Miftar Zeqa-pararoje e Bjeshkeve te Isniqit

Bjeshket e Isniqit(kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit)

20 tetor 2012, Radio Kosova, Miftar Zeqa, nga fshati Isniq i komunes se Decanit,icili nen petkun e bariut gjithe jeten ia kushtoi kombit e atdheut njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit nga sulmet e  serbo-malazeze.  Nje epoke pas vdekjes, vepra e tij kujtohet nga bashkekohesit dhe pasardhesit e tij.

Miftar Zeqa u lind në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, nga prindërit Zeqë Rexha dhe Nife Ramosaj nga fshati Carrabreg. Djemte e familjes Regjahmetaj ishin gjithmone ne sherbim te kombit dhe te atdheut . Odat isniqase sherbyen si log kuvendesh ku merrnin pjesë elita e lëvizjes kombëtare shqiptare, si: Ali Pashë Gucia, Bajram Curri, Isa Boletini, Mulla Jaha, Mulla Agani, Sylejman Hasan Agë Botusha. Por, frymëzimin patriotik Miftar Zeqa e mori nga heroizmi i gjyshit të tij Rexhë Ahmetit e sidomos nga vëllai i vogël, Hasani-mik shtëpie dhe shok lufte e ideali me Hysen Agë Botushën. Vëllai i madh Zenuni u vra në Peshter, vëllai i dytë Hima u vra në pranverën e vitin 1923 në fshatin Dubuçakë nga kolonët malazez, ndersa motra Faza, e martuar në fshatin Strellc të Poshtëm në kullën e Feriz Haxhive së bashku me te bijen dhe 20 anëtarë të kësaj familjeje u bënë shkrumb e hi nga ekspedita famëkeqe e Savë Batares. Miftar zeqa që nga vrasja e vëllait në Peshter, jo rastësisht vendosi që të bëhej bari me qëllim që gjatë tërë kohës te qëndrojë digë përballë hordhive çetnike malazeze në Roshkodol, bjeshkë kjo e fshatit Isniqit në kufi me Malin e Zi. Muhamet Mehmetaj nga Isniqi, edhepse ka kaluar te 70-at kujton kohen e kaluar me Miftar Zeqen neper bjeshket e Isniqit.
Miftar Zeqa(1863-1960)

„Une, Miftar Zeqen e njoh mire. Une i kam rujt dhente prej se m´ka ba nana e me Miftar  Zeqen kam nejt shume mot,se ai kurre s´i ka pas ner 2-300 dhen. „Shtrunga e Miftar Zeqes“-thone. „Torishta e Miftar Zeqess“,  „Gardhi i Miftar Zeqes“ n´Bjeshke t´Isniqit, si e ka pas ba megjen me Rugove. „Krisi pushka- ushtoi bjeshka/, t´madhe briti Miftar Zeqa…“. Kjo asht kanga e Miftar Zeqes“. 

Kreshniku i Bjeshkeve te Isniqit

Miftar Zeqa ishte shtatlartë dhe shpatullgjerë. Në pamje të jashtme i përngjante një malësori kreshnik i cili u rrit me ajrin dhe ujin e pastër të viseve më të bukura të Alpeve Shqiptare: në Bjeshkët e Isniqit. Te tille e kujton edhe z. Mehmetaj:

„Miftar Zeqen e kujtoj si mashkull  t´mire si o kon  zor me ia gjet qiftin. E  dyta, trim i madh si Uka i Bjeshekve te Nemura. Vallahi, te Guri i Shterpit t´Plaves e n´Boletin t´Mitrovices o kone zor me ia gjet.  Arushe o kone per Bjeshke t´Isniqit. Mashkull i forte, bet e trim. Ai ka luftu me serb e me malazez pa da hic. Bjeshket e Isniqit i ka rujt prej komite se na msyshin me na ra e me na i marr gjone e me na plaqkit. Miftar zeqa o kone roja e Bjeshkeve t´Isniqit. N´front, n´Qafe t ´Diellit kur asht vra Cane Tishuku e Bajrush Doda i Drancoit, Miftar Zeqa i ka nxjer si langoi e i ka qit n´breg. Miftar Zeqe asht zor me le mo!“

I biri Shaban Rexhahmetaj ruan ne kujtime betejat e Miftar Zeqes, sa nga rrefimet e te atit sa nga ato te  bashkekohesve te tij.

Une si bir i plakut Miftar Zeqa, krenohem me veprimtarine e tij dhe jeten te cilen im ate ia kushtoi kauzes kombtare. M´kujtohet qarte rrefimi I tij kur nga Novica Popoviqi, atebote kryetar I Plave-Gucise  dhe deputet I Malit te Zi, kur  me nje bataljon sulmon Bjeshket e Isniqit per t´i plaqkit dhe djeg cka gjendet mbi siperfaqen e tokes, me qellim qe t´i afrohet sa ma teper Rrrafshit te Dukagjinit dhe te shkretoje ato vise e t´i beje te pabanueshme… Por, kam degjuar edhe prej te tjereve se me kete rast u nda jashtezakonisht i zhgenjyer sepse u mund nga Miftar Zeqa dhe shoket e tij, edhepse  tre prej tyre rane dhe  pese te tjere u plaguan“.

Varret ne Bjeshket e Isniqit-deshmi e masakrave ndaj civileve shqiptar

Muhamet Mehmetaj
Por, sipas z.Rexhahmetaj, kjo beteje e fituar do t´u kushtonte shume isniqasve,  meqense ne shenje hakmarrjeje hordhitë serbo-malazeze në krye me Novica Popoviqit, Millovanin e vogël, Millosh Popin përgatitën një ekspeditë në të cilën u inkuadruan forca të mëdha të xhandarmërisë serbo-malazeze të fshtrave Bellopojë dhe Gorazhdec të komunës së Pejës të cilat nën udhëheqjen e Vuksan Gojkoviqit në fund të muajit mars të vitit 1921 sulmuan fshatin Isniq me ç’rast vranë dogjën dhe masakruan 15 burra, gra e fëmijë, dogjën shtëpi dhe plaçkitën çka u erdhi për dore. Duke pasur dy dështime në sulmin në Bjeshkët e Isniqit në sulmin e tretw ata bëhen edhe më këmbëngulës që skenarin e tyre ta realizojnë me përpikëri, thote z.Rexhahmetaj.

„Ne diten e kobshme, kur ne Bjeshket e Isniqit u be masakra e papare e 48 barinjve, plaqkitja e tere bagetise dhe djegja e tebanave, babai ishte ne Bjeshket e Tropojes, ne percjellje te grupeve kaqake te Peshterit ne krye me patriotin Isuf Mehoniqin. Atje duhej te takoheshin me plakun e maleve Bajram Currin, per te koordinuar aksionet kunder regjimit te eger serbo-sllav. Ketu, barinjtë e Bjeshkëve te Isniqit ishin pre e nje tradhtie te serbve te  cilët u deklaruan se kanë ardhur për regjistrimin e bagëtisë dhe gjatë bisedimeve tradhtisht u paaftësohen pushkët për përdorim. Me 23 korrik çetat serbe të përforcuara me komitët tjerë zënë pritat dhe presin çastin e sulmit, deria barinjtë detyrimisht grumbullojnë bagëtitë në Bjeshkët e Milishevcit dhe Pleçes, ku  serbët shtinë mbi barinjtë me të gjitha armët që kishin. Si pasojë e këtij sulmi në Bjeshkën e Milishevcit  u vrane barbarisht tridhjetë e tre blegtor isniqas dhe pesë nga fshatrat tjera të Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa në Pleçe vriten nëntë barinj moshash të ndryshme.Dhe, megjithese ka pas shume ngjarje, baba thoshte se: ” Kur pashe barinjte e moshave te ndryshme te masakruar, bagetine e plaqkitur si dhe bjeshket e djegura dhe te shkretuara, ajo  ka qene dita me e veshtire ne jeten time!“

Sot, ne Bjeshken e Milishevcit gjendet pllaka perkujtimore e ketyre martireve, te cilet u vrane ne mbrojtje te prones dhe pragut te tyre.

