Date Archives November 2012

Riatdhesim I personave te deklaruar si shtetas kosovar

21 ne ntor 2012, Dojce Vele, Vetëm brenda 12 muajsh autoritetet kosovare kanë konfirmuar numrin prej mbi 1000 kërkesash nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për verifikimin e prejardhjes së azilkekërkuesve në shtetin e tyre, shumica prej të cilëve tashmë e kanë statusin e rregulluar. Si pasojë e deklarimeve të rrejshme si shtetas të Kosovës, qindra prej tyre po riatdhesohen në vendet e origjinës.


Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, vazhdimisht  pranon kërkesa të ndryshme për verifikimin e të dhënave të personave të cilet duan të realizojnë të drejtat e tyre pranë ambasadave të akredituara në Republikën e Kosovës. Në këtë kuader vinë edhe kërkesa të shteteve të ndryshme për verifikimin e identitetit të dyshimtë të personave të deklaruar si shtetas të Kosovës.
 „Kemi edhe kërkesa të atilla ku shtetet dyshojnë për identitetin e disa persomave të cilët janë deklaruar si qytetarë të Kosovës. Ne pranojmë kërkesa të tilla për verifikim në baza ditore nga ambasadat e akredituara në Kosovë dhe nga gushti kanë ardhë rreth 1000 kërkesa për verifikim“, thotë Blerim Camaj, kryeshef i Agjencionit për Regjistrim Civil në MPB, sipas të cilit kërkesat kryesisht vinë nga shtetet e zhvilluara.  

Të deklaruarit rrejshëm riatdhesohen në vendet  origjinës 

Kërkesa të tilla për verifikim vine edhe nga Gjermania, rezultati I të cilave jo rrallë I nxjerr si persona të deklaruar rrejshëm si shtetas të Kosovës.

“Mirëpo, edhepse nuk kemi të dhena te sakta rreth numrit të kërkesave për vërtetim të identitetit për shtetasit e Kosovës apo nga persona të deklaruar si kosovarë, një indikacion mund të jetë se afro 10 per qind e kërkesave të parashtruara në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kosovës, rezultojnë se nuk janë shtetas të Kosovës. Në momentin kur konstatohet vendi i vertetë i prejardhjes dhe nëse janë të dhëna edhe parakushtet, këta persona riatdhesohen në vendet e origjinës”, thonë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Është detyrë e Agjencionit për Regjistrim Civil të bëjë verifikimin e  të dhënave personale të kërkesave nga ambasadat e akredituara në Kosovë. 

Sa jane te besueshme te dhenat e leshuara nga autoritetet nw Kosovw?

Mirëpo, sa janë të besueshme të dhënat e lëshuara nga autoritetet kosovare duke pasur parasysh djegjen e  dokumentacionit nga lufta si dhe mbajtjen peng të librave amzë për vite të tëra nga Serbia?

„Edhepse shumica e librave të gjëndjes civile janë marrë nga autoritetet serbe, ato janë përtërirë në të gjitha komunat. Edhe legjislacioni primar dhe sekondar është i aprovuar dhe në fuqi në tërë vendin, ndërsa regjistrat e mbajtur peng nga Serbia jane duke u skanuar dhe duke u kthyer si kopje të qertifkuara në Kosovë. Kjo bëhet me ndërmjetësimin e BE-së, EULEX-it me te cilet eshte edhe komisioni I Agjencionit te Regjistrimit Civil të cilët po mbikëqyrin skanimin e të gjithë librave të cilet janë të grumbulluara në Nish”,  përgjigjet z.Camaj,  sipas të cilit gjatë regjistrimit të të dhënave kanë rezultuar të dhëna të rrejshme edhe nga personat fizik përbrënda Kosovës.

„Po ka pas edhe raste të tilla, sidomos në kohën e administratës së UNMIK-ut qytetarët kanë mund të vinë dhe të japin të dhëna të rrejshme. Mirëpo, ato janë verifikuar, filtruar, është bërë skanimi I librave, digjitalizimi I tyre dhe tani regjistri qendror i Kosovës është shumë I sigurt meqë cdo e dhënë e rrejshme nuk ka mund të futet në këtë regjisstër”, thotë z.Camaj, sipas të cilit, shumica e kërkesave për verifikim nga ambasadat në Kosovë janë të azilkërkuesve të cilët gjatë viteve 1998-99 duke u deklaruar rrejshëm si qytetarë të Kosovës kanë arritur të sigurojnë lejeqendrim në vende të ndryshme. Si rrjedhojë, mijëra persona nga shtetet e rajonit po riatdhesohen në vendet e origjinës duke humbur lejeqëndrimin nëpër shtetet përkatëse.

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Katharina Ertle, DAAD ne Prishtine

Florina Haziri,ish-bursiste e DAAD-se
13 nentor 2012, Dojce Vele, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD) për të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, çdo vit ofron bursa të ndryshme për studim të mëtejmë në universitetet gjermane, me qellim te mbledhjes se përvojave të reja dhe krijimit te rrjeteve nëpërmjet të cilave do të krijohej lidhje ndermjet popujve dhe shteteve.Vetem vitin e kaluar, zyra e DAAD-së nëpërmes bursave të ndryshme ka mbështetur 96 bursiste nga Kosova, për  studim, ligjërim apo hulumtime në Gjermani.

Florina Haziri nga Prishtina jetoi në Gjermani prej moshës 10-të deri në 18-të vjec.Prandaj e ndjen Gjermanine aq afare sa t´perpiqet vazhdimisht për t´i qënë pranë,fillimisht me studimin në nivelin e parë në gjermanistikë në në Universitetin e Prishtinës dhe mepastaj,aplikimi tek Zyra Ndërlidhëse e DAAD(Sherbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik), për bursë studimore në ndonjë universitet gjerman. Me 2007të  ëndërra e saj u bë realitet dhe ajo dy vjet e gjysmë bëri  master në Universitetin e  Würzburgut.  „Pata ndjenjën se isha për herë të parë në Gjermani se tashmë isha e diplomuar për dallim nga herë e parë,që isha si fëmijë. Ndërsa, me e vecanta në universitetet gjermane për mua ishtë laramania e lëndëve dhe lëndët e shumta zgjedhore, me anë të të cilave kemi pas mundësi të thellohemi më shumë në fushat që na interesonin. Këtë mundësi nuk e kishim në Prishtinë”,thotë Florina.
Alban Kajtazi,ish bursiste i DAAD-se

Alban Kajtazi, 33 vjec, pas studimeve në Universitetin e Prishtinës, më një burse të DAAD-së udhëtoi për në Universitetin e Marburgut për punimin e diplomës në semestrin dimëror 2006/2007. Ndërsa me 2010, bursa studimore nga DAAD ia mundesoi masterin per Integrime Evropiane në Universitetin e Kemnicit(Kemnitz), ku mori përtej të priturës. „ Faktikisht,universitetet gjermane ofrojnë gjithcka dhe unë mora më shumë se prita. Ndërsa, përshtypja më e madhe  për mua ishtë marrëdhënjet student-profesor , gjithmone i hapur e i gatshëm për ndihmë e konsultime, i cili nuk krahasohet me atë në Kosovë ku profesori konsiderohet si i paprekshëm”, thotë Albani.

Vitin e kaluar nga DAAD  96 bursistë nga Kosova

DAAD(Sherbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik)që nga viti 1990 është i perfaqësuar në Kosovë me një lektorat në Universitetin e Prishtinës. Ndersa, parësore janë këshillimet ditore për bursat interesante që ofron, thotë për Dojce Vele-n Katharina Ertle, lektore në Zyrën Ndërlidhëse  të DAAD-së, dega  e gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë.

 „Mundësia e parë që ofrohet është Programi i Bursave për Master ku DAAD financon studim dyvjecar për studentët  që kanë kryer nivelin e parë. Programi i dytë janë bursat hulumtuese për studentët e diplomuar dhe shkënctarët e rin,j të cilet pas hulumtimit disamujor  në Gjermani vazhdojnë punën akademike në vendin e tyre apo n´raste të vëcanta, në Gjermani. Dhe e treta, janë bursat për kurse verore të gjuhës në Gjermani për student dhë të diplomuar, për cfarë nuk ka shumë interesim meqë pjesa dërmuese e studentëve nga Kosova janë të shtyrë të punojnë gjatë verës”,shpjegon zonja Ertle,sipas së cilës vetëm në vitin 2011 DAAD ka mbështetur  110 bursistë nga shtetet e rajonit, 96 prjt e cilëve nga Kosova ndërsa për programin e bursave 2013/2014 janë edhe 50 aplikues.

Studentë e shkencëtar edhe nga Gjermania në Kosovë

Katharina Ertle,lektore e DAAD,ne Prishtine
Por, e vecanta në rajon është programi i DAAD/OPI(Open Society Institute)i cili ofron bursa  për master ose doktoraturë në resurse njerëzorë, shkenca sociale dhe në ato shoqërore,shton z.Ertle: „Programi per Diploma Master ose Doktoraturë për student dhe shkenctar nga Kaukazi, Azia Qendrore, Moldau, Ukraina dhe Evropa Juglindore ka për qëllim ndërtimin e rrjeteve ndërmjet studentëve me qëllim të rikthimit të tyre në rajon dhe përafrimit të këtyre vendeve ndërmjet vete. Dhe unë mburrem me faktin se tashmë kemi 10 bursa për Kosovë, ndërsa shpreoj për më shumë”.

Në vitin e kaluar qendruan në Kosovë 14 studentë, shkenctarë dhe mësimdhënës të shkollave të larta nga Gjermania. „Gjithsesi,kjo është e rëndësishme dhe interesante sepse profesorët e shkollave të larta dhe fakulteteve të Universitetit të Prishtinës janë  pjesë e rrjetit të Paktit të Stabilitetit dhe përmes  mjeteve të projektit „Rindërtimi akademik i Evropës Juglindore“ financohen mbi 60 perqind e këtyre nevojave. Ky projekt ka për qëllim rindërtimin e urav të rrënuara gjatë luftës dhe të solidaritetit në rajon, nëpërmjet profesorëve dhe shkenctarëve nga Gjermania.  Më duhet ta pranoj se kam takuar njerëz në Prishtinë angazhimi i të cilëve me ka prekur“,pohon Ertle.

Bashkëpunimi i UP-së me universitetet gjermanofolëse është traditë

Hana Kursani nga Zyra për Marrëdhwnje me Jashtë në Universitetin e Prishtinës thotë se të rinjtë nga Kosova janë tejet të interesuar për studime në universitetet gjermanofolese.

