Qytetaret marrin uje te Kroji i Curraj,Strellc

23 mars 2012, Dojçe Velle. Banorët e zonave rurale në Kosovë janë të ekspozuar rrezikut të vazhdueshëm prej sëmundjeve nga uji i ndotur. Bashkimi Evropian synon që deri me 2020 asnjë vendbanim në Kosovë të mos mbetet pa u furnizuar me ujë higjienik, ndërsa Republika Federale e Gjermanisë ka shpenzuar 33 milionë euro vetëm në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes

“Unë jam ai si duhet me e rezervu ujin 24 orë nëpër shishe e me pi atë lloj uji, se 2 orë vjen ujësjellësi, 22 orë tjera nuk vjen. Askund nuk asht aq mirë vec na n´Strellc ma zi s´ka”, thotë Arif Zeqiri, familja e të cilit në mungesë furnizimi me ujë të pijes për vite të tëra rezervojnë ujin nëpër enë.

 “Edhepse kemi pagu para e lufte edhe pas lufte, na ujë s´kemi. Me e pa rezervoari pa filter, e njerëzve iu vinë mbeturina, bretkoca, gjithcka…”, thotë Shpend Krasniqi i cili ka bërë zgjidhjen me një burim natyror.

“Furnizohemi me bunare. Besa edhe nuk ka ujë të mjaftueshëm e mundemi me marrë farë sëmundje, se gropa septike gjithkah. As nuk funrizojnë sa duhet as nuk janë të pastër”, thotë Smajl Haradinaj nga Ratishi, në fshatin e të cilit ende nuk ka ujësjellës.

“Edhe ai ujë që vjen nuk është i pastër aspak dhe sado që ta cojnë per kotnroll, na e dime se cfarë na vjen, se shohim përditë mbeturinat që vinë te ora. Une s´di as kush i menagjon…”, ankohet Shkëlzen Shabanhaxhaj.

Cilësia më e dobët e ujit në zonat rurale

Dr.Burbuqe Nushi-Latifi

Shqetësime të tilla vinë kryesisht nga banorë të zonave rurale, të cilët iu janë të ekspozuar sëmundjeve të ndryshme. Këtë e komnfirmon edhe dr.Burbuqe  Nushi-Latifi, shefe e Sektorit te Ujit dhe Sanitacionit në Institutin Kombtar të Shëndetsisë Publike të Kosovës:

“Uji që vjen prej sistemeve qendrore të furnizimit eshte në nivel të kënaqshëm. Problemet vinë prej rajoneve rurale, që nënkupton se banorët që furnizohen me ujë të pijshëm prej bunareve individuale, prej ujësjellësve lokal jo të menagjueshëm ose prej burimeve natyrore të cilat nuk kane ndonje mbikëqyrje te caktuar. Ne i mbulojmë ato resurse të cilat mesatarsiht në ditë funrizohen me më shumë se dhjetë metër kub ose që furnizohen më shumë se 50 banorë”.

Banorët e zonave rurale të ekpozuar sëmundjeve nga uji i ndotur

Sipas Orginizatës Botërore të Shëndetësisë, janë rreth 200 sëmundje të cilat përhapen nëpërmjet ujit të ndotur. Por, edhepse në Kosovë janë shtatë kompani për menagjimin e ujërave dhe katër ndërmarrje publike të cilat mbikëqyren nga Instituti Kombtar për Shëndetësi Publike, mosmenagjimit i duhur dhe mungesa mbikëqyrjes së këtyre resurseve ujore rrit mundësine që qytetaret të furnizohen me ujë të kontaminuar. Per këtë arsye dr.Latifi sugjeron repektimin e udhëzimeve të Institutit për respektimin e kritereve për hapjen e bunareve pa mundësi kontaminimi sekondar, mirëmbajtje, pastrim dhe dezinfektimi në puset individuale.

“Vet fakti se bunaret tona në ëergjithesi janë bunare të cekta, të pamborjtura, të pa mbikëqyrura gjithmonë ekziston rrezikshmëri për lajmërimin apo përcjelljen e sëmundjeve hidrike, se ka mundësi shumë të madhe të kontaminimeve të ndërlidhura dhe kontaminimeve e tjera sekondare. Konkretisht, duke u bazuar në ndotjen mjedisore, kjo paraqet gjithmonë rrezik të ndotjes se ujit.Ndërsa, reduktimet janë faktor shtesë i rrezikut të përhapjes së sëmundjeve, se vet gypi i zbrazët ndikon në cilësinë e ujit. Mirëpo, krahas donacioneve ndërkomtbare, edhe institucionet vendore cdo dite e më tepër po bëjnë përpjekje ta fusin si njerin prej prioriteteve të zhvillimitt e mëturjeshëm”.

Kualiteti i ujit të pijes në Kosovë është e përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ndërsa Bashkimi Evropian synon që deri me 2020 asnjë vendbanim në Kosovë të mos mbetet pa u furnizuar me ujë higjienik për pije. Këtu, një rol të vecante ka Republika Federale e Gjermanisë, e  cila sipas Zyrës së Shtypit në Ministinrë Federale per Bashkepunim  dhe Zhvillim Ekonomik, “që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosoovën me ´99, ka dhene 340 milione euro per rindertimin dhe zhvillimin e Kosovës”. Që atëher, angazhimi i Republikes Federale Gjermane vazhdon edhe në përmiresimin dhe furnizimin me ujë si dhe në kanalizime urbane dhe në kuadër të  bashkepunimit financiar që nga viti 2000 ka vënë në dispozicion 33 milion euro për modernizimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijes në 17 komuna të Kosovës. Përderisa Ambasada Gjermane në Prishtinë me anë të një komunikate njofotn se gjatë konsultimeve ndërqeveritare të Gjermanisë me Kosovën për bashkëpunim ekonomik zhvillimor të mbajtura me 12-të mars në Prishtinë, delegacionet janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit ku perfshihen edhe investimet në infrastrukturën e ujërave, për cfarë qeveria gjermane ka paralajmëruar që vetëm brenda vitit 2012 të vë në dispozicion 27,7 milionë euro”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.