Projekt kundër hakmarrjes nga Lidhja Shqiptare në Botë

29 gusht 2012, Dojce Vele, Projekti synon të përfshijë perosnalitete nga komunat e Shqipërisë dhe të Kosovës të cilat gëzojnw autoritet në popull me qëllim tw sensibilizimit të familjeve të involvuara në këtë fenomen.

Vrasjet për gjakmarrje janë dukuri të cilat po e percjellin kombin shqiptar ndër shekuj. Ndërsa vetëm një mobilizim i përgjithshëm do të ndikonte në prerjen në rrënjë të kësaj të keqeje, beson Simon Kuzhnini, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, bartëse e projektit “Stop vëllavrasjes-Jo hakmarrje”.
 
“Unë besoj se programi i Lidhjes Shqiptare në Botë do të has në mirëkuptim dhe në një rrugë të drejtë. Ndërsa unë nëpërmjet valës suaj bëj thirrje që, me një mëndje e me një zemër të ndihmojmë për të afru njëri-tjetrin, për të ndal këtë dukuri negative dhe për të filluar rrugën e qytetërimit, rrugën e dashurisë dhe të respektit ndaj njëri tjetrit. Që një herë e përgjithmonë të largojmë të keqen dhe afruar të mirën e cila është: “Stop vëllavrasjes –Jo hakmarrje”.
 
Aktivitetet e para filluan në Shqipërinë Veriore
 
Simon Kuzhnini,kryetar i Lidhjes Shqiptare ne Bote
Vëllezërit Kuzhnini, aktivitetetet e para të këtij projekti filluan në Shqipërinë Veriore, si në: Mirditë, Shkodër, Shën Gjin, Lezhë,etj., ku mosmarrëveshjet që shpien deri te fenomeni janë më të theksuara dhe të pasqaruara, ndërsa vazhduan në Kosovë, gjegjsisht në Mitrovicë dhe në Gjakovë. Projekti synon të përfshijë personalitete nga komunat e të dyja shteteve shqiptare të cilat gëzojnë autoritet në popull për t´u përfshirë në Këshillin Kombtar i cili do të pasohet me mbledhjen e miliona nënshkrimeve nga shqiptarët  anekënd globit,shpjegon z.Kuzhnini.

“Nuk mund të themi sa raste janë brenda vitit, por nuk ka së paku javë që mediat nuk lajmrojnë për një vrasje. Prandaj, do duhej të jetë një ligj adekuat dhe i përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe cdo shqiptar në botë i përfshirë në vrasje të njëri-tjetrit të vinë dhe ta vuajnë dënimin me burg në Kosovë apo në Shqipëri. Vetëm kështu  mundemi që këtë dukuri ta largojmë një herë e përgjithmonë. Unë kam kontakt edhe me disa europarlamentar, kongresmenë dhe jam përkrahur shumë dhe më kanë dhënë shtytje të bëj një hap të tillë”.
 
22 vjet nga tubimi i parë për pajtim në Kosovë
Dr.Don Lush Gjergji
Karvani për pajtimin e gjaqeve i prirë nga profesor Anton Qeta filloi rrugëtimin me 2 maj 1990, për të shtruar “Sofrën e Pajtimit” në cdo familje e cila vuante nga plaga  e vrasjes dhe mendimi per gjakmarrje. Karvani i pajtimit te  gjaqeve trokiti derë më derë  tek familjet e hasmuara në Kosovë, për të kërkuar pajtimin e gjaqeve i cili kulmoi me tubimin e madh te Verrat e Llukës,  në të cilin në prezencën e 500 mijë shqiptarëve nga Kosova dhe rajoni brënda ditës u falën  1,275 gjaqe e ngatërresa. Sepse falja është parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi dhe përvoja më rëndësishme dhe vendimtare në jetë e cila  mundëson daljen e nga vetvetja dhe përqëndrimin në të tjerët, thotë  dr.Don Lush Gjergji, njëri ndër protagonistet kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Jam i lumtur që kam qënë një ndër pjesëmarresit e kësaj ngjarjeje. Por, më vjen shumë keq që kjo ngjarje nuk është mishëruar sa duhet në mendnjen dhe zemrën e popullit tonë, sepse kjo ishte dashtë të jetë në cdo pore të jetës sonë që të themi:”Ne e përballuam këhtu dhe kjo është metodolgjia dhe strategjia jonë. Kurrë nuk do t´heqim dorë prej vetvetes dhe kurrë nuk do t´heqim dorë prej asaj, cka është historia e faljes dhe e pajtimit”.
 
Shteti nuk hyn dot aty ku hynë pajtuesit
Karvani për pajtimin e gjaqeve filloi në Lumbardh të Decanit për t´u shtrirë në mbarë Kosovën. Ndërsa, familaj e cila gjeti forcë të shtrinte dorën e pajtimit ishtë familja Ukaj nga po ky fshat. Regjep Ukaj, sot 77 vjecar, kthehet 22 vite pas:
Ne emer te popullit dhe te Zotit u falen mijera gjaqe
“Kur erdh Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve, për hir të Zotit, të popullit dhe të situatës që ishte krijuar në Kosovë, me vrasje, arrestime e persekutime, ne vendosëm të bajmë pajtim ndërvëllazëror. Ai ka qënë moment i vështirë, se agja im pas vetes ka lënë vec një grua pa djalë, e cila asht pajtu me e fal gjakun. Atëherë ua kam shtri dorën e pajtimit Anton Qetes, Mark Krasniqit, Ramiz Kelemendit, Bajram Kelmendit:”N´Emer t´Zotit e t´kombit ju koftë falë gjaku i agjës sonë,Dervish Ukajt”.Thanë njëzëri:”Qofshi faqebardhë!”
Por, dukuria e gjakmarrje vazhdoi serish pas luftës në Kosovë, përderisa në Shqipëri nuk u ndërpre asnjëherë e me këtë familje të tëra të ngujuara.Por, jo në masën që prezentohet në opinion, thotë për DW-në ambasadori i Shqipërisë në Kosove, dr.Islam Lauka.
 
“Per fat te keq kemi pas edhe spekulime duke tentuar të mrrin viza, pasaporta etj., dhe rrugë tjetër nuk ka vec asaj të forcimit e shtetit ligjor dhe natyrisht të pajtuesve të gjakut. Roli I tyre mbetet I pazëvendësueshëm se ka raste ku shteti nuk hyn dot aty ku hyne ata”.
 
Me  2013 tubim i madh për pajtimin e gjaqeve
 
Falë angazhimit të vëllezërve Kuzhnini, në frymën e atij tubimi  në vitin e ardhshëm do t´organizohet një tubim tjetër për pajtim, paralajmëron Kryetari i Lidhjes së shqitparëve në Botë, Simon Kuzhnini.
 
Prof.Anton Qetta
„Unë do t´i falenderohesha burrit të madh Anton Qetës, I cili mori rrugën e pajtimit. Por,duke parë  se dukuria vazhdon, ne do ta crrënjosim këtë dukuri  me shtrirjen e dorës së pajtimit, të afrimit dhe të respektit. Kur të dalim me 3-4 milionë nënshkrime të cilat Lidhja shqiptare në Botë e ka për detyrë t´i tubojë, unë besoj se me 2013-të do të kemi një moment historik për kombin tonë i cili do të shërbej si shembull edhe për kombet e tjera në botë. Atëherë i themi Lamtumirë së keqes dhe  e afrojmë të mirën. Kjo do t´jetë një rrugë e mirëisë, një rrugë drejt civilizimit, një rrugë e dashurisë ndaj njëri-tjetri, se askush nuk ka të drejt t´i marr jetën tjetrit përvec Zotit që ia ka fal. Dhe pas gjithë atyre përjetimeve që kishim në vitet e fundit, kjo është një dukuri tejet negative e cila duhet crrënjosur!”
 
Vëllezërit  Mikel dhe Simon Kuzhnini, me banim në Kroaci për veprimtarinë e tyre kombtare jo fort larg nga ish-presidenti i Shqipërise Bamir Topi u ndëruar me çmimin “Nderi i Kombit”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.