Riatdhesim I personave te deklaruar si shtetas kosovar

21 ne ntor 2012, Dojce Vele, Vetëm brenda 12 muajsh autoritetet kosovare kanë konfirmuar numrin prej mbi 1000 kërkesash nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për verifikimin e prejardhjes së azilkekërkuesve në shtetin e tyre, shumica prej të cilëve tashmë e kanë statusin e rregulluar. Si pasojë e deklarimeve të rrejshme si shtetas të Kosovës, qindra prej tyre po riatdhesohen në vendet e origjinës.


Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, vazhdimisht  pranon kërkesa të ndryshme për verifikimin e të dhënave të personave të cilet duan të realizojnë të drejtat e tyre pranë ambasadave të akredituara në Republikën e Kosovës. Në këtë kuader vinë edhe kërkesa të shteteve të ndryshme për verifikimin e identitetit të dyshimtë të personave të deklaruar si shtetas të Kosovës.
 „Kemi edhe kërkesa të atilla ku shtetet dyshojnë për identitetin e disa persomave të cilët janë deklaruar si qytetarë të Kosovës. Ne pranojmë kërkesa të tilla për verifikim në baza ditore nga ambasadat e akredituara në Kosovë dhe nga gushti kanë ardhë rreth 1000 kërkesa për verifikim“, thotë Blerim Camaj, kryeshef i Agjencionit për Regjistrim Civil në MPB, sipas të cilit kërkesat kryesisht vinë nga shtetet e zhvilluara.  

Të deklaruarit rrejshëm riatdhesohen në vendet  origjinës 

Kërkesa të tilla për verifikim vine edhe nga Gjermania, rezultati I të cilave jo rrallë I nxjerr si persona të deklaruar rrejshëm si shtetas të Kosovës.

“Mirëpo, edhepse nuk kemi të dhena te sakta rreth numrit të kërkesave për vërtetim të identitetit për shtetasit e Kosovës apo nga persona të deklaruar si kosovarë, një indikacion mund të jetë se afro 10 per qind e kërkesave të parashtruara në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kosovës, rezultojnë se nuk janë shtetas të Kosovës. Në momentin kur konstatohet vendi i vertetë i prejardhjes dhe nëse janë të dhëna edhe parakushtet, këta persona riatdhesohen në vendet e origjinës”, thonë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Është detyrë e Agjencionit për Regjistrim Civil të bëjë verifikimin e  të dhënave personale të kërkesave nga ambasadat e akredituara në Kosovë. 

Sa jane te besueshme te dhenat e leshuara nga autoritetet nw Kosovw?

Mirëpo, sa janë të besueshme të dhënat e lëshuara nga autoritetet kosovare duke pasur parasysh djegjen e  dokumentacionit nga lufta si dhe mbajtjen peng të librave amzë për vite të tëra nga Serbia?

„Edhepse shumica e librave të gjëndjes civile janë marrë nga autoritetet serbe, ato janë përtërirë në të gjitha komunat. Edhe legjislacioni primar dhe sekondar është i aprovuar dhe në fuqi në tërë vendin, ndërsa regjistrat e mbajtur peng nga Serbia jane duke u skanuar dhe duke u kthyer si kopje të qertifkuara në Kosovë. Kjo bëhet me ndërmjetësimin e BE-së, EULEX-it me te cilet eshte edhe komisioni I Agjencionit te Regjistrimit Civil të cilët po mbikëqyrin skanimin e të gjithë librave të cilet janë të grumbulluara në Nish”,  përgjigjet z.Camaj,  sipas të cilit gjatë regjistrimit të të dhënave kanë rezultuar të dhëna të rrejshme edhe nga personat fizik përbrënda Kosovës.

„Po ka pas edhe raste të tilla, sidomos në kohën e administratës së UNMIK-ut qytetarët kanë mund të vinë dhe të japin të dhëna të rrejshme. Mirëpo, ato janë verifikuar, filtruar, është bërë skanimi I librave, digjitalizimi I tyre dhe tani regjistri qendror i Kosovës është shumë I sigurt meqë cdo e dhënë e rrejshme nuk ka mund të futet në këtë regjisstër”, thotë z.Camaj, sipas të cilit, shumica e kërkesave për verifikim nga ambasadat në Kosovë janë të azilkërkuesve të cilët gjatë viteve 1998-99 duke u deklaruar rrejshëm si qytetarë të Kosovës kanë arritur të sigurojnë lejeqendrim në vende të ndryshme. Si rrjedhojë, mijëra persona nga shtetet e rajonit po riatdhesohen në vendet e origjinës duke humbur lejeqëndrimin nëpër shtetet përkatëse.

Leave A Comment

Your email address will not be published.