Patriotë pa shtëpi-Shtetasit e Shqipërisë që pësuan nga lufta e Kosovës

23 prill 2012, Dojce Velle, Edhepse shumë shtetas të Shqipërisë kanë gjetur veten në Kosovë, banorët e viseve veriore të cilët pësuan nga lufta e Kosovës hasin në vështirësi. Ata jo rrallë nuk kanë as qati mbi kokë.

Nëse del në qendrat perëndimore të Kosovës nuk të duhet kohë e gjatë për të takuar banorë të zonave veriore të Shqipërisë, të cilët kanë ardhur në Kosovë me shpresën për një jetë më të mirë.Mirëpo, jo secilit i buzqesh fati ashtu sic shpresoi apo iu premtua me zhvendosjen e tij në Kosovë. Këtë Miftar Hajdinaj 43 vjec nga Padeshi i Tropojës e ka provuar vet, i cili tash 13-të vjet jeton në Decan me bashkëshorten dhe të katër fëmijët e tij. Dikur pronar i dy shtëpive me rreth 6 hektarë tokë vetëm qindra metra larg brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, ndërsa qe një dekade e më shumë në një barakë të drunjtë në një qendër kolektive, në pritje të nëe premtimi që nuk u realizua ende. Por, ky kontrast  në jetën e  këtij qytetari nuk ndodhi rastsisht, meqënse edhe ai si të tjerë iu kishte bashkangjitur luftës për clirimin e Kosovës duke mos kursyer asgjë:


Miftar Hajdinaj 

“Po vallahi! Kemi hy n´luftë vec për hir të kombit se na ka dhimbtë zemra. Unë për vete i kam lanë gruan me tri fëmijë n´familje t´vet dhe ua kam leshu Sali Cekut e Agim Ramadanit  dy shpiat, njërën për shtab tjetrën për spital ne Padesh. Të gjithë e dinë se krejt n´fillim e kanë pas bazën te shpia jeme, se e kam pronën njëqind metra prej kufirit pranë Koshares. N´luftë të Koshares asht thy kufiri deri të hpia jeme edhe asht granatu e ba rrafsh me tokë. Janë granatu edhe të tjera e atëherë asht largu popullata. E atyre n´krye të shtetit të Kosovës ua kisha kujtu se na kanë lanë anash e s´janë marr ma e neve hic, edhepse edhe na kemi qënë pjesë e asaj lufte e lirie”,flet z.Hajdinaj, duke parë me nostalgji kah bjeshka matanë së cilës gjendet vatra e tij e rrënuar.


Në shkëmbim të gjithckaje-Asgjë!

Por, edhepse në betejën e thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri iu rrënua  jeta e ndërtuar deri atëherë, z.Hajdinaj  përmend me krenari dy plagët  nga kjo betejës, edhepse as për to nuk gëzon beneficionet si  invalid i luftës. Në maratonin 13-të vjecar kanë ngel vec premtimet boshe, se liria e Kosovës së cilës i fali cdo gjë nuk i dha gjë tjetër vec një barake të drunjtë e cila është larg cdo përfytyrimi të dikurshëm jete në Kosovën e lirë.
Barake e drunjte ne shkembim te dy shtepive
per shtab  dhe spital ne luften per clirimin e Kosoves


“Send mbi ktë tokë! Vec na thonë qetash a ma vonë, e prej paslufte s´asht arrë kush me ne hic! Jetoj kurrqysh hiq!Me një social 80 euro. Pa punë, pa shpi pa kurrgja. Punoj kah tm´muj punë krahu, n´mal e n´fushë. Kam luftu, jam invalid, kam humb gjithcka për këtë liri, e qështjen e banimit nuk e kam të zgjidhur e as të shtetësisë”, thotë z.Hajdinaj.


Deri më tani 1,075 leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë



 Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga viti 2005 kur Republika e Kosovës filloi me lëshimin e lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, janë lëshuar 1,075 leje qëndrimi për qytetaret e Shqipërisë ,  218 prej të cilave veëem vitin e kaluar. Këta qytetarë kanë të drejtë të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas 5 vitesh përderisa familjarët pas 3 vitesh. Por, megjithëse ka aplikuar tash tri vjet, z.Hajdinaj as ketu nuk i eci mbarë.

Kosharja e rrenuar qe nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar 

“Jam nënshtetas i Shqipërisë. Kam apliku për dyshtetësi, sa e nxjerr një më thonë nxjërr edhe një tjetër. Nuk di cka aht kah bahet,vec shpresa. E meritoj, jo vetëm unë po shumë të mi që jemi këtu, kemi luftu e edhe janë vra, e jetimat ua kanë lanë rrugëve. Vec, ndoshta bahet ma mirë”.


Diku as behari nuk vie si kudo  tjetër

Në këtë lagje në perëndim të Decanit, rrëzë bjeshkëve që ndajnë Kosovën me Shqipërinë, nuk i gëzohen as beharit për shkak të insekteve, brejtësve dhe zvarranikëve. Por , edhe Zyhra Regjaj shtetase e Shqipërisë i duron këto kushte mizerje me shpresën për zgjidhjen e problemit të banimit.

“Po rrnojmë për faqe t´zezë… Vallahi, na mbytën minjtë brenda.Tetana ato tesha të faluna na i kanë ba krejt copa. Jam vet e katërt. Djalin e kam t´operum puna e luftës n´këmbë. Por, s´merr asgja. As ndihmë sociale as send hic!”

Sadik Tolaj, QMS ne Decan

Qendra për Mirëqënje Sociale në Decan, aktualisht jep asistencë sociale për 9 familje me 57 anëtarë. Kushti parësor:indenteti i banorit të Kosovës, thotë Sadi kTolaj udhëheqës i skemës së ndihmës sociale brënda kësaj qëndre: “Per momentin marrin nente amilje me 57 anetare. Ata marrin nejoj si shtetait e koovess. Psh kategoria e pare shte skryefamilajri esht eia fte per punet e tjeret jo, pra shkollohen. Kategoria e dyte jane dy pridnerit jane e papune dhe tjeret naetare jane ne shkollim. Keto jane dy kategori, ne baze te naetareve t efamiljes. Eshte prej 40 deri ne 80. Dmth per nje anetar 40 euro deri ne 80,por maksimalja 80”.


Hapa konkret në lehtësimin e jetës së këtyre banorëve

Megjithese as në Kosovë integrimi nuk është i lehtë, shumica prej shtetasve të Shqipërisë tashmë  janë pozicionuar nëpër  institucione të Kosovës dhe misione ndërkombtare, varësisht nga përgatitja profesionale. Meqënse ekonomia e pazhvillaur në Kosovë nuk ofron mundësi punësimi as për shtetasit e Kosovës, vështirësitë për banorët e këtyre viseve vazhdojnë.  Por, edhepse nuk ka shifra të  sakta të të zhvendosurve nga viset veriore, Ambasada e Shqipërise po bën përpjekje të vazhdueshme për t´ua lehtësuar jetënshtetasve të vet brënda Kosovës, thotë për DË-në Andi Xhoi, këshilltar në këtë ambasadë.
Andi Xhoi-Ambasada e Shqiperise

“Infrastruktura rrugore në ato zona në pjesën më të madhe është rregulluar. Në mes të qeverive tona ka një  marrëveshje për qarkulim të lire në zonat kuditare, që lejon qarkullimin deri në 20 kilometra përtej vijës kufitare me një dokument të thjeshtë. Qeveria ka marr vendim për hapjen e  disa pikave kufitare Kosovë-Shqipëri dhe konkretisht është në proces një në Qafëgjonaj dhe një në Padesh, ndërsa në një të ardhme të afërt do të hapen edhe në Borje, Zapod dhe Dobrunë”, thote z.Xhoi, sipas të cilit hapa konkret jane bërë edhe në arsim dhe në shëndetësi-Sa i përket shkollimit, Universiteti i Prishtinës, gjegjsisht ai i Gajkovës dhe ai i Pejës cdo vit akordojnë bursa studimi për studentët e këtyre zonave kufitare, ku mbi 50 studentë për cdo vit studiojnë në degë  të ndryshme. Në fushën e shëndetësisë, spitalet e Decanit dhe Gjakovës kanë pasur dyert e hapura për pacientet e këtre zonave kufitare si dhe ka mjek nga Gjakova që shkojnë e kryjnë vizita në këto zona”.


Por, krahas përpjekjeve, problem jetik i këtyre qytetarëve të ngelur pezull mes dy shtetesh mbetet ndertimi i shtëpive dhe krijimi i kushteve për khtim.  Prandaj,  mbetet obligim i të dyja qeverive që banorëve të brezit kufitar këndej e matanë kufirit të cilet paguan shtrenjt hapjen e  kufirit Kosovë-Shqipëri, të paktën pas 13 vjetëve t´iu mundësohet kthimi në pronat e veta.

Leave A Comment

Your email address will not be published.