Ban Ki Moon qëndroi në Kosovë

Ban Ki Moon(Foto DW)
24 korrik 2012,Dojce Vele,Zgjidhja e tensioneve në veri, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, qështja e të pagjeturve, të drejtat e pakicave dhe ruajtja e trashëgimise kulturore ishte mesazhi që Sekretari i OKB-së ia përcolli Prishtinës. Vizita e sekretarit Ban vie në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish- Jugollavia.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, mesazhin  për rëndësinë e një fqinjësie të mirë dhe mirëkuptimi të ndërsjellë e  percolli edhe tek liderët e Kosovës dhe te populli i saj, i cili sic u shpreh, ka vuajtur shumë nga konflikti  dhe është në kërkim të një të ardhmeje në paqe dhe prosperitet. Ndërsa, Prishtinës dhe Beogradit iu bëri thirrje për intensifikimin e qështjes së peronave të pagjetur, si një e drejtë fundamentale njerëzore dhe një hap për pajtim të ndërsjellë.
 
Ban ki Moon:”Zgjidhje e problemeve nëpërmjet dialogut pasqor”
 
Ura e barrikaduar e Lumit Iber ne veri te Mitrovices
“Mbetem i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe eskalimin e tensioneve përgjatë viteve të fundit.  Është thelbsore që qëshjtet e ndjeshme dhe komplekse të lidhura me veriun e Kosovës të zgjidhen nëpërmjet një dialogu të sinqertë e paqsor.Pikëpamjet e komuniteteve të cilët preken drejpërsëdrejti nga këto tensione janë parësore. Zërat e tyre duhet të degjohen, ndërsa të drejtat e tyre bazë dhe nevojat duhet të prezantohen në mënyre demokratike”.
Në konferencën e shkurtër për media në Aeroportin Ndërkotmbar “Adem Jashari”, në të cilin sekeretari Ban Ki Moon u takua  me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryministrin Hashsim Thaci pa asnjë element protokolli shtetor, kërkoi angazhim më të fuqishëm në normalizimin e marredhnjeev me Beogradin nepermjet nje dialogu te perkushtuar dhe te sinqerte-kerkese kjo sipas tij,e shtruar paraprakisht tek lidershipi i Beogradit. Ndersa ne fund, ngushelloi popullin e Kosoves per humbjen e Ali Podrimes, “poetit tw madh tw Kosoves dhe artistit te njohur nderkombtarisht”.
 
Thaci: “Vazhdimi i dialogut, pas implementimit të marrëveshjeve të arritura”
 
Kryministri i Kosovës Hashimt Thaci, viziten e Ban Ki Moon-it në Kosovë e vlerësoi si historike. Ai theksoi se sekretari Ban njeh realitetin e ri ne Kosovë dhe repekton aspiratat e popullit të Kosovës për një të ardhme evropiane, duke ia sugjeruar të njëjtën edhe presidentit të sapozgjedhur serb, Tomislav Nikoliq.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci
 
“Së pari duhet të ndodh implementimi i të gjitha marrëveshjeve  që janë arrit në Bruksel dhe pastaj të shqyrtohen mundësitë e vazhdimit të dialogut teknik për fqinjësi dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetore në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë. Ndërsa, mesazhet për luftë nga presidenti Nikoliq, janë mesazhe të mentalitetit të Sllobaodan Miloshevicit dhe shefit të tij, Sheshelit”.
 
Ban Ki Moon takohet me liderët fetar
 
Pas takimeve me komandantin e KFOR-it, shefin e EULEKS-it dhe atë të misionit të OKB-së në Kosovë, sekretari i organizatës më të madhe botërorë Ban KI-Moon është takuar edhe me krerët fetar në Decan dhe në Prizren.  
 
 “Duke parë Manastirin e  Decanit, unë ia di vlerën edhe më shumë këtij monumenti të trashëgimisë kulturore, i cili është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Ndërsa, unë percolla mesazhin tek institucionet e Kosovës për ruajtjen e kësaj trashëgimie, e cila është edhe njëra ndër kërkesat tona ”,i tha sekretari Ban Ki Mund igumenit të Manastirit të Decanit Sava  Janjiq i cili e informoi atë për rëndësinë e këtij objekti të ruajtur nga popullata autoktone përgjatë shekujve.
 
Kishat dhe Manastiret objekte përafrimi dhe jo grindjeje dhe përqarjeje
 
Manastiri i Decanit
Pas takimit me dyer te mbyllura, nuk pati prononcim për media. Ndërsa, igumeniJanjiq tha për DW-në se vizita e sekreatrit Ban nuk kishte karakter politik.
 
“Është shumë e rëndësishme që sekretari Ban ki Mun është njoftuar me këto vlera kulturore ,sic e tha edhe ai, të cilat prezantojnë nje pasuri të madhe të gjithë popullit të Kosovës dhe se manastriret dhe kishat duhet të jenë vende të pajtimit dhe të përafrimit ndër njerëz dhe jo të grindjeve dhe të përqarjeve. Të njëjtën e konfirmuam edhe ne., ngaq qendrimi se duhet të punojmë në rritjen e mirëkutimit dhe të pajtimit ndërmjet vete e ndajme të gjithë përfaqësuesit fetarë në Kosovë. Sepse, ne kemi jetuar së bashku ndër shekuj dhe kështu duhet të bashkëjetojmë edhe me tutje”, tha Janjic.
 
Vizita e sekretarit Ban-Historike për Kosovën
Nga baza e KFOR-it në Decan, sekretari Ban Ki Moon në masa të rrepta sigurie u bart me helikopter në bazën  e KFOR-it në Prizren, ku paraprakisht vizitoi klerin katolik në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare si dhe atë ortodoks në Kishën e Shën Gjergjit. Përderisa, në Gjaminë e Sinan Pashës sekretari Ban ulur këmbkrq në mësin e krerëve fetar  tha se:
Sekretari Ban Ki Mun ne Manastirin e Decanit
”Njerëzit janë të lirë të besojnë në atë që dëshirojnë.  Vizita ime në Prizren është bërë me qëllim që të shoh nga afër bashkëjetesën ndërfetare dhe nderetnike. Kosova është një shoqëri shumë etnike dhe shumë fetare dhe në kuadër të kësaj, njerëzit duhet ta gjejnë harmoninë dhe gjuhën e përbashkët të komunikimit. OKB angazhohet gjithmonë për avancimin e kësaj bashkëjetese”.
Vizita e sekretarit Ban Ki Moon në Kosovë vie në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish- Jugosllavia dhe është vizita e dytë e një kreu të OKB-së  pas asaj të Kofi Anani-it me 2002, kur Kosova ishte nën administrimin e kësaj organizate.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *