kësaj gjendjeje nuk duket të jetë prioritet.
 Teksti:
Kryfamiljare, bashkëshorte e nënë dhe në trajtim të vazhdueshëm mjeksor, është jëta ë cila i është diktuar Gjyke Lushajt nga Shapteji, problemet shëndetsore të së cilës zënë fill para 14 vitesh.“Vuaj nga pneumonia…Por,qe 7 vjet jam e infektuar edhe me bakterin E-coli, nga uji i ndotur në puse se s´kemi ujësjellës. Trajtimi mjeksor është i vazhdueshëm, besa edhe i kushtueshëm, se ilaqet duhet t i blejmë vet dhe me një pagë të burrit është vështirë të mbulohen gjitha këto shpenzime…”, rrëfehet kjo 41 vjecare, nënë e tre fëmijëve .
Mjedis i pashendetshem per te jetuar
Ajri i ndotur,uji i kontaminuar, mbeturina vend e pa vend, deponitë e egra, lumenj të degraduar, fusha ende të pa pastruara nga mbetjët e luftës kane shndërruar Kosovën në një ambient të pashëndetshëm për të jetuar. Ndërsa, trajtimi mjeksor  në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë, shton  Ademi,bashkeshorti i saj.“Sapo përfunduam analizat dhe gjëndja e gruas vazhdon të jetë e rëndë. I kotë edhe trajtimi kur përsëri vazhdojmë jetën në një mjedis të stërmbushur me mbeturina, me ujë të kontaminaur, të pa klorinuar, pa infrastukturë të duhur qoftë për ujin e pijes, ujërat e zeza, grumbullimin apo  trajtimin e mbeturinave . Dhe kjo po na kushton humbje shëndeti përditë…”.

Pasojat e mjedisit te ndotur-alarmante

Në fundvitin e kaluar, Banka Boterore publikoi një raport alarmant me të dhëna mbi ndikimin e ndotjes mjedisore në shëndetin e qytetareve të Kosovës,sipas të cilit,  vetëm në vitin 2010, nga ndotja e mjedisit në Kosovë, janë regjistruar: 835 vdekje të parakohshme; 310 raste të reja të bronkitit kronik; 22 900 raste të reja të sëmundjeve respiratore ndër fëmijë ; 11 600 vizita emergjente në spitalet e vendit etj. Në raport, gjysma e të dhënave iu atribuua ndotjes se ajrit nga shfrytëzimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër si pasojë e ndotjes së ajrit nga gazrat që lirohen nga automjetet e vjetra dhe burimet e tjera për ngrohje. Njësoj pohon edhe Agron Bektashi, drejtor i Qendres Rajonale të Mjedisit, në Prishtinë: “Edhepse në mungesë të një kadastri të mirëfillte të ndotësve të ajrit për Kosovën, të dhënat rreth cilësisë dhe ndotjes së ajrit nuk janë të plota, dihet se cilësia e ajrit në Kosovë është në nivel jo të kënaqshëm. Si burime kryesore të ndotjes në Kosovë konsiderohen sektori I energjetikës, industria e rëndë, infrastrukutra etj. Ndersa, ndotësit aktual më të mëdhenj janë: Korporata Energjetike e Kosoves, Ferronikeli, Kompleksi i Trepçës në Rajonin e  Mitrovicës, Ngrohjet qendrore nëpër qytete të mëdha të Kosovës, trafiku,  etj“.
Ministria kuadrin ligjor-Komunat mirwmbjatjen e mjedisit
Të gjitha Kompanitë Rajonale të Mbeturinave i kanë në dispozicion 189 automjete. Ndërsa, grumbullimi i mbeturinave në zonat rurale bëhët me vetëm 20-30 per qind për dallim nga zonat urbane me pothuaj 100 per qind. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë shpërndarjen e 3,000 kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës. Në riciklimine mbeturinave veprojnë kompani të shumta të regjistruara ne MTI, por statistikat rreth riciklimit mungojne duke pasur parasysh se pjesa dermuese e tyre nuk kanë pëlqim mjedisor e as licencë për menaxhim mbeturinash. Këto të dhëna sjell për DË-në mr.sc Ilir Morina, shef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë. “MMPH-ja është përgjegjëse për krijimin e kuadrit ligjorë, strategjive dhe planeve. Ndërsa përgjegjesia e shtrirjes se rrjetit per menaxhim të mbeturinave është kompetencë e komunave si dhe e kompanive rajonale dhe komunale per menaxhim të mbeturinave, cfarë është  përckatuar edhe në ligjin për mbeturina”,thotë z.Morina.
Por, edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka përpiluar të gjitha ligjet në harmoni me standardet e aplikueshme evropiane të mjedisit duke i përqafuar politikat mjedisore sipas kërkesave të “Aquis Communitaire”, implementimi i këtyre ligjeve po has në pengesa të mëdha si rezultat i prioriteteve energjetike dhe industriale ne Kosovë”, thotë drejtori i REC-ut Agron Bektashi sipas te cilit, kjo e vështirëson plotësimin e standardeve të BE-se dhe njëkohësisht e zgjatë afatin kohor të futjes se Kosovës në listen e shteteve në të cilat çështjet mjedisore radhiten si prioritete”.

DAAD ndan bursa studimi në Gjermani për studentët nga Kosova

Nga ceremonia e ndarjes se bursave te DAAD-se

19 maj 2013, Dojçe Vele. “Kosova dëshiron të jetë evropiane dhe asaj i duhen njerëz që njohin Evropën dhe e sjellin atë në Kosovë. Ndërsa, Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim”. Kështu thotë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Blomayer, ndërsa mundësia më e mirë: DAAD.

Familja e DAAD-së(Deutscher Akademischer Austausch Dienst) apo Shërbimit Gjerman për këmbimin akademik, është një institucion i shkollave të larta dhe universiteteve gjermane i shtrirë në botë. Që nga themelimi me 1945 numëron mbi 7 milionë te financuar të cilëve iu ka mundësuar qëndrime studimi, ndër të cilët edhe studentë dhe shkenctarë nga Kosova.

Albanologu Rexhep Ismajli, që në vitin akademik 1976-1977 kishte fituar një bursë dhjetëmujore studimi në Gjermani.”Duke falënderuar DAAD-në, e cila me kishte dhene mundësi studimi në Gjermani, dua te ritheksoj se për të rinjte dhe për zhvillimet akademike në Kosove zgjerimi i rrjetit te DAAD-së dhe institucioneve të ngjashme gjermane, kanë rëndësi të madhe. Sot Kosova mund të radhitet ndër vendet ku gjuha dhe kultura gjermane kanë një prani të gjerë dhe në këtë DAAD ka meritë të madhe”-, tha akademik Ismajli, duke kujtuar kujtuar iniciativën për themelimin e një gjimnazi gjerman në Kosovë, meqë interesimi për gjuhën dhe kulturën gjermane është në rritje.


DAAD:Në 2 vitet ë fundit 110 bursa studimore Kosovë-Gjermani 

Ambasadori gjerman Pieter Blomayer


Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik është Institucion i Universiteteve Gjermane i cili vetëm vitin e kaluar ka financuar 75.000 studiues dhe shkencëtarë me një buxhet vjetor prej  411 milion eurosh. Në vitin 2011 janë financuar 110 studiues dhe të diplomuar, si edhe  shkencëtar dhe staf akademik: 96 nga Kosova dhe 14 nga Gjermania. Ndersa, pasditen e së premtes,  nga ambasadori gjerman në Kosovë dr. Peter Blomeyer u bë ndarja e çertifikatave për fituesit e bursave të DAAD-së, 2013/2014.„ E ardhmja e Kosovës është në BE.Kosova dëshiron dhe duhet të jetë evropiane, prandaj asaj I duhen njerëz të cilët shkojnë në Evrope, e njohin dhe e sjellin atë në Kosovë. Ata duhet të përfytyrojnë se si duhet të jetë dhe si duhet të bëhet Kosova, të cilin përfytyrim mund ta krijojnë duke shkuar, parë dhe mësuar  se si është Evropa. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim të saj, ndaj ndan bursa studimi për të rinj“, tha me këtë rast ambasadori Blomayer, për të shtuar se sa herë ndajmë bursa ne shpresojmë se këta student në të ardhmen do të kthehen për ta ndërtuar një Kosovë evropiane, për cfarë janë shembull Alumnit të cilët dikur kanë gëzuar bursa te tilla.


