Këmbime ndërkulturore Kosovë-Gjermani

28 shtator 2012,Dojce Vele,Marrëveshja nderkulturore Kosovë-Gjermani, është marrëveshja e parë qe ka nenshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisw, e cilazevendeson marreveshjen e vitit 1969 ndermjet Gjermanise dhe ish-RSFJ-se.

Marrëveshja ndërkulturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë është një kornizë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit ndërkulturor ndërmjet të të dyja shteteve. Milena Wendering, zëdhënëse për politikë dhe kulturë në ambasadën gjermane në Prishtinë  thotë për Deutche Ëelle-n, se:
 
„E vecanta e kwsaj marrwveshjeje wshtw se kjo wshtw vazhdimwsi e marrwveshjes ndwrmjet ish Republikws Socialiste Federaitve tw Jugosllavisw dhe Gjermanisw nw vitin 1969. Nwpwrmjet kwsaj marrwveshjeje wshtw vwnw baza e njw shkwmbimi ndwrkulturor“.
 
Një marrëveshje e ngjashme para 40 vitesh
 
Sipas zonjës Wendering, brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje përfshihen shumë fusha, që nga shkëmbimi i kulturës klasike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, shkëmbimi në fushën e arsimit, artit, litaraturës, gjuhëve, në sport, media, në ruajtjen e monumenteve kulturore si dhe ne fushën e arkeologjisë. Ndërsa, kjo është vetëm një më shumë, në vazhdën e marrevëshjeve të shumta Kosovë-Gjermani, thotë për Dojce Vele-n Artan Behrami, keshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës:
Artan Behrami,keshilltar ne MPJ
 
„Kjo marrëveshje vie nw vazhdën e marrëveshjeve të shumta që kemi nënshkruar me autoritetet gjermane në shumë fusha. Ndërsa, ndër prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme është nënshkrimi i sa më shumë marrëveshjeve bilaterale me Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë sa më shumë  këtë bahskëpunim me Gjermaninë, të cilin e shohim si partner strategjik”.
 
Ambasada Gjermane ka një bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës, sidomos me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve thotë z.Wendering, sipas së cilës: “Kjo marrëveshje ndërkulturore krijon bazë për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen”. 
 
Gjermania ka ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave
 
Republika Federale e Gjermanisë ka qenë shumë aktive në promovimin e Republikës së Kosovës në botë i dhe i investimeve gjermane në Kosovë.
 
Wendering, Reichel dhe Hoxhaj-Nenshkrimi i marreveshjes
„Prandaj, qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës janë  mirënjohës ndaj popullit gjerman, qeverisë gjermane për ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë  përgjatë 20-30 viteve e sidomos gjatë procesit të pavarësimit të Kosvës dhe të shtetndërtimit“, thotë z.Behrami.
 

Marrëveshja për bashkëpunim ndërkulturor e nënshkruar nga ambasadori i  Gjermanisë në Kosovë dr.Ernst  Reichel dhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj cila vlerësohet si kornizë e mirë bashkëpunimi ndërkulturor ndërmjet të dyja shteteve, është marrëveshja e parë që ka nënshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë  duke zëvendësuar marrëveshjen ndërmjet Gjermanisë dhe ish-RSFJ-së së vitit 1969.

Leave A Comment

Your email address will not be published.