Shpërngulje masive nga zonat kufitare me Serbinë

25 gusht 2012, Dojce Velle, Per shkak te zhvillimeve ne dy dekadat e fundit ne Kosove, shperthimit te luftes dhe tensioneve te vazhdueshme ne veri, fshatra te tera te banuara me shqiptare pergjate brezit kufitar me Serbine jane depopulluar.

Në 11-të fshatra shqiptare të Podujevës dhe të Prishtinës rrëzë brezit kufitar Kosovë-Serbi, jeta në paqe filloi të zbehej që në fillim të viteve 90-të. Ndërsa në katër pre prej tyre:në Kalatic, Metrgofc, Bervenik dhe Brain, të ngjeshura pas njëra-tjetrës si kurorë, depopullimi mori përmasa të mëdha me shpërthimin e luftës dhe një dekade pasiguri pas saj.  Shtëpia e Agim Avdullahut dhe prona 9 hektarëshe në Bervenik është vetëm një pjesë e këtij realiteti.

Ne shtepine e Agim Avdullahut n´Bervenik dikur vlonte jeta
„Lufta ka qënë në krejt Kosovën. Mirëpo te ne, politika e Serbise ka punuar në atë „principin e patkoit“, ku banorët e të gjitha fshatrave të zonave kufitare të Podujevës në formë patkoi, ushtria dhe policia serbe i ka shty tutje në drejtim të Prishtinës. Dhe kshtu, popullata nuk ka guxu më ta provojë kthimin në këto zona kufitare, kur ka shtëpi që i kalon kufiri përmes dhomës ndërsa pjesë të tokave tona shtrihen brënda territorit të Serbisë. Arsyeja tjetër ëhtë se Berveniku ka pas shumë fëmijë të cilët kanë kaluar nëpër gjithe ato katrahura. Prandaj, ata nuk mund t´i bindësh të rikthehen të jetojnë në të njëjtën shtëpi;hapt të cilin ne si prind nuk kemi guxu tamarrim“, thote z. Avduallhu, i cili që nga viti 1999 jeton  larg vendlindjes së tij.

Mungesë investimesh dhe pasiguri

Në fshatin fqinj Kalatic, para luftës kanë jetuar 67 familje brenda bashkësive familjare me gjithsejt 350 anëtarë, ndërsa tani jetojnë vetëm 11-të familje me 56 banorë. Për dallim, në këtë fshat ikja masive e popullates filloi tri-kater vjet pas luftës, për shkak të mungesës se infrastrukrurës,  investimeve dhe pasigurise, shjegon për DË-në Imer Zeqiri, ish punëtor i arsimit, i cili pas shpernguljes me 2010-të, la pas vetes shtepinë dhe pronën 6 hektarëshe.

I. Zeqiri provoi te rifilloj jete ne Kalatic 

„Unë kam provu të qëndroj në fshatin tim deri ne vitin 2010, jo pse na është ofruar ndonjë iguri por sepse në fshatin tim ka kushte për jetë normale po të investohej në infratrukturë, në ndonjë fabrikë, minifermë apo ckadoqoftë, sigurisht që popullata s´do t´shpërngulej apo do t´iu mundësoje qasja në shfrytëzimin e tokave të cilat kanë mbet djerrë. Pikërisht për këtë unë nuk e kam gjet veten dhe në një të ardhme shumë të afërt, prej të 11-të familjeve që jetojne në fshatin Kalatic, s´do t´mbesin as dy prej tyre meqënse që të gjithë kanë ble prona në Prishtinë dhe presin cdo moment me u sherngul“.


Nxënësit udhëtojnë me barka verës e mbi akull dimrit

Braina është njëri prej fshatrave më të mëdhenj të komunës së Podujevës, i cili nga të 127 shtëpi me rreth 1,600 banorë tashme është reduktuar në vetëm 47 shtëpi. Prona 64 hektarëshe e familjes së Hamit Beqiri nga ky fshat, e cila shtrihet rreth 500 metra vije ajrore nga brezi kufitar Kosovë-Serbi tashme ka ngel djerrë. Z.Beqiri është drejtor në shkollen e Bervenikut, në të cilën numri i nxënësve ka rënë dukshëm, ndërsa për nxënësit e mbetur shkollimi tejet i vështirë:
H.Beqiri :”Vetem 53 nxenes ne shkolle”


„Në Bervenik aktualisht I kam 53 nxënës,prej rreth 230-ve sa i kisha para luftës.  Ndërsa, sfidat ë rrugëtimit të nxnënësve të shkollës në Orrllan janë të mëdha, mqënse rruga rreth e rrotull liqenit është rreth 10 kilometra, përderisa po t´i bien përmes liqenit shkurtohet në 800. Prandaj, edhepse është rrezik tejet i madh, familjet kanë zgjedh rrugëtimin me barka për fëmijët e tyre të cilët ato i drejtojnë vet deri në Orllan, përderisa dimrit ecin këmbë mbi akull, meqënsë trashësia e tij ariin deri në 30 centimetra,“,thotë z.Beqiri, sipas të cilit përkundër interesimit të ministrisë përkatëse për mbajtjen e arsimit gjallë në këto zona, buxheti i limituar dhe transporti i parregullt janë hendikep i vazhdueshëm për një rrjedhë normale. Ndërsa, e vetmja e mirë është se tani nuk bëhen më dallime në shkollim, djem apo vajza“.

Për 11-të fshatra kufitare shërbime mjeksore vetëm paradite

Bukurite e fshatit Kalatic se shpejti mund te ngelin shkret…  

Përderisa  ndër problemet jetike të popullatës së kësaj ane mbetet qasja në shërbimet shëndetsore,sepse sipas z.Beqiri:  


„Për të gjitha këto 11-të fshatra që gravitojnë në këtë zonë kufitare, momentalisht punon vec një mjek, një teknik dhe një infermiere. Dhe atë, n´Orllan vetëm paradite, ku secilit banor të vijës kufitare i bien së paku pesë kilometra largësi vetëm për një injekcion, me përjashtim të vakcionimit të fëmijëve me ekipin mobil“.

Lëvizje të lirë vetëm bletët në kufirin Koosvë-Serbi

Brengat dhe peripetitë që sjellin këta tre ish punëtorë të arsimit për popullatën e kësaj ane janë të shumta, por se cfarë do t´I kthente ata serish në vatrat e veta, përgjegja është e njëjtë.

„Nëse  rregullojet infrastruktura dhe investohet, popullata mund t´I kthehet kësaj ane të paktën edhe vec a për të mos lënë tokat djerrë dhe të zbusim krizën. Por, problem kryesor ëhtë mungea e sigurisë. Se p.sh., nëse mban lopë në fshatin tonë, ku kufiri kalon midis dhomës së shpisë, lopa nuk e di cka ëhtë kufiri, ku është Tullari apo Berveniku dhe serbët t´I marrin ato edhe bariun që iu shkon pas. Kur organizata të huaja na patën pyet pas luftës se për cka jemi të interesuar, unë iu pergjigja:”Për bletë!”,sepse bleta mund t´hkojë deri në Leskovc me e marr nektarin e s´mund ta ndalojë as zërë askush”.

Për opinionin janë të njohura disa raste të arresimit të qytetarëve të Kosovës nga forcat kufitare të Serbisë. Ndërsa rasti me i freskët është arrestimi i dy policëve 130 metra brenda terrirotirt të Republikës së Kosoves, e cila megjithësë nga autoritetet serbe u arsyetua „me shkelje të marreveshjes së Kumanovës“binte ndesh me marrëveshjen për integrimin e kufijve të arritur ne dialogun Prishtinë-Beograd.

Shtepia e Agim Avdullahut pas lufte ka ngel germadhe

Cdo gjë për kthimin-Asgjë për parandalimin e shpërnguljeve


„Kthimi dhe riintegrimi në Kosove“,është programi më i fundit i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Komisionit Evropian ne vlere prej 5.1 milione eurosh, 4 prej të cilave vetëm nga BE. Dhe, projekte të cilat mundëojnë rindërtimin e shtëpive, kthimin e qëndrueshem dhe riintegrimin e të kthyerve-pakica të zhvnedosur nga lufta implementohen vazhdimisht, në një kohë kur bëhet pak apo asgjë për parandalimimn e shpërnguljes masive të popullatës shumicë. Si rrjedhojë, fhatra të tëra përgjatë brezit kufitar janë boshatisur si pasojë e infrastrukturës së rrënuar, mosndërtimit të shtëpive e mbi të gjitha,  mungesës së sigurisë sidomos përgjatë brezit kufitar me Republikën e Serbisë. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.