Studentët duhet merituar bursat e DAAD-së


Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi, shprehu mirënjohje për kontributin e shtetit gjerman në ndërkombtarizimin e Universtietit të Prishtines, ndërsa stafin e ri akademik I cili merr përvoja ne nivel evropian tha se është një aset I madh për Kosovën. Rektoi gashi kujtoi se gjate dy viteve te fundit ka pas nje shkebim akademik prej 110  shkenctarëve dhe të diplomuarve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, dhe ky bahkëpunim do të vazhdojë me qëllim të forcimit të partneritetit me universitetet gjermane.

Vjosa Bilalli bursiste në Univ.e Jenës

Shembull për këtë partneritet janë të rinjtë si Vjosa Bilalli, e cila pas përfundimit të studimeve baqellor në gjuhë dhe letërsi gjermane, 4 herë është financuar nga DAAD. Prej vitit 2012, Vjollca është bursiste e  Shoqatës Gjermane për Hulumtim(Deutche Forshungs Geselschaft)në Universitetin e Jenës ku po punon temën e doktoraturës, ndërsa për suksesin gjate studimeve dhe per angazhimin në fushën ndërkulturore me 2012 ajo është shpërbyler me Cmimin e DAAD-së. „Në të sotmen e globalizuar, secili nga ne është ambasador i kulturës së tij, ndaj është e rëndëisishme të jemi të hapur për menyrat kulurooe të sjelljes dhe të të menduarit. Ndaj, bursistëve të rinj do t´iu thosha, shfrytëzoni të gjitha mundësitë që iu ofrohen dhe nxjerrni më të  miren nga bursa e juaj. Kjo varet nga ju. Bursat e DAAD-së mua më kanë hapur të gjitha dyert dhe për këtë jam shumë mirënjohëse“.

Bursistët do t´I rikthehen Kosovës si ekspert të fushave të ndryshme


Një porosi e tillë do t´I duhet edhe Durim Berishës, 24 vjecar nga Prishtina, I cili pas perfundimit tt studimeve 4 vjecare për vetëm 3 vjet si student shembullor në Fakultetin Juridk në Universitetin e Prishtinës, ai tashmë është përfitues i merituar i një burse 12 mujore për studime master në Unversitetin Kontancë në Republiken e Baden Vyrtenbergut. „Në Gjermani do t´kem rastin të njihem për së afërmi me të drejtën gjermane, me theks të vecantë me të drejtën publike gjermane, me të drejtën kushtetutese gjermane si dhe me

Durim Berisha, bursist I ardhshem

arkitekturën e sistemit juridik gjerman. Kjo do t´më hap mundësi të reja që pas përfundimit të studimeve të na ipet rasti që t´i përcjellim ato në Kosovë. Ndërsa drejtimi për të cilin jam përcaktuar është kuadër deficitar në Universitetin e Prishtinës dhe synimi im është që në të ardhmen të jem një profesor i suksesshëm dhe të kem mundësinë të jap gjithë kontributin tim“,thotë Durimi.

DAAD, si organizata e parë financuese në botë për shkëmbim shkencor, sivjet për studentët nga Kosova ka ndarë 13 bursa: 6 bursa studimore nga të gjitha disiplinat shkencore;  2 bursa nga programi DAAD/Open Society Foundations (OSF); 3 bursa për kurset verore Universitare në Gjermani, si dhe 2 bursa të DAAD-së për absolventët e gjimnazit Loyola në Prizren, për studime themelore në Gjermani.