Kulla e Gjukajve ne radhen e objekteve per nderhyrje emergjente

7 shkurt 2012, Radio Kosova, Te qindra kullat e Rrafshit te Dukagjinit nuk jane me. Numri i tyre eshte zvogeluar dukshem, nga lufta, nga koha por edhe nga faktori njeri. Mirepo, ka edhe te tilla qe fale kujdesit te pronareve te tyre si dhe institucioneve perkatese, jane futur nen mbrojtje si monumente te trashegimise kulturore perderisa te tjera, per shkak te gjendjes se tyre emergjente, po konservohen dhe restaurohen.Nder to eshte edhe kulla e Kajtaz Gjukajt ne Strellc te Poshtem , e cila fale fondeve te Ministrise per Kulture, Rini  dhe Sport dhe organizates suedeze CHWB, se shpejti do te kthehet ne origjinalitetin e vet shekullor.


Kulla e Beqir Rrustemit
Nder fshatrat e komunes se Decanit te cilet njihen per kulla guri jane edhe edhe Strellci i Eperm dhe ai i Poshtmi.  Kulla e Currajve eshte kulla me e rendiesshme katerkateshe ne Strellc te Eperm, ndersa ne Strellc te Poshtem, vetem kulla e Beqir Rrustemit ia doli te mbijetonte  e paprekur ndersa kompleksi i saj per dallim nga brendia, eshte ruajtur ne origjinaltietin shekullor. Por, nje fat te tille nuk e paten te 13 kullat e tjera, nder te cilat edhe Kulla e Kajtaz Gjukaj me pronar aktual Shaban Murat Gjukaj, se edhepse i shpetoi luftes kulla u demolua ne mase te madhe nga faktori kohe.

 “Pika e shkaterroi kete prej te 94-tres. Sidomos, qe tri vjet e kendej e ka leshuar krejt sikur me i zbraz uje me kofe, se qereminet u prishen tetana. Edhe kulmi nisi me iu prish, muri iu fry”, rrefen Hamdiu i biri i kesaj familjeje.

Hamdi Gjukaj
Mirepo, fale Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, Institutit Rajonal per  Mbrojtjen e Monumenteve dhe Organizates Suedeze “Trashegimia Kulturore pa Kufi”(CHWB) ne momentin e fundit arriti te shpetohej nga  shembja e vetvetishme.Sipas Avdyl Hoxhes, drejtor i ketij institucioni:

“Kulla e familjes Gjukaj eshte ne mbrojtje mbrojtje te perkohshme te ligjit dhe ne vitin 2011 eshte hy ne listen per innvestime emergjente. Ne kete intervenim emergjent donatori kryesor ka qene Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve- Departamenti i Trashegimise nepermjet Qendrws Rajonale te Trashegimise Kulturore ne Peje dhe Organizata Suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufi, te cilat se bashku kane bere restaurimin  e mureve dhe njekohesisht edhe nderrrimin e  pullazit, per te cilin ministria ka investuar 10 mije euro”, thote drejtori Hoxha, sipas te cilit per shkak te demtimeve ka arritur te futet ne listen e kullave apo monumenteve te rrezikuara.

Kulla e Gjukajve e banueshme deri ne vitin 1994

Pronari Shaban Gjukaj
Kulla e Gjukajve e cila i shpetoi luftes se fundit,  u dogj edhe me pare, thote pronari aktual, 78 vjecari Shaban Gjukaj, i cili atebote ishe vetem 4-5 vjec.

“O kone shpi e madhe,60 rob jemi kon. Shpi me za! Vallahi kurre pa te huajt nuk jemi kone. Gjithmone jane shtruar nga dy sini. Ise Boletinit ashrt srtehu si kaqak edhe ne kete kulle,e per ate e kishin pa djeg. Shume kulla jane djeg atehere…”, rrefen 78 vjecari Gjukaj, te cilit i kishin rrefyer te paret per kohezgjatjen e punimeve ne kulle dhe menyren e punes se mjeshterve dibran, te cilet shquheshin per ndertimin e kullave prej guri.

“T  paret tane thojshin se dibranet kane ba tri vjet me e mbaur kete kulle. Gjate gjithe dimrit rrishin te na e i gdhendshin guret e qosheve, e per cdo vit e kane punu nga  je kat. Atehre thojhin tre dibran”.

Ahuri i lopeve ne kuader te
 kompleksit te kulles
Kulla e Gjukajve u banua nga familja e Shaban Gjukajt, deri  ne vitin 94. Por, se jeta ne kulle kishte edhe anen tjeter te medaljes tregon i biri i Shabanit, Hamdiu.

 “Paj mire, por s´kishim ma mire e e duhej se hej…Sa pluhuri- sa adaleti. Paj jete me zor. Soba o kone  e mire dhe e madhe, edhe divanhonja e. Por, qileret jone kone te vogla, me lloq e copanica perfundi derrasa edhe permbi . Prej kulle jemi dal me 94. Por, tash asht renovu ne dy tri vende dhe asht ba shume ma mire, i me u pas nis prej themeli”, thote Hamdiu.  

Konservimi dhe restaurimi i kulles i mireseardhur 

Ahuri ne origjinalitetin shekullor
Perderisa, konservimi dhe restaurimi i kulles se lashte i gezon te vjeter e te rinj. Perderisa per pronarin 78 vjec, Shaban Murat Gjukaj eshte dhurata me e mire qe mund t´i behej ne muzgun e thelle te jete sw tij.

 “Po,vallahi u gezova vallahi,se thashe ma mberriu ymri edhe nje here me hy n´kulle. Hala brenda nuk e kane ba meremet vec perjashta”.

Muret e qilereve jane leskerosur
Perderisa, drejtori i Institutit Rajonal per Monumente Kulturore mr.sc.Avdyl Hoxha, duke pasur parasysh faktin se Kulla e Gjukajve eshte nder projektet emergjente nga ministria, se shpejti do te  hartohet projekti edhe per interier.
“Ky eshte intervenim emergjent qe mos me u shkatrru ma teper dhe besohet ne hartimin e projektit te kthehet edhe interieri i brendshem kete do ta shohim se bashku me proanrin dhe Minitirine e Kultures per hartim te projektit per interierin”.

Pamje e kompleksit te kulles
nga jashte
Jeta ne Kullen e Gjukajve u organizua ne menyren e njohur te jetes ne kulla. Katet shfrytezohesin ne menyren e rendomte: kati i pare per bageti, klati i dyte per shpi te zjarrit dhe dhoma te fjetjes si dhe ne katin e  trete, divanhanja dhe oda. Nje korridor i ngushte pas dhomave te fjetjes ne fund te korridorit ende lidh kullen me kullat e fqinjve, nepermjet te cilit anetare te familjes kalonin tek fqinjte e pare pa kalaur neper oborr. Ndersa sot,  lopet ne stalle dhe pulat neper shkallat e vjetra qe conin te dhomat e lashta, muri i zhveshur i te cilave tregonte menyren e punes se atdherhsme me derrasa dhe balte, te kthen ne jeten origjinale e paraardhesve e cila me gjithe mundimet e veta eshte thesar trashegimie i denje kujteses se brezave te rinj.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *