Hajrije Hasanaj
24 tetor 2012  Radio Kosova, Edhepse 86 vjecare, Hajrije Hasanaj nga Vranoci i Vogel i komunes se Decanit, nuk ka ankesa per shendetin, degjon e sheh mire dhe shkon kohen duke thurr nen strehen e shtepise se saj buze rruges. Ate e gjejme edhe sot ne ulesen e drunjte nen strehe, teksa thurr qorapet e saj shumegjyreshe.

Megjithese i ka kaluar te 80-tat, lokja Hajrije Hasanaj nuk nderoi asnjehere veshjen, ushqimin e as menyren e jetes. Ashtu autoktone dhe ne veshjen kombtare si gjithmone, e gjejme edhe sot teksa thurr qorape nen strehen e shtepise ne qender te Decanit, ku jane zhvendosur me familje me te perfunduar lufta e Kosoves dhe krejt pa pertese rrefen orarin e perditshmerise se saj:

“Po te kallxoj,vallahi! Cohna natje, i laj syte, i laj dhembet, e ha nje luge mjalte edhe e pi hapin e tensionit. E marr tanaheret nje gjysme,se mjekja qashtu m´ka thane. Athere e pi kafen e ma shume tomel, se kafen qetash ja kom nis me e pi. Toni ha edhe gurabija se vallahi m´i kona boll. I ha poo, se dhomt i kom! Masi t´ha buke e kapi punen e punoj, se e kam vendin e e kam dhomen qetu. Kjo ashtr dritarja e  n´ket dritare. Kur t´bahet promja ungjna e rri e press akshomi e  rri, e rri, e rri deri t´hame darke. Mas darke apet e marr punen e punoj. Filma s´jom ngusht me kqyr as seriale. Vec I nigoj lajmet e tonshi i kqyri punt e mia“.


Shprehia e punes e kalitur nder vite


Dhe kjo shprehi pune e kalitur nder vite eshte bere pjese e pandashme e jetes se lokes, e cila nuk mund t´i ndahet as tani. Ajo edhe flet duke thurr qorapet me perin e saj dyngjyresh.


„Perpara kam punu gjithcka: kam punu n´vek, kam tjerr, kam ba gajtan, qorape e opinga,githcka. Edhe tash punoj. Tash po baj papuqe. E kam yrrenikun n´kry tem. Po, baj qorape tulifare bojnash, me dy pejna, djem. Do sende m´u kane shit. Po poo,m´paguhen bukur mire. Pese euro boll.S´kane vlefte ma shume. Po, I coj e I shes n´Mulli t´Shabanajve, e qika vjen e m´I bjen paret n´preher ”.
Nje shekull jete te shendetshme
Lokja Hajrije  edhepse ka plotesuar gati nje shekull jete ne kushte jo te lehta, fale ushqimit te shendetshem as sot e kesaj dite nuk ka ndonje ankese te madhe ne shendet, pervec kembes se majte, ne gjurin e te ciles vitin e kaluar iu lajmerua reuma.

„Nje motmot e gjysme qekjo kome m´ka dhimbt bash boll, m´lshojke n´gjuj e m´u ka dashte me e marr shtagen me ec me to. Athere jam shku te mjeki e m´i ka qit nje rend hapa edhe m´i ka dhone do hapa per ere. Me shku diku per qejf shkoj, e endna. Jo me ec nuk kom pengesa hic vallahi! Deri qetash shkojsha vet n´banke e e merrsha vet penisonin. Po vallahi e u knaqsha me ata me punetor. Tash djali shkon e e merr prej tutve si po m´lshon koma“, thote lokja Hajrije, e cila ec paproblem e mbeshtetur ne bastunin e saj, degjon pa problem dhe sheh aq mire qe pa syza te thurr qorape.“Punoj pa syza se shoh boll mire. Tash une nuk punoj pune shpie kurrgja, vec punedore, n´krrabza, baj papuqe, qeto qerape t´vogla, here m´shiten-here i fali,qysh t´me qellojne”. 

Sekreti i shendetit-ajri i paster dhe ushqimi i rregullt 

Ndersa, sekretin e shendetit te saj te mire, lokja  Hajrije e di mire. “Eeee, na e kemi leviz trupin shume, e kemi nejt shume perjashta deri o ra bora. Kemi punu perjashta e kemi honger tanaheret tomel,e kos e maze e tlyn. Kemi hanger mish t´lopeve e t´dhenve tona e nuk kemi hanger mish te shtate tete vjete neper friza. Tash apet blej tlynin e Zyla, reja jeme, m´i qet petllat vetun, pallaqinkat vetun, fline vetun. Tana vetun m´i qet ajo edhe djathin e blej prej gjinve t´mire, t´lopes,qeshtu,djathte te kantave nuk  e ha”,thote ajo.

Dhe kshtu, loken shekullore e leme ku e gjetem: ne ulesen e drunjte nen strehe,teksa thurr qorapet shumegjyreshe dhe na percjell me bekime: 


“Zoti ju bekofte juve si po punoni per Kosove! O kone cka o kone e tash Kosova duhet me dal n´drite. Shyqyr qe e keni mberri ju se koha jone e ka pas…Vec ju kemi qejf me ju pa mire e edhe na ngat juve bajme sefa!”

Leave A Comment

Your email address will not be published.