Digjen qindra hektare pyje te komunes se Deçanit

Pyjet e Bjeshkes se Prilepit
Qindra hektare pyje te djegura
29 gusht 2012, Radio Kosova, Komuna e  Decanit  qe nga fundi i korrikut eshte perballur me dhjetera vatra zjarri,te cilat nga era  jane bartur tutje neper bjeshke . Nder shkaqet e zjarrit besohet te jene pakujdesia e qytetareve, temperaturat e larta, perderisa nuk perjashtohen as zjarret e qellimshme. pervec disa vatrave te vogla ne Bjeshken e Strellcit, zjarret jane lokalizuar fale  bashkepunimit institucional is dhe solidaritetit te qytetareve. 
Vatrat e zjarrit fillimisht shperthyen ne fund te korrikut ne Bjeshken e Carrabregut per t ´u shtrire ne Bjeshken e Jedoves, ne Bjeshken e Bellese, te burimi i ujit mineral dhe ne pese lokacioen te zonave rurale: ne Carrabreg, ne Strellc, Lumbardh dhe ne Dashinoc. Sipas drejtorit per Sherbime Publike, Mbrojtje dhe Shpetim Admir Hasanaj, Njesiti i Zjarrfikeve te Decanit  ne bashkepunim me rojat e pyllit dhe qytetarw tw shumtw, punuan intenzivisht per  lokalizimin e zjarrit megjithese shuaraj e tij ishte pothuaj e pamundur me nje kapacitet prej 13 zjarrfikesisht:
Pyjet e prera pastaj te djegura(foto Y.Thaci)
 “Demet jane te konsiderueshme. Ne Bjeshket e Jedoves eshte bere djegja nje pyll te ri, bredh rreth 6 metrash. Ne Bjeshket e Carrabregut pisha e bredha. Ndersa,te burimi i ujit mineral prane manatirit jane djeg pishat nen hijen e te cilave pushonin qytetaret gjate veres,qe perben nje shkaterrim te bukurive natyrore. Ne menagjimin e situates ka ndihmuar sidomos forca e sigurise se Kosoves me 34 pjesetare,por edhe te reshurat e djeshme te shiut”.  

Zjarri 7 ditor la pas vetes deme te konsiderueshme
Sipas Nasim Haradinajt, drejtori per Bujqesi dhe Pylltari ne komunen e Decanit, edhepse zjarret shtriheshin kryesisht ne pronat shoqerore, solidariteti i qytetareve dhe operatoreve ishte per t´u pershendetur. Perderisa, komisioni per vleresimin e demeve se shpejti te dal me rezultatet perfundimtare.

“Shumica e pyjeve kane qene prona shoqerore, ndersa verifikmet do t´i bej nje komision i cili se shpejti do te dal me rezultate. Por ne nuk presim te dalim me deme te medha, me perjashtim te Bjeshket e Carrabregut ku eshte djeg pishe e re. Une kam bere edhe nje kerkese ne polici per rishikimin e ndonje zjarrvenjeje te qellimshme. Dhe nese jane shkaktu nga faktori njeri, ka ndodh nga pakujdesia sepse eshte terreni aq i thate saqe mjafton hedhja e nje cigareje qe t´shperthejne zjarret.  Une falenderoj shume operatoret individual dhe qytetaret te cilet na kane ndihmu shume ne shuarjen e ketyre zjarreve. Tri ditet e fundit kemi pas angazhim te FSK-sw. Ndersa, shiu i djeshem eshte ai qe e shoi zjarrin ne teresi”.

Perpjekje te vazhdueshme per shuarjen e zjarrit(foto Y.Thaci)

Pas perpjekjeve 7 ditore te Njesitit te Zjarrfikesve te Decanit dhe Junikut, pjesetareve te FSK-se, te  Agjencionti Pyjor te Kosoves, qytetareve dhe te FSK, e cila me 34 anetarw dhe reshjeve te shiut gjate pasdites se djeshme, zjarri u  shua. Nderkohe, pritet te zbardhet nese ishin zjarre te qellimshme apo te paqellimshme per cfare Policia e Kosoves ka filluar hetimet per disa lokacione, thote Sejde Dobraj, komandant i Sacionit Policor ne decan, sipas te cilit bahkepunimi i rojave te pyllit me policine eshte nen cdo nivel,cfare hedh dyshime per keqperdorimet e shumta ne demtimin e pyjeve.


