Date Archives February 2013

BB: “Kosova do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon”

Foto D.Welle 18 qershor 2013, Deutsche Welle,Grupi i gjashtë vendeve të Evropës Juglindore po shkon drejt një ringritjeje të brishtë ekonomike. Sipas Bankës Botërore nxitës janë rimëkëmbja e energjisë elektrike, e bujqësisë dhe e disa eksporteve. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore mbi Zhvillimin Ekonomik të Evropës Juglindore prezantuar të martën (18.06.2013)në Prishtinë, grupi i gjashtë vendeve të Evropës Juglindore po shkon drejt një ringritjeje të brishtë ekonomike, nxitësit e së cilës janë rimëkëmbja e energjisë elektrike, e bujqësisë dhe e disa eksporteve. Abebe Adugna, Kryeekonomist në Bankën… Read More

Kampioni i hendbollit Xhelal Selmanaj

27 shkurt 2013,Radio Kosova, Mesatarja e golave prej 7 ne 16-te dhe rekordi deri ne 26 gola, ishte ajo qe yllin e dikurshem te arenes sportive Xhelal Selmanajn e mbajten per 4 dekada ne piedestalin e hendbollit te ish-Jugosllavise. Ndersa, eshte anashkalimi dhe harresa ajo qe iu dha ne Kosoven e pasluftes ketij hendbollisti me nam i cili ia kushtoi hendbollit 40 vjet te jetes. Majtak dhe ne pozicionin e djathte eshte karakteristika kryesore e cila hendbollistin decanas Xhelal Selmanajn e dalloi nga brezi i tij. Ndersa, mesatarja e golave prej… Read More

Incidentet në veri të Mitrovicës pengojnë përpjekjet për normalizimin e jetës

Hyrja te Ura e Ibrit ne veri te Mitrovices 25 shkurt 2013, Dojçe Vele, Vetëm në tri javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 22 shpërthime. Më problematike është pjesa e banuar me popullatë të përzier. E përditshmja për Ahmet Prishtinën, shqiptar që banon në Lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, është plot tension e pasiguri. Megjithatë ai është i detyruar të jetojë në rrethana të tilla, sepse këtu ka shtëpinë e tij: “Jetojmë në një situatë e rëndë me një pasiguri të madhe. Granata dhe… Read More

Incidentet në veri pengojnë normalizimin e jetës

Hyrje pa dalje ne uren mbi Lumin Iber 25 shkurt 2013, Dojce Welle,  Incidentet e kohëpaskohsme në veri të Kosovës bëjnë situatën  jo stabile dhe të pasigurt.  Vetëm në tri javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 22 shpërthime, cak i të cilave janë shqiptaret dhe qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Përditshmëria e Ahmet Prishtinës, shqiptar me banim në Lagjen e Boshnjakëve pak metra në të djathtë të urës kryesore të lumit Ibër, është plot tension e pasiguri. Por, ai dashur padashur duhet të jetojë në rrethana të… Read More

Mjedisi në Kosovë rrezik për shëndetin e qytetarëve

14 shkurt 2013, Dojçe Vele. Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë e ndotjes së mjedisit. Zgjidhja e kësaj gjendjeje nuk duket të jetë prioritet.Kryfamiljare, bashkëshorte e nënë dhe në trajtim të vazhdueshëm mjeksor. Këtij realiteti është e detyruar t’i nënshtrohet Gjyke Lushaj nga Shapteji. Problemet shëndetsore të saj zënë fill para 14 vitesh. “Vuaj nga pneumonia…Por, që prej shtatë vjetësh jam e infektuar edhe me bakterin E-Coli, nga uji i ndotur në puse sepse s´kemi ujësjellës. Trajtimi mjeksor është i vazhdueshëm, madje edhe i kushtueshëm, sepse ila؇çet… Read More

Ndotja e mjedisit në Kosovë rrezik për shëndetin e qytetarëve

Bukuri nga natyra… Rrenim nga faktori njeri 14 shkurt 2013, Dojce Vele,Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë e mjedisit te ndotur ne Kosove.  Trajtimi mjeksor  në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë Ndwsa, zgjidhja e poblemit nuk duket të jetë prioritet i qeverisë.  Kryfamiljare, bashkëshorte e nënë dhe në trajtim të vazhdueshëm mjeksor, është jeta ë cila i është diktuar Gjyke Lushajt nga Shapteji, problemet shëndetsore të së cilës zënë fill para 14 vitesh. “Vuaj nga pneumonia…Por,qe 7 vjet jam e infektuar edhe me bakterin E-coli, nga… Read More