Nishani viziton Manastirin e Decanit dhe familjen Haradinaj

Manastiri i Decanit
Kulla e Haradinajve

31 gusht 2012, Radio Kosova, Presidenti i Shqiperise Bujar e Nishani, ne kuader te vizites ne Kosove, sot vizitoi  edhe Manasitirn e Decanit, prej nga u percollen mesazhe paqeje. Presidenti Nishani vizitoi edhe familjen Haradinaj, prej nga percolli bindjen per pafajsine e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinajt si dhe urimin per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.

Igumeni Janjiq dhe presidenti Nishani

Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi për për ndërtimin e një shoqërie të re në paqe e harmoni për secilin është mesazhi më i mirë që mund të përcillet nga një institucion fetar, ka thënë presidenti i Shqiperise Bujar Nishani gjatë vizitës në Manastirin e Decanit , prej nga u përcollen mesazhe paqeje dhe vullnet i mire për ndërtimin e një shoqërie të re në paqe dhe mirëbesim me njëri-tjetrin.

 „Sepse,besimi tek Zoti do t´na shtoje akoma me shume dashurinë ndaj njeri-tjetrit,besimin tek paqja dhe tek njëri-tjetri dhe kontributin për të ardhmen. Qënjet njerëzore janë në tokë për të menduar gjithmonë për të mirën e njeri-tjetri dhe për të ardhmen“ ,tha Nishani.
 
Besimi në Zotin shton dashurinë mes njerëzve
 
Igumeni Janjiq, presidenti Nishani
dhe kryetari Selmanaj

Igumeni i Manastirit te Decanit, Sava Janjiq, viziten e presidentit të Shipërisë e vlerësoi si nder të vecantë për këtë institucion, ndërsa tolerancën fetare si shembull për gjithë Ballkanin.  „Ndërsa, ky është një rast i mirë në të cilin do të dëshmojmë bashkarisht rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vete, vecanërisht të njerëzve të kulturave dhe beismeve të ndryshme në ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore në të cilën secili do mund  të jetojë në paqe dhe bashkëpunim. Shpresoj se Manastiri i Decanit do të jap  një kontribut të vogël në ndërtimin e paqes së përgjithshme dhe bahkëpunimin e të gjithë njerëzve vulnetmirë në Kosovë“.

 
Vizita e Nishanit në këtë institucion fetar e cila vie në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, është e para  e një presidenti nga Shqipëria si dhe pritja e parë e përbashkët e ndonjë figure politike nga  përfaqësues të Manastirit të Decanit dhe të komunës së Decanit, që nga lufta e fundit në Kosovë.
 
Presidenti Nishani:“Besoj ne pafajsine e Haradinajt“  
 
Kompleksi Memorial “Deshmoret e Kombit”,Gllogjan

Presidenti Nishani me delegacionin e tij ne kuader te te cilit ishte edhe princ Leka, vazhdoi per ne Gllogjan ku u prit nga qytetare te shumte. Pas homazheve ne kompleksin memorial „Deshmoret e Kombit“,ndaloi ne familjen Haradinaj ku u mireprit nga kryefamiljari Ilmi Haradinaj. Presidenti me kete rast shprehu admirimin per sakrificen e keaj familjeje si dhe bindjen e tij per pafajesine e Ramush Haradinajt, i cili aktualisht po gjykohet ne Hage se bashku me dy bashkeluftetare te tij.

„Ramush Haradinaj ka treguar se dinte te ofronte rolin e liderit, rolin e politikanit, rolin e diplomatit, rolin e luftetarit, sipas nevojes qe ia kishte Kosova  dhe ai nuk e kurseu veten asnjehere.  Une jam i bindur plotosisht ne pafajsine e Ramushit dhe uroj qe sa me shpejt t´jete mes nesh, ne radhe te pare pere te miren e familjes e tij, per te miren e Kosoves, per te miren e gjithe kombit shqiptar“.
 
100 vjetori i pavaresise se Shqiperise-feste e te gjithe shqiptareve
 
Presidenti Nishani ngrehu dolline per te ardhmen e kombit shqiptar e cila sic u shpreh presidenti, eshte gjithnje me e begate, gjithnje me e bukur dhe gjithnje me e lartesuar,duke pergezuar shqiptaret kudo qe jane me rastin  100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.  
 
„Kjo eshte nje feste e cila lidhet me nje moment te vecante ne Vloren historike te Shqiperise, por eshte nje moment i cili erdhi fale kontributit te te gjitha shqiptareve. Prandaj, kjo eshte festa e te gjithe shqiptareve, eshte gezimi i te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen sepse eshte nje moment i cili erdhi per shkak te kontributit te te gjithe shqiptareve. Gezuar festen e pavaresise  dhe Zoti e bekofte kombin shqiptar!“
Vizita te Haradinajt(nga e majta-Ilmi Haradinaj,presidenti Nishani me bashkeshorten,ambasadori Lauka, kryetari Selmanaj)

Presidenti i Shqiperise Bujar Nishanit nga kryetari Selmanaj me kete rast iu dha dekorata „Shkelzen Haradinaj“,e cila iu ipet figurave qe kane dhene shume per kombin shqiptar.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *