23 janar 2013, Radio Kosova, Sa  me shume  ngritet  vetedia  e  qytetareve aq  me  shume rritet dashuria ndaj vlerave tradicionale dhe  gjithe asaj qe  perben  trashegimine  kulturore dhe shpirtrore. Artizanat nuk jane  me  vetem  b renda  qarqeve  te  familjeve  dhe farefisiit, por  kane  dale  jashte  mureve  dhe  jane  bere  nje  konkurrence  e  vertet ne  tregun e  Kosoves, ne  te  cilin  interesimi i konsumatoreve per  vlerat  trashegimore shqiptare eshte gjithnje e me i madh. 

Vjollca Muliqi, 41 vjecare nga Peja eshte bashkeshorte e  nene. Por, angazhimet rreth  bashkeshortit dhe  femijeve nuk e zbehen dot dashurine e trete te kesaj artizane e cila shkon kohen e lire me pune dore. Dhe  kshtu,  ajo u shnderrua  ne  nje burim  te pandalur ideshe me  te gjitha  koloritet e e trashegimise kulturore shqiptare  me motive te vjetra te  paraardhesve te saj.  Dhe kjo  eshte  e vecanta  e cila produkteve te ekspozuara ne dyqanin e saj ua garanton nje  vend  te  denje  ne  treg.

“Ketu, gjithcka eshte sshqiptare. Kam veshje kombtare dhe krejt antike, meqe m´i sjellin grate nga paraardheseit e tyre, arka per paje, dizajne per  fejesa, martesa, dizajne  te  veturave, flamuj  te  qendisun e gjithcka cka perfshihen ne pune dore. Ndersa, interesimi eshte edhe me i madh se qe e kam pritur dhe une jam tejet e kenaqur“, thote Vjollca te cilen pervec punimit te artizanateve me motive kombtare, grumbullimi I gjesendeve te lashta dhe ekspozimi I tyre eshte nje vecori tjeter qe e dallon kete grua te zellshme nga grate e tjera.

„Keto m´i sjellin grate, se gjerat antike gjenden shume rralle. Une e bej ekspozimine  tyre ne dyqan dhe ato shiten shume shpejt. Sidomos jeleket e veshjes se Rrafshit te Dukagjintit, qorapet, pshtjellaket, lidhese e marhame, se secila me ate bukurine  e vet”.

Kemishe nusesh deri ne 200 vjet

Kemishe nusesh 200 vjecare dhe pixhama dhenduresh te lashta poaq, jane produkte te cilat mund te gjenden te eskpzuara neradhe dhe ate me mim krejt te kapshem per qytetarin.
“Ato jane pixhame te burrave, pune  dore  me  kokrra qe I kane cu nuset perpara me pajen ne arka. Ato jane shume te vlefshme se jane  200 vjecare. Mandej e  kam kemishen e pelhures  te  stergjyshes sime qe  e  ka  cu n’ qejz. Ajo nuk eshte perdor hic dhe nga stergjyshja, te gjyshja, mami dhe pastaj me ka ra n´dore mua. Dhe une tash e kam te ekspozuar ketu. Po. Gjithcka  qe eshte brenda dyqanit, eshte ne shitje”, thote Vjollca.

Mungesa e zhgunit sfide per veshjen kombtare te meshkujve

Fakti se eksponatet e vjetra jane te paperseritshme edhe vetem si kopje, ngrit vleren me shume. Ndersa, problem  perben sidomos mungesa e zhgunit ne treg, per te punuar tirq e jelek tradicional. 

„Sepse, sot po punohen, por jo origjinale i dikur. Sidomos zhguni eshte  zhduk krejt dhe gjendet rrallehere. Ndersa, ketu me se tepermi i kerkojne tirqt me zhguna origjinal. Sidomos qetash per  pavaresi,  kaloresat  kane kerku shume te une dhe jam perpjek duke dhane maksimumin,por s´kam mujt me gjet kurrkund“. 

Por, edhepse cdokund ne bote, lashtesia e antikiteteteve eshte edhe mase matese per cmimin, tek Vjollca ndodh e kunderta dhe cmimet shkojne paralel me mundesine e konsumatorit dhe gjendjen aktuale ekonomike. 

“Cmimet nuk jane te larta se edhepse gjithkund ne bote antika vleresohet  ne baze te vjetersise, ne  dyqanin tim kjo nuk ndodh per shkak te standardit te qytetarit. Ndaj, ne marreveshje me grate ne jemi pajtuar qe te moss ua leme cmimin shusme te larte dhe t´iu fle malli aty per shkak te pamundesise ta blejne. Dhe kshtu,qarkullimi eshte I vazhdueshem”. 

Kostume synetie me simbole kombtare


Perderisa ideja me e re dhe risi ne tregun e Kosoves eshte  veshja kombtare e synetise, e cila se shpejti pritet te dal ne treg.

 “Une jam duke pergatit projektin per kostume te synetise shqiptare. Dhe jam shume optimiste se do te kem sukses, meqe te gjithe atyre qe ua kam shpalos idene i kane lene kontaktet dhe me kane lut qe sa ma shpejt me e qit kete risi ne treg“.

Vjollca, kjo artizane e zellshme e cila vetem per je vit  ia  ka  dal  te ze nje vend te  denje ne treg, porosit qe „Sa  ma  shume  me e   rujt  antiken shqiptare e mbi te gjitha, veshjen kombtare e cila  ka  vlere  shume  shume  te  madhe“.

Dhe kjo po ndodh qe nga brezat me te rinj. Sepse, sa me e lart eshte vetdia e nje kombi aq me e thelle eshte dashuria per traditen, e  cila deshmon pa fjale identitetin kombtar dhe origjinalitetin e nje populli.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *