Ne ambiente te tilla jetuan deri tani
Ne kete ambient jetojne tash e tutje
(Lagja “7 shtatori”ne Peje

9 prill 2012, Dojce Velle, Vetëm brënda dy viteve të fundit nga Gjermania në Kosovw janë riatdhesuar rreth 200 të rinj dhe fëmijw, pjësa dërmuese e cilwve të komuniteteve RAE. Sipas UNICEF-it, rreth 50 per qind e të rinjve kanw depresione,  një e treta vuan nga simptomat post- traumatike,  njw pjesw e tyre mendon në vetvrasje ndwra cdo i dyti fëmijë përshkruan kthimin si përjetimin më të rëndë të jetës.

Një lagje e varfër dhe  e zhurmshme, mbytur në mbeturinat që hidhen e digjen gjithandej, është vendbanimi i egjiptasit 20 vjecar Ardian Canaj, nga Peja. Një ankth nate ky, për një fëmijë të lindur e të rritur në Gjermani i cili dëbohet pa familje në Kosovën e huaj për të. Prandaj,  ai do t´ipte gjithë cfare ka që t´i rikthehet botes se tij, edhpse s´ka gjë tjetër vec një page prej 100 eurosh me të cilat nuk permbush as gjysmën e nevojave të tij.

Per Ardianin ankth debimi ne Kosove

“Unë jam lind n´Gjermani dhe m´kanë kthy para shtatë muajve, se nuk kam pas pasaport. Atje jam shkollu por këtu s´ka hkollë për mu. Punoj e m´pagujanë 100 euro. Qirnë e paguaj 120. Keq po rrnoj! Cka kam-kam, cka s kam-s´kam!S´më pëlqen asgjë këtu. Ndjehem keq! Pa familje pa askënd. Ktu nuk kam kurrgja dhe nuk shoh të ardhme. Kisha dhane krejt cka kam me u kthy n´Gjermani, seatje i  kam lanë të gjitha!”

UNICEF: Drama fillon që me zbritjen në aeroportin e Prishtinës

Sipas Organizates së Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve(UNICEF), në vitin 2010 në Kosovë janë kthyer apo dëbuar nga Gjermania  133 fëmijë, ndërsa në vitin e kaluar edhe rreth 70 të tjerë, pjesa dërmuese prej të cilëve të komuniteve RAE. Por, me zbritjen ne aeroportin e Prishtines drama e tyre nuk përfundon-thotë për Dojce Vele-n Verena Knaus, eksperte e sociologjisë në kuadër të UNICEF-it.

“Përkundrazi. Aty fillojnë vështirësitë më të mëdha sepse Kosova për këta fëmijë s´ është atdheu i tyre por një vend të cilin nuk e njohin meqënse shumica prej tyre jane lindur, rritur dhe  shkolluar në Gjermani. Pjesa dërmuese kanë probleme gjuhësore, kanë veshtirësi të integrohen në shkolle,sidomos pakicat sepse drejtorët dhe profesorët i kufizojnë. Ata anashkalohen, shpotiten dhe nuk ndihmohen. Masat e parapara nga qeveria e Kosovës për t´ua mundësuar shkollimin jane aplikuar pjesërisht. Dhe rezultati është se 70 per qind prej pakicave nuk shkojne në shkollë dhe afro gjysma e fëmijëve të debuar nga Gjermania dhe Austria  e kanë ndërprerë shkollimin”.

Gati gjysma e fëmijëve të riatdhesuar e kanë ndërprerë shkollimin
Shkelzen Rama, prek per se afermi
gjendjen e femijeve te riatdhesuar

Shkelzen Rama, 52 vjecar, egjiptas, një dëshmitar i afërt i kësaj dukurie thotë se: “Nuk janë t´integruar aspak. Ata nuk e  dinë shqipen, motër, se  janë lind e rrit n´ Gjermani! Si me e dërgu tash këtë fëmijë atje, a e din ndonjë fjalë?Jo! Ma e keqja asht që i kanë nda fëmiëjt nga shkolla. Na po mundohemi me i shkollu, e ata po na i largojnë prej shkolle. Kuku…Ka dallim të madh në gjithcka! Fëmijët tane janë msu me një copë bukë me një spec. E cka me iu ba atyre që e donë hamburgerin, picën, donë me dale n´qytet, e duan akulloren? Fëmijëve tanë ia jepim një shkop e e lepin në vend të akullores.E atij,cka me i ba? Gjendja e tyre, katastrofë. Vec mangu me i cu n´cmendinë!”

Disave dëbimi iu kushton me humbjen e familjes
Faruk Kelmendit, 28 vjecar,egjiptian i cili si tetë vjecar shkoi në Gjermania,  debimi nga Gjermania me  2006 i ka kushtuar me humbjen e familjes.Prandaj, ai as pas pesë vjetësh të kthimit nuk ia ka dal të gjej veten.
Faruku, pas debimit ne Kosove
humbi gruan dhe vajzen

“Kur erdha n `Kosovë i mshova fyellit. Cka me ba tjetër? Pa punë, pa shpi, nëpër shpia të huaja. Ndihmë nuk kam kurrkah hiq. M´kthyen vetëm mua se nuk e pata pasaportin, e bahkëshortja e vajza me mbetën andej. Do familje më ndihmojshin e edhe shoqja, derisa u ndamë se largësia e ban të veten. Por, pasi u ndava, s´më ndihmon as ajo. M´kthyen nga Gjermania e i humba bashkëshorte e vajzë…Prandaj do doja që Gjermania të mos kthejë me shumë njerez, se kot thonë në Kosovë është bërë mire. Vërtet lufta ka përfunduar dhe të tjerët ndoshta mund të kenë shtëpi, punë e para. Por, për të dëbuarit më besoni se nuk ka asgjë. Ne përballemi me vështirësi ekzistence!”, ankohet  në gjermanisht Faruku  i cili më afër e ndjen gjuhën gjermane sesa atë amtare.

Riatdhesimi për fëmijët dhe të rinjtë-Përjetimi më i rëndë në jetë

 Në studimin  e UNICEF-it “Vujatja e heshtur”për fëmijët dhe të rinjtë e dëbuar nga Austria dhe Gjermania në Kosovë thuhet se më se gjysma e të anketuarve kishte trauma gjatë dëbimit. Por,  edhe frika e mëparshme nga dëbimi ishte lodhëse si dhe mungesa e  ndihmës së prindërve të cilët kishin vet nevoje për ndihmë. Studimi në të cilin janë anektuar 164 fëmijë dhe të rinj dhe 131 prindër të  larguar në Kosovë në vitin 2010 nga Gjermania dhe Austria, nxori në pah një situate dramatike dhe një numër të madh të fëmijëve  dhe të rinjve të traumatizuar, thotë  z.Knaus:

“Që don të thotë, rreth 44 per qind e të rinjve të  kthyerapo të dëbuar  vuajnë nga depresioni,  një e treta vuajnë nga simptomat post-traumatike, një numër i madh nga probleme piqike, disa prej tyre kanë menduar edhe në vetvrasje, ndërsa gjysma prej tyre e kanë përjetuar dëbimin si përjetimin më të rëndë të jetës së tyre”.

Të riatdhesuarit:”Le të mendojnë se ku po na kthejnë”
31 vjecari Arben Rama, ashkali, të cilin pas 20 vitesh jete në Hanover të Gjermanisë  para pesë muajsh e kthyen në Kosovë e njeh mirë këtë ndjenjë. 
Arbeni u debua para 5 muajsh

“20 vjet kam jetu n´Gjermani dhe para pese maujve më kanë kthyer. Jo! Probleme s ´kam ba dhe asnjë dënim s´e kam atje. Por Kosova nuk ka ma lufte e duhet me u kthy-më thanë.Atje mendojsha me ndreq televizora,e ktu s´di as vet cka me ba? Gjithcka prej fillimit. Jetoj me qira. Pa punë,pa kurrgja hic.Në fillim ka qënë tepër vështirë dhe jam mërzit shumë se vendi tjetër, jeta tjetër, njerezit, kultura, rrethanat, gjithcka krejt ndryshe.  Por zori e duhet me vazhdu…Nuk është e drejt që gjermanët të na dëbojnë pas shumë vitesh, neve që nuk kemi bërë kurrë probleme dhe kemi jetuar si njerëz. Duhet me kqyr mire se cka janë tuj ba dhe ku po na kthejnë?!”

 
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, janë rreth 6000 fëmije kosovar të komuniteteve RAE në Gjermani , për të cilët kërkohet një zgjidhje politike në vend të dëbimit.

Leave A Comment

Your email address will not be published.