Përplasje rreth mbulimit te vajzave ne shkollat e Kosoves

 12 mars 2012, Dojce Velle,  Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ministria Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë vazhdojnw tërheqjen në anë të 
kundërta rreth shkollimitt e vajzave me mbulesë para moshës madhore. Ministria thirret ne respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit në fuqi, përderisa Bashkesia Islame ankohet për diskriminim në baza fetare dhe shkelje të të drejtave të mbrojtura me konventa nderkombtare.

Në Kosovë, për vajzat e mbuluara nën moshën 15 vjecare, pragu i shkollave publike është i pakapërcyeshëm. Në këtë pikë, tërheqja në anë të kundërta në mes të Minitrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise dhe Bashkësisë Islame të Kosovës është e vazhdueshme.


“Fatkqesisht, këto shqetsime vazhdojnë për shkak se kemi një numër të vajzave që preferojnë të shkojnë në shkollë me mbulesë. Mirëpo, ne jemi thellesisht të bindur se një shoqëri  demokratike sic mëton të jetë Kosova, do ta tejkalojë këtë situatë me urtësi dhe maturi duke iu garantuar të gjithë nxënësve të Kosovës që të mësojnë pa prejudikuar për veshjen e tyre të jashtme e cila në shumë raste po konsiderohet si një qëhtje e ndaluar”, thote Sabri efendi Bajgora, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës.


Kryeimami Sabri efendi Bajgora

“Sic e dini, deri në moshën 18 vjecare nxënësit  nuk janë në gjëndje të  vendosin për vetveten,andaj veshja konsiderohet e imponuar qoftë nga prindërit api teologët. Por, ne kemi menduar edhe për këtë kategori nxënësish të cilët pas moshës 15-të vjecare, në baze të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar kanë mundësi që të ndjekin arsimin joformal. Kjo eshte sanksionaur edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin mbi Arsimi Parauniversitar si dhe  me Udhezimin Admintrativ 7/2009, i cili rregullon kodin e veshjes dhe te dukjes së nxënësve”, thotë Ragip Gjoshi, këshilltar  politik  në Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.

Ndalesë e mbuleses apo e zhveshjes në shkollat e Kosovës?


Por, kryeimami Bajgora në vend të sanksionimit të vajzave të mbuluara sugjeron r sanksionimin e zhveshjes së tepruar të vajzave nëpër shkolla.


“Shpeshherë, Ministria e Arsimit thirret thirret në një kodmirësjellje ntë cilin gjoja janë bazuar. Mirëpo, unë mendoj se më e ndershme do t´ishte që në atë kod moral të sanksionohej zhveshja e nxënëseve tona dhe jo mbulesa e tyre, se fatkeqsisht të gjithë jemi dëshmitar të kësaj dukurie në shumë shkolla të Kosovës. Prandaj, unë edhe një herë ftoj Ministrinë e Arsimit që ta shfuqizojnë këtë udhëzim administrativ dhe t´ua mundësojnë të  gjtiha vajzave shkollimin edhe me mbulesë”, thotë kryeimami Bajgora.


Në nenin 8-të të Kushtetutës së Kosovës thuhet se: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Në paragrafin 4 të nenit  38 të Kushtetetutës thuhet poashtu se:  “Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”.Për të kërkuar të drejtën e tyre disa vajza iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 


MASHT:”Aktualisht, nuk ka bazë ligjore për të vepruar ndryshe


Ragip Gjoshi, keshilltar ne MASHT

Rasti më i fundit ishte ai i Arjeta Halimit, nxënëse nga komuna e Vitisë, beteja dyvjecare e se cilës përfundoi pa ndonjë sukses, meqë Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë kërkesën e saj për të vazhduar mësimin me shami koke në një shkollë publike. Ndërkaq, Sekretaria e Gjykatës Kushtetutese te Kosoves me ane te nje shkresë shpjegon për Dojce Vele-n se pas rastit të lartpërmendur “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar ndonjë ankesë të re rreth së drejtës për shkollim të vajzave të mitura që mbajnë ”.

 “E drejta për ankesë ekziston për të gjithë qytetarët,por bazë për të vendos ndryshe aktualiht nuk ka. Sic dihet, arsimi parauniversitar është tërëiht në duar të komunave, ndaj udhëheqja komunale vende-vende,  duke mos qënë e gatshme të ballafaqohet me këtë problem ka hedh topin në adresë të ministrisë. Andaj, iu bëjmë thirrje që të përballen me zgjidhjen e  këtij problemi duke i bindur prindërit dhe nxënësit që të sillen konform dispozitave në fuqi”, thotë keshilltari Gjoshi.


Përjashtimet nga shkollat publike të vajzave më shami u përcollën me protesta të nxënësve të cilet u solidarizuan me moshatarët e tyre e kohe pas kohe, edhe nga organizata të ndryshme të cilave ju bashkangjitën qytetarë të shumtë. Për  Bashkësinë Islame, kjo është shkelje drastike e të drejtave të njeriut.


B.I.: “Përjashtimi i vajzave me shami-diskriminim në baza fetare”


Prane Fakultetit per Studime Islame

“Mbulesa nuk është vetëm te feja islame, por të të gjitha fetë qiellore, si te krishterizmi dhe hebraizmi.  Dhe, nëse nuk na pengon Nëna Terezë që shfaqet kudo me shami, pse t´na pengojnë vajzat apo motrat tona që dëshirojnë të shkollohen me shami? Kshtu ndodh në tërë botën dhe unë mendoj se respektimi i të drejtës së femrës për t´u mbuluar dhe shkollaur  është një prej standardeve që gjithsesi Kosova duhet ta realizoje nëse synon të hyjë në BE”,  thotë z.Bajgora, i cili shton për Dojce Vele-n se Bashkësia Islame është në pritje të miratimit të ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare në mënyrë që konform përgjegjsive karrshi shtetit, të lufutojnë per respektimin maksimal të të drejtave fetare të secilit komunitet. Se, nëse në shkollat evropiane nuk  ka kurrfare problemi që vajzat të shkollohen me shami, s´ka ndonjë arsye që e njëjta të mos ndodh edhe me femrat e mbuluara në Kosovë dhe në shekullin e shkencës dhe teknologjise diskriminimi në baza fetare s´do duhej të gjënte vend.

Leave A Comment

Your email address will not be published.