6 dekada ne sherbim te atdheut nen petkun e bariut

Shaban dhe Faze Rexhahmetaj
Miftar Zeqa ky atdhetar i shquar  icili nen petkun e bariut kaloi 6-te dekada ne sherbim te kombit dhe te atdheut , njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit perballe sulmet te kohepaskohshme serbo-malazeze. Ai njihte harten e ketyre aneve pellembe per pellembe dhe vijen kufitare kosove mal i zi. Ate pak para vdekjes ua beri me die edhe pasardhesve te tij, kujton Muhamet Mehmetaj i cili ishte prezent ne udhetimin e fundit te Miftar Zeqes drejt ketyre bjehkeve ne mbrojtje te te cilave kaloi gjithe jeten. 

„Heren e fundit te Miftar Zeqa jemi shku me ba Bajram. Na i ka qit postajat e shoqja e tij e jemi ul perreth tij. Na tha:“Une jam lodh e jam plak. Po, kam pas qejf me ua pas kallzu kah e kemi kufirin me Mal t ´Zi!“ E kemi  hyp ne nje kale te Sadik Abazit e e kemi cu me na kallzu kah e kane megjen Bjeshket e  Isniqit. Prej majes se Shpatit t´Madh kemi shku per Qafe te Zavojit e trup e perpjete e jemi dal te Qafa e Jelenkit e kah Pusi i Plaves e jemi dal kah Leqinati prej Rugove matane e jemi ra n´  t´Lumbardhit. Miftar Zeqa na i ka kallxu ato megja“.

Emri i Miftar Zeqes ne pllaken perkujtimore „Trimat e Lirise“  

Ne muajin gusht, me iniciativen e nje grupi veprimtaresh nga Skenderaj, me nje akademi u perkujtua veprimtaret e qeshtjes kombtare nga trojet etnike, me ne krye Hasan Prishtinen, Marije Shllakun dhe 70 veprimtare te devotshem. Ne radhen e emrave te radhitur ne pllaken perkujtimore “Trimat e Lirise” jane kalitur edhe 4 personalitete nga komuna e Decanit, nder te cilet edhe Miftar Zeqa, nga Isniqi. Kjo gezon pa mase Muhamet Mehmetajn i cili preku nga afer trimerite  Miftar Zeqes.

Emri i Miftar Zeqes ne pllaken”Trimat e Lirise”
„Vallahi, me pas kone per baben tem nuk isha kone ma i knaqun…Edhe,kisha dhone shume me ia vu emrin n´ate pllake, se Miftar Zeqa e ka pas meritu! Si sot m´kujtohet kur  shkojhim me me dal n´balle me serb e malazez, se megjen e kem pas me Roshkodol, ai ka pa qejf me i rujt djemte e ri e na thojke:“Rrini prapa ju, rrini pas kerrshi,palonu matane!“E vet dilke perballe tyne. Nuk u trembke ai si ka plumb a pushke-a, hic! Vec iu dilke perballe, thojshe ti i ka 7 zemra! Balle per balle me shka pa nda hic. Edhe populli i tyre ka pas marr tute si kur iu dilke perpara u lemerisshin me rob e me thmi. O kone trim o kone fugamë,Miftar Zeqa. Furtune!“
Miftar zeqa nga kater martesa i pati nëntë fëmijë, prejt e cileve mbijetuan vetem dy: Shabani tashmë 78-vjeçar dhe Faza,73 vjeçare. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.