“Niveli i bashkepunimit me rojat e pyllit eshte zero. D.m.th, nuk kemi asnje rast qe pylltati eshte ballafaquar apo kercenuar nga keqberesit. Derisa pylltari  nuk ballafaqohet ai  s´mund te kerceneohet dhe ne nuk kemi rast dhe nevoje per nderhyrje ne arrestimin e keqberesve. Prandaj, ketu na ndihmojne shume pak. Se,duke qene se  kompetent per ruajtjen e pyllit jane pylltaret, nese ata shohin se ka persona te pandergjegjshem qe po sorollaten neper pyje te Decanit duhet te na informojne neve, sespe ata jane kryes te mundshem te prerjeve ilegale apo te zjarrvenjeve te qellimshme. Hetimet rreth ketyre zjarreve po vazhdojne, por meqense ende nuk kemi raport te ekspertit komunal mbi zjarret, ne nuk mund te vleresojme a kane qene zjarre aksidentale apo te qellimshme”.

Zjarrvenje te qellimshme ne Bjeshket e Decanit?
 
Ministri Gashi:”Zjarrvenje te qellimshme per fshehje krimi”
(foto Y.Thaci)
Sipas drejtorit per Bujqesi dhe Pylltari, Nasim Haradinaj,  thirrjen per kujdes duhet ta kete secili ne ndergjegjen e tij kur eshte ne pyetje pasuria kombtare dhe jeta e qytetareve, duke bere thirrje qytetareve per kujdes sidomos gjate pikniqeve .  

“Duhet me qene shume te kujdesshem se pyjet nuk jane pergjegjesi vetem e institucioneve por e te gjithe qytetareve. Dhe, sic mund te bej nje delikt penal nga pakujdesia dhe duhet pergjegjur per ate, njesoj eshte edhe me pyjet. Aq me teper, duke llogarit se kemi kapcitetin e zjarrfikesve nuk e kemi te mjaftueshem”.  
 
Nga keto zjarre njejavore u dogjen mbi  50 hektare pyje neper disa Bjeshke te Decanit, kryesisht ne vendet ku pyjet nga prerjet ilegale jane shnderruar ne djerrina. Pikerisht per kete u ngriten dyshime per zjarrvenje te qellimshme. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Dardan Gashi pat shprehur bindjen se zjarret jane vene pikerisht nga ata qe i kane demtuar pyjet me qellim te fshehjes se krimeve te kryera ne kete pasuri kombtare, e cila per vite te tera eshte keqperdorur me te madhe.
 
Zjarri ne Bjeshken e Bellese nuk u lokalizua asnjehere
 
Bjeshka e Strellcit-Zjarret deri afer tebanave
Nderkohe qe zjarri ne Bjeshken e Bellese, per shkak te terrenit shkembor nuk u lokalizua asnjehere meqe meqe mundesia e vetme per shuarjen e tij ishte intervenimi nga ajri. Dhe ne nje kohe kur ende nuk u llogariten zjarri u bart ne Bjeshken e Strellcit perderisa vatra te reja zjarri shperthyen ne malet e Lebushes dhe me vone edhe ne  rajonin e Vokshit, ne vendin e quajtur “Zhare”.  Ketu ne te dyja vendet kishte nderhyrje nga njesite e zjarrfikesve te Decanit dhe Junikut, pylltare te kompanise “Mali”si dhe qytetare te shumte.Nderkohe qe per kater dite, zjarre me intenzitet te larte qw shperthyen me 24 guht gllaberuan hektare te tere te pyjeve ne Bjeshken e Strellcit, ne te cilen sipas Drejtorit per Sherbime Publike, Mbrojtje dhe Shpetim, nga zjarret dhe tymi jane rrezikuar edhe banoret te cilet po verojne ne bjeshke meqense temperaturat e larta shkonin ne favor te tij  perderisa era i bartte tutje duke ndez vatra te reja. Sherbimi i Zjarrfikesve te Decanit dhe zjarrfikes te komunes se Junikut te cileve per shkak te kapaciteteve te limituara iu bashkangjiten edhe qytetaret vullnetmire, bene  perpjekje te vazhdueshme per lokalizimin e zjarreve per shpetimin e kesaj pasurie kombtare e cila po iu nenshtrohet djegjeve masive. Nysret Shabani nga Strellci eshte vetem njeri nder strellcjanet te cilin e gjejme teksa i ngjitet bjeshkes se tij per t´iu pergjigjur thirrjes per ndihme.

“Zjarri ka ardhe prej Bellesw, kah Kerrshi i Qelise e o dal n´Zymerdan, ku asht kap deri afer kalase se Adem Rrustemajt qe eshte ne ndertim e siper. Aty jane stacionu zjarrfikesat prej te premtes ne mbremje (25 gusht)tuj u mundu ne vazhdimesi per fikjen e zjarreve. Tash po ngjitem n´bjeshke se m´thirren zjarrfikesat qe e kane ba bazenin te kroi ne Behovc qe t’i mbushin cisternat por nuk iu kane mberri gypat. Tash i bleva e po ua dergoj ta vazhdojne punen”.

Pyjet te demtuara ne mase te madhe nga prerjet ilegale
Rete e tymit zbresin deri afer vendbanimeve
Edhe drejtorit Hasanaj pohon se zjarret i ka bartur era nga Bjeshka e Bellese, ne te cilen per shkak te terrenit shkembor nuk eshte arritur te lokalizohen asnjehere ne teresi. Ndersa, nje mobilizim i pergjithshem i zjarrfikesve te Decanit dhe te Junikut si dhe i qytetareve, vazhdoi ne Bjeshken e Strellcit qe nga pasdita e se premtes(25 gusht).

“Te premten ne mesdite, i derguam nje ekip zjarrfikesish nga Decani dhe nje tjeter nga Juniku banoret e Strellcit te cilet po banojne perkohsisht per verime ne bjeshke. Terreni i papershtatshem dhe temperaturat e larta po e bjen te veten, druri eshte kryesisht pishe qe shkon ne favor te zjarrit, jemi duke punu maksimalisht me e lokalizu. Nuk muj me fol me shifra te sakta po kalon 20-30 hektare dhe eshte shtrire ne pjesen e njohur si Zymerdan prej kerrshave te qelise kah belleja e deri te zymerdani, ekipet e zjarrfikeve jane tuj punu”.
Gjate zjarreve te medha, re te dendura tymi te cilat mjegulluan bjeshken zbriten deri ne vendbanime prej nga binte arome tymi. Pas zjarreve te medha kane mbet re te dendura tymi te cilat kane mjegulluar bejshket dhe kane zbritur deri ne vendbanime, prej nga bie edhe arome tymi. Keto zjarre te reja vine ne nje kohe, kur ende nuk jane llogaritur demet e zjarreve ne gjysme te korrikut, ku krahas zjarrfikeve te Decanit te Pejes dhe te Junikut, ne fikjen e vatrave te zjarrit u mobilizuan edhe pjesetare te FSK-se. Nderkohe, nuk ka ndonje intervenim nga institucionet qendrore. Ndersa sipas Nysretit Shabanit ne lokalizimin e zjarrit ndihmojne demtimet masive te pyjeve nga prerjet ilegale.

“Po digjet sa t´shohin syte. Por, zjarri lokalizohet se nuk ka lisa te medhenj vec degw, se mali asht i prerw”.

Shuarjen e vatrave ndihmon renja e temperaturave dhe solidariteti i qytetareve 
Qytetaret ndihmojne zjarrfikesit (foto Y.Thaci)
Fale zbritjes se temperaturave dhe eres, zjarri ne Bjeshken e Strellcit sot eshte lokalizuar,  njofton Drejtoria per sherbime Publike, Mbrojtje dhe Shpetim ne komunen e Decanit dhe vatra te vogla zjarri aktulaisht kane mbetur vetem tek vendi i njohur si “Bria”, te cilat jane nen kontroll.
Nga zjarret e kohepaskohshme ne bjeshket e Komunes se Decanit, rreth 40 dite vleresohet te jene djegur rreth 200 hektare pyje. Ministri per Mjedis dhe Planifikim Hapsinor Dardan Gashi, ka premtuar ndermarrjen e masave shtese per mbrojtjen e pyjeve si, vendosje kamerash vezhgimi si dhe vendosje te pikave te reja kontrolli 24 oresh. Perderisa, sipas tij gjendja do te ndryshoje vetem pas miratimit te Ligjit per Parkun Nacional te Bjeshkeve të Nemuna, i cili ka kaluar ne leximin e pare. Mirepo, perkunder kapaciteteve te kufizuara per shuarjen e zjarrit komuna e Decanit nuk  shpalli gjendje te jashtezankonshme, perderisa zeri i qeverise eshte degjuar pak ne muajin korrik e hic ne pjesen e fundit per te ndihmuar shpetimin e kesaj pasurie kombtare.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *