Kompleksi Memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan

24 mars 2012, Radio Kosova, Ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan u shenua 14-te vjetori i nisjes se luftes frontale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Dukagjin dhe përvjetori i 13- te nderhyrjes ushatarake te forcave te NATO-s kunder caqeve serbe.Me kete rast u be edhe inaugurimi i varrezave te 79 deshmoreve te trojeve mbareshqiptare, eshtrat e te cileve prehen ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”, ne Gllogjan.

Pas Betejës së Jasharajve në Prekazin legjendar, cak  ishte familja e Haradinajve, drejt se ciles forcat serbe marshuan me 24 mars ´98, duke formuar unaza rrethimi ne Gllogjan me c´rast do te hasnin ne nje rezistence e armatosur. Rasim Selmanaj, veprimtar i qeshtjes kombtare ishte njeri nder dy deshmitaret e pare te fillimit te shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin.
 
Me 24 mars jam taku me Daut dhe teksa jemi shku te familja Haradinaj, gjate gjithe rruges kemi bisedu per numrin e ushtareve dhe menyren se si do te dalim haptas, pa ditur se ishim te percjellur. Veturen e policise se pari e ka verejt Dauti, ndersa rritja e shpejtesise dhe sinjalet na therrisnin te ndalojme. Mirepo, tashme ishim ndare ne dy drejtime dhe kishim krijuar nje distance,Dauti ne të majte e une ne te djathte, ndera nga d police kane vrapuar pas nesh duke shtene me arme. Diku ne largesi 7-800 metra mua kane arrit me m´arrestu…“, rrefen veprimtari Selmanaj i cili arrestohet kete dite, dhe mbahet ne burgjet serbe deri  pas përfundimit te luftës kur lirohet me amnisti .
 
Gazmendi, Agroni dhe Hima  rane ne mbrojtje te nxenesve-peng
 
Hyrja te kompleksi “Deshmoret e kombit”
Beteja e 24 marsit te vitit 1998 ne Gllogjan, ishte beteja e parë frontale në Dukagjin, ku forcat serbe edhe pse përdorën forca të shumta këmbësorie dhe gjithe makinerinë luftarake, pësuan humbje të rëndë. Ne kete date, nen udheheqjen e komandanti te Zones Operative te Dukagjint Ramush Haradinaj, qëndresa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  po hynte triumfalisht në historine qe po shkruhej me gjakun e njome te deshmoreve te lirise. Forcat serbe te gjetur perballe nje ezistence sa te fuqishme poaq te papritur, zënë rob disa fshatarë të Gllogjanit si dhe nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” duke i përdorur si mur te gjallë. Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Hime Haradinaj, te cilet duhej te takoheshin me bashkëluftëtarët tjerë për të marrë instruksionet për vazhdimin e qëndresës nga komandanti Shkelzen Haradinaj, me të dëgjuar për zënien rob të nxënësve nisen per tyre. Por, snajperistët serbë prej helikoptereve ua prejne rrugen pergjysme dhe ne moshe krejt te re bien ne altarin e lirise, rrefen z.Selmanaj.

“Aty ka pas nje rezistence te jashtezakonshme te familjes Haradinaj. Epilogu dihet edhe realishte eshte problem te shpjegohet se nje familje me aq pak ushtare, ne kete rast me vellezerit Haradinaj, kane mujt me e sfidu ate situate. Per nje kohe shume te shkruter jane afru aeroplane, helikoptere, fora te shutma, mirep deri ne mbremje ata  kane mberri me i zbraps forcat serbe. Mirepo cmimi asaj ditet… Jane vra tre ushtare te ushtrise Clirimtare te Kosoves  Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj  dhe Hime Haradinaj, ic il ivdes prej plageve disa dite me vone”.
 
“Epopeja e Dukagjinit”,pergjigje kushtrimit te Jasharajve
 
Per Ali Gecin, ish-epror i larte i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, kjo beteje ishte nje pergjegje ndaj kushtrimit te familjes se Jasharajve.
 
Komandanti legjendar Adem Jashari
Kur u sulmua familja Haradinaj pas nje periudhe u mobilizua i tere fshati dhe kshtu filloi te organizohej i gjithe Dukagjinit. Ky ihte edhe nje kushtrim qe i doli ne perkahje familjes Jasharaj. U be nje orgnaizmi i ushtrise ciliritmare, pas ushtrise  Skenderbeut nje ushtri ne formacione. Ai eshte nje organiizm ne nivel te  fshatrave dhe pastaj ne nivel te zonave”.
 
Me fillimin i luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit i njohur si “Epopeja e Dukagjinit” familja Haradinaj u be baze e rëndësishme e UÇK-së dhe embleme e Rrafshit te Dukagjinit, e cila ia dha lirise se Kosoves dy heronj te kombit, Luan dhe Shkelzen Haradinaj. Faik Doda, epror i Ushtrise Cliriitmare te Kosoves thote se:
 
“Ata kane dhene ate me sublimen: jeten, per nje qellim, ne nje lufte te cliritmare te paster, te mirefillte, te veshtire, te mundimshme dhe te pabarabarte ne raport me okupatoirn, qofte nga makineria ushtarake qofte nga numri i njerezve te angazhuar. Ndersa, aj oqe ka qene jetike dhe pamundesonte vepritmet ushtarake ishte popullata civile brenda”.
 
Bota demokratike mbrojti te drejten e nje populli per liri 
 
Fillimi i bombardimeve të NATO -s mbi caqet serbe vetem nje vit pas, ishte fundi I terrorit ndaj popullit shqiptar në Kosove dhe fillimi I ndërtimit të një shoqërie demokratike, e cila për më pak se një dekade shpalli veten shtet. Nje moment ky i shumepritur per popullin e etur  per liri.
 
Gjate raportimit per  24 marsin ne Gllogjan
“D o t´thosha shpetimtar  ishte  momenti kur filluan bobardimet e forcave te NATO-s se bota demokratike ishte vene ne perkrahje te Ushtrise Clirimtare te Kosoves per te shpetuar popullin shqitpar nga nje gjenocid  dhe shfarosje qe Serbia po pergatiste ne Kosove-thote Selmanaj,aktulaisht kryetar i komunes se Decanit, te cilin fillimi i bombardimeve e gjeti ne qeline e burgut e Nishit-Ishte nje gezim i madh sepse po fillonte nje epoke e re dhe ky ishte veprimi konkret se Serbia ma kurre nuk mund ta sundoje Kosoven. Nga ana jeter, ihte edhe brenga se cdo te ndodh me familjet tona, se per  fatin tone, ne kemi pas nje ideal dhe natyrisht pasi po vinte liria ne Kosove, ia vlente edhe vdekja ne burg”.
 
“Ate mbremje isha tuj udhtu ne fshatin Papiq vellain tim-tani deshmor. per ne ka qene nje sihariq i madh, meqense na issim numer simbolik i ushtrise dhe kishim vendos deri ne vdekje, deri ne clirimin definitiv te vendit apo ne te perfundojme. Ndersa, perkrahja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe botes demokratike per ne ishte nje fitore e dyfishte”, kujton Ali Geci, aktualisht drejtor i Pallatit te Kultures “Jusuf Gervalla”.
 
Nderhyrjen e forcave te NATO-s pasoi debimi masiv i popullates nga forcat serbe 
 
Por,gezimi dhe cilirimi mbi te gjitha i perkiste mbi te gjitha popullit, pjesa me e madhe e te cilit ishin deportuar dhe te tjeret kercenoheshin me zbrazjen e mllefit te forcave serbe me vrasje e masakrime e cila edhe do te ndodhte.
 
Eksodi 99(Foto Sadovina Seite)
“Ne ne njefare menyre ne e dinim se dicka ka me ndodh, se ishte gezim tejet i madh per te vazhduar si i tille. Dhe ekshute dhe doli! Si pasoje, forcat serbe bene masakra ne popullate, debimin e popullates shqiptare sepse synonin nje Kosove vetem me erb. Une gjate luftes kam qene ne Kruje, miqte e mi ne Plave e Guci, ndersa motra me dhender ne Maqedoni. Kush kah ka mujt!”
 
“Kete  akt e kam perjetu  si gezimin ma t´madh ne jete. Kam qene ne shtepine time dhe ne momentin kur kem degju bombat ne Qabratine  Gjakoves, m´aht qel dera. Ka dal me gezim ne oborr dhe mezi kam prit te shoh bobardime tjera,sepse jeta ishte bere e rende, e padurueshme, kishin filluar edhe deportimet”.
 
“E rendesishme sshte se bota demokraktike ne ate kohe pas nje viti te plote mori vendimin qe te sulmoje caqet serbe perkatsisht pakti veri-atnaltnik NATO ne krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe perfundimisht qeshtja e Kosoves u kry”.
 
Perkujtohet 14-te vjetori i shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin
 
14 vjet pas  shperthimit e luftes frontale ne Dukagjin dhe 13 vjetori i fillimit e bombardimet te forcave te Nato-s mbi caqet serbe, qytetare te trojeve mbareshqitpare, krere insticuonesh dhe partishe politike, veterane e invalide te luftes, familje te deshmoreve dhe te te pagjeturve u mblodhen ne Gllogjan per te kremtuar kete feste te dyfishte.  Manifestimit gjithpopullor, te cilit i homazhe te varrezat e deshmoreve u organizua nen patronatin e komunes se Decanit ne Kompleksin Memorial Deshmoret e kombit ne Gllogjan.
Mijera qytetare nga trojet shqiptare ne Gllogjan
“24 marsi  perpos qe nijhet  si fillim i luftes frontale te Ushtrise Clirimtare te  Kosoves ne Dukagjin ,gjithashtu eshte edhe dite e fillimit te rekrutimit te qindra mijera lufetareve nga te gjitha trojet mbareshqitpare.Prandaj, jane te mireseardhur te gjithe ata qe kane qene pjese jona ne ditet me te veshtira, kur ishte qeshtja te jesh ap ote mos jesh. Ata e kane pjesen e vet te hises te barabarte me te gjithe te tjeret, e kane pjesen e vet te asaj historie dhe sigurisht ne te gjitha manifestimet ka pas dhe do te kete delegacione nga te gjitha trojet mbareshqitpare,  qofte nga shqiptaret e Maqedonise, qofte nga shqiptaret e Malit te Zi, nga Lugina e Presheves apo nga Shqiperia”,  thote z.Doda sipas te cilit 24 marsi eshte date e cila mblodhi rreth nje qellimi mijera vullnetare te trojeve mbareshqiptare.
 Ne hapesirat e Memorialit Deshmoret e Kombit ne Gllogjan ku prehen eshtrat e mbi 80-te deshmoreve te rene per liri, Rasim Selmanaj kryetar i komunes ne fjalen e hapjes se manifestimit kujtoi krismat e para te fillimin te betejes frontale ne Dukagjin kunder forcave serbe.
 
 “Krismave te luftës per liri iu bashkua populli, sepse dhuna e poshterimi kishte arritur kulmin. Ate dite rane ne altarin e lirise Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Hime Haradinaj.  Vetem nje dite pas,  forcat demorkatike te shteteve perendimore u vune ne perkrahje te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosovës”, thote z.Selmanaj, njeri nder protagonistet e pare te asaj dite, ish i burgosur politik i arrestuar ate dite.
 
Epopeja ne Prekaz dhe Gllogjan mobilizoi mijera luftetare
 
Marsi i vitit 1998 me epopene ne Prekaz dhe me Gllogjan mobilizoi mijera lufetare nga te gjitha trojet mbareshqitpare per betejen finale dhe ngadhnjimtare, tha ne fjalen e tij kryetari i kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi.
 
Ushtari i lirise(photo unknown)
“E ne, gjithmone do te mbajme te gjalle krenarine dhe lavdine e luftetareve por edhe dhembjen per sakrificen sublime qe ata u desh ta bejne per nje te drejte natyrore te njeriut e te kombit”.
Zevendeskryeministri  i Kosoves Hajredin Kuci tha se me t´u permendur ngjarje te tilla na vine ndermend protagonistet e ketyre ngjarjeve, ndersa ketij tubimi i mungon kryetprotagonisti, z.Ramush Haradinaj.

“Por ne, qeveria e Kosoves,  te gjithe qytetaret e vendit por edhe bota demroaktike i beson luftes se drejte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Beson se populli shqiptar e ka fitu luften me drejtesi dhe drejtesia do te  fitoje dhe ai do t´i bashkohet familjes dhe bashke do te punojme per ta bere Kosoven shtet anetar te NATO-s, te Bashkimit Evropian, per ta bere  krenar krah kombeve tjera te lira”.

Thirrje per unitet dhe permbushje te amanetit te deshmoreve
Perfaqesuesi i familjes legjendare te Jasharajve, Rifat Jasharaj,  percolli mesazhin per unitet te te gjitha strukturave per te cuar ne vend amanetin e deshmoreve, duke kerkuar edhe lirimin e Ramush haradinajt.

“Mesazh gjithe shqiptarise per t´i kujtuar bijte edhe bijat ma te mira te kombit tone qe e dhane jeten per liri e pavaresine qe ne sot e gezojme. Mesazh per te gjitha strukturat politike dhe te gjithe neve qe te jemi unik dhe te vazhdojme rrugen bashke dhe te cojme ne vend amanetin e deshmoreve tane. Dhe,  nese ka drejtesi ne bote, le ta ngris zerin dhe sa ma pare Ramushi te kthehet ne mesin tone dhe ta vazhdoje rrugen aty ku e  ka lane”.
 
Deputeti i AAK-së Ahmet Isufi tha se marset gjithmone na gjejne bashke, si marsi i vitit 1998 kur ne Drenice e Dukagjin u dha kushtrimi i luftes per clirim.
 
Homazhe ne Kompleksin Memorial
“Andaj, me maksimen se “cdo goditje nuk na rrezon, ajo vetem se na forcon”, ne po perpiqemi ta kryejme punen tone, realizimin e porosisë  se deshmoreve te kombit per Republiken e Kosoves nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim. Ruajtjen e kufijve si dhe fuqizimin e shtetit qe e kemi amanet te te reneve dhe askush nuk guxon ta kaloje kete vije te kuqe. Te pakten, ne nuk do te lejojme!”.

“Rruga e drejte-rruga e deshmoreve”
Perderisa, sipas Albin kurtit, lider i levizjes “Vetvendosje”, rruga e deshmorev duhet te jete rruga e te gjithe neve.

”Rilindja kombtare prej  Lidhjes se Prizrenit te Ismail Qemali e Hasan Prishtina e deri te 5, 6 e 7 marsi i vitit 1998 ne Prekaz, e 24 marsi i viti 1998 ne Gllogjan, paraqesin te vetmen rruge te drejte ne te cilen ne duhet te ecim”.
Kryetari i Partise Shqiptare te Maqedonise Menduh Thaci tha se shqiptaret matane edhe me tej rrahen e maltretohen dhe porosia e tij ishte se ja vlen beteja per liri. Ne emer te familjes Haradinaj foli Daut Haradinaj, i cili tha se liria e fituar me gjak edhe do te mbrohet me gjak.Ndersa, ne fund te manifestimi u be inaugurimi i varrezave te 79 deshmoreve te trojeve mabreshqitpare, ehtrat e te cileve prehen ne Memorialin deshmroet e kombit ne gllogjan.
 
Vlerat e luftes clirimtare ende nuk gezojne vendin e merituar
13 vjet pas, kur lufta e Ushtrise Cliritmare te Kosoves me perkrahjen forcave aleate u kurorezua me lirine dhe pavaresine e Ksooves, pjesa dermuese e atyre qe sollen lirine jane te harruar,thote Pren Marashi, ish- komandant i Bataljonit IV te Brigades 138 Agim Ramadani dhe aktualisht kryetar i Organizates se Veteraneve te UCK-se ne Peje.
 
