Decanasit te bashkuar per shpetimin e nje jete

30 gusht 2012, Radio Kosova, Qytetaret e Decanit sic dine te jene bashke ne gezime,dine te ndajne edhe hidherimet bashkerisht. Kjo po deshmohet kesaj radhe kur ata bashkuan forcat per ndihme maturantes Dielleza Nimanaj,  e cila aktualisht gjendet per sherim ne Turqi.

Djellëza Nimanaj

Rruget e degezuara te Decanit te cilat bashkohen ne sheshin e tij, ku qendrojne krenare shtatoret e dy heronjve te kombit Sali Qekut e Luan Haradinajt edhe sot po vlojnw nga qytetaret,te cilet sot jane mbledhur rreth nje qellimi madhor:atij,te shpetimit te nje jete. Fjala eshte per shendetin e maturantes  Diellza Nimanaj, e cila para dhjete ditesh krejt papritur u diagnositifikua me „leukemi akute“. Axha Sadik Nimanaj sjell rrefimin me nderprerje nga lotet qe ia zene gryken:

„Eshte shume rende, kur te degjosh lajmin per nje semundje te tille ne cdo familje …Edhe per ne ka qene teper e rende! Rasti I Diellzes ka  fillu para nje muaji rasti i saj.Fillimisht vajza ndjente nje lodhje e  molisje. Kur erdh tuj e rendu  pak ma shume, me udhezim te dr.Haki Shehut  e derguam ne Peje per analiza. Aty menjehere asht verejt njefare ndryshimi ne rruza te gjakut, por nuk kemi mendu ne me te keqen… Ata si e pane pasqyren e gjakut ia dhane udhezimin per Prishtine.Mua m´ka interesu asht  per shkak se vuante nga pagjaksia apo  sepse ka pas probleme me  anginen . Por jo! Me 21 gusht  specialistet e Prishtines dhane udhezimin per dergimin e vajzes per sherim jashte shtetit dhe ate,urgjentisht. Po me kete urgjence u nxoren dokumentet e udhetimit dhe u aranzhua transferi i saj per ne Turqi. Dhe kjo fale kontributit te miqve dhe dashamireve te cileti falenderoj nga zemra,e vecanerisht mbese,  studente ne Turqi, e cila qe nga e htuna,dita e transferimit te Djellzes ne Turqi, perkujdeset per te gjithe kohen“.

Axha, Sadik Nimanaj

Lajmi i hidhur-goditje e rende per familjen

Dhimbja qe ka shkaktuar lajmi per semundjen e vajzes ne kete familje shihet qarte ne fytyren e z.Nimanaj, I cili shpresen per sherimin e te mbeses e kerkon kudo,qofte edhe ne rrefimin e nje nene e cila ka kaluar para tyre kete rruge te gjate e te veshtire;nje rrefim qe kohe pas kohe ia nderpresin lotet.

„Nje grua nga Peja me pyeti a e njihja Djellzen?Kur i thashe se eshte mbesa ime,u ndal dhe zbriti nga makina ne toke me te dy djemt dhe me tha:“Ja,  ky djale eshte imi dhe ka qene i semure nga leukemia akute si vajza juve..Kam ndejt me te 4 muaj ne Beograd dhe nja tete muaj ne Itali. Kjo semundje ka sherim, por duhet durim,durim,durim…“.  Ne nuk do t´ndalemi se kerkuari menyra per ta sheruar Djellzen. Do te shesim edhe prone, nese duhet. Nuk ka rendesi sa zgjat…Rendesi ka vetem jeta e saj!“

Gjendja e rende ekonomike s´ngushton dot zemrat bujare   

Por familja Nimanaj s´eshte vetem ne kete fatkeqesi. Sot, sikur e gjithe komuna eshte ngritur ne kembe per ta mbeshtetur secili ne menyren e vet sherimine  kesaj vajze. Qe ne oret e para te mengjeit nga grate asambleiste jane ngritur dy tezga, njera te tregu dhe tjera ne qender te qytetit per shitjen e embelsirave, mjetet e te cilave do te shkojne per sherimin e vajzes. Tezgat nuk ndodh te kalohen nga qytetaret pa ndaluar te jain konitrbutin e vet,per aq sa munden.

Hana Berisha dhe Hyri Dobruna gjate aksionit

„Sic po e shihni, ne kemi pergatit embelsira qe qytetareve vullnetmire t´ua shkembejme ne menyre modeste solidaritetin, i cili po ndjehet gjithnje e me shume. Deri ne kete moment qe na po flaism ma se 100 vet e kane vizitu tenden tone, gje qe na ben shume te lumtura sepse ata nuk kane dhene nje euro apo dy, por prej 5-ve deri ne 100, qe te jep te kuptosh se qytetaret jane shume te gatshem me u solidarizu.Vec mendimi se nje 19 vjecare mund te perballet me vdekje per shkak te mungeses se te hollave eshte i tmerrshem. Ajo ende nuk i ka fillu enderrat e veta.Shpresojme se do t´i ndihmojme sadopak“,  thote  Hyri Dobruna, pjestare e Grupit te Grave Asambleiste, sipas se ciles kontributi I qytetareve eshte larg atij te priturit.

„Ne falenderojme qytetaret oer ndihmen e dhene dhe u jemi mirenjohese. Ketu nuk eshte ne pyetje nje dite e dy por do te zgjas edhe me shume. Ky eshte vetem fillimi,prandaj apeloj qe sa here qe te organizojme t´na ndihmojne…T´na ndihmojne!”

Gjendja e rende ekonomike nuk ka ngushtuar aspak zemren bujare te qytetareve te Decanit. Madje, konitrbuti I tyre eshte shume me I madh se qe eshte pritur, thote Hanw Berisha,  Drejtoreshe e Inspekcionit.

“Qytetareve nuk iu mungon vullneti as humanizmi dhe perkunder veshtiresive ekonomike, ata po japin kontributin dhe po tregojne zemergjeresine e popullit tone. Ky eshte nje rast qe duhet mbeshtetur se kjo e re po prek zemren e cdo nene. Prandaj jemi mobilizuar me lutje tek populli dhe tek Zoti ta ndihmojme Djellzen. Kjo eshte nje shume simbolike por,  Djelleza se paku duhet ta dije qe populli I komunes se vet e perkrah, e do, lutet dhe kontribuon per sherimin e saj. Ne qe nga ora duhet ta dije qe populli  I komunes se vet e perkah e mebhtet e tdon lutet, dhe kontribuon per herimin e saj.Ne qe nga ora 9-te jemi mobilizuar dhe do te rrime edhe me dite te tera,nese eshte nevoja, vetem te kontribuojme sadopak per nje femije tonin”,thote z.Berisha.

Solidariteti i qytetareve ndjehet ne cdo kend te qytetit

Ne kete aksion humanitar ndjehet edhe kontribut i  gazetareve. Dhe kjo nuk eshte asnje e papritur  kur vet natyra e punes eshte humane, mendon gazetari Naim Haxhosaj.

Vellezerit Osaj nuk kursejn kontributin

„Sot jam ketu me shume ne cilesine e qytetarit, qe se bashku me te tjeret ta ndihmoj Djellzen ne menyren time, Jemi njerez dhe duhet te kuptohemi dhe te mbehshtetmi tek njeri-tjetri. Do te dal te kerkoj mjete neper biznese se bashku me te rinjte si dhe do te ngreh nje tende ne qytetin e Pejes,per te kerkuar ndihme nga qytetaret vullnetrmire, kush sa mundet. Fatkeqsisht, eshte nje dukuri mjaft negative ne Kosove, kur individe te caktuar per perfitime personale dalin dhe perfitojne nga miresia e qytetareve. Megjithate, ne ketu kemi te bejme me dike qe e njohim, me rastin e te cilit jemi njoftuar per e afermi dhe prandaj bej apel tek qytetaret,te na pergjigjen sepse eshte rast shume i vecante. Djellza eshte ne moshen 1 vjecare dhe ka shume enderra te parealizuara,andaj:Na ndihmoni ta shpetojme Djellzen!“

Edhe tre vellezerit Osaj pronar te nje autolarjeje ne periferi te Decanit kane vendosur qe nje dite pune t´ia kushtojne sherimit te Diellzes. Fidani ,  thote se kjo eshte me e  pakta qe mund te bejne.

„Te gjithe ne, sot apo neser kemi nevoje per njeri-tjetrin dhe ne duhet te japim maksimumin per te ndihmuar aty ku ka nevoje. Prandaj, une me familjen time vendosem qe me mundesite tona t´ia kushtojme nje dite pune sherimit te nje te reje, qe nje dite edhe ajo te realizoje enderrat e saj dhe te jete ne mesin e shoqerise, aty ku perket“.

Koncert humanitar me moton „Ta ndihmojme Diellzen”

Perderisa, shoket e klases se Diellzes , krahas ndihmes ne shitjen e  embelsirave, mbledhje te mjeteve neper biznese, me miratimin e komunes kane organizuar nje koncert humanitar, i cili do te mbahet sonte ne oren 20-te ne njerin nga objektet hoteliere ne Decan. Gezim Imeraj, njeri nga shoket e klases,shpjegon:

Shoqeria e klases se Diellzes e mobilizuar ne shume forma

“Me t´marr  lajmin,ne si shoqeri klase kemi filluar te organizohemi. Koncerti do te mbahet te premten, pra me 31 guht ne oren 20-te. Kemi shpernda ftesat, kemi bere panon, kemi ftuar bizneset, ndersa  kemi nje kerkese per te gjithe qytetaret e komunes se decnait qe t´i hapin zemrat e tyre dhe t´na ndohmojne. Hyrja eshte dy euro ndersa cdo shume shteseper sherimin e shoqes se klases sone eshte e mireseardhur“. 

Kete iniciative e kane pershendetur qytetaret e komunes se Decanit.

“E vleresoj lart kete iniciative. Nje akt tejet i njerezishem per nje vajze e cila per nje periudhe te hskurter ehte diagnostifiku me nje semundje te rende. Dhe cdo gjest vullnetmire nga qytetaret, do te ndihkoje ne sensibilizimin e opinionit dhe njoftimin me per e afermi me rastin e kesaj nxeneseje, e cila me sa di une tashme eshte ne Turqi per sherim“,thote Hysen Balaj nga Strellci.Perderisa, ami Lokaj nga Prilepi, shton se:

„Eshte shume i qelluar nje hap i tille dhe tejet i rendesishem,sepse opinioni njoftohet dhe mund te kontribuohet me shume ne sherimin e saj. Une e mbeshtes kete iniciative, dhe lus qytetaret e komunes sone te ndihmojne aq sa munden sherimin e kesaj vajze“.  

Familja Nimanaj mirenjohese ndaj qytetareve

Solidariteti i ndjehet ne cdo moshe

„Mirenjohja ndaj ketyre njerezve vullnetmire,nuk ka te pershkruar.  Nuk ka rendesi sa kane dhene-rendesi ka qe e kane bere me deshire e me shpirt. Dhashte Zoti t´ua kthejme jo n´kete forme por ne gezim te gjitheve! Dhe ne emer t timin, te familjes se ngushte dhe tte gjere Nimanaj, i falenderoj te gjithe per kete interesim te jashtezakonshem per sherimin e vajzes sone…!“,  thote axha i Djellzes,  Sadik Nimanaj.

Me iniciativen e Keshillit te Bashkesise Islame, sot, ne te gjitha gjamite e komunes se Decanit eshte bere  grumbullimi i mjeteve. Perderisa, kontributi i qytetareve te Decanit por edhe te komunave fqinje po vazhdon, per te ndihmuar sherimin e Djellza Nimanajt ne menyre qe semundja t´mos ia presw hovin ne lulen e rinise…

PS:Te gjithe te interesuarit mund te bartin mjetet ne gjirollogarine e babait te Djellzes:
Mirsat nimanaj:1705100005530949 NLB Bank

Leave A Comment

Your email address will not be published.