Kampioni i henbollit Xhelal Selmanaj(majtas)
Kampioni i hendbollit Xhelal Selmanaj(majtas)

27 shkurt 2013,Radio Kosova, Mesatarja e golave prej 7 ne 16-te dhe rekordi deri ne 26 gola, ishte ajo qe yllin e dikurshem te arenes sportive Xhelal Selmanajn e mbajten per 4 dekada ne piedestalin e hendbollit te ish-Jugosllavise. Ndersa, eshte anashkalimi dhe harresa ajo qe iu dha ne Kosoven e pasluftes ketij hendbollisti me nam i cili ia kushtoi hendbollit 40 vjet te jetes.


Majtak dhe ne pozicionin e djathte eshte karakteristika kryesore e cila hendbollistin decanas Xhelal Selmanajn e dalloi nga brezi i tij. Ndersa, mesatarja e golave prej 7 ne 16-te dhe rekordi me 26 gola, hendobillistin e ish Borcit te Ferizajit per 40 vjet e mbajti ne piedestalin e hendbollit te ish-Jugosllavise. Per rrugetimin e tij ne lemin e hendbollit, sukseset, vehtiresite por edhe zhgenjimet pas 20 vjetesh qendrimi larg mediave, ,then heshtjen 20 vjecare duke u rrefyer  me modestine tipike te njerezve te medhenj:

“Hapat e pare ne hendboll i mora ne gjimnazin “Vellezerit Frasheri”ne Decan, me trajner  Muhamet Alajn, i cili si profesor i edukates fizike ndikoi shume qe hendbolli te jete loja kryesore.Me ´68 dhe per 6 vjet me radhe isha lojtar i klubit “Decani”. Ne ndeshjen miqsore me “Anillan”-in e Polonise ne Gjakove, i shenova 16 gola dhe isha lojtari me i ri dhe me i mire per reprezentacionin e Kosoves. Dhe ,prej aty me ´73, nga Decani kalova ne “Borcin” e Ferizajit, tash “Kastrioti”. Jo, dileme nuk kisha meqe e dia se ishte i vetmi klub i Kosoves ne Ligen e Dyte Federative te Jugosllavise dhe me kalimin tim e te disa shokeve aty, ne vitin 74-75 jemi inkuadruar ne Ligen e Pare. Aty qendrova deri ne vitin 1993”.

Kampioni Selmanaj shenoi deri ne 26 gola 

Sukseset me te medha hendbollisti Xhelal Selmanaj i arrit ne Ligen e Pare Federative te Jugosllavise ku me 1988 u shpall edhe kampion. Ndersa, ishte i vetmi shqiptar te cilit nga selektori i mirenjohur ljubljanas Ivan Snoji iu be ftese per pjesemarrje ne reprezentacionin e republikes se athershme federative.

“Perparesia ka qene se kam lujt me dore te majt. Ne secilin ekip kam qene i pranuare se majtaket jane te pakte. Por, nuk pranova se isha vetem 18 vjec dhe e dia se isha i vetmi shqiptar atje. Ndersa,selektori Ivan Snoji dy tri here eshte deklaruar pastaj se ”i vetmi lojtar shqiptar per te cilin e thej ligjin eshte Xhelal Selmanaj”, rrefen hendbollisti Selmanaj.

Kur shkelqimi i yjeve fanitet ne erresiren e harreses…

Me shpalljen e tij kampion, Selmanaj qendron ne Lion te Frances prej nga kthehet me 93, ku vazhdon per 7 vite per Besen e Pejes. Trazirat ne ish Jugosllavi tashme kishin filluar dhe peshen e ketyre viteve do ta ndjenin edhe lojtaret ne supet e tyre, duke sjell pas diteve te lavdise, dite te veshtira.

“Ishin momente te mira, se kur bajshim ndonje ndeshje me reprezentacion e Kosoves as nuk e  dinin ku eshte Kosova. Ndersa, pas hyrjes se Borcit te Ferizajit ne ligen e pare, cdo vend qe ka marr pjese e ka dit ku eshte Ferizaj dhe ku eshte Kosova, sepse sporti eshte ambasador. ndersa, ne vitet e ´90-ta kane qene shume t´veshtira per neve se ne njefare forme ballafaqoheshim edhe ne menyre politike,meqense jone gjithmone ka qene “Urra-Zdravo”, ndersa ata insistonin te fillonim me “Zdravo”. Prandaj, pothuaj para cdo ndeshje shperthente rrahje masive deri ne 10 minuta”.

Vite te erreta para lufte dhe pas saj…

 Ndersa prej vitit 93 per 7 vite luan per Besen e Pejes.ndaj thoshin kj nu keshte ndeshje nderkotmabre dhe sheprthente perehje masive nga 10 minuta pothuaj ne cdo ndeshje jashte kosoves. Ndersa, as koha e pasluftes nuk solli dite me te mira.

“Pas luftes kam lujt 5 vite per “Besen” e Pejes, prej se ciles jam largu  per shkak te kushteve dhe te sjelljeve te kryesise se hendbollit te Kosoves. Tri vjet kam qene trajner edhe ne Decan. Mirepo, kur vinte i riu kadet i moshes 12-13 vjecare e s´ishim ne gjendje t´i japim nje grime buke, kjo per mua ishte e rende. Ndaj per mungese kushtes jam terheq,sepse une kam lujt ne nje kohe tjeter kur sprtistit nuk i mungonte asgje dhe e tij ishte te tregonte vetem cilesine. Une i perkrah te rinjte, mirepo morale eshte kjo, Per mua jane heronj te gjithe ata qe merren sot me sport dhe mund te funksinjne ne ket kushte. Ne vitin 74, tek ne nuk eshte folur per kushte pune, ndersa ndaj tyre sillen pa pike respekti dhe bejne hajgare!”

Xhelal Slemanaj, ky hendbollist i arte

Xhelal Selmanaj - Hendbollisti i shquar nga Decani
Xhelal Selmanaj i vleresuar edhe si “hendbollist i shekullit”ne komunen e Decanit eshte “Qytetar Nderi” 

Qe atehere Xhelal Selmanaj, ky hendbollist i arte dhe kapital i cili duhet shfrytezuar per brezat e rinj, u terhoq me dinjitet ne fshatin e tij te lindjes duke lene te pacenuar figuren e tij ne kujtesen e sportdashesve, pa marre parasysh veshtresite e ekzistences.

“Aktualisht jam i lire dhe jetoj ne fshatin e lindjes, ne Rastovice. Jam terhequr per shkak se nuk ka perkrahje dhe sa e kam percjell sportin ne Kosove, vetem Fadil Vokrri eshte i angazhuar ne Federaten e Futbollit te Kosoves dhe asnje sportist kulminant i sporteve te tjera. Kane ardhe njerez  shkel e shko te cilet nuk jane marre kurre me sport”,thote veterani i sportit, Xhelal Selmanaj.

“Hendbollisti i Shekullit”-40 vite hendbollit te Kosoves 

Por, gjeni jo rralle bartet ne brezat e rinj. Dhe kshtu, djali i madh Besari vazhdoi hapave te babait, me po te njejtin potencial si babai i tij.

“Ka qene talenti me i madh ne kolove prejt e rinjve, eshte shpall me i mri ne luksemburg ne mohen 14 vjecare. mirepo e terhoqa per skakt e kulteve. e keru fakutletin ekoomik me 10-tshe. tash gjendet ne zvicer dhe eshte afru per klubin e bernit, ne ligne e pare”,rrefen Z.Selmanaj.

Selmanaj:”Ferizaji me pati borxh shume e nuk beri asgje”

Pas perfundimit te karrieres, komuna e Decanit e shpalli Xhelal Selmanajn “Futbollist Shekulli”. Por, jo edhe Ferizaji, klubit te te cilit ia fali shkelqimin e kulmit te karrieres se tij!

“Ferizaji me ka pas borxh shume e nuk ka bere asgje! 20 vite kemi dhene pa kursyer me shoekt e mi, me te cilet mburrem.Selektori i ish Jugosllavise thoshte:”Nje vend i vogel me dy milione banore te nxjerr lojtar te permasave te tilla, kshtu s ka ne bote!”Per reprezentacionin e  Kosoves ka qene deshira qe kur te luajne me reprezentacione te tjera te kujtojne Xhelal Selmanajn te pakten me dy bileta per vete dhe per nje shok dhe te thone se je i mireseardhur, sepse jam i vetmi qe ia kam dhene 40 vite hendbollit te Kosoves. Por jo, nuk e kane bere asnjehere!”

Por, megjithese nga komuna e Decanit eshte shpallur “Hendbollist i Shekullit”, hendbollisti i shquar Xhelal Selmanaj, sot 61 vjec, eshte i shkeputur teresisht nga sporti i Kosoves dhe shume larg vendit meritor qe do duhej t´i ipej…Aktualisht, hendbollisti i permasave ballkanike dhe evropiane Xhelal Selmanaj, sot 61 vjec, eshte i shkeputur teresisht nga sporti i Kosoves dhe shume larg vendit meritor qe do duhej t´i ipej ne shoqeri. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.