Bukuri nga natyra…
Rrenim nga faktori njeri

14 shkurt 2013, Dojce Vele,Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë e mjedisit te ndotur ne Kosove.  Trajtimi mjeksor  në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë Ndwsa, zgjidhja e poblemit nuk duket të jetë prioritet i qeverisë. 

Kryfamiljare, bashkëshorte e nënë dhe në trajtim të vazhdueshëm mjeksor, është jeta ë cila i është diktuar Gjyke Lushajt nga Shapteji, problemet shëndetsore të së cilës zënë fill para 14 vitesh.

Vuaj nga pneumonia…Por,qe 7 vjet jam e infektuar edhe me bakterin E-coli, nga uji i ndotur në puse se s´kemi ujësjellës. Trajtimi mjeksor është i vazhdueshëm, besa edhe i kushtueshëm, se ilaqet duhet t i blejmë vet dhe me një pagë të burrit është vështirë të mbulohen gjitha këto shpenzime…”, rrëfehet kjo 41 vjecare, nënë e tre fëmijëve .
Mjedis i pashendetshem per te jetuar.

Gjyke Halilaj

Ajri i ndotur,uji i kontaminuar, mbeturina vend e pa vend, deponitë e egra, lumenj të degraduar, fusha ende të pa pastruara nga mbetjet e luftës kane shndërruar Kosovën në një ambient të pashëndetshëm për të jetuar. Ndërsa, trajtimi mjeksor  në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë, shton  Ademi,bashkeshorti i saj.“Sapo përfunduam analizat dhe gjëndja e gruas vazhdon të jetë e rëndë. I kotë edhe trajtimi kur përsëri vazhdojmë jetën në një mjedis të stërmbushur me mbeturina, me ujë të kontaminaur, të pa klorinuar, pa infrastukturë të duhur qoftë për ujin e pijes, ujërat e zeza, grumbullimin apo  trajtimin e mbeturinave . Dhe kjo po na kushton humbje shëndeti përditë…”.

Pasojat e mjedisit te ndotur-alarmante

Në fundvitin e kaluar, Banka Boterore publikoi një raport alarmant me të dhëna mbi ndikimin e ndotjes mjedisore në shëndetin e qytetareve të Kosovës,sipas të cilit,  vetëm në vitin 2010, nga ndotja e mjedisit në Kosovë, janë regjistruar: 835 vdekje të parakohshme; 310 raste të reja të bronkitit kronik; 22 900 raste të reja të sëmundjeve respiratore ndër fëmijë ; 11 600 vizita emergjente në spitalet e vendit etj. Në raport, gjysma e të dhënave iu atribuar ndotjes se ajrit nga shfrytëzimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër si pasojë e ndotjes së ajrit nga gazrat që lirohen nga automjetet e vjetra dhe burimet e tjera për ngrohje. Njësoj pohon edhe Agron Bektashi, drejtor i Qendres Rajonale të Mjedisit, në Prishtinë:

Agron Bektashi

 “Edhepse në mungesë të një kadastri të mirëfillte të ndotësve të ajrit për Kosovën, të dhënat rreth cilësisë dhe ndotjes së ajrit nuk janë të plota, dihet se cilësia e ajrit në Kosovë është në nivel jo të kënaqshëm. Si burime kryesore të ndotjes në Kosovë konsiderohen sektori I energjetikës, industria e rëndë, infrastrukutra etj. Ndersa, ndotësit aktual më të mëdhenj janë: Korporata Energjetike e Kosoves, Ferronikeli, Kompleksi i Trepçës në Rajonin e  Mitrovicës, Ngrohjet qendrore nëpër qytete të mëdha të Kosovës, trafiku,  etj“.

Ministria kuadrin ligjor-Komunat mirwmbjatjen e mjedisit  
Të gjitha Kompanitë Rajonale të Mbeturinave i kanë në dispozicion 189 automjete. Ndërsa, grumbullimi i mbeturinave në zonat rurale bëhët me vetëm 20-30 per qind për dallim nga zonat urbane me pothuaj 100 per qind. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë shpërndarjen e 3,000 kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës. Në riciklimine mbeturinave veprojnë kompani të shumta të regjistruara ne MTI, por statistikat rreth riciklimi, thotë drejtori i REC-ut Agron Bektashi sipas te cilit, kjo e vështirëson plotësimin e standardeve të BE-se dhe njëkohësisht e zgjatë afatin kohor të futjes se Kosovës në listen e shteteve në të cilat çështjet mjedisore radhiten si prioritete”.

Të gjitha Kompanitë Rajonale të Mbeturinave i kanë në dispozicion 189 automjete. Ndërsa, grumbullimi i mbeturinave në zonat rurale bëhet me vetëm 20-30 per qind për dallim nga zonat urbane me pothuaj 100 per qind. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë shpërndarjen e 3,000 kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës. Në riciklimine mbeturinave veprojnë kompani të shumta të regjistruara ne MTI, por statistikat rreth riciklimit mungojne duke pasur parasysh se pjesa dermuese e tyre nuk kanë pëlqim mjedisor e as licencë për menaxhim mbeturinash. 

Mjedisi s’eshte nder prioritetet e qeeverise 

Këto të dhëna sjell për DW-në mr.sc Ilir Morina, shef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë. 

Mbeturinat si burim ekzistence…

“MMPH-ja është përgjegjëse për krijimin e kuadrit ligjorë, strategjive dhe planeve. Ndërsa përgjegjesia e shtrirjes se rrjetit per menaxhim të mbeturinave është kompetencë e komunave si dhe e kompanive rajonale dhe komunale per menaxhim të mbeturinave, cfarë është  përckatuar edhe në ligjin për mbeturina”,thotë z.Morina. 

Por, edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka përpiluar të gjitha ligjet në harmoni me standardet e aplikueshme evropiane të mjedisit duke i përqafuar politikat mjedisore sipas kërkesave të “Aquis Communitaire”, implementimi i këtyre ligjeve po has në pengesa të mëdha si rezultat i prioriteteve energjetike dhe industriale ne Kosovë”, thotë drejtori i REC-ut Agron Bektashi sipas te cilit, kjo e vështirëson plotësimin e standardeve të BE-se dhe njëkohësisht e zgjatë afatin kohor të futjes se Kosovës në listen e shteteve në të cilat çështjet mjedisore radhiten si prioritete”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.