„Kjo, për shkak se e kemi traditë të bashkëpunojmë në fushën e arsimit të lartë.  
Andaj, kur studentët vinë në zyrën tonë për mundësi studimi në universitete gjermane ne i drejtojmë tek Zyra  DAAD-së. Me 2012, UP ka nënshkruar me DAAD-në një projekt bashkëpunimi me Universitetin e Lajpcikut(Leipzig), i cili synon shkëmbimin në nivel të masterit, doktoraturës dhe të kërkimeve shkencore”, shpjegon Kursani.

Hana Kursani, nga Zyra per
Marredheni me jashte ne UP
Por, për shkaqe të ndryshme, shumica e studentëve s´mund t´i  shfrytëzojnë këto mundësi. Prandaj, Florina dhe Albani, ish bursistë të DAAD-së sugjerojnë hulumtim dhe kurajo më të madhe për t´i shfrytëzuar këto shanse për jetë.

“Duhet më shumë publicitet nga Zyra e DAAD-së këtu si dhe hulumtim nga vet studentët, meqë pjesa dermuese mendon se ato bursa janë vetëm për studentët e gjuhës gjermane. Prandaj, iu kisha thënë mos të hezitojnë dhe t´i shfrytëzojnë mundësitë që ofron shteti gjerman”, porosit Albani. Ndërsa Hana shton:  „Aplikoni! Mos i leni konkurset të mbyllen pa aplikantë cfarë ndodh shpeshherë”.

Sherbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik(DAAD) per vitin 2013/2014 ofron bursa për: Kurse Verore në Gjermani për Student të Huaj dhe të diplomuar; Bursa Studimi për të Diplomuarit në të gjitha Diciplinat; Bursa DAAD/OSI për Master dhe Doktorature;Bursa për Studentë të Diplomuar dhe Shkenctarë të Rinj si dhe Qëndrim disamujor në Gjermani për punë hulumtuese për profesorë dhe shkenctarë.

Lagja e Mazrekajve thesar i trashegimise shekullore

Rikthim ne vlerat trashegimore
Jete ne lashtesi edhe ne shek.21  

8 nentor 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Në Dranoc të Decanit eshte bere inaugurimi i rruges në Lagjen e Mazrekajve, me  c´rast ishte prezente edhe ambasadorja  amerikane, Tracey Jacobson. Realizimi i projektit u mundesua nga USAID-i ne vlere prej 43 mije dollaresh, me 9600 prej te cilave participoi komuna e Decanit.

Kulla qindvjecare qe joshin me origjinalitetin shekullor eshte kompleksi me te cilin shquhet fshati i Dranocit, ndersa rruga e zgjeruar dhe shtruar me gure te ngreh i me dore brenda ketij imazhi karakteristik te cilin mund ta gjesh vetem ne kete cep te komunes se Decanit. Kjo eshte arsye per feste per komunitetin e ketushem, i cili si mirenjohje ndaj popullit amerikan organizoi mikpritje madheshtore per ambasadoren Tracy Jacobson, me flamuj, kenge e valle. Ndersa, pershendetja e ambasadores amerikane ne gjuhen shqipe,respekt ndaj popullates autoktone.
Ambasadorja Tracy ne Dranoc u prit n´menyre madheshtore

 “Une kam degjuar qe Dranoci eshte fshat shume i bukur. Prandaj, une jam e lumtur te jem ne nje vend i cili mund te mbrojw te gjitha traditat dhe trashegimine kulturore dhe njekohesisht, gjen menyre e komunikimit dhe te bashkepunimit me te gjithe qytetaret”.

Ne Dranoc zhvillohet turizmi rural  

Shpresojme qe ky projekt te ndihmojw ne ndertimin dhe rritjen e potencialit turistik te qytetit dhe ne rritjen e turizmit poashtu, cfarw do te ndikoje menjehwre dhe ne rritjen ekonomike meqe vizitoreve iu duhen restorane dhe bujtina, shtoi ambasadorja Jakobson:

“Pervec ndihmes fizike sic po e shihni, ne jemi duke punuar me komunen qe t´i kuptojme nevojat e tyre dhe c´herbime mund t´iu ofrojnw per qytetarwt. Unw dua ta pergezoj kte komune meqenese eshte prej te paktave qe e ka Grupin e Grave Asambleiste dhe une besoj se me fuqizimun e grave do t´kemi  rezultate fantastike”.

Mirenjohje per popullin amerikan

Komuniteti tejet i lumtur per punimin e rruges ne kalldrem
Kryetari  i komunes Rasim Selmanaj pergezoi ambasadoren amerikane per rizgjedhjen e presidentit Barack Obama si dhe shprehu  mirenjohjen  e thelle per ndihmen e vazhdueshme te qeverise  dhe popullit amerikan.

“Sot perurojme nje projekt kapital per komunen e Decanit, i cili eshte fryt i partneritetit, angazhimit dhe konitrbutit et perbashket me USAID-in, perkatsisht, programin DEM-i me te cilin kemi arrit suksese te shumta ne disa kemi pergjate ketyre viteve. Ndersa, e madhe eshte mirenjohja ndaj shtetit dhe popullit amerikan dhe jam i bindur se kjo miqsi do te vazhdojw”.

Ndertimi i rruges-shtytje per zhvillimin e turizmit

Ndjenje e vecante ne kompleksin e Lagjes Mazrekaj
Projekti i rruges me kubeza ne Lagjen e Mazrekajve me 250 metra gjatesi dhe 5 gjeresi, i cili kap vleren prej 43 mije dollaresh eshte mundesuar nga USAID-i , permes programit DEM-i, ne te cilin komuna ka participuar me 9600 euro,shpjegoi menagjeri projektit, Shkelzen Gorqi.

“Iu ka dhene rendesi e vecante si zone e trashegimise kulturore dhe punimet jane fokusuar kryesisht  ne traditen e vjeter, me c´rast eshte punuar nje kalldrem i vjeter ne kushte shume te mira. Qellimi eshte zhvillimi i turizmit ne kete zonw me rendesi te vecante”.

Ambasadorja amerikane Tracy Jakobson paraprakisht ndaloi ne komunen e Decanit, me c´rast vizitoi edhe Manastirin e Decanit.

Miftar Zeqa-pararoje e Bjeshkeve te Isniqit

Bjeshket e Isniqit(kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit)

20 tetor 2012, Radio Kosova, Miftar Zeqa, nga fshati Isniq i komunes se Decanit,icili nen petkun e bariut gjithe jeten ia kushtoi kombit e atdheut njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit nga sulmet e  serbo-malazeze.  Nje epoke pas vdekjes, vepra e tij kujtohet nga bashkekohesit dhe pasardhesit e tij.

Miftar Zeqa u lind në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, nga prindërit Zeqë Rexha dhe Nife Ramosaj nga fshati Carrabreg. Djemte e familjes Regjahmetaj ishin gjithmone ne sherbim te kombit dhe te atdheut . Odat isniqase sherbyen si log kuvendesh ku merrnin pjesë elita e lëvizjes kombëtare shqiptare, si: Ali Pashë Gucia, Bajram Curri, Isa Boletini, Mulla Jaha, Mulla Agani, Sylejman Hasan Agë Botusha. Por, frymëzimin patriotik Miftar Zeqa e mori nga heroizmi i gjyshit të tij Rexhë Ahmetit e sidomos nga vëllai i vogël, Hasani-mik shtëpie dhe shok lufte e ideali me Hysen Agë Botushën. Vëllai i madh Zenuni u vra në Peshter, vëllai i dytë Hima u vra në pranverën e vitin 1923 në fshatin Dubuçakë nga kolonët malazez, ndersa motra Faza, e martuar në fshatin Strellc të Poshtëm në kullën e Feriz Haxhive së bashku me te bijen dhe 20 anëtarë të kësaj familjeje u bënë shkrumb e hi nga ekspedita famëkeqe e Savë Batares. Miftar zeqa që nga vrasja e vëllait në Peshter, jo rastësisht vendosi që të bëhej bari me qëllim që gjatë tërë kohës te qëndrojë digë përballë hordhive çetnike malazeze në Roshkodol, bjeshkë kjo e fshatit Isniqit në kufi me Malin e Zi. Muhamet Mehmetaj nga Isniqi, edhepse ka kaluar te 70-at kujton kohen e kaluar me Miftar Zeqen neper bjeshket e Isniqit.
Miftar Zeqa(1863-1960)

„Une, Miftar Zeqen e njoh mire. Une i kam rujt dhente prej se m´ka ba nana e me Miftar  Zeqen kam nejt shume mot,se ai kurre s´i ka pas ner 2-300 dhen. „Shtrunga e Miftar Zeqes“-thone. „Torishta e Miftar Zeqess“,  „Gardhi i Miftar Zeqes“ n´Bjeshke t´Isniqit, si e ka pas ba megjen me Rugove. „Krisi pushka- ushtoi bjeshka/, t´madhe briti Miftar Zeqa…“. Kjo asht kanga e Miftar Zeqes“. 

Kreshniku i Bjeshkeve te Isniqit

Miftar Zeqa ishte shtatlartë dhe shpatullgjerë. Në pamje të jashtme i përngjante një malësori kreshnik i cili u rrit me ajrin dhe ujin e pastër të viseve më të bukura të Alpeve Shqiptare: në Bjeshkët e Isniqit. Te tille e kujton edhe z. Mehmetaj:

„Miftar Zeqen e kujtoj si mashkull  t´mire si o kon  zor me ia gjet qiftin. E  dyta, trim i madh si Uka i Bjeshekve te Nemura. Vallahi, te Guri i Shterpit t´Plaves e n´Boletin t´Mitrovices o kone zor me ia gjet.  Arushe o kone per Bjeshke t´Isniqit. Mashkull i forte, bet e trim. Ai ka luftu me serb e me malazez pa da hic. Bjeshket e Isniqit i ka rujt prej komite se na msyshin me na ra e me na i marr gjone e me na plaqkit. Miftar zeqa o kone roja e Bjeshkeve t´Isniqit. N´front, n´Qafe t ´Diellit kur asht vra Cane Tishuku e Bajrush Doda i Drancoit, Miftar Zeqa i ka nxjer si langoi e i ka qit n´breg. Miftar Zeqe asht zor me le mo!“

I biri Shaban Rexhahmetaj ruan ne kujtime betejat e Miftar Zeqes, sa nga rrefimet e te atit sa nga ato te  bashkekohesve te tij.

Une si bir i plakut Miftar Zeqa, krenohem me veprimtarine e tij dhe jeten te cilen im ate ia kushtoi kauzes kombtare. M´kujtohet qarte rrefimi I tij kur nga Novica Popoviqi, atebote kryetar I Plave-Gucise  dhe deputet I Malit te Zi, kur  me nje bataljon sulmon Bjeshket e Isniqit per t´i plaqkit dhe djeg cka gjendet mbi siperfaqen e tokes, me qellim qe t´i afrohet sa ma teper Rrrafshit te Dukagjinit dhe te shkretoje ato vise e t´i beje te pabanueshme… Por, kam degjuar edhe prej te tjereve se me kete rast u nda jashtezakonisht i zhgenjyer sepse u mund nga Miftar Zeqa dhe shoket e tij, edhepse  tre prej tyre rane dhe  pese te tjere u plaguan“.

Varret ne Bjeshket e Isniqit-deshmi e masakrave ndaj civileve shqiptar

Muhamet Mehmetaj
Por, sipas z.Rexhahmetaj, kjo beteje e fituar do t´u kushtonte shume isniqasve,  meqense ne shenje hakmarrjeje hordhitë serbo-malazeze në krye me Novica Popoviqit, Millovanin e vogël, Millosh Popin përgatitën një ekspeditë në të cilën u inkuadruan forca të mëdha të xhandarmërisë serbo-malazeze të fshtrave Bellopojë dhe Gorazhdec të komunës së Pejës të cilat nën udhëheqjen e Vuksan Gojkoviqit në fund të muajit mars të vitit 1921 sulmuan fshatin Isniq me ç’rast vranë dogjën dhe masakruan 15 burra, gra e fëmijë, dogjën shtëpi dhe plaçkitën çka u erdhi për dore. Duke pasur dy dështime në sulmin në Bjeshkët e Isniqit në sulmin e tretw ata bëhen edhe më këmbëngulës që skenarin e tyre ta realizojnë me përpikëri, thote z.Rexhahmetaj.

„Ne diten e kobshme, kur ne Bjeshket e Isniqit u be masakra e papare e 48 barinjve, plaqkitja e tere bagetise dhe djegja e tebanave, babai ishte ne Bjeshket e Tropojes, ne percjellje te grupeve kaqake te Peshterit ne krye me patriotin Isuf Mehoniqin. Atje duhej te takoheshin me plakun e maleve Bajram Currin, per te koordinuar aksionet kunder regjimit te eger serbo-sllav. Ketu, barinjtë e Bjeshkëve te Isniqit ishin pre e nje tradhtie te serbve te  cilët u deklaruan se kanë ardhur për regjistrimin e bagëtisë dhe gjatë bisedimeve tradhtisht u paaftësohen pushkët për përdorim. Me 23 korrik çetat serbe të përforcuara me komitët tjerë zënë pritat dhe presin çastin e sulmit, deria barinjtë detyrimisht grumbullojnë bagëtitë në Bjeshkët e Milishevcit dhe Pleçes, ku  serbët shtinë mbi barinjtë me të gjitha armët që kishin. Si pasojë e këtij sulmi në Bjeshkën e Milishevcit  u vrane barbarisht tridhjetë e tre blegtor isniqas dhe pesë nga fshatrat tjera të Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa në Pleçe vriten nëntë barinj moshash të ndryshme.Dhe, megjithese ka pas shume ngjarje, baba thoshte se: ” Kur pashe barinjte e moshave te ndryshme te masakruar, bagetine e plaqkitur si dhe bjeshket e djegura dhe te shkretuara, ajo  ka qene dita me e veshtire ne jeten time!“

Sot, ne Bjeshken e Milishevcit gjendet pllaka perkujtimore e ketyre martireve, te cilet u vrane ne mbrojtje te prones dhe pragut te tyre.

6 dekada ne sherbim te atdheut nen petkun e bariut

Shaban dhe Faze Rexhahmetaj
Miftar Zeqa ky atdhetar i shquar  icili nen petkun e bariut kaloi 6-te dekada ne sherbim te kombit dhe te atdheut , njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit perballe sulmet te kohepaskohshme serbo-malazeze. Ai njihte harten e ketyre aneve pellembe per pellembe dhe vijen kufitare kosove mal i zi. Ate pak para vdekjes ua beri me die edhe pasardhesve te tij, kujton Muhamet Mehmetaj i cili ishte prezent ne udhetimin e fundit te Miftar Zeqes drejt ketyre bjehkeve ne mbrojtje te te cilave kaloi gjithe jeten. 

„Heren e fundit te Miftar Zeqa jemi shku me ba Bajram. Na i ka qit postajat e shoqja e tij e jemi ul perreth tij. Na tha:“Une jam lodh e jam plak. Po, kam pas qejf me ua pas kallzu kah e kemi kufirin me Mal t ´Zi!“ E kemi  hyp ne nje kale te Sadik Abazit e e kemi cu me na kallzu kah e kane megjen Bjeshket e  Isniqit. Prej majes se Shpatit t´Madh kemi shku per Qafe te Zavojit e trup e perpjete e jemi dal te Qafa e Jelenkit e kah Pusi i Plaves e jemi dal kah Leqinati prej Rugove matane e jemi ra n´  t´Lumbardhit. Miftar Zeqa na i ka kallxu ato megja“.

Emri i Miftar Zeqes ne pllaken perkujtimore „Trimat e Lirise“  

Ne muajin gusht, me iniciativen e nje grupi veprimtaresh nga Skenderaj, me nje akademi u perkujtua veprimtaret e qeshtjes kombtare nga trojet etnike, me ne krye Hasan Prishtinen, Marije Shllakun dhe 70 veprimtare te devotshem. Ne radhen e emrave te radhitur ne pllaken perkujtimore “Trimat e Lirise” jane kalitur edhe 4 personalitete nga komuna e Decanit, nder te cilet edhe Miftar Zeqa, nga Isniqi. Kjo gezon pa mase Muhamet Mehmetajn i cili preku nga afer trimerite  Miftar Zeqes.

Emri i Miftar Zeqes ne pllaken”Trimat e Lirise”
„Vallahi, me pas kone per baben tem nuk isha kone ma i knaqun…Edhe,kisha dhone shume me ia vu emrin n´ate pllake, se Miftar Zeqa e ka pas meritu! Si sot m´kujtohet kur  shkojhim me me dal n´balle me serb e malazez, se megjen e kem pas me Roshkodol, ai ka pa qejf me i rujt djemte e ri e na thojke:“Rrini prapa ju, rrini pas kerrshi,palonu matane!“E vet dilke perballe tyne. Nuk u trembke ai si ka plumb a pushke-a, hic! Vec iu dilke perballe, thojshe ti i ka 7 zemra! Balle per balle me shka pa nda hic. Edhe populli i tyre ka pas marr tute si kur iu dilke perpara u lemerisshin me rob e me thmi. O kone trim o kone fugamë,Miftar Zeqa. Furtune!“
Miftar zeqa nga kater martesa i pati nëntë fëmijë, prejt e cileve mbijetuan vetem dy: Shabani tashmë 78-vjeçar dhe Faza,73 vjeçare. 

Projekte kapitale ne infrastrukturen sportive te komunes se Decanit

Fusha e deritanishme sportive e shkolles Bajram Curri

3 nentor 2012, Radio Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vetëm në 3 vitet e fundit  në infrastrukturën sportive të komunës së Decanit i ka investuar rreth 2 milionë euro. Salla sportive e peruruar sot në Strellc të Epërm kap shumen 350 mije euro.

Nxënësit e Shkollë së Mesme të Ulët „Bajram Curri“në Strellc të Epërm dhe stafi shkollor, shënuan ktë ditë të shumëpritur në një atmosferë festive.Sepse, perurimi I kësaj salle don të thotë shumë për të gjithe, thotë Xhavit Ramosaj, arsimtar I kulturës fizike në këtë shkollë.

Ministri Krasniqi,
MKRS prane komunes se Decanit
“T´gjitha sportet janë zhvillu brënda një hapësire. Dhe,duke qënë  klimën e ashpër, ne në mungesë të sallës pothuaj gjashtë muaj të vitit i kemi kalu nëpër paralele  . Andaj, ndërtimi  i kësaj salle hapë një perspektivë të re për sportin, duke pasur parasysh se Strellci ka qene vatër e ssportisstëve kulminant të Kosovës, ndër ta edhe  drejtori i ndjerë Haki Povataj, hendollist me nam, motra e tij Shyhrete Povataj, hendbollistja e parë në komunën e Decanit,etj“.

Salla sportive-mundesi per t´iu rikthyer tradites sportive

Sipas Iber Alimusajt, arsimtar I gjuhës shqipe dhe ish drejtor I kësaj shkolle, megjithëse shkolla është ndërtuar dhe e rregulluar mirë, ketu vazhdojne te mungojne kabinetet per cdo lende. Perderisa ndertimi I kesaj salle do te ndikoje dukshem ne zhvillimin e cultures sportive.

Ish drejtori,Iber Alimusaj
 „Nje project me shume rendesi dhe me se I nevojshem per nxenesit tane, ngase ktu tani e tutje do te dalin talentet sportive,sepse ndryshe punohet ne fushe, ndryshe pa sallë dhe pa mjetin e konkretizimit. Prandaj, ky object nuk ka të paguar per nxenesit tane“.

Perderisa, drejtori aktual Gani Malaj, thote se meqe Strellci shquhet per nxjerrjen e sportisteve neper vite, kjo eshte feste per të gjith.

“Sot vertet eshte nje feste per shkolen por edhe per fshatin, sepse po perurojmë sallen sportive e cila I plotson te gjitha standardet qe  edukata fizike te zhvillohet sipas reformave. Andaj prej ketu nxenesit qe kane prirje per sporte te ndryshme,do t´mund ta zhvillojne tutje at talent ne kushtet me te mira”.
Projekti 350 mije eurosh meritor per shkollen e pishtarit te arsimit Haki Povatajt
Ministri I Kultures Memli Krasniqi, deputetet Safete Hadergjonaj, Adem Grabovci dhe Armend Zemaj si dhe kryetari I komunes Rasim Selmanaj, ishin prezent ne perurimin e salles se re sportive ne shkollen “Bajram Curri”. Ndersa, nje investim prej 350 mije eurosh eshte me se meritor per shkollen e drejtorit te ndjere Haki Povatajt, I cili e flijoi jeten per arsimin shqip, tha me kete rast kryetari I komunes Rasim Selmanaj.
Drejtori aktual,Gani Malaj

„Pas luftes, Komuna  e  Decanit ishte ne gjendje te rende sa i perket infrastruktures sportive.  Mirepo fale perpjekjeve edhe te komunes edhe te qeverise, ne sot kemi nje situate ma t´mire. Sot po perurohet kjo palester sportive, vitin e ardhshem jemi te bindur se do te perfundoj punimet ne palestren sportive ne Decan, nje projkt gjigant qe eshte posahtu investim i qeverise se Republikes se Kosoves. Poashtu, ne shkollen e Decanit kemi fillu ndertimin e palestres sportive dhe Decani nga nje komunë pa asnje klub aktiv sportiv,sot ka dy klube te futbollit, dy te hendbollit, ndersa kemi nje sere fushash te rregulluara neper  shkollat e komunes“.

Krasniqi:Komuna e Decanit  meriton trajtim te vecante

Perderisa, trajtimi me preference i komunes se Decanit sa iu perket projekteve do te vazhdoje per faktin se popullata e ketushme ka dhene shume per clirimin dhe pavaresimin e vendit, tha ministri per kulture, rini dhe sport, Memli Krasniqi, i cili permendi realizimin e projekteve te shumta ne sektorin e kultures, trashegimisë dhe me theks te vecante ne ate sportiv.
Deputetet,ministri dhe kryetari brenda
hapesirave te shkolles Bajram Curri

„Eshte ndjenje e vcante qe sot po perurojme nje projekt te nisur koh me pare, i cili do t´iu krijoje mundesi dhe hapesira nxeneve,te rinvje te S trellcit por edhe te fshatrave perreth, ne radhe te pare per te kultivuar talentet  ne sporte te ndryshme dhe pse jo, per te vazhduar kultivimin ketyre talenteve deri tek perfaqesëimi i denje i Republikes se Kosoves edhe ne arenen nderkombtare. Vitin e ardhshem ne bashkarisht do të fillojmë edhe me ndertimin e stadiumit te Decanit për te kriju hapesira te reja dh infrastrukture sportive për te gjithe sportistet dhe sportdashesit e komunes se Decanit. Dua te besoj se kto klube qe i permendi kryetari i komunes do te shtohen edhe ne sporte te tjera dhe  padyshim t´jemi nder klubet me konkurrrente qe i ka Kosova, ne cilatdo sporte qofshih ato“.

Perdersisa deputeti Armend Zemaj, iniciator i ketij projekti beson se nga kjo salle do te dalin sportiste me nam  si dikur.

„Ashtu sic kam besuar kur e kam propozuar ne buxhetin e Republikes se Kosoves qe kjo salle sporti te jete ne fshatin Strellc, kam besu poashtu se kjo rini jo vetem qe do ta trashegoje por edhe do te nxjerr sportiste ashtu sic  ka pas tradite Strellci dhe komuna e Decanit“.

Me rastin e perurimit pikon pika ne sallë!

Por, qe ne diten e perurimit, kofat e shperndara neper salle nga qatia qe pikon te nxjerrin para pikepyetjes se cka do te ndodh me kete objekt ne te ardhmen?

„Sot vertet behet perurimi i ketij objekti, por kulmi  pikon ne 7-8 vende. Pra, eshte nj leshim serioz i Komisionit mbikeqyres dhe pranues. Mirepo ne jemi mesuar qe ne objektet tona te behen investime shtese edhe pas perurimit;tradite kjo e komisoneve te pasluftes…Megjithate, eshte nje objekt  i mireseardhur dhe ato gabime te vogla do te permiresohen“, shpjegon Ramadan Tahiraj, kryetar i fshatit Strellc i Eperm dhe asambleist.

Perderisa, Iber Alaj, drejtor i Departamentit te Sportit ne MKRS, thote se per kete do te pergjigjet kompania punekryese:

Prerja e shiritit -fillim i ri per nxenesit
„Kontratat e lidhura me kompanine punekryese ka garancion njevjcar pas pranimtit teknik dhe eshte obliguar qe cdo verejtje apo pike qe ka ndodh te vie ta permiresoje, mos me na u demtu objekti ne te cilin kemi investu 350 mije euro. Do te kerkojme intrvenim te menjehershem dhe nese vertet ka pikuar qatia menjehere do te marrim masa ne baze te ligjit,  meqe edhe ligji i prokurorimit e obligon“.

Vetem ne 3 vitet e fundit, investimet e qeverise se Kosoves, gjegjsisht Ministrise per Kulture, Rini dhe Sport ne komunen e Decanit kalojne shumen prej 2 milione eurosh: 350 mije eruo ne sallen sportive ne Strellc te Eperm,  1 milione e 500 mije euro ne palestren sportive ne Decan si dhe 300 mije euro ne projektin e paralajmeruar  per vitin e ardhshem: ndertimin e stadiumit te qytetit ne vlere prej 300 mije eurosh.

Praktika për ballkanasit e rinj në kompanitë gjermane

Elsa Dede beri praktike te Praktiker AG
1 nentor 2012, Dojce Vele,Falë mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me Evropën Juglindore dhe nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, cdo vit nga 60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perendimor zhvillojne praktika në kompanitë gjermane, në Gjermani.

Programi  i praktikave për studentë dhe të diplomuar nën moshën 30 vjec për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, mbështetet, financohet dhe organizohet nga Komiteti per Marrëdhënje Ekonomike në Evropën Juglindore dhe Ministria Federale Gjermane per Bashkpunim dhe Zhvillim. Admir Lleshi nga Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Indutrisë që është pothuaj një përfaqësi zyrtare e biznesit gjerman në Shqipëri, sjell detaje rreth programit.
 
„Ky program iu ofrohet vendeve të Ballkanit Perëndimorqë nga Kroacia deri në Shqipëri prej nga cdo vit shkojnë nga 60 të rinj që të zhvillojnë pkaktikat ne kompanitë gjermane. Ky program që nga 2009 ka fillar edhe në Kosovë prej nga ka pas bursistë cdo vit”, thotë z.Lleshi sipas të cilit, të interesuarit mund të aplikojnë Online deri me 19 nëntor, aplikuesit ftohen për një intervistë në janar të 2013-tës në Prishtinë, ndërsa kandidatët e përzgjedhur iu percillen kompanive gjermane për të filluar praktikat 3-6 mujore.
 
Shkathtësi ballkanike dhe organizim gjerman
 
Bursat e biznesit gjerman
Falë këtij programi, Elsa Dede, 29 vjec nga Tirana, që në vitin 2008 ka bërë praktikë 6 mujore në  Praktiker AG, në Homburg,  Saarland të Gjemanisë. „Në fakt, unë kisha vetem pak muaj pervojë pune në marketing. Ndërsa, në Gjermani pashë një mënyrë krejt ndryshe të punës, se si koncpetohen gjërat, si punohet e mbi të gjitha pashë organizimin perfekt të gjermanëve i cili me ka ndihmuar shumë në karrierën time”, thotë Elsa.
 
Edhe Aurel Boriqi, 29 vjec, aktualisht gazetar në Tiranë ishte bursistë I këtij programi në vitin 2011 dhe për 4 muaj bëri praktike në multimedian gjermane Dojce Vele, në Bonn. Edhepse kam mbaruar një master për politike të jashtme dhe fakultet në gjuhën angleze, praktika në Dojce Vele për mua ndoshta ka qënë hapi më i madh në shkollimin tim, kulmi i experiencës. Për 4 muaj në DË pashë nga afër praktikat e punës së mediave perëndimore, mënyren se si e konceptojnë lajmin dhe pavarësinë që duhet t´ketë një organ mediatik, cfarë në Shqipëri dhe Kosovë është e pakonceptueshme për momentin për shkak të  nidkimit politik, ekonomik apo arsye të tjera”.
 
Prurje të eksperiencës gjermane në Ballkan
 
Në programin e Bursave të Biznesit Gjerman në të cilin  mundësohen praktika 3-6 mujore në kompanite gjermane,  aplikuesve nën moshën 30 vjec nga Ballkani Perëndimor iu kërkohen njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane ose të asaj angleze me studime të mbaruara në sektorë të ndryshëm, por me theks të vecantë në arqitekturë, financa, marketing, ingjinjeri, informatikë, gazetari dhe shkenca politike. Por, cila është rruga e bursistëve  pas kthimit nga Gjermania?
 
Deutsche Welle mundesi per bursistet
„Aplikantët që zhvillojnë praktikat në kompanitë gjermane praktikisht duhet të kthehen në vendin e tyre, në rastin tonë, në Kosovë dhe në Shqipëri dhe këtu të shpërndajnë pervojën që kanë marrë nga kompanitë gjermane“, përgjigjet për DË-në z.Lleshi.
 
Këtë e bëri edhe Elsa, e cila thotë se:”Me të përfunduar praktikën në Gjermani, mora një ofertë pune ngë Praktiker AG në Shqipëri në të cilin vazhdova për një kohë relativisht të gjatë, deri në mbylljen e saj në Shqipëri”.Përderisa Aureli thotë se përvoja e punës në Dojce Vele për të ishte përvojë për jetë. „Gjatë kësaj ekperience, përvec se u njoha me kulturën gjermane, krijova miqsi të reja, udhëtova shumë, pata mundësinë që të mësoj gjuhën gjermane falas dhe kisha një „full schollarship“ që mua më ndihmoi shumë gjate qëndrimit në Gjermani.Një pervojë të cilen e kam nisur me shumë „pishman“…Por, pasi mora sigurinë që cdo gjë është në duar të gjermanëve dhe konkurrenca është e pastër, konkurova duke bërë një shkëputje nga Top Media ku isha në marrëdhenie pune për këtë praktike katërmujore në Dojce Vele“.
 
Konkurencë e drejtë dhe e pastër
 
Një pervojë të tillë Elsa dhe Aureli do t´ua sugjeronin edhe të rinjve të tjere nga shtetet e rajonit, duke I inkurajuar të shfrytëzojnë këtë mundësi.
 
Aurel Boriqi beri praktike tek Dojce Vele
„Absolutisht, duhet ta provojnë sepse është eksperiencë e shkëlqyer.  Një eksperiencë ndërkombtare  cila e bashkon shumë afër rajonin cfarë është edhe qëllimi kryesor i këtijj programi është përafrimi dhe sheshimi I problemeve të rajonit, sepse përfshin të gjitha  vendet e Ballkanin Perëndimor“, thotë Elsa. Përderisa Aureli porosit të rinjtë ata që hezitojnë”që të zhdukin edhe dyshimin më të vogël se para dy vitesh edhe unë isha ndër ata punonjës të rinj që dyshonin shumë për këtë program. Por, pas fitores e kuptova se rregullat e lojës ishin të pastra dhe atyre do t´iu kushtoj vetëm 5 minuta kohë për aplikim që të hapin një dritare drejt perëndimit. Ata mund të kenë privilegjin të punojnë qoftë në Dojce Vele, si në rastin tim faltum apo tek ndonjë gjigantë ekonomik evropian si tek: Mercedes, Komerz Bank, Dojce Telekom,etj.“
 
Fale mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me Evropën Juglindore dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, cdo vit nga 60-të të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë praktika në kompanitë gjermane. Programi i praktikave në kompanite gjermane I cili implementohet nga Shoqata Gjermane e Industrisw dhe Tregtise në Shqipëri, që nga viti 2009 është shtrirë edhe në Kosovë dhe prej tij kanë përfituar dhjetëra aplikantë.