27 shkurt 2012, Radio Kosova. Per shkak se reshjet e medha te bores kane renduar edhe me teper jeten e banoreve te “Lagjes Garibaldi”ne Decan, kujdesi ndaj tyre ka qene me i shtuar dhe kontigjenti i sotem i ndihmave te ardhura nga Federata Nderkomtbare e Kryqit te Kuq ne bashkepunim me Kryqin e Kuq te Kosoves, eshte i treti me radhe qe nga fillimi i reshjeve te bores.

Rruga dykilometershe e cila con ne Qendren Kolektive “Garibaldi”, pas dy javesh me  te reshura bore, tashme duket si nje gjysme tunel  bore. Pergjate saj shihet rralle ndonje makine. Ndersa kembesor, asnje. Dhe kjo eshte normale, kur turma qensh endacak ne cdo hap dalin e percjellin me lehje cdo levizje. Para portes kryesore te oborrit, nje mal mbeturina, ndersa brenda saj, baraka druri te cilat te lene pershtpyjen se do te shemben brenda nate. Te vetdishem kesaj, banoret e ketushem kane ndermarre masa te vazhdueshme, thote  Miftar  Hajdinaj, banore i kesaj lagjeje tash 13-te vjet.

Hajrije Hoxhaj, nene e kater femijeve

“Po vallahi, jo nje here vec nja dhejte here asht dashte me i zbulu. Ne gjysme te nates jemi cu e jemi ba krejt burrat kolektiv, se u tutshim se po na shemben e na mbyt femijet vet, se keto derrase jane e e lshojne. Dru kemi pak vallahi, se na u kane sos e ngapak qeshtu po marrim, kah t´mundem”, thote Miftari.

Pesha e bores rrezikon banoret me shembje barakash

Nje situate e tille eshte dyfish me e veshtire per nje grua shtatzene e nene te kater femijeve.  Hajrije Hoxha, e cila jeton ne baraken e pare ne hyrjen kryesore te oborrit flet per veshtiresite e shumefishta te kesaj periudhe me bore.

“U tutshim boll valla! U dashke me hyp burri me e heq boren perdite prej kulmi, se u tutshim si po na zen brenda e po na mbyt me femije e me krejt. Prej tmerrimit, tone naten rrishim pa gjume. Edhe po pik. Shihe kendej, krejt akull! Edhe, tetana barakat kane pik, jo vec e jona. S´ke pas ku me hy prej akullit, dro me u rrzu kah t´endesh. Une edhe jam rrzu e nxora doren. Ma vshtire s´ka pas, me femije te vegjel e pa pare me shku te mjeku, e n´kembe s´mujsha me shku ketu e atje. Vec faliminers prej komune na ka ndihmu, na e ka hap rrugen e na  kane pru ndihma, se mos me pas qene kta ksihim mbaru”, rrefen Hajrija,e cila pa nje muaji do te lind edhe femijen e peste.

Edhe familja gjashteanetareshe e Miftar Hajdinajt, nuk jeton me mire, kur asistenca sociale prej 80 eurosh nuk ploteson as per se afermi nevojat e familjes.

Femijet e familjes Hoxha-Shkolla 4 km larg prej ketu

“Mire, nu kjena keq vec qekjo bore na ka blloku, me nje social jetoj, 80 euro, vallahi,tri dhoma i kam te vogla. Vallahi,vec na ka ndihmu pak komuna,rrugen na ka qel deri ketu, na ka nejt gati ,se mos me na pa ndejt gati, na ishim vdek qetu me femije e me krejt”.

Qente endacak rrezik shtese per banoret e “Lagjes Garibaldi”

 

Nderkohe, nga nje barake zbrazet matane, kater femije me fytyra te skuqura nga te ftohtet shfaqen  si nje tufe vremqash te merdhire. Jane te kater vajzat e familjes Hoxha, dy prejt e cilave ne kete kohe do duhej te ishin ne shkolle. Por si, kur ata gjithe kohen jane te rrezikuar nga qente endacak?

“Ja, mos me e pas ndal mesimin kta kishin mbet rruges, se ku me shku ktu e  n´Carrabreg neper kete bore e mot?! Vallahi, une e  madhe s´muj i kalu 4 kilometra t´shkum e t´ardhun, e jo kta te vegjel. Gjithe kjo bore, qenw gjithkah rruges i nxajne e i mbysin pa dal mire n´rruge. Vec po duhet burrat me shku me i cu e em i marr, se qen plot si s´ke kah me dale prej tyre. Kercejne neper bore si dreqnit”, thote Hajrija, duke bere me shenje kah dy tre qene matane rrethojave te cilet jane bere grumbull tek kontejneret e mbeturinave te mbuluar me bore, bashke me mbeturinat e shkaperderdhura rreth e rrotull.

Lagjes Garibaldi perfituan nga ndihmat e Kryqit te Kuq

Mungesa e druve problem shtese

Edhe Sadetja, nene e dy femijeve rrefen se si  te reshurat e ketyre diteve renduan edhe me teper jeten e veshtire te banoreve te ketushem, te cilet ne kete lagje rreze pyllit jane te ekspozuar  rreziqeve te ndryshme.

“Kemi kalu  katastrofe. Na ka pik bora brenda, ftohte,ngrice. Une jam nane e dy femijeve e i kam vec  50 euro social e keta si i kane nga 60 euro social, jane nga 7-8 anetare te familjes. Me kushte te veshtira jemi njesoj, si une si kta. Burrat nuk jane n´pune. Lypin pune po s´ka pune. Ma katastrofe s´ka qysh me kone. Dru s´kemi pas as s´kemi me cka me i ble.N´mal s´guxojme me i marr. Po nxehem per faqe t´zeze, per gjynah te Zotit! Ka pas here se s´kemi pas as buke me hanger, jemi mbledh te shoqi-shoqin, nganjehere  i kemi lshu shpiat e kemi dal neper ilake nga nje nate, por jo ma shuem se edhe at anguhte per vete, n´bora…”.

Kujdes i shtuar ndaj familjeve ne Kampin Garibaldi

Komuna e Decanit eshte perkujdesur vazhdimisht qe te pakten keto familje te mos izolohen nga bora, thote Admir Hasanaj,drejtor per sherbime publike.

Qendra per persona me nevoja te vecanta

“Te reshurat ishin shume te medha dhe komuna  ka qene shume  e angazhume qe brenda 24 oreve nje here me depertu deri te Kampi Garibaldi”, sepse ne kete rruge gjendet edhe Shtepia e Shendetit per te semuret me retardime psiqike dhe ka qene obligim qe rruga me qene e hapur vazhdimisht qe t´mund t´u dergohen gjera ushqimore edhe te semureve. Por, te reshurat e kane ba te veten dhe ka pas momente kur ka qene me veshtire e kalueshme rruga, por jemi mundu qe ate rruge me ba te kalueshme“, thote drejtori Hasanaj, sipas te cilit komuna, ministria por edhe Kryqi i Kuq Nderkombtar, derguan disa here ndihma te keto familje, i cili shton se:

 “Brenda kesaj situate te keqe, vec ne Kampin Garibladi eshte ashtu tri here me ndihma, komuna ka dhene pako ushqimore, higjienike, batanije, edhepse Kryqi i Kuq po edhe komuna ia ka dhane ndihmat Kryqit te Kuq qe ai t´i shperndarje te familjet nevojtare me te cilat lista ata posedojne. Por, ne kete kohe nuk kemi kqyr shume per nevojtaret, aq sa kemi kqyr me iu ndihmu njerezve qe bora i ka zene te pafurnizuar me gjera ushqimore. Keshtu qe komuna permes Kryqit te Kuq i ka funrizuar ata me gjana ushqimore edhe higjienike“.

Kryqi i Kuq ndihma per 84 familjet e komunes se Decanit

Nje kontigjent ndihmash me pako ushqimore dhe higjienike po iu shperndahet edhe sot. Bashkim Berisha, vullnetar i Kryqit te Kuq Nderkombtar thote se kjo eshte here e trete brenda muajit qe keta banore perfitojne nga ndihmat.

Bashkim Berisha(ne mes)me te pastrehet ne Garibaldi

“Edhe heren e kalaur ishim dhe iu kemi sjell batanije, lopata e cizme. Ne fakt, kj oeshte hera e trete qe keta banore perfitojne nga ndihmat, sepse ata jane asistuar edhe nga komunale. Ndersa, sot iu kemi sjell pako ushqimore dhe higjienike. Kemi nje konitegjent ndihmash per 85 familje te komunes se Decanit. Ndihma vie nga Federata Nderkomtbare e Kryqit te Kuq ne bashkepunim me Kryqin e Kuq te Kosoves, ndersa shperndarjen e ben Kryqi i Kuq i Decanit ne bashkepunim me vullentaret e vet neper fshatra. Ata i sjellin emrat e nevojtareve. E me keta ketu jem ite njoftun se e dime se jetojne ne kushte shumet e veshtira dhe sadopak mundohemi me e zbut situaten. Me kete rast i falendeorjte te gjithe donatoret”, thote z.Berisha.

Ndihma, te cilat per keta  banore eshte e mireseardhur.

“Po e  zbusin shume gjendjen tone te veshtire. Faliminers prej komunes e Kryqit te Kuq se po nga gezojne e po na ndihmojne e po na doken boll, se s´kemi ku me i marr tjerat. Faliminers prej tye gjitheve”, thote Sadetja.

Brejtesit dhe rreshqitesit problem shtese ne stinet e ngrohta

Sepse, per te gjithe e edhe per Zyhra Regjajn, jeta ne baraka eshte tejet e veshtire, sidomos ne keto temperatura  te uleta dhe ne nje mase te tille bore prej se ciles pothuaj jane izoluar.

 “Po rrnoj per faqe te zeze. Shpia na pik. Edhe minjte brenda na mbyten, vallahi me tesha e me krejt copa i kane ba. Te falne tetana i kemi e tetana te blume prej minjve. Vallahi ,as s´kam ocial as send hic, djalin e vogel e kam t´operuar n´kembe prej luftes, e as s´me kane dhane social as send. Jem lajmeru ne komune, por kurrgja…”.

Zyhra Regjaj

Prandaj, prej kesaj lagjeje e cila ka percjell qindra familje te pastrehe vie nje lutje e njejte, kesaj radhe nga Sadetja:

“Vallahi ju kisha lut komunes me na ba njefare zgjedhje, se keto barakat e leshojne te ftohtet, edhe po pikin se jane thy qereminet, edhe dalin insekte, minj, gjarprinj. Ma zi s´ka, si vec  kur t´degjoni ndonje dite si kemi vdek”.

Sipas Zyres per Komunitete te komunes se Decanit, qe nga perfundimi luftes  neper kete pushimore te dikurshme kane kaluar rreth 300 familje te pastrehe.

Leave A Comment

Your email address will not be published.