3 nentor 2012, Radio Kosova, Në Isniq të Deçanit u be hapja zyrtare e muzeut privat,,Etno Kastrioti’’,  i cili posedon mbi 400 eksponate te periudhave te ndryshme te historise. Me kete rast, mysafiret paten rastin te prekin nga afer rite te ndryshme, kenge, valle dhe lojera tradicionale percjellur me sofren e begate shqiptare.

Djem dhe vasha  ne veshjen kombtare peranash rrugices se shtruar me kalldrem e rrethuar me gardh kurore,eshte imazhi  i pare qe terheq brenda lashtesise shekullore, e prezantuar brenda muzeut „Etno Kastroti“ ne Isniq. Ndersa, te dera e drunjte e oborrit te muzeut me mbi  400 eksponate,  80 vjecarja Vase Januzaj ne veshjen kombtare prane vekut eshte mireardhja me e mire dhe deshmi, se tradita ne kete familje eshte ruajtur me dashuri deri ne ditt tona:

Lokja Vase Januzaj


„Une teshat e katundit s´i kam hjek as nuk i hjeki deri t´bi n´vorr. Gjithmone i kam mbajt edhe n´Shipni kur na kane ndjek une jam shku me tesha t´katundit. Kur m´asht djeg shpia me sende e me krejt, djali e reja m´i kane ble tjerat. u kane djeg sendet me gjithe shpi, m´i kane ble djali e reja tjerat. Kam punu me vek e me dore e me gjithcka. Vallahi hala tash punoj kapak se s´muj rri.„.

Sepata nga guri i zi-Eksponat mijeravjecar  

Ne cdo hap brenda ketij oborri, nje hap prapa ne kohe. Cdo ekspsonat, nje rrefim ne vete per menyren e jetes se gjysherve, duke mbjell ne secilin nje ndjenje te vecante.  Dhe te gjitha bashke, deshmi e dashurise se Miftar Januzajt nga Isniqi ndaj tradicionales dhe perkushtimit 20 vjecar per grumbullimin e antikiteteve t ndryshme ne menyre vullnetare.

„Une kte e kam pasion mbledhjen e eksponateve antike me te cilen merrem qe 20 vjet. Ketu gershetohen kultura te popujve te ndryshem te botes se ka eksponate prej Italise, Arabise, Iranit“, Ekpsonati me i vjeter,  qetash ekspertet qe e konstatuan eshte 5-6000 vjecar. Ky eshte  sepata nga guri i zi,qe para 20 vitesh  ka gjet vajza ime Shqiponja ne Bistricen e Decanit dhe ajo me ka inspiruar qe te merem me grumbullimin e tyre,“ thote z. Januzaj, ndersa radhitja e eksponateve tregon se sa iu ka kushtuar atyre kohe kujdes e dashuri.

Miftar Januzaj prezantoneksponatin mijwvjecar

„Nuk ka qene e lehte me nje page 200 eurosh, me kater student t´i blesh eksponatet. Por, bahkepunimi me qytetaret me ka ndihmuar shume, meqe m´i kane dhuru shumicen nga shume fshatra si,nga: Lluka, Belegu ,Lloqani etj. Dhe po mos t´ishin ato nuk kisha mujt me e arrit kete sepse ata i kane ruajt ne menyre fanatike, duke pas parasysh se gjate lfutes i kane djeg dhe shumicen i kam gjet  neper germadha ne menyre  vullnetare. Prandaj, apeloj tek institucoonet komunale dhe ato qendrore per nje objekt qe ta bej ruajtjen dhe konservimin e eksponateve, te cilat pa objekt adekuat do te shkaterrohen. Dhe besoj vertet se do ta gjej perkrahjen. Sepse, jo vetem Decani por edhe Kosova do te mburren. Sepse, turistet e huaj nuk duan rruge te asfaltuara e pallat, por origjinalen. Ate cka ti ke qene dhe me cka prezantohesh „,shton z.Januzaj .

Nje cast  jete e paraardhesve  

Nje hapesire me qilim, postarki e tangar me prush dhe burrat ne tirq rreth e rrotull tij jane pasqyre e denje e odave tradicionale. Zeri i malsorit Rrahman Lajci, sjell emocionin e ndejave te lashta edhe ne troje te tjera mbarekombtare. Ndersa, vajza e nuse ne veshje kombtare sherbejne dreken tradicionale me buke misernike e qumesht ne korita, luge druri e sini, perderisa ne hyrje te oborrit te tjerat vallzojne me tingujt e defit: nje karakteristike tjeter  kjo e dasmave tradicionale.

Oda e improvizuar ne muzeun Ento Kastrioti
Kryetari Selmanaj dhe deputetja Safete Hadergjonaj ne hapjen e muzeut
Kryetari Selmanaj dhe deputetja Safte Hadergjonaj ne inaugurimin e muzeut

Eksponatet e prezantuara sot para publikut jane t larmishme, qe nga koha e Neolitit e deri te armatimi i perdorur per clirimin e Kosoves me 98-99. Perderisa artefaktet nga druri e guri te latuara nga mjeshtrit apo nga vet natyra, jane eksponate qe kerkojne trajtim te eksperteve, thote per Radio-Kosoven historiani Avdyl Hoxha, drejtor i Institutit Rajonal per Ruajtjen dhe Mbrotjen e Monumenteve Kulturore ne Peje.

„Kjo ekspozite familajre dhe personale eshte nje iniciativee shume e qelluar e cila ndikon ne vetdijesimin e tere banoreve te Decnait. Ka periudha te ndryshme historike, te cilat mbledhesi I tyre nuk ka mundur t´I kualifikoje meqe eshte dashamir por nuk eshte ekspert I fushes. Prandaj pritet nje dore e ekpertit, ndersa per ekte duhet perkudjesur insititucionet lokale dhe qendrore qe t´i krijojne kushte te pershtashme qe kjo begati e  madhe te sistemohet ne nje vend dhe te ekspozohet. Mirepo qendrueshmeria e saj, mirembajajta duhet te organizoht edhe ne ndonje projekt tjeter, si p.sh.,ushqimi tradiconal, vizita e monumenteve,etj.  Rendesi ka qe populli shqiptar e vecnaerisht ne komunen e Decanit, eshte ngrit vetedia qe ato artefakte qe jane neper familje te ndryshme te grumbullohen, t´i dorezohen ketij personi apo dikujt tjeter per me mujt me arrit nje sukses me te madh“.

Komuna premton mbeshtetjen e vet

Kryetari i komunes Rasim  Selmanaj vlereson lart iniciativen e qytetarit Miftar Januzaj, duke premtuar mbeshtetje financiare qofte nga komuna  qofte ne kerkim te  fondeve ne ministrine perkatese.

 „Une falenderoj Miftar Januzaj i cili ka qene i perkushtuar qe realisht edhe me u mbeldh dhe me i rujt keto aspekte te kultures sone. Ne duhet te vendosim per evndin ku do te ruheshin keto vlera, ekspertet me i sistemu se cilave periudha iu takojne e mandej dhe Ministria e Kultures por edhe komuna dhe shteti jane te obliguar te kujdesen per to”, tha kryetari Selmanaj, duke premtuar mbeshtetjen e komunes.

“Po, do ta ndihmojme edhe ne aspektin e mjeteve financiare si komune por dhe per te marr fonde ne Ministrine e Kultures dhe personat kompetent te Ministrise se Kultures qe kur te vine ata me e pa  cfare vlerash jane te ruajtura ketu dhe bashkarisht t´ia japim mundesine qe te punojme dicka konkretisht“.

Preferohet zgjidhje e qendrueshme 

Perderisa, zevendesdrejtori i Muzeut te Kosoves, Skender Boshtrakaj ne vend te te priturave te medha nga institucionet, do t´i sugjeronte kesaj familjeje nje zgjidhje me te qendrueshme:

„Ne rend te par duhet cmuar entuziazmi i Miftar Jonuzajt per mbeldhejne e  eksponateve te ndryshme,artefakteve etj me mundesite e tij dhe I ka prezantu. Gjithsesi, ky koleksion  do nje ekspertize, nje trajtim te profesionisteve edhe ne kuptimin  e dhenjes poashtu te nje keshille se si duhen prezantuar ato pas seleksionimit.kjo nuk eshte dicka e re qe ka ndoh ne bote. Por, poenta eshte qe iniciativa mbesin mjaft te izoluara edhe pas inaugurimit mbesin te vetmuara. Une nuk kisha dashte qe ky entuziazm me perfundu me kete inaugurim, pa pretneduar qe ky eshte nje muze I mirefillte.  Por, megjithate eshte nje shpi me nje oborr qe ka shume eksponate dhe ketij njeriu dhe ketij vendi i duhet nje ndihme”, thote zv/drejtori Boshtrakaj, per te shtuar se:

Inaugurimin i muzeut ,,Etno Kastrioti’’ 

“Ajo qe m´duket shume e rendesishme eshte qe  kete  projekt te mund ta lidhim me nje koncept tjeter gjysme biznesor apo  biznes te plote te nje minirestorani me ushqim tradicional. D.m.th. kjo kish pas me funksionu dhe me pas qendrueshmeri. Por, nuk pres qe tash  instituconet te shprehin interesim te qesin buxhet dhe kjo e pritur nuk duhet me u ushqy,sepse as nuk ekzistojne mjete ne ate mase dhe kjo nuk duhet te jete qasja. Por me e lidh ne njefare menyre me biznesin dhe promovimin e  tradites, por assei me pretendu me u lidh ne qafe te shtetit, sepse nuk mund te  jete e qendrueshme“.

Muzeu ,,Etno Kastrioti’’, ne Isniq te Decanit qe nga e shtuna eshte i hapur per vizitoret,te cilet nepermjet 400 eksponateve do te mund te rrugetojne neper periudha te ndryshme te historise.

Leave A Comment

Your email address will not be published.