Fotografi Sadri M. Hadergjonaj

22 korrik 2012, Radio Kosova, “Sadri Miftar Hadergjonaj ka njw energji magjike me syrin e nje aparati ta ze edhe lotin e ajrit edhe enderren e nje pylli dhe te nje kroi. Vazhdimisht kerkon tensione dramatike, kerkon kulme te artit dhe metafora te nje thellesie artiistike qe sheron neurozat e kohes…Perbrenda nje luleje ne shi dhe nje kulmi te djegur shihet plaga e nje shekulli. Ritmi muzikor edhe struktura, hija, drita dhe ritmi i nje kulle te shnderruar ne histori e balade. Sepse ka ardhur koha qe ai qe nuk ka fotografi nuk ekziston…”(G.Xhafolli).

Arti fotografik eshte nje profesion i rralle ne Kosove. Por, ne vitet 50-te, ne nje kohe kur dihej fare pak per fotografine, nga Pobergja, fshat malor i komunes se Decanit na del nje e papritur e bukur, kur nje 17 vjecar fillon te zhvillojw zanatin per fotografine e cila qe aty do t´i behet pjese e pandashme e jetes. Eshte ky Sadri Miftar Hadergjonaj, i cili qe ne vitin ´57 me ane te aparatit te tij fotografik ndaloi ne kohw castet me interesante te jetes me theks te vecante ato te jetes ne fshat dhe ne bjeshke, ku edhe u lind me 12 maj te vitit 1940.

Hadergjonaj eshte femije fshati i lindur ne tebane. Prandaj,fokusi i aparatit te tij gjithmone mbeti i kthyer kah bjeshka.Ndersa, arto o vecante ia dha nje vend te larte ne boten e artit dhe te kultures shqiptare ne Kosove, rajon dhe me gjere.

“Vjeshta e Decanit” (Foto Sadri Hadergjonaj)

“Interesimi per fotografi m´ka lind qe ne shkollen e mesme ne Peje, ku prane shkolles si aktivitete te lira kishim foto-kino klubet ose “Selenitet”sic quheshin per kontsruktimin e autobuseve, aeroplaneve apo veglave te tjera. Mirepo une, meqense si nxenes i dalluar merrja burse, une  bleva nje aparat “Smena 8”, shume i thjeshte  me 12 poza.Por, edhepse kisha deshire dhe i shihja ne libra e ne kinema, une akoma s´disha me punu…”, rrefen fotografi Hadergjonaj.


Dashuria per artin fotografik qe ne bankat e shkolles se mesme
 
Ambicja e fotografit Hadergjonaj per te gdhendur zanatin e fotografise  vazhdoi tutje, qe nga kursi per fotografine ne Peje, ne akcionet punuese si vullnetar per te mos iu ndare deri ne zoterimin e plote.
 
Hadergjonaj ,e fotografine qe nga mosha 17 vjec

“Shkojshim vullentar dhe atje kishim mundesi te mesonim notin, vozitjen, etj.Por,  une perseri kam mesuar vetem per fotografine,derisa mesova t´i punoj,si zhvillues, si revelues, n´uje te destiluar. Pastaj, kam punu dy vjet si mesues n´Dranoc, ne nje paralele te ndare klase e trete dhe e katert e shkolles fillore.Prek aty kam shku 12 muaj ushtar e pas perfundimit shkvoa ne sarajeve per tudime, ku per tri vjet e gjysme perfundova fakultetin ekonomik. Atje me punesuar ne Radiotelevizionin e Sarajeves ku e kam hap emisionin ne gjuhen shqipe”.

 
Hadergjonaj me fotografine e tij mbjell e perhap dashuri
 
Por, megjithse redaktor, themelues i  programit ne shqip ne  Radio-Televizionin e Sarajeves, korrespondent i televizionit nga Sarajeva ne Kosove por edhe ansjelltas, si dhe per Lublane dhe Zagreb, Sadri Hadergjonaj gjithmone mbeti nje fotograf i apasionuar. Sepse, sic do te thoshte miku i tij, Salih Kabashi  gazetar dhe editor:
 
“Keci i xha Qazimit”(Foto S.M.H.)

”Nuk eshte  e veshtire te kuptohet se ai me jangjikun e tij  ne krah, gjithmone mobil dhe argat i palodhshem ne zenie imazheh te bukur, nuk ben tejter gje pos mbjell e perhap dashuri. Brezat e ardhshem, tek artisti Hadergjonaj do te gjejne shembullin e dashurise per vendin e te pareve, per bjeshken e verrinin, per qytetet e fshatra…per luleboren dhe luleshtogun…. Ju do t´shihni si ky artis i madh me fotografimet e tij sjell nga lart e nga larg lule, gjelberim, pamje bukolike, gure e shkembinj, gurgullima lumenjsh, mjeshtri drugdhendjeje,lojera qe natyra ben me perberesit e saj…I sjell me bukurite e tyre, te rrallw, te peprekur, perrallorw dhe te virgjer. I sjell dhe i mbjell duke bere gravura te pashlyeshme ne memorjen tone”.

Etnosi shqiptar gjithemone ne fokus
 
Sadri Hadergjonaj deri me tani i ka hapur 28 ekspozita individuale dhe eshte pjesemarres ne 30 ekpsozita kolektive. Ekspozita e fundit individuale me 100 fotografi  ne Decan, paraprakisht u hap ne Bjeshken e Prilepit ne organizimin e ritit tradicional “Te Qethat-Decani 2012”.
 
Ekspozita në Bjeshken e Prejlepit”Te qethat-Decani 2012″

 “Ekspozita eshte hapur  edhe ne bjeshke per faktin se, shumica prej ketyre fotografive jane bere pikerisht ne keto bjeshke, si: ne Bjeshken e Prilepit, n´Bjeshken e Vokshit, ne Bjeshken e Selmit,  ne Milishevc, ne Zllonopoje, ne Jedove ku edhe jam rrit…Para kesaj, kiha nje ekspozite me 21 maj “Portrete te bardha te vendlindjes”, m rastin e 100 vjetorit te Kuvendit te Kunikut e cila iu dedikua 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar. Ne fotografite e mia ka motive te ndryshme, prej kronikave ditore e deri te ato artistike, fotografi te shkaterrimevet e ludfte ma s´pari ne Bosnje e mandej ketu ne Kosove dhe te gjitha jane nga natyra. Edhe njerezit i dua ne natyre dhe s´me pelqen aspak te fotografoj ne studio, sepse eshte artificiale. E dua natyren dhe veprimet e njeriut brenda saj. Ndersa tematika kryesore eshte etnosi i shqitpareve”.

 Skulpturat nga natyra nje pasion tjeter
 
Brenda forografise se Hadergjinajt ka edhe skulturpa nga natyra, ic eshte Loja e gjarpinjeve nga rrenjet e geshtenjes,  koka e demit etj. Te 1300 eksponater e tij  ., te cialt i ka emeruar “Skulpturat e mia naive” jane te skpozuara ne muzeun personal ne fshatin e lindjes se tij,ne Pobergje.
 
“Here-here edhe nje lule kenaq
sa  nje pranvere e perjetshme…”

“Ato jane skulptura te gdhendura nga dore e natyres, sigurisht te modifikuara paksa nga une, te cilat i kam vendos ne muezun tim personal, ne Pobergje.Deri me tani i kam mbledh rreth 1,300 eksponate, kryesisht te artizantave fshatare, sepse une vi prej fshatit dhe megjithese nuk jetoj ne fshat,une mburrem me prejardhjen nga fshati. Sa ka interesim per fotografite e mia…”.

 
Prandaj, footgrafite te tij mbesin te kerkuara dhe te cmuara tek artdashesit, megjithese jo ne cdo vend dhe ne cdo shtrese…
 
”N´perendim ka mjaft interesim dhe fotografite jane mjaft te kerkuara,sepse cdo gje eshte burimore. Madje edhe kornizat i kam nga druri i pishes,me te cilin te paret tane kan ndez zjarrin e kane bere drite,nje dru i bute dhe i kendshem me te cilin jane punaur koritat e qumshtit, baballaret na kane punu hajmali me maje brisku . Por,brenda vendit  jo edhe aq shume se jo secili e kupton artin. Mendojne se arti forografik eshte vec nje shkrepje. Ndersa une, per te fotografuar nje shqiponje apo nje hardhucw kam humbe ore te tera…”.
 
Motivet kryesore-Jeta ne bjeshke e ne fshat
(Foto Sadri Hadergjonaj)

“Ai që nuk ka fotografi-nuk ekziston…”

 
Por,kritika te nivelit me te lart vine nga ata qe e kuptojne dhe dine ta vleresojne artin e se bukures. Gani Xhafolli shkrimtar, Sadri Hadergjonajn e pershkruan si  nje artist te paemitueshem me nje  shqise te vecante per fotografine dhe ngjyren.
 
“Brenda saj eshte jeta, eshte dhembja dhe bukuria magjike. Nepermjet ngjyrave flasin  ndjenjat, flasin te gjitha qelizat, flet  shpirti. Here-here edhe nje lule ne bore kenaq sa nje pranvere e perjetshme. Kur e fotografon edhe nje peme ky artist i rralle shnderrohet edhe ne gjeth dhe jep frymen e vet. Here here edhe pikave te gjakut  u jep drite te perjetshme. Dhimbjen dhe dashurine e sheh edhe ne nje rige shiu edhe ne nje dege te thyer edhe ne nje cope guri te vetmuar”.
 
Sipas z.Xhafolli, Sadri Hadergjonaj eshte nje fenomen i pazakonshem i cili ka nje energji magjike qe me syrin e nje aparati ta ze edhe lotin e ajrit dhe enderren e nje pylli dhe te nje kroi.
 
Vazhdimisht kerkon tensione dramatike, kerkon kulme te artit dhe metafora te nje thellesie artistike qe sheron neurozat e kohes…Perbrenda nje luleje ne shi dhe nje kulmi te djegur shihet plaga e nje shekulli. Ritmi muzikor edhe struktura, hija, drita dhe ritmi i nje kulle te shnderruar ne histori e balade. Sepse ka ardhur koha qe ai qe nuk ka fotografi nuk ekziston. Sadri Hadergjonaj eshte ne kerkim te fotografoje  edhe shpirtrat e te zhdukurve nga barbartet…dhe enderrat e te gjithe yjeve te lisire…dhe t´i ringjalle edhe te gjithe ata qe mungojne”.
 
Nga rimat elegjike te kapjet e hareshme e portretet gazmore
 
Ne fokusin e Hadrgjonsj edhe eksodi i Kosoves

Fotografite e viti te fundit te shekullit XX-te dhe te vitit te pare te shekullit tone, s´kish si te ishin ndryshe pos imazhe dhimbjesh, djegjesh, rrrenimesh. Ishin pamje te njerezve te pikelluaar e te lodhur, te grave te rrezbitura, te mureve te shembur, te oxhakeve qendrimtare…,thote Salih Kabashi gazetar dhe editor.

Ato ishin imazhe te shkrumbit e te prushit, ne te cilet ishte djege vendi i tij. Ishin imazhe te lotit e te vajit te njerezve qe kerkonin te humburit e pa varr e te pa nishan. Ato ishin rima elegjike…Por, natyra opitmiste e Sadriut nuk mundi te qendroje gjate ne denesjet e ne vajin e shkatrrimeve te luftes. Ai iu kthye portretve gazmore dhe kapjeve te tjera me te hareshme, me te gjalla. Me shkrepjet e tij sikur edhe ne periudhen e mesiperme, vazhdonin  me mgulm shenimet fotrgrafike per kroniken e shnderrimeve te ngadalta por te sigurta te ecjes kosovare perpara. Nderkohe qe te gjitha pamjet e tij te kapura vetetimthi kane nje tipar karakteritik:bukurine e natyres dhe te njeriut”-vlereson z.Kabashi ne kritiken e tij, te cilen e perfundon me urimin:
 
“Sadri Miftari,  pac edhe mijera e mijera shkrepje te reja!”

Tebane ne Bjehsken e Prejlepit, fiti Sadri Miftar Hadergjonaj

Leave A Comment

Your email address will not be published.