Date Archives May 2012

Politikat zhvillimore dhe punësimi në Kosovë

12 maj 2012, Dojce Velle, Njw grant prej 23 milionë dollarësh i përcjellur nga dy grante tjera prej 13.9 milionë dollarësh nga dhjetë shtete donatore, është mbështetja e Bankës Botërore për Kosovën. Fondet hyne në buxhetin e Kosovës pasi ajo zbatoi me sukses reformat e përqendruara në punësimin dhe rritjen e qendrueshme ekonomike.


Programi i Politikave Zhvillimore për Punësim të Qendrueshëm (SEDPP) mbështet një sërë reformash e politikash me objektiv promovimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe krijimin e punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.Mbështetja është ndarë në dy operacione, e para nga të cilat është disbursuar në shumën 23.8 milionë euro në dhjetor 2011. Ndërsa, operacioni i dyte,(SEDPO-2)është një pjesë e rëndësishme e Strategjisë së propozuar të Grupit të Bankës Botërore për Partneritet me Kosovë (CPS) për periudhën 2012-15, me qellim te përmirësimit te klimës se investimeve, fuqizimin e prokurimit dhe menaxhimit e financave publike, përmirësimin e ekzekutimit buxhetor,  zhvillimin e strukturës së pagesës dhe gradimit në shërbimin civil, mbështetjen e institucioneve t e tregut të punës, ofrimin e shërbimeve të përqendruara në personat e papunë dhe pranuesit e asistencës sociale, rritjen e produktivitetin si dhe reduktimin e pasigurisë së punëdhënësve.
Menagjeri i BB-se,Jan Peter Olters
“Me kete program(SEDPP), donatorët i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës një shtytje të rëndësishme në sanimin e jo-balanceve makro-fiskale dhe kapërcimin e  disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm.Kjo po ndihmon në zgjidhjen e potencialit zhvillimor socio-ekonomik dhe zbutjen e varfërisë, cfarë eshte jashtëzakonisht e rëndësishme në një vend me një nga shkallët më të larta të papunësisë dhe nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Evropë” -tha ne ceremonine e nënshkrimit e marrëveshjes menagjeri i Bankës Botërore për Kosovën, Jan-Peter Olters.
Ngecja në përmbushjen e marrëveshjes-Ngecje në mbështetjen e mëtutjeshme
SEDPO mbështet reforma të rëndësishme të politikave për Kosovën duke pasur si objektiv përmirësimin e mjedisit te biznesit,  nxitjen e invenstimeve të brendshme dhe të jashtme, përforcimin e praktikës së prokurimit dhe menaxhimin financiar për shtimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë;  forcimin e institucioneve në tregun e punës për t´u ofruar shërbime të papunëve dhe ndihmë sociale nevojtarëve, me theks te vecante, mbështetjen e institucioneve të arsimit profesional dhe konsolidimit të shërbimit civil të Kosovës. Dhe, qeveria e Kosovës është e përkushutar  t´i përmbush të gjitha obligimet që kërkohen në marrëveshje si deri më tani, thotë  për Dojce Vele-n  ministri per arsim në qeverinë e Kosovës, Rame Buja.
Ministri i arsimit, Bedri Hamza,
nenshkrues i marreveshjes me BB
“Këto mjete janë të dedikuara për punësim të shtuar, cfarë nënkupton se fondet do të orjentohen tek Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrise dhe tek Ministria e Arsimit. Ne jemi në prag të një projekti i cili do t´realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore-një shkollë për punësim dhe edukim, ku ne marrim pjesë me një të katërten e buxhetit. Besoj se cdo gjë do të shkojë mire si deri me tani dhe s´ka arsye të jetë ndryshe, meqe mjetet janë. Nëse jemi të efektshëm në realizimin e puneve dhe objektivave të parapara në marrëveshje, kjo mund të bëhet e përvitshme. Por, nëse qalojmë ne atëherë mund të qalojë edhe ndihma që pritet. Ndërsa, ne ju jemi mirënjohës stafit të Bankës Botërore, përfaqësuesve dhe takspaguesve të shteteve donatore të cilët  po kontibuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sepse, këto grante do të ndihmojnë dukëshëm në ngritjen e ekonomisë dhe zbutjen e papunësisë në Kosovë”.
Me programin SEDPP Punësim dhe edukim
Në mungesë të hulumtimeve, ende nuk ka statistika të sakta për numrin e papunësisë në Kosovë. Nisur nga kjo, as shifrat e prezantuara më heret nuk qëndrojnë, thotë për dojce velen ministri për pune dhe mirëqenje sociale, Nenad Rashiq.
“Shifra e prezantuar më heret rreth numrit të papunësisë në Kosovë ishte rreth 385 mijë punëkërkues. Por, duke rrumbullakësuar të dhënat të cilat vazhdojnë të azhurohen nga institucionet përkatëse, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve është 264, 980-të ”, thotë ministri Rashic, sipas të cilit ministria që ai drejton sivjet është përfituese e 3.3 milionë eurove.
Ministri i MPMS, Nenad Rashiq
“Për tri vjet në shifër totale kemi përfituar mbi 8 milionë euro programi. Dhe, këto projekte kanë qënë të fokusuara në shërbime publike. Ideja ka qënë, që me një punësim afatshkurtër deri me 6 muaj, njerëzit duke punuar të edukohen. P.sh, në vitin paraprak kur kishim 3 milionë në dispozicion, për herë të parrë, një shifër prej 1800 punëkërkuesve të regjistruar në Zyrat e Punësimit kanë qënë të punësuar. Kjo është fazë e dytë dhe me shumën e sivjeme prej 3.3 milione eurosh, numri i punetorëve që do të angazhohen në këto projekte do te rritet”.
Qeveria e Kosovës ka rikthyer mbështetjen e FMN-së dhe të BB-së
Dhe kjo, falë vendime të rëndësishme dhe të vështira që qeveria e Kosovës ndërmori në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar: ndryshmin e një situate makrofiskale që në mes të vitit 2011-të e humbi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombtar dhe të Bankës Botërore-mendon Jan-Peter Olters, menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
Mimoza Kusari-Lila,ministre e MTI-se
“Ndryshimet në politikat fiskale kanë vënë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike. Qeveria ka intensifikuar ritmin e reformave për të përmirësuar qasjen e  financimit duke monitoruar zbatimin e tyre me një “taskforce” që ka mandat për të rritur pozicionin e Kosovës në raportin e biznesit. Ajo ka ndryshuar pakon ligjore për të  zvogëluar shpenzimet e regjistrimit, lehtësuar procedurat, zvogëluar shpenzimet e regjistrimit, për të lehtësuar procedurat, për të eliminuar lejet e punës dhe për të shpejtuar regjistrimin e bizneseve të reja”, tha z.Olters i cili për Dojce Vele-n shton se ky ishte një hap i rëndësishëm në transformimin e ekonmisë së Kosovës, e cila krahasuar me rajonin dhe duke pasur parasysh krizat e eurozonës, duket inkurajuese sa i përket pjesëmarrjes në treg, investimeve, deficitit buxhetor dhe sektorit bankar.
BB: Kosova të zhvillojë sektorin agrokulturor dhe të zvoglëojë importin
“Ja një shembull për të qartësuar mendimin tim. Sektori i agro-kulturës në Kosovë është një sektor me potencial të fuqishëm i cili nuk po performon në mënyrën që mundet dhe do duhej. Njëra ndër arsyet është se fermerët nuk kanë qasje në kapital, cfarë do t´iu mundësonte atyre rritje më të shpejt se kudo tjetër. Dhe, njëra ndër arsyet qe kemi identifikuar është fakti se ata nuk kanë regjistra kadastralë me të cilat mund të shkojnë në banka. Kështu që sa iu përket administrimit të tokës, kadastrit dhe rritjes se investimeve kapitale për sektorin e agrokulturës mendoj se Kosova shumë shpejt do të kishte një sektor agrokulturor shumë profitabil që të prodhojë të produkte kualitative të cilat do mund të jenë të suksesshme në treg dhe do mund të zvogëlonin importet rreth 90 per qind nga jashtë. Kjo nuk do duhej të ndodhte, sepse ju keni cdo gjë. Prandaj duhet të vazhdojmë të identifikojmë ato fusha për t´ë tejkaluar problemet dhe në këtë formë të shtyhen gjërat përpara”.
Ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes me Banken Boterore
Granti prej 23 milionë eurosh për projektet e zhvillimit në Kosovë(SEDPO 2, do të shoqërohet edhe me dy grante të tjera, njëri prej 12.1 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe tjerti nga Shtetet e Bashkuara prej 1.8 milionë dollarësh. Operacioni i Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPO-2)prej rreth 36.5 milionë eurosh, eshte aktiviteti më i madh i përbashkët financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për qeverinë dhe te 10-te donatorët. 

Serbët e Kosovës votojnë për parlamentin dhe presidentin e ri të Serbisë

6 maj 2012, Dojce Vele, Përkundër deklaratave  të vazhdueshme se nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë,  Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me miratimin e qeverisë së Kosovës ka mundësuar që qytetarët serb  me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Zgjedhjet paralamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë po zhvillohen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. Ambasadori i OSBE-së Werner Almhofer vizitoi dy qendra votimi atë në Graçanicë dhe në Laplasellë: “Raportet tona tregojnë se deri më tani operacioni po shkon qetë dhe unë e pashë me sytë e mi në disa qendra votimi se stafi lokal dhe ai ndërkombëtar i OSBE-së është duke i kryer detyrat e veta me zell, duke iu mundësuar votuesve të japin votën e tyre”, është shprehur Almhoffer, sipas komunikatës së OSBE-së. Sipas kësaj komunikate OSBE-ja u ka mundësuar pjesëmarrjen në votime 109.000 qytetarëve serbë me të drejtë vote në Kosovë.
Qendra e votimit ne Zvecan
Së pari kutia e votimit, pastaj tryeza e Shën Gjergjit
Njera ndër to është edhe Zvecani, në të cilin mund të depërtosh pa targa fare por jo me targa të Republikës se Kosovës. Përgjate rrugës vërehet prezencë e shtuar e forcave vendore dhe ndërkombtare të sigurise, ndërsa në qendër të tij qarkullim i shtuar makinash e turma me gra, burra, pleq e fëmije. Kjo, serbët këtë ditë e shohin si festë të dyfishtë: festa “Gjurgjevdan”  si dhe votimi per zjgedhjet e Serbise, të cilin ata e njohin si shtet te tyre. Prandaj, destinacioni i secilës familje është së pari kutia e votimit e pastaj tryeza e Shën Gjergjit.

Nder ta është edhe familja Milosavljevic nga fshati Grabovc, të cilët sapo dolën nga Qendra e Votimit e vendosur në njërën prej shkollave të këtushme.

Familja Milosavljevic:”Kurre me institucionet  e Kosoves” 
Kam dal të votoj dhe të përmbush obligimin si qytetar.Nga këto zgjedhje pres që situata politike të rregullohet ,të mos ketë më tensione.Votoj për institucionet tona se  duam te mbetemi me shtetin tonë, Serbinë. Jo për Kosovën se nuk duam të jetojmë me shqiptarët në të njëjtin shtet. Mund të jetojmë  krahas njëri/tjetrit por jo me njëri -tjetrin sepse kemi  përplasje të vazdhueshme dhe nuk shoh zgjidhje. Ne nuk i  dëshirojme institucionet e Kosoves as me cmimin e jetës sepse nuk ka perspektivë.  Jo! As Pakoja e Ahtisarit nuk garanton të drejta të mjaftueshme për serbet dhe ne deshirojmë të jetojmë në pronen tonë, por ndarë prej tyre dhe të mos kemi të bëjmë fare me institucionet e Kosovës”,thotë z.Milosavljevic te cilit i bashkangjitet bashkeshortja, Vladanka:

“Me institucionet e Kosovës në asnjë mënyrë. Shkruaje me të mëdha! Sepse me kta “shiptari” kemi konflikte të vazhduehsme dhe assesi s kemi mund të pajtohemi. Thjesht, nuk duam! Më mirë kjo jetë-pezull se sa me ta. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe ne do të kundërshtojmë në cdo formë. E nese kjo pjesë herëdokur  futet në kuadër të institcioneve të Kosovës, ateherë…”. 

Shqiptaret te zhgenjyer per lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove

Deklaratat  se nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilën e ka thënë edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës me rezolutën e 15 marsit 2012 duke e obliguar qeverinë e Kosovës të zbatojë këtë vendim, mbeten pezull dhe realiteti i sotëm bie ndesh me to. Kjo i revolton shqiptarët e Kosovës, të cilët shprehin zhgënjim. Imri Jashari dhe Adem Ramadani janë vetëm dy prej tyre:

Barrikadat e vena nga serbet ne Uren e Ibrit, ne Mitrovice
“Gjithë ato deklarata e premtime që i dhane qeveritarët tanë.E cfarë është realiteti? Prapseprapë u bë si deshi Serbia dhe zgjedhjet serbe po mbahen në Kosovë! Jam veteran i luftës dhe që 12-të vjet jam pa shpi. Kam luftu për këtë vend e kam ngrënë në një sofër me pushtetarët e sotëm… Sa kemi familje tuj vujt, invalidë, dëshmorë e  raste sociale e ata, në pallate e me miliona. Prandaj iu kisha lut me i hap sytë pak ma shume se me premtime boshe nuk bahet kurrgja.  Leri barrikadat gjithandej, por zgjedhjet…!”, thotë z.Jashari.

Perderisa z.Ramadani mendon se: “Këto zgjedhje asht dashtë me i ndërpre e mos me iu lane themel kurrkund se Serbia n Merdare e këndej s´ka cka lyp. Kjo asht tokë e Kosovës e e qytetareve te vet dhe prandaj unë jam kundër këtyre zgjedhjeve.  Insticuionet e Kosovës e bashkesia ndërkomtbare sa lejojnë zgjedhje e barrikada, ma mirë asht me i kërku te zhdukurit tanë, me e zbut vuajten e popullit e varferinë…Deri kur kshtu?!”

Popullin e ka përgjakur politika absurde

Pas 13-të vjet jete pezull mes dy shtetesh, në këto zgjedhje-“te ligjshme dhe të paligjshme” njëkohsisht, nuk besojnë më as vet serbët. Njëri prej tyre është edhe
Votues serb ne Qendren e Votimit ne Zvecan

një shitës serb, i cili nuk do t’i përmendet emri: “Votova apo jo, nuk pres asnjë ndryshim dhe kjo s’i sjell kujt gjë veç atyre politikanëve dhe jeta ime mbetet, zero. Këtu nuk vendosin Prishtina as Beogradi, se derisa serb e shqitparë grinden vendosin fuqite e mëdha. E sa për pajtimin që flitet…Me shqiptarët mund të takohemi dhe të shoqërohemi në Mynih, Milano e kudo tjetër por jo këtu, sepse popullin e ka përgjakur politika absurde”.

Ne kushte anonimieti serbet e veriut pranojne gjera të cilat nuk i shprehin hapur per shkak te sigurise, sikur ky taksist nga Zvecani i cili thote se se fundmi ka marre edhe leternjoftimin e Republikes se Kosoves dhe eshte per dialog me cilindo udheheqes te institucioneve te Republikes se Koovës.

 “E përse jo?! Unë jetoj në Kosovë dhe këtu dua të qëndroj. Sot votova me shpresën se do të bëhet mirë. Por(mos ma thuaj emrin!), më mirë do t’ishte që ne serbët të futemi në kuadër të institucioneve të Kosovë, dhe të jetojmë të gjithë të barabartë e normalisht. Kush mund ta durojë edhe më këtë kaos 13-të vjecar?! Për mua e kaluara është e kaluar dhe për hir të së ardhmes do të flisja me udhehëqesit e Kosovës dhe do t’u thosha se, nëse mund të jetojmë dhe të punojmë si njerëz mua nuk më intereson aspak kush udhëheq. Dua që këtë jetë që më ka mbetur ta jetoj si njeri”.
Grumbuj rere te vena nga serbet ne rrugen Mitrovice-Zvecan 

Ndonëse analistët e fushatës elekotrale për shkak të krizës sociale dhe ekonomike parashikonin një pjesëmarrje të ulët, qytetarët kanë treguar interes për të dhënë votën. Deri në orët e para të pasdites është regjistruar një pjesëmarrje me 32% e votuesve në Serbi. Sipas të gjitha sondazheve pritet një fitore e Partisë Demokrate deri më sot në pushtet nën presidentin Boris Tadiç. Në zgjedhjet presidenciale në garën mes dy rivalëve kryesorë Tadiç dhe udhëheqësit të opozitës Tomislav Nikoliç pritet një rezultat me diferencë të ngushtë, çka do të çojë në balotazh pas dy javësh.

Nuset e mitura tw komuniteteve RAE

Gezimi, 40 vjecar dhe gjysh
30 maj 2012, Dojce Vele,Tradita e martesave të hershme tek komunitetet RAE nuk kanë pësuar ndryshime me kohën dhe vajzat e tyre martohen-të mitura sikurse nënat dhe gjyshet e tyre. Martesa e hershme është si problem për emancipimin e familjeve RAE  poashtu. Ndërsa, kur fëmijët lindin fëmijet, sfidat janë të vetkuptueshme.

Edhepse sapo kanë kaluar të 40-tat, Gezimi dhe Sulltanja,egjiptas, kanë 25 vjet martesë dhe pesë fëmijës. Katër prej tyre i kanë martuar në moshën 15-16 vjecare ndërsa tashmë janë gjyshër të 7 nipave dhe mbesave. Edhe ata u fejuan me t´marr Abetaren dhe bashke me shkronjat e para mësuan se të tjerët kishin marrë për ta vendimin më të rëndësishëm në jetë.

 “Jam feju 7 vjec kur s´kam dit as cka asht fejesa. Disa shokë bajshin hajgare me mu dhe pse isha i fejuar me shihnin ndryshe. Pasi u mbusha 15 vjet jam martu me dasem e me flamur kombtar shqiptar,sic e kemi tradite. E sot i f alenderoj prinderit e mi qe m´kane taku me nje familje dhe vajze te ndershme te cilen e kam edhe sot dhe i kam me te 5 fëmijë”, thotë Gëzim Pallulli.

Nga loja me kukulla-Nuse  e nënë!

“M´kanë feju 7 vjet e m´kanë martu me 15 vjet. E re, por…Atëherë o konë zakon ku t´jep baba dhe naan t´ pelqeu e s´të pëlqeu asht dashtë me e marr. Mua Gëzimi më pëlqente, por…Nuk t´rrej! Ditën e parë-nuse u pata mërzit shumë se erdha prej qyteti n´katund e mendojsha: “Khu,qysh me ik e me shku n´shpi?!”Mandej u msosva  e s´më dukej kund më mirë”, rrëfen bashkëshortja  e Gëzimit,  Sulltanja, e cila edhepse ishte shkëputur nga loja me kukulla për t´u bërë nuse, vetëm pas një viti do të bëhet nënë.

“Shtatzanë fill jam mbet. Me 16 vjet ma ka fal Zoti djalin.I kemi pesë fëmijë, tri cika e një djalë i kemi martu. Tash i kam 41 vjet dhe jam gjyshe e katër nipave e tri mbesave”.

Kur fëmijët lindin fëmijë…

Vaxhide Sopjani, sociologe
Martesa, si një vendim i rëndësishëm në jetë, në familjet RAE nuk ka pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe vajzat martohen –të mitura, si nënat dhe gjyshet e tyre. Dhe kur fëmija lind fëmijë, sfidat të cilat do t´i përcjellin gjithë jetën janë të vetkuptueshme,thotë për Dojce Vele-n sociologja Vaxhide Sopjani, e cila është autore e një hulumtimi në bashkëpunim me organizatën “Save the Children”.

“Gjatë hulumtimi ne kemi has edhe nuse 12-13 vjecare dhe rrallëherë mbi moshën 18-të. Në këtë moshë vajza e mitur vëhet në pozitë shumë të rëndë, e papërgatitur për sfidat e bashkëshortësisë e sidomos të shtatzënisë dhe edukimit të fëmijëve, e cila është në shpërputhje të ashpër me aftësitë psikofozike të vajzave të këtij komuniteti. Pikërisht këtu fëmijët lindin fëmijë  të cilët s´janë në gjëndje t´i edukojnë ashtu sic duhet. Prandaj edhe kemi raste të shpeshta të kërkesës së ndihmës mjeksore, qoftë në psikiatri apo problemeve gjenekologjike”, thotë z.Sopjani, .

Se martesat e hershme  në familjet e komuniteteve RAE janë traditë e cila vazhdon të bartet nëpër breza me fanatizëm dëshmon edhe Hyrë Rama 68 vjecare, e cila u martua e mitur poashtu. Edhe para pesë dekadash, mosha  dhe mënyra e fejesës së vajzave ishtë e njëjtë si sot.

“Jam martu 16 vjet.Burrin e kam pas 15 vjet para vetes. Nuk e kam njoftë, se nana m´ka dhanë. Erdhën me më marrë me kali e me pajton. Si nuse kam hjek keq shumë. Nëpër koliba të huja,me thupra,flejshim n´kashtë e n´tokë. U lajshum,herë me sapun herë pa ta me pacërrkë.Qysh kemi mujt me e shty. I kam ba gjashte fmijë. Nuse me 16 vjet ma… “.

15 vjec dhëndër

Njësoj ndodhi edhe me të nipin Shkëlzenin, tash 52 vjecar, i cili mëngjeseve për në shkollë zgjohej nga shtrati i martesës. Peshën e prangave të martesës në fëmijëri ai do ta ndjej pas punësimit, kur edhepse jeta ofronte raste edhe më të mira, familja tashmë ishte aty dhe ai i pafuqishëm të bëj kthesa. 

“M´kanë martu 15-të vjecar. Po vallahi,jom kone n´shkolle fillore! Paj,pendimi i gatshëm se me 22-25 vjet erdhën raste gjithnjë e ma t´mira, e u qelën sytë.  Si prindërit që t´fejojnë ma…<por, jo,jo,jo. Aty kthesë s´ka pas se e merrshe n´qafe robin e huaj. Tash i kam 7 fëmijë dhe jam i lumtur në martesë“, thotë Shkëlzeni.

Egjiptianwt: “Jo martesa jashtw komunitetit”

Tradita e martesave të hershme dhe të aranzhuara te komunitetet RAE, vazhdon. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e shkollimit dhe edukimit të mirëfillte të brezave të rinj. Ndërsa  arsyet për lidhje martesash mbesin të njëjta, si dikur.

“P.sh., mahalla e keqe-mashkujt e kqij. Del e ta nguc cikën,ndoshta edhe dashurohen e del e ta merr gabelin. Ne gabelit nuk ia japim qikën.(Hatri mos t´mbetet), ne as shqitparit nuk ia japim cikën! Për qejf as me shqiptar,as me serb, as me rom, as me ashkalij, vec me magjup tanë. Se nesër me u martu një qikë e  jona për rom i thonë:”Mori magjupe. T´ishe konë e mira s´e kishe marr romin tanë po ishe martu me kombin tënd!”

Përpjekjet e faktorit vendor, të atij ndërkombtar dhe shoqërisë civile kanë qënë të shpeshta,  por jo të pandërprera. Ndërsa, nevojitet angazhim i vazhdueshëm për t´i bindur këto familje se martesat e hershme nuk iu sjellin asgjë të mirë nga jeta. Përkundrazi! Që në moshë të re do të fillojë ballafaqimi me probleme të cilat s´do t´kenë mundesi t´i tejkalojnë gjatë gjithë jetës, mendon socilogja Sopjani.
Halla Hyra 16 vjec nuse-Nipi Shkelzeni 15 vjec dhender


“Në familje thonë se ne pa i pyetur vajzat asnjëherë nuk vendosim me i martu. Dhe, në pyetjen se sa janë ato të afta për të dhënë përgjegje të matur për hapin që do t´i pres në jetë në moshën e miturisë,ata nuk kanë dit të japin përgjegje. Pra, janë shkaqet ekonomike, por edhe fakti se ato nana të rejabrez pas brezi  s´mund t´iu flasin vajzave  për shkollimin dhe perspektivën por vetëm për pajën dhe martesën. D.m.th është përsëritje e mënyrëstradicionale të  jetës gjenerate. Prandaj, rekomandimi kryesor i hulumtimit është vetdijësimi”.

Filizat e vetdijësimit

Edhe Gëzimi është ndër ato familje të cilat janë mbajtur fort pas traditës, duke i martuar fëmijët e tij sic vepruan paraardhësit nëpër breza; prej 15 deri në 17 vjet.

“Unë i kam ruajt traditat dhe s´kam pas qejf me m´shku rrugëve t´kqija. Si e kanë kry shkollën i kam cu te burrat e vet. Asnjërin nuk e kam martu pa pyet. Të tria i kam në tri shtete t´Evropës  dhe të gjitha e kanë jetën ma t´mirë se te unë”, arsyetohet Gëzimi.

E njëjta ndodhi edhe me Binakun, djalin e vetëm të kesaj familjeje, i cili u martua në moshen 16-të vjecare me nusen nje vit më të re me të cilën u ka dy fëmijës. Por, po në këtë familje tradicionale egjiptase e gjejmë edhe forcën për të sfiduar fatin, guximin për një jetë më ndryshe dhe të ardhme më të mirë si dhe vetëdien, që duke ruajtur vlerat tradiconale të përqafohen ato bashkëkohore. Kjo shihet në Edonën, vajzën e vogël, e cila me vetëm 13-të vjet e di se si gjatë jetës kapen gjërat me rend dhe në marrëveshje me prindërit në familjen e saj do të bëj kthesë.

“Nuk martohem heret në asnjë mënyrws. Në pajtim me prindërit do të vazhdoj shkollimin. Martesa, pas diplomimit ne fakultet.Kismet!”