Serbët e Kosovës votojnë për parlamentin dhe presidentin e ri të Serbisë

6 maj 2012, Dojce Vele, Përkundër deklaratave  të vazhdueshme se nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë,  Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me miratimin e qeverisë së Kosovës ka mundësuar që qytetarët serb  me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Zgjedhjet paralamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë po zhvillohen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. Ambasadori i OSBE-së Werner Almhofer vizitoi dy qendra votimi atë në Graçanicë dhe në Laplasellë: “Raportet tona tregojnë se deri më tani operacioni po shkon qetë dhe unë e pashë me sytë e mi në disa qendra votimi se stafi lokal dhe ai ndërkombëtar i OSBE-së është duke i kryer detyrat e veta me zell, duke iu mundësuar votuesve të japin votën e tyre”, është shprehur Almhoffer, sipas komunikatës së OSBE-së. Sipas kësaj komunikate OSBE-ja u ka mundësuar pjesëmarrjen në votime 109.000 qytetarëve serbë me të drejtë vote në Kosovë.
Qendra e votimit ne Zvecan
Së pari kutia e votimit, pastaj tryeza e Shën Gjergjit
Njera ndër to është edhe Zvecani, në të cilin mund të depërtosh pa targa fare por jo me targa të Republikës se Kosovës. Përgjate rrugës vërehet prezencë e shtuar e forcave vendore dhe ndërkombtare të sigurise, ndërsa në qendër të tij qarkullim i shtuar makinash e turma me gra, burra, pleq e fëmije. Kjo, serbët këtë ditë e shohin si festë të dyfishtë: festa “Gjurgjevdan”  si dhe votimi per zjgedhjet e Serbise, të cilin ata e njohin si shtet te tyre. Prandaj, destinacioni i secilës familje është së pari kutia e votimit e pastaj tryeza e Shën Gjergjit.

Nder ta është edhe familja Milosavljevic nga fshati Grabovc, të cilët sapo dolën nga Qendra e Votimit e vendosur në njërën prej shkollave të këtushme.

Familja Milosavljevic:”Kurre me institucionet  e Kosoves” 
Kam dal të votoj dhe të përmbush obligimin si qytetar.Nga këto zgjedhje pres që situata politike të rregullohet ,të mos ketë më tensione.Votoj për institucionet tona se  duam te mbetemi me shtetin tonë, Serbinë. Jo për Kosovën se nuk duam të jetojmë me shqiptarët në të njëjtin shtet. Mund të jetojmë  krahas njëri/tjetrit por jo me njëri -tjetrin sepse kemi  përplasje të vazdhueshme dhe nuk shoh zgjidhje. Ne nuk i  dëshirojme institucionet e Kosoves as me cmimin e jetës sepse nuk ka perspektivë.  Jo! As Pakoja e Ahtisarit nuk garanton të drejta të mjaftueshme për serbet dhe ne deshirojmë të jetojmë në pronen tonë, por ndarë prej tyre dhe të mos kemi të bëjmë fare me institucionet e Kosovës”,thotë z.Milosavljevic te cilit i bashkangjitet bashkeshortja, Vladanka:

“Me institucionet e Kosovës në asnjë mënyrë. Shkruaje me të mëdha! Sepse me kta “shiptari” kemi konflikte të vazhduehsme dhe assesi s kemi mund të pajtohemi. Thjesht, nuk duam! Më mirë kjo jetë-pezull se sa me ta. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe ne do të kundërshtojmë në cdo formë. E nese kjo pjesë herëdokur  futet në kuadër të institcioneve të Kosovës, ateherë…”. 

Shqiptaret te zhgenjyer per lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove

Deklaratat  se nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilën e ka thënë edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës me rezolutën e 15 marsit 2012 duke e obliguar qeverinë e Kosovës të zbatojë këtë vendim, mbeten pezull dhe realiteti i sotëm bie ndesh me to. Kjo i revolton shqiptarët e Kosovës, të cilët shprehin zhgënjim. Imri Jashari dhe Adem Ramadani janë vetëm dy prej tyre:

Barrikadat e vena nga serbet ne Uren e Ibrit, ne Mitrovice
“Gjithë ato deklarata e premtime që i dhane qeveritarët tanë.E cfarë është realiteti? Prapseprapë u bë si deshi Serbia dhe zgjedhjet serbe po mbahen në Kosovë! Jam veteran i luftës dhe që 12-të vjet jam pa shpi. Kam luftu për këtë vend e kam ngrënë në një sofër me pushtetarët e sotëm… Sa kemi familje tuj vujt, invalidë, dëshmorë e  raste sociale e ata, në pallate e me miliona. Prandaj iu kisha lut me i hap sytë pak ma shume se me premtime boshe nuk bahet kurrgja.  Leri barrikadat gjithandej, por zgjedhjet…!”, thotë z.Jashari.

Perderisa z.Ramadani mendon se: “Këto zgjedhje asht dashtë me i ndërpre e mos me iu lane themel kurrkund se Serbia n Merdare e këndej s´ka cka lyp. Kjo asht tokë e Kosovës e e qytetareve te vet dhe prandaj unë jam kundër këtyre zgjedhjeve.  Insticuionet e Kosovës e bashkesia ndërkomtbare sa lejojnë zgjedhje e barrikada, ma mirë asht me i kërku te zhdukurit tanë, me e zbut vuajten e popullit e varferinë…Deri kur kshtu?!”

Popullin e ka përgjakur politika absurde

Pas 13-të vjet jete pezull mes dy shtetesh, në këto zgjedhje-“te ligjshme dhe të paligjshme” njëkohsisht, nuk besojnë më as vet serbët. Njëri prej tyre është edhe
Votues serb ne Qendren e Votimit ne Zvecan

një shitës serb, i cili nuk do t’i përmendet emri: “Votova apo jo, nuk pres asnjë ndryshim dhe kjo s’i sjell kujt gjë veç atyre politikanëve dhe jeta ime mbetet, zero. Këtu nuk vendosin Prishtina as Beogradi, se derisa serb e shqitparë grinden vendosin fuqite e mëdha. E sa për pajtimin që flitet…Me shqiptarët mund të takohemi dhe të shoqërohemi në Mynih, Milano e kudo tjetër por jo këtu, sepse popullin e ka përgjakur politika absurde”.

Ne kushte anonimieti serbet e veriut pranojne gjera të cilat nuk i shprehin hapur per shkak te sigurise, sikur ky taksist nga Zvecani i cili thote se se fundmi ka marre edhe leternjoftimin e Republikes se Kosoves dhe eshte per dialog me cilindo udheheqes te institucioneve te Republikes se Koovës.

 “E përse jo?! Unë jetoj në Kosovë dhe këtu dua të qëndroj. Sot votova me shpresën se do të bëhet mirë. Por(mos ma thuaj emrin!), më mirë do t’ishte që ne serbët të futemi në kuadër të institucioneve të Kosovë, dhe të jetojmë të gjithë të barabartë e normalisht. Kush mund ta durojë edhe më këtë kaos 13-të vjecar?! Për mua e kaluara është e kaluar dhe për hir të së ardhmes do të flisja me udhehëqesit e Kosovës dhe do t’u thosha se, nëse mund të jetojmë dhe të punojmë si njerëz mua nuk më intereson aspak kush udhëheq. Dua që këtë jetë që më ka mbetur ta jetoj si njeri”.
Grumbuj rere te vena nga serbet ne rrugen Mitrovice-Zvecan 

Ndonëse analistët e fushatës elekotrale për shkak të krizës sociale dhe ekonomike parashikonin një pjesëmarrje të ulët, qytetarët kanë treguar interes për të dhënë votën. Deri në orët e para të pasdites është regjistruar një pjesëmarrje me 32% e votuesve në Serbi. Sipas të gjitha sondazheve pritet një fitore e Partisë Demokrate deri më sot në pushtet nën presidentin Boris Tadiç. Në zgjedhjet presidenciale në garën mes dy rivalëve kryesorë Tadiç dhe udhëheqësit të opozitës Tomislav Nikoliç pritet një rezultat me diferencë të ngushtë, çka do të çojë në balotazh pas dy javësh.

Leave A Comment

Your email address will not be published.