“Lufta Clirimtare e Kosoves nuk ka qene lufte klanesh,  fisesh apo partishe por ka qene e lufte e karakterit clirimtar e cila kishte per qellim heqjen e thundres se Serbise nga keto troje nje here e pergjithmone, ndaj zvarritja e miratimit te ligjit per vlerat e luftes shkon ne dem te forcimit te shtetit te Kosoves dhe me pasoja te pakompenzueshme ekonomike e dhe socialeper keto kategori, te cilat me vetdije te plote i kane dale perballe nje force dhe nje maqinerie cfare ishte Serbia”.
 
Perderisa vizioni per Kosoven, larg atij qe kishin luftetaret e lirise, thote Ali Geci, ish epror i larte i Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
 
“Jo,vizioni per Kosoven e lire ishte krejt tjeter…Ne nuk kemi luftu qe t´na zbrapsin me dialogje te imponuara e fusnota, duke lene ne pikepyetje te ardhmen tone. Dhe si nje i kyqur qe gati 30 vjet ne veprimtari politike dhe pastaj ne lufte, e them me pergjegjesi te plote morale e politike se politika se Kosova nuk  udhehiqet nga njerez qe dine dhe munden por nga njerez te gabuar”.
 
Gjykimi i atyre qe mbrojten pragun-Gabim qe nuk do ta fal historia
 
Per me teper, ata qe iu vune ne mrtoje popullit dhe pragut e shtepisse gjykohen per krime lufte ne gjketen dnerkotmabre te hages, pereria kriminelet e vertet bredhin te lire;nje parejtesi,  te cilen nuk do ta fal historia, mendon z.Selmanaj.
 
“Mendoj s e padrejtesia me madhe qe ka mee u shenua ne histroine e gjakte nerkotmbare te hages eshte peirksith rati i ss rasmush ahradinajt. Edhe btoa e doin se ramushi ka bere lufte te drejt. Nile dot´thosha eshte rast i rralle s´mudnt a gjesh ne hsitroij n te lufterave ne gjithe boten nje ushtar nje komandant qe ka ebre lufte emt e apster se ramush haradinaj. Dhe unebesoj  fuqishme se ramuhi  do t tkhehet ne koove, ku perket me e ndihm uvendine  vet popullin e vet dhe proceet neper te ciltpo klon kosova”, mendon z.Selmanaj i cili shton se:
 
“Ne te gjitha vendet e botes, ata te cilet dhane me te shenjten per atdheun, qe jane deshmoret dhe bashkeluftetaret e tyre, kane nje trajtim te  vecante. Ndersa Kosova ka pas sfida te shumta, luftetaret jane perballur me procese te montuara dhe jane shume larg vendit te merituar. Perkunder te gjithave, ne jemi te sigurt se Ramushi do te kthehet fitimtar si gjithmone, sepse ai deri sot nuk e ka humb asnje beteje”.
 
Ramush Haradinaj: “Historia dhe e verteta jemi ne vet”
 
Ramush Haradinaj
Pervjetor i fillimit të bombardimeve të NATO-së në caqet e ushtrisë dhe policisë serbe gershetuar me Epopene e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Dukagjinit e cila pasoir epopene e UCK-se ne Prekaz, eshte date historike e lirise se Kosoves e cila u fitua me vetmohimin dhe flijimin e popullite qe nga foshnjat ne djep e deri ne pleq.  Ndersa, agu i cdo 24 marsi kujton ne rezistencen e Dukagjinit te prire nga komandanti i Zones Operative per Dukagjin, Ramush Haradinaj jehona  e porosise se te cilit percillet tek populli tij edhe ne mungese:
 
“Jeto te shkruash histori te pashkruar.Kete histori te cilen jane mundu te na e marrin te tjeret. Por ne kemi jetuar pert´i dalur   Zot vet historise dhe te vertetes sone. Askush nuk mund te na e marre ate, sepse historia dhe e verteta jone jemi vet ne!” 
(Visited 4 times, 2 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *