30 mars 2012, Dojce Vele, Edhepse fuqizimi i gruas është njëri ndër Synimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit,  grate e zonave rurale në Kosovë edhe me tej vazhdojnë të jenë të shkëputura nga jeta shoqërore, larg kontakteve me institucionet,  të pavetdishme për të drejtat e veta dhe të painformuara rreth obligimeve të pushtetit karrshi tyre. Për të identifikuar nevojat e tyre, OSBE po ndihmon formimin e Grupeve të Grave Asambleiste nëpër komuna të Kosovës.

Shqiponja 26 vjecare nga komuna e Istogut dhe Sadija 34 vjecare nga komuna e Pejës,  jetojnë një jetë të qetë në familjet e tyre. Por, edhepse ambicjet e tyre nuk shkojnë përtej shtëpisë dhe familjes, ato do të dëshironin një pozitë më të mirë në shoqëri.

“Paj, kisha thanë me i pas të gjitha të drejtat si nëpër shtetet tjera. Por nuk të japin kurrfarë të drejte. Shkon ankohesh e prapë vazhdojnë vetëm në të veten”, thote Sadija, e cila nuk mban mend t´i ketë trokitur në derë dikush nga pushteti që ta pyes nëse ka nevojë për dicka si qytetarë, madje as në kohën e zgjedhjeve dhe vizitat e vetme që iu bëhen janë nga inkasantët e shërbimeve publike, megjithëse ato shërbime në të shumten s´janë as për së afërmi nevojave të tyre.

“Jo, unë për vete s´kam pa as gra as burra të na vinë, përvec gjatë fushatave. Na vinë vec për pagesë të rrymës e të ujit, se tjetrkush kurrë. Se, me ardhë ndoshta kemi dicka ma mire…”, thotë Shqiponja, përderisa Sadija lutet: “Inshallah na vinë,që bile edhe ne t´i dimë të drejtat tona si gjithë të tjerët”.

Gratë e zonave rurale ballafaqohen me vështirësi të shumta

Sadete Terrnava, OSBE

Gruaja në Kosovë ballafaqohet me vështirësi të shumta,  të cilat janë më të theksuara nëpër zonat rurale, mendon Sadete Terrnava Osmani, zyrtare e lartë për monitorim të pushtetit lokal në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE)në Kosovë, sipas së cilës është mentalitetli ai i cili i pengon ato të kërkojnë të drejtat e tyre, sidomos ato pronësore.

 

“ Dhuna në baza gjinore, problemi i braktisjes së shkollës, ekziston megjithatë një shkallë e analfabetizmit, qasja ndaj j shërbimeve publike është më e veshtirësuar se ato të grave në qytete, liria e kufizuar e lëvizjes e imponuar nga familjet,  shqetësimet e varfërisë dhe qështja e punësimit, janë ato që vështirësojnë jetën por edhe mungesën e iniciativave vendimmarrëse, qoftë nga grupet e tjera të interesit. Dhe, për më tepër, mungesa e vullnetit të institucioneve për të punuar dhe hulumutar me tepër këtë problem. E gjithë kjo ndoshta edhe pse gratë bartin në vete frikën e stigmatizimit”, thotë z.Terrnava, sipas së cilës gratë më lehtë jetojne me rrezikun sesa te raportojnë.

Implementimi i Ligjit mbi Barazinë Gjinore jo i kënaqshëm

Montorimi i OSBE-së nëpër komunat  e Kosovës lidhur  me zbatimin aktual të Ligjit mbi Barazinë Gjinore në nivel komunal i cili rezulton me një pjesëmarrje të vogël të grave në proceset vendimmarrëse,  përfaqësim të mangët nëpër komisione të ndryshme dhe mbizotërimi i meshkujve në këte drejtim, ka nxitur formimin e grupeve të grave në nivele lokale për t´i identfikuar brengat dhe nevojat e grave në zonat urbane e me theks të vecante në ato rruale si dhe për t´iu dhënë një zgjidhje sa më të shpejt dhe të drejt problemeve të tyre,  thotë z.Tërrnava sipas se ciles shembulli i  komunes se Gjilanit me 2009 eshte shperndare neper 20 komuna te Kosoves për faktin se:

Ilirjana Gafurri, asambleiste, Peje

 “Gratë në përgjithësi konsideroj se akoma nuk i njohin të drejtat e tyre mirë, në të kundërtën do të kishin më shumë kërkesa për t´i zbatuar të drejtat e tyre. Andaj, , andaj kinsideroj që me tërë punën e madhe  që është bërë dhe ndryshimët të cilat i shohim, ngritja e vetëdies nuk ka arritur deri në ate masë sa të mund të themi se jemi të kënaqur. Shpresojmë se kjo do të ndërtojë një qeveri më të përgjegjshme lokale sa i përket barazisë gjinore. Në përgjithësi, ne do të donim të rritet bahkëpunimi i një trekëndëshi  ekzistues : gratë në kuvendin komunal,  zyrtaret komunale për barazi gjinore dhe gratë e tjera nëpër komuna”.

Grupet e Grave Asambleiste synojnë fuqizimin e gruas   

Kosova e ka Grupin e Grave Deputete ndërsa formimi i Grupeve të Grave Asambleiste ka për qëllim përafrimin me gratë dhe fuqizimin e tyre në nivel lokal, duke identifikuar nevojat e grave të zonave rurale për t´ua prezantuar kuvendeve komunale për aprovim dhe fonde.Ndër të 20 grupet aktuale të grave asambleiste është edhe ai i Pejës, kryesuese e të cilit është dr.Ilirijana Gafurri.

“Ne megjithëse në forumet e grave të subjekteve poltike jemi n´kotnakt me to, si grup i organizuar në këtë mënyrë synojëm që të jemi shumë më pranë tyre në terren, te mos i vizitojmë ato vetem gjate fushatave por t´jemi prane halleve të tyre, t´i bartim ato te kuvendi komunal në mënyrë që të arrimë sa më shumë që t´i zbatojme në realitet. Pra,të jemi pranë këtyre grave dhe t´iu demonstrojmë se cfarë munden, cfarë të drejtash kanë, si mund  i fitojnë dhe të luftojnë përm to”, thote z. Gafurri. 

Gruaja të jetë e përkrahur nga vet gruaja

Teuta Haxhiu, deputete ne Kuvendin e Kosoves

Teuta Haxhiu, deputete në Parlamentin e Kosovës inkurajon grate të ngrisin zërin e tyre, pavarësisht se ai mund të has në vesh të shurdhër.

“Zëri ynë nuk dëgjoht aq sa ne do të dëshironim, por kjo nuk do të thtoë se ne do të kthehemi pas. Një mesazh  shumë i shkurter është se vërtet, femra ka nevojë për përkahjen e femrës në radhë të parë. Por neve na duhet një mirëkuptim i gjinisë tjetër për t´kuptu se Kosova nuk do të ec në rrugen të cilen e ka përpara  poqese nuk është e përfaqësur femra në vendimmarrje. Nese  femra është në vendet udhëheqëse e pa e ndikuar nga gjinia mashkullore ajo do  të ecte me hapa më të sigurt dhe do ta conte vendin përpara”.

Formimi i Grupeve të Grave në nivelin lokal, ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e gruas në proceset vendimmarrëse, rritjen e vetëidijes për rëndësine e rolit të femrës, ngritjen e kapcitetete si dhe të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes më të gjërë në nivel qendror.

Leave A Comment

Your email address will not be published.