Politikat zhvillimore dhe punësimi në Kosovë

12 maj 2012, Dojce Velle, Njw grant prej 23 milionë dollarësh i përcjellur nga dy grante tjera prej 13.9 milionë dollarësh nga dhjetë shtete donatore, është mbështetja e Bankës Botërore për Kosovën. Fondet hyne në buxhetin e Kosovës pasi ajo zbatoi me sukses reformat e përqendruara në punësimin dhe rritjen e qendrueshme ekonomike.


Programi i Politikave Zhvillimore për Punësim të Qendrueshëm (SEDPP) mbështet një sërë reformash e politikash me objektiv promovimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe krijimin e punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.Mbështetja është ndarë në dy operacione, e para nga të cilat është disbursuar në shumën 23.8 milionë euro në dhjetor 2011. Ndërsa, operacioni i dyte,(SEDPO-2)është një pjesë e rëndësishme e Strategjisë së propozuar të Grupit të Bankës Botërore për Partneritet me Kosovë (CPS) për periudhën 2012-15, me qellim te përmirësimit te klimës se investimeve, fuqizimin e prokurimit dhe menaxhimit e financave publike, përmirësimin e ekzekutimit buxhetor,  zhvillimin e strukturës së pagesës dhe gradimit në shërbimin civil, mbështetjen e institucioneve t e tregut të punës, ofrimin e shërbimeve të përqendruara në personat e papunë dhe pranuesit e asistencës sociale, rritjen e produktivitetin si dhe reduktimin e pasigurisë së punëdhënësve.
Menagjeri i BB-se,Jan Peter Olters
“Me kete program(SEDPP), donatorët i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës një shtytje të rëndësishme në sanimin e jo-balanceve makro-fiskale dhe kapërcimin e  disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm.Kjo po ndihmon në zgjidhjen e potencialit zhvillimor socio-ekonomik dhe zbutjen e varfërisë, cfarë eshte jashtëzakonisht e rëndësishme në një vend me një nga shkallët më të larta të papunësisë dhe nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Evropë” -tha ne ceremonine e nënshkrimit e marrëveshjes menagjeri i Bankës Botërore për Kosovën, Jan-Peter Olters.
Ngecja në përmbushjen e marrëveshjes-Ngecje në mbështetjen e mëtutjeshme
SEDPO mbështet reforma të rëndësishme të politikave për Kosovën duke pasur si objektiv përmirësimin e mjedisit te biznesit,  nxitjen e invenstimeve të brendshme dhe të jashtme, përforcimin e praktikës së prokurimit dhe menaxhimin financiar për shtimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë;  forcimin e institucioneve në tregun e punës për t´u ofruar shërbime të papunëve dhe ndihmë sociale nevojtarëve, me theks te vecante, mbështetjen e institucioneve të arsimit profesional dhe konsolidimit të shërbimit civil të Kosovës. Dhe, qeveria e Kosovës është e përkushutar  t´i përmbush të gjitha obligimet që kërkohen në marrëveshje si deri më tani, thotë  për Dojce Vele-n  ministri per arsim në qeverinë e Kosovës, Rame Buja.
Ministri i arsimit, Bedri Hamza,
nenshkrues i marreveshjes me BB
“Këto mjete janë të dedikuara për punësim të shtuar, cfarë nënkupton se fondet do të orjentohen tek Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrise dhe tek Ministria e Arsimit. Ne jemi në prag të një projekti i cili do t´realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore-një shkollë për punësim dhe edukim, ku ne marrim pjesë me një të katërten e buxhetit. Besoj se cdo gjë do të shkojë mire si deri me tani dhe s´ka arsye të jetë ndryshe, meqe mjetet janë. Nëse jemi të efektshëm në realizimin e puneve dhe objektivave të parapara në marrëveshje, kjo mund të bëhet e përvitshme. Por, nëse qalojmë ne atëherë mund të qalojë edhe ndihma që pritet. Ndërsa, ne ju jemi mirënjohës stafit të Bankës Botërore, përfaqësuesve dhe takspaguesve të shteteve donatore të cilët  po kontibuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sepse, këto grante do të ndihmojnë dukëshëm në ngritjen e ekonomisë dhe zbutjen e papunësisë në Kosovë”.
Me programin SEDPP Punësim dhe edukim
Në mungesë të hulumtimeve, ende nuk ka statistika të sakta për numrin e papunësisë në Kosovë. Nisur nga kjo, as shifrat e prezantuara më heret nuk qëndrojnë, thotë për dojce velen ministri për pune dhe mirëqenje sociale, Nenad Rashiq.
“Shifra e prezantuar më heret rreth numrit të papunësisë në Kosovë ishte rreth 385 mijë punëkërkues. Por, duke rrumbullakësuar të dhënat të cilat vazhdojnë të azhurohen nga institucionet përkatëse, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve është 264, 980-të ”, thotë ministri Rashic, sipas të cilit ministria që ai drejton sivjet është përfituese e 3.3 milionë eurove.
Ministri i MPMS, Nenad Rashiq
“Për tri vjet në shifër totale kemi përfituar mbi 8 milionë euro programi. Dhe, këto projekte kanë qënë të fokusuara në shërbime publike. Ideja ka qënë, që me një punësim afatshkurtër deri me 6 muaj, njerëzit duke punuar të edukohen. P.sh, në vitin paraprak kur kishim 3 milionë në dispozicion, për herë të parrë, një shifër prej 1800 punëkërkuesve të regjistruar në Zyrat e Punësimit kanë qënë të punësuar. Kjo është fazë e dytë dhe me shumën e sivjeme prej 3.3 milione eurosh, numri i punetorëve që do të angazhohen në këto projekte do te rritet”.
Qeveria e Kosovës ka rikthyer mbështetjen e FMN-së dhe të BB-së
Dhe kjo, falë vendime të rëndësishme dhe të vështira që qeveria e Kosovës ndërmori në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar: ndryshmin e një situate makrofiskale që në mes të vitit 2011-të e humbi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombtar dhe të Bankës Botërore-mendon Jan-Peter Olters, menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
Mimoza Kusari-Lila,ministre e MTI-se
“Ndryshimet në politikat fiskale kanë vënë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike. Qeveria ka intensifikuar ritmin e reformave për të përmirësuar qasjen e  financimit duke monitoruar zbatimin e tyre me një “taskforce” që ka mandat për të rritur pozicionin e Kosovës në raportin e biznesit. Ajo ka ndryshuar pakon ligjore për të  zvogëluar shpenzimet e regjistrimit, lehtësuar procedurat, zvogëluar shpenzimet e regjistrimit, për të lehtësuar procedurat, për të eliminuar lejet e punës dhe për të shpejtuar regjistrimin e bizneseve të reja”, tha z.Olters i cili për Dojce Vele-n shton se ky ishte një hap i rëndësishëm në transformimin e ekonmisë së Kosovës, e cila krahasuar me rajonin dhe duke pasur parasysh krizat e eurozonës, duket inkurajuese sa i përket pjesëmarrjes në treg, investimeve, deficitit buxhetor dhe sektorit bankar.
BB: Kosova të zhvillojë sektorin agrokulturor dhe të zvoglëojë importin
“Ja një shembull për të qartësuar mendimin tim. Sektori i agro-kulturës në Kosovë është një sektor me potencial të fuqishëm i cili nuk po performon në mënyrën që mundet dhe do duhej. Njëra ndër arsyet është se fermerët nuk kanë qasje në kapital, cfarë do t´iu mundësonte atyre rritje më të shpejt se kudo tjetër. Dhe, njëra ndër arsyet qe kemi identifikuar është fakti se ata nuk kanë regjistra kadastralë me të cilat mund të shkojnë në banka. Kështu që sa iu përket administrimit të tokës, kadastrit dhe rritjes se investimeve kapitale për sektorin e agrokulturës mendoj se Kosova shumë shpejt do të kishte një sektor agrokulturor shumë profitabil që të prodhojë të produkte kualitative të cilat do mund të jenë të suksesshme në treg dhe do mund të zvogëlonin importet rreth 90 per qind nga jashtë. Kjo nuk do duhej të ndodhte, sepse ju keni cdo gjë. Prandaj duhet të vazhdojmë të identifikojmë ato fusha për t´ë tejkaluar problemet dhe në këtë formë të shtyhen gjërat përpara”.
Ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes me Banken Boterore
Granti prej 23 milionë eurosh për projektet e zhvillimit në Kosovë(SEDPO 2, do të shoqërohet edhe me dy grante të tjera, njëri prej 12.1 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe tjerti nga Shtetet e Bashkuara prej 1.8 milionë dollarësh. Operacioni i Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPO-2)prej rreth 36.5 milionë eurosh, eshte aktiviteti më i madh i përbashkët financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për qeverinë dhe te 10-te donatorët. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.