Date Archives February 2012

Kujdes i shtuar per Lagjen Garibladi

27 shkurt 2012, Radio Kosova, Per shkak se reshjet e medha te bores kane renduar edhe me teper jeten e banoreve te “Lagjes Garibaldi”ne Decan, kujdesi ndaj tyre ka qene me i shtuar dhe kontigjenti i sotem i ndihmave te ardhura nga Federata Nderkomtbare e Kryqit te Kuq ne bashkepunim me Kryqin e Kuq te Kosoves, eshte i treti me radhe qe nga fillimi i reshjeve te bores.


Rruga dykilometershe e cila con ne Qendren Kolektive “Garibaldi”, pas dy jave te reshurash bore, tashme duket si nje gjysme tunel  bore. Pergjate saj shihet rralle ndonje makine. Ndersa kembesor, asnje. Dhe kjo eshte normale, kur turma qensh endacak ne cdo hap dalin e percjellin me lehje cdo levizje. Para portes kryesore te oborrit, nje mal mbeturina, ndersa brenda saj, baraka druri te cilat te lene pershtpyjen se do te shemben brenda nate. Te vetdishem kesaj, banoret e ketushem kane ndermarre masa te vazhdueshme, thote  Miftar  Hajdinaj, banore i kesaj lagjeje tash 13-te vjet.

Hajrije Hoxhaj, nene e kater femijeve
“Po vallahi, jo nje here vec nja dhejte here asht dashte me i zbulu. Ne gjysme te nates jemi cu e jemi ba krejt burrat kolektiv, se u tutshim se po na shemben e na mbyt femijet vet, se keto derrase jane e e lshojne. Dru kemi pak vallahi, se na u kane sos e ngapak qeshtu po marrim, kah t´mundem”, thote Miftari.

Pesha e bores rrezikon banoret me shembje barakash

Nje situate e tille eshte dyfish me e veshtire per nje grua shtatzene e nene te kater femijeve.  Hajrije Hoxha, e cila jeton ne baraken e pare ne hyrjen kryesore te oborrit flet per veshtiresite e shumefishta te kesaj periudhe me bore.

“U tutshim boll valla! U dashke me hyp burri me e heq boren perdite prej kulmi, se u tutshim si po na zen brenda e po na mbyt me femije e me krejt. Prej tmerrimit, tone naten rrishim pa gjume. Edhe po pik. Shihe kendej, krejt akull! Edhe, tetana barakat kane pik, jo vec e jona. S´ke pas ku me hy prej akullit, dro me u rrzu kah t´endesh. Une edhe jam rrzu e nxora doren. Ma vshtire s´ka pas, me femije te vegjel e pa pare me shku te mjeku, e n´kembe s´mujsha me shku ketu e atje. Vec faliminers prej komune na ka ndihmu, na e ka hap rrugen e na  kane pru ndihma, se mos me pas qene kta ksihim mbaru”, rrefen Hajrija,e cila pa nje muaji do te lind edhe femijen e peste.

Edhe familja gjashteanetareshe e Miftar Hajdinajt, nuk jeton me mire, kur asistenca sociale prej 80 eurosh nuk ploteson as per se afermi nevojat e familjes.

Femijet e familjes Hoxha-Shkolla 4 km larg prej ketu
“Mire, nu kjena keq vec qekjo bore na ka blloku, me nje social jetoj, 80 euro, vallahi,tri dhoma i kam te vogla. Vallahi,vec na ka ndihmu pak komuna,rrugen na ka qel deri ketu, na ka nejt gati ,se mos me na pa ndejt gati, na ishim vdek qetu me femije e me krejt”.

Qente endacak rrezik shtese per banoret e “Lagjes Garibaldi”

Nderkohe, nga nje barake zbrazet matane, kater femije me fytyra te skuqura nga te ftohtet shfaqen  si nje tufe vremqash te merdhire. Jane te kater vajzat e familjes Hoxha, dy prejt e cilave ne kete kohe do duhej te ishin ne shkolle. Por si, kur ata gjithe kohen jane te rrezikuar nga qente endacak?

“Ja, mos me e pas ndal mesimin kta kishin mbet rruges, se ku me shku ktu e  n´Carrabreg neper kete bore e mot?! Vallahi, une e  madhe s´muj i kalu 4 kilometra t´shkum e t´ardhun, e jo kta te vegjel. Gjithe kjo bore, qenw gjithkah rruges i nxajne e i mbysin pa dal mire n´rruge. Vec po duhet burrat me shku me i cu e em i marr, se qen plot si s´ke kah me dale prej tyre. Kercejne neper bore si dreqnit”, thote Hajrija, duke bere me shenje kah dy tre qene matane rrethojave te cilet jane bere grumbull tek kontejneret e mbeturinave te mbuluar me bore, bashke me mbeturinat e shkaperderdhura rreth e rrotull.
Banoret e Lagjes Garibaldi jane nder 84 familjet qe perfituan
nga ndihma e Kryqit te Kuq

Mungesa e druve nje problem shtese

Edhe Sadetja, nene e dy femijeve rrefen se si  te reshurat e ketyre diteve renduan edhe me teper jeten e veshtire te banoreve te ketushem, te cilet ne kete lagje rreze pyllit jane te ekspozuar  rreziqeve te ndryshme.

“Kemi kalu  katastrofe. Na ka pik bora brenda, ftohte,ngrice. Une jam nane e dy femijeve e i kam vec  50 euro social e keta si i kane nga 60 euro social, jane nga 7-8 anetare te familjes. Me kushte te veshtira jemi njesoj, si une si kta. Burrat nuk jane n´pune. Lypin pune po s´ka pune. Ma katastrofe s´ka qysh me kone. Dru s´kemi pas as s´kemi me cka me i ble.N´mal s´guxojme me i marr. Po nxehem per faqe t´zeze, per gjynah te Zotit! Ka pas here se s´kemi pas as buke me hanger, jemi mbledh te shoqi-shoqin, nganjehere  i kemi lshu shpiat e kemi dal neper ilake nga nje nate, por jo ma shuem se edhe at anguhte per vete, n´bora…”.

Kujdes i shtuar ndaj familjeve ne Kampin Garibaldi

Komuna e Decanit eshte perkujdesur vazhdimisht qe te pakten keto familje te mos izolohen nga bora, thote Admir Hasanaj,drejtor per sherbime publike.

Qendra per te retarduarit ne Decan
“Te reshurat ishin shume te medha dhe komuna  ka qene shume  e angazhume qe brenda 24 oreve nje here me depertu deri te Kampi Garibaldi”, sepse ne kete rruge gjendet edhe Shtepia e Shendetit per te semuret me retardime psiqike dhe ka qene obligim qe rruga me qene e hapur vazhdimisht qe t´mund t´u dergohen gjera ushqimore edhe te semureve. Por, te reshurat e kane ba te veten dhe ka pas momente kur ka qene me veshtire e kalueshme rruga, por jemi mundu qe ate rruge me ba te kalueshme“, thote drejtori Hasanaj, sipas te cilit komuna, ministria por edhe Kryqi i Kuq Nderkombtar, derguan disa here ndihma te keto familje, i cili shton se:

 “Brenda kesaj situate te keqe, vec ne Kampin Garibladi eshte ashtu tri here me ndihma, komuna ka dhene pako ushqimore, higjienike, batanije, edhepse Kryqi i Kuq po edhe komuna ia ka dhane ndihmat Kryqit te Kuq qe ai t´i shperndarje te familjet nevojtare me te cilat lista ata posedojne. Por, ne kete kohe nuk kemi kqyr shume per nevojtaret, aq sa kemi kqyr me iu ndihmu njerezve qe bora i ka zene te pafurnizuar me gjera ushqimore. Keshtu qe komuna permes Kryqit te Kuq i ka funrizuar ata me gjana ushqimore edhe higjienike“.

Kryqi i Kuq ndihma per 84 familjet e komunes se Decanit

Nje kontigjent ndihmash me pako ushqimore dhe higjienike po iu shperndahet edhe sot. Bashkim Berisha, vullnetar i Kryqit te Kuq Nderkombtar thote se kjo eshte here e trete brenda muajit qe keta banore perfitojne nga ndihmat.

Bashkim Berisha(ne mes)me te pastrehet e lagje Garibaldi
“Edhe heren e kalaur ishim dhe iu kemi sjell batanije, lopata e cizme. Ne fakt, kj oeshte hera e trete qe keta banore perfitojne nga ndihmat, sepse ata jane asistuar edhe nga komunale. Ndersa, sot iu kemi sjell pako ushqimore dhe higjienike. Kemi nje konitegjent ndihmash per 85 familje te komunes se Decanit. Ndihma vie nga Federata Nderkomtbare e Kryqit te Kuq ne bashkepunim me Kryqin e Kuq te Kosoves, ndersa shperndarjen e ben Kryqi i Kuq i Decanit ne bashkepunim me vullentaret e vet neper fshatra. Ata i sjellin emrat e nevojtareve. E me keta ketu jem ite njoftun se e dime se jetojne ne kushte shumet e veshtira dhe sadopak mundohemi me e zbut situaten. Me kete rast i falendeorjte te gjithe donatoret”, thote z.Berisha.

Ndihma, te cilat per keta  banore eshte e mireseardhur.

“Po e  zbusin shume gjendjen tone te veshtire. Faliminers prej komunes e Kryqit te Kuq se po nga gezojne e po na ndihmojne e po na doken boll, se s´kemi ku me i marr tjerat. Faliminers prej tye gjitheve”, thote Sadetja.

Brejtesit dhe rreshqitesit problem shtese ne stinet e ngrohta

Sepse, per te gjithe e edhe per Zyhra Regjajn, jeta ne baraka eshte tejet e veshtire, sidomos ne keto temperatura  te uleta dhe ne nje mase te tille bore prej se ciles pothuaj jane izoluar.

 “Po rrnoj per faqe te zeze. Shpia na pik. Edhe minjte brenda na mbyten, vallahi me tesha e me krejt copa i kane ba. Te falne tetana i kemi e tetana te blume prej minjve. Vallahi ,as s´kam ocial as send hic, djalin e vogel e kam t´operuar n´kembe prej luftes, e as s´me kane dhane social as send. Jem lajmeru ne komune, por kurrgja…”.

Zyhra Regjaj
Prandaj, prej kesaj lagjeje e cila ka percjell qindra familje te pastrehe vie nje lutje e njejte, kesaj radhe nga Sadetja:

“Vallahi ju kisha lut komunes me na ba njefare zgjedhje, se keto barakat e leshojne te ftohtet, edhe po pikin se jane thy qereminet, edhe dalin insekte, minj, gjarprinj. Ma zi s´ka, si vec  kur t´degjoni ndonje dite si kemi vdek”.

Sipas Zyres per Komunitete te komunes se Decanit, qe nga perfundimi luftes  neper kete pushimore te dikurshme kane kaluar rreth 300 familje te pastrehe.

Lojërat e fatit-Ketu fitorja dhe humbja jane motra

21 shkurt 2012, Dojce Vele, Në Kosovë, mungesa e aktiviteteve për të mitur dhe papunesia enorme për të rritur, jane ndër arsyet kryesore të frekuentimit në lokalet e lojërave të fatit. Ndwrsa, vendndodhja e kwtyre lokaleve vend e pa vend ka nxitur aksione te përbashkëta të institucioneve përkatëse për mbylljen e tyre.

Nevoja për mbijetesë dhe pamundësia për ta bërë këtë në mënyrë të ligjshme shpeshherë con në rrugë pa krye. Dhe kshtu, burimi i pretenduar për një të ardhme më të mirë përnjëherësh shndërrohet në varr për të tashmen e ndërtuar me mund. Megjithëse me përjashtime, Kjo është rruga që shtrihet më së shpeshti para atyre që vizitojnë lokalet e lojërave të fatit.  Këtë më së miri e e di kjo nënë e dy fëmijëve, bashkëshorti i së cilës e ka vënë ektistencën e tyre në lojë fati.
Shpresa mund t’shnderrohet ne humbje
 “I ka humb të gjitha të hollat. 20 mijë përnjëherësh…Para 4-5  vjetësh ka filluar të luaj, po rrallë ka fituar dicka. E me humb, i ka humb të gjitha një nga një. Kerrin që ia ka dhanë vëllai, kursimet që i kishim në bankë, arin e nusërisë sime, të gjitha ditë për ditë. Derisa, para pak javësh i ka humb  20 mijë brënda nate! Tash jetojmë me mund…Por,falë Zotit të paktën shpinë e kemi! Tash s´po ka me shku me lujt e po ban edhe telashe, se kjo ish si droga” . Tash ajo ish si droge.brenda nates i ka humb 20 mije euro“ , rrëfen A. H., nga komuna e Pejës.
Lokalet e lojërave të fatit frekuentohen nga të gjitha grupmoshat 
Lokalet e lojërave të fatit në Kosovë frekuentohen prej moshës 7 deri në 70-të, mendon Vaxhide Sopjani ,sociologe, sipas së ciles më së paku në këtë lojë janë qytetarët fitimtar.
Vaxhide Sopjani, sociologe
 “Grupmoshat e njoma i shtyn mungesa e aktiviteteve dhe mungesa e kontrollit të familjeve. Se, këta kërkojnë nga familjet para dhe nëqoftëse nuk i marrin, ata fillojnë e vjedhin së pari nga familejt e tyre. Ndërsa të rinjtë e aftë për punë i frekuentojnë këto loakle për të humbur kohën si dhe me shpresën mos po fitojnë dicka. Ata nisen nisen nga mendimi se do të fitojnë dhe do t i shpërblejnë familjet ,pra gjithnjë mendojnë se do     t´ fitojnë dhe nuk shohin prapa e aq më pak i parashikojnë pasojat. Ky është edhe problemi që krijohet varësia. E në fakt këtu fitojnë vetëm bastoret, sigurisht me ndonjë përjashtim”, thotë z.Sopjani sia së cilës roli i familjes ka një rëndësi të vecante në parandalimin e këtij problemi dhe pengimit te terheqjes graduale te femijeve kah krimi, mendon socilogja spopjani.
Lokalet e lojërave të fatit vend e pa vend
Vendndodhja e lokaleve të lojërave të fati  është një mundësi për tërheqjen edhe të të miturve brënda tyre, thotë Ahmet Mahmutaj, drejtor për punë inspektuese në komunën e Pejës, në të veprojnë 25 lokale të tilla.
 “Janë vend e pa vend. Se, faktqesisht në Ligjin për lojërat e fatit neni ku përcaktohet se nuk duhet të jenë pranë shkollave, institucioneve kulturore, historike e fetare, nuk e përcakton a duhet të jetë distanca. Prandaj, kur filluam të bëjmë një rregullore komunale hasëm në telashe me Zyrën Ligjore, se nuk mundet rregullorja me e mund ligjin. Kështu, një amandamentim ligji ëhtë i domodoshëm që të përcaktohet qartë largësia dhe të keë një renditje”,thotë drejtori Mahmutaj.
Qytetarët protestojnë për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit
Ahmet Mahmutaj

Megjithëse nga papunësia enorme qytetarët vizitën e lokaleve të tilla e shohin si mundësi përfitimi, ato jo rrallë shndërrohen në fushëbeteja të cilat përfundojne me rrahje e vrasje, sic ishte rasti i vitit të kaluar në Pejë.

 “Po,ka qënë një vrasje në një bastore gjatë vitit 2011 kur një shtetase e Shqipërisë qëlloi për vdekje një shtetas të Kosovës. Rasti është zbuluar dhe personi ëhtë arrestuar. Ndërsa, kryesisht vrasje të tilla ndodhin për motive të ulta”, pohon Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës-Komanda Rajonale në Pejë.
Vrasje të tilla u pasuan nga protesta të shoqerisë civile me kërkesën për mbylljen e lokaleve të lojërave të fati  të cilat nga ta konsiderohen si plagë  e shoqërisë në Kosovë.
 “Ishte protesta e tyre që nxiti gjetjen e një mekanizmi për hartimin e një rregulloreje komunale që ta bëjmë njëfarë renditje, por edhe për inspektim të vazhdueshëm. Ndërsa, këtu ndoshta do duhej edhe bashkëpunimi i trekëndëshit: shkollë-prind-institucione, i cili te ne nuk mungon. Por, kjo është vërtet një brengë që duhet tejkaluar bashkë”, thotë drejtori Mahmutaj.
Xhevat Ibra, zedhenes i PK-se ne Peje
Në Kosovë ushtrohen katër veprimtari të lojërave të fatit
Janë katër kategori të lojërave të fati të cilat administrohen nga Divizioni i Lojërave të Fatit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës: Lojërat e fatit në veprimtarinë e basteve; në kategorinë e klubeve të vecanta në automate; lojerat e fatit në lokalet e mbyllura apo në “tomboll bingo” i dhe lojerat e fatit në kazino, thotë Bekim Jupa, u.d.menagjer i Divizionit të Lojërave të Fatit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës.
 
 “Për të ushtruar veprimtarinë e parë, të kazonove vlera e kapitalit themelor duhet të jetë 2 milionë, të dpozituara ne thesarin e Republikës së Kosovës  2 milionë të tjera, licenca për kazino  1 milionë si dhe duhet me qënë një hotel nme 5 yje ose në të pakten 500 metër katror. Në shtetin tonë është vetëm një kazino e tillë. Ndërsa, për veprimtaritë e tjera janë procedurat më të thjeshta. Mirëpo, nëse  nuk plotesohen kriteret në baze të Ligjit për Lojerat e Fatit 2004/35, qoftë nga individi apo subjekti,  Administrata Tatimore e Kosovës nuk e lejon veprimtarinë e tyre në territorin e Kosovës”.
Vazhdojnë masat për të gjithë ata që bien ndesh me ligjin
Z.Jupa, paralajmëron mbylljen e lokaleve që nuk respektojnë procedurat e parapara me ligj si dhe kërkon kujdesin e prindërve ndaj fëmijëve.
“ATK është duke i marr masat parandaluese për të gjitha ato biznese të cilat e ushtrojnë këtë veprimtari në kundershtim me ligjin. Por, një thirrje përme rrjetit të radios suaj për të gjithë prindërit që të kenë kujdes ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos i lejojnë të kenë qasje nëpër këto pika, cfarë e ndalon edhe ligji deri ne koshën 18-të vjecare”.
Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Luftimin dhe Parandalimin e Ekonomisë Joformale, me aksione të përbashkëta të Departamentit të Lojërave të Fatit të ATKS-së, Njësitit për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës si dhe Inspektorateve Komunale, për shkak të veprimtarisë në afërsi të objekteve shkollore, fetare, kulturore dhe histroirke, vetëm brënda këtij viti janë mbyllur një numër lokalesh të lojërave të fatit anekënd Kosovës.Para pak ditësh dhjetë prje tyre vetëm në komunën e Prizrent, ndërsa aksionet vazhdojnë edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Bora ne Decan paralizon cdo pore te jetes

16 shkurt 2012, Radio Kosova,  Qytetaret e Decanit po perballen me veshtiresi te ndryshme per shkak te gjendjes se krijuar pas reshjeve te medha te bores, e cila iu afrohet dy metrave. Komuna po ben perpjekje te vazhdueshme per te tejkaluar kete  gjendje te jashtezakonshme. Mirepo, me kapacitetet ekzistuese dhe buxhetin e limituar, gjendja nuk mund te tejkalohet aq lehte.

Fshati Dashinoc, pika me e larget ne lindje te Decanit pas Maznikut, aktualisht nuk ka asnje dalje ne rrugen kryesore. Nga pamundesia e depertimit atje, kryetari i fshatit Qamil Mustafaj mund te kontaktohet vetem ne telefon.

Trupat e drunjve jane zhytur ne bore…

“Jemi mbet i bllokuar si fshat, pa rruge e te lidhur kurrkah hiq. Rrugen per Maznik e kane hap, por ne nuk kemi mudnesi me dal atje hic dhe per momentin jemi krejt te izoluar, edheose deri te rruga kryesore gjithkush i ka qele e te premten e patem qel deri te rruga e Mazinkut.  Por eshte mase e madhe dhe eshte e pamundur, se bora ka arrit ne 1 meter e 70 cm sic e matem pak parez. Bile me qene e lire prej Pozharit e me dal ne ruge te Maznikut kish qene mire, vec rrugen kryesore hic keto sekondaret se fshati s´eshte i lidhur me asnje rruge, se vec nje here prej se ka fillu bora i kane ra me bager”, thote z.Mustafaj i cili flet edhe per nje familje me dy pleq  rreth tri kilometra nga qendra e fshatit te cilet kane ngel te izoluar.


Dashinoci pa dalje ne asnjeren rruge



Sipas drejtori per Sherbime Publike Admir Hasanajt, per mirembajtjen e rruges Lumbardh-Maznik eshte pergjegjese ministria.Por, premton hapje rrugesh per Dashinocin.

Admir Hasanaj, drejtor per
sherbime publike

“Fshati Maznik eshte ruge rajonale per te cilen eshte pergjegjese ministria, mirepo kompania e kotnraktuar nga ministria  gjate  72 oreve te fundit nuk ka intervenu. Keeshtu qe ne dje jemi detyruar qe te dergojme nje eksavator te nje kompanie private qw ta patrojme rrugen Decan-Maznik ne gjatesi prej 15 kilomtrash. Ne fshtrat e Rajonit te  Vokshit si zone malore, sasia e bores eshte me e madhe dhe duke paur parasysh kete, kemi intervenuar gjithe kohen,  pervec  fshatit Hulaj ne te cilin s´kemi mund te shkojme akoma. Poashtu dhe fshati Dashinoc na ka mbet, drejt te cilit tashme jane nisur eskavatoret dhe kshtu, brenda dites edhe keto rruge do te jene te kalueshme”.


Edhe fshatrat e tjera ankohen per veshtiresi qarkullimi

Imer Isufi  nga Strellci ka ardhe per pushime nga Zvicra.Por, gjysma e kohes atij i shkon ne xhipin e tij, duke bartur kusherinjte pothuaj te bllokaur nga bora qe ka arritur ne dy metra. Ate e gjejme ne rruge me kater bashkefshatare, te cilet po i bart deri ne qendren e qytetit per punet qe iu kane grumbullaur nga pamundesia e qarkullimit.

Rruge kryesore qe lidh Strellcin me magjistralen Peje-Decan 

“Kam dal tuj transportu njerez prej mengjesit, se rruget jane te bllouara dhe nuk dilet ndryshe, vec me xhipa e me zingjir, se rruget jane te bllokuara. Kompanite pergjegjese kane pastruar vetem rruget kryesore, e andej rralle krejt ngushte sa eshte e pamundur te shnderrohen dy kerre.  Jam zgju ne 6 e po endem qe 7 here tuj i transportu bashkefshataret e mi,e besa edhe tuj u end kot mo me i lane me u mshel rruget se bore po bjen pa ndal. Se nodnje semundje a rast urgjent, e nuk ka shance me dal kush”, thote ky mergimtar i cili kontribuon pa asnje kompenzim.


“Po m´duket po duhet me u prish me gru se ma shume ndejta rrugeve se brenda”, shton me te qeshur, Imeri, sipas te cilit te reshurat e mbremshme kane bere rruget te pakalueshme dhe krahas angazhimit me banoret e fshatit te tij, qe nga mengjesi po vrapon pas ndermarrjeve pastruese.

“Se rruget jane te bllokuara krejt. Me kone si dalin kompanite pergjegjese, nuk na lene keshtu. Qytetaret jane te mobilizuar me lopata e qysh po munden, por kot. Rruga Peje Decan eshe e hapur dhe po e pastrojne kohe pas kohe, por eshte shume problem me keto reshje. Katastrofe bacw!”


Qytetaret flasin per izolim-Komuna per perpjekjet per tejkalimin e krizes


Me gjithë trashësinë e borës mbi një metër dhe temperaturat e ulëta, fal angazhimit të komunës por edhe të kompanive private te cilat iu kanë bashkuar aksionit për pastrimin e borës, gjendja per nje kohet e shkurter pritet te stabilizohet,  premton Admir Hasanaj, drejtor per sherbime publike, edhepse kjo me kapacitetet ekzistuese eshte teper e veshtire kur te reshurat e vazhdueshme mbulojne rruget vazhdimisht.

Bora ka veshtiresuar qarkullimin 



“Pergjegjes per fshatin Strellc te Poshtem eshte kompania “Inzhinjering group”. Por, krahas tij na eshte dashur intervenimi edhe me kompanine “Likaj Trade”me te cilen ne oret e hershme te mengjesit kemi pastuar rruget kryesore. Mirepo, na kane mbet rruget anesore per te cilat iu bej apel qytetareve qe t´i kapin lopatat dhe te punojne dhe vet pak, mos te presin se komuna mund t´ua pastroj edhe rruget e shtepive te tyre”, thote drejtori Hasanaj, i cili apo kthehet nga terreni ku kishte kalaur naten me kompanite aktive.

“Lagja Garibaldi” nuk eshte e bllokuar

Ne Lagjen Garibaldi, qender kolektive rreth tri kilomettra ne perendim te qytetit jetojne dhjetera familje te pastrhe. Por, megjithese ne zone malore, ajo per disa arsye nuk ka qene e bllokuar asnjehere, sic ndodh me Ratishin e Eperm dhe i Poshtem,  fshatrat e Rajonit te Vokshit, por edhe rrugen kah Gryka e Decanit.
Ecja ne kembe e vetmja mundesi qarkullimi pa ngecje n´rruge 


 “Lagja Garibaldi nuk eshte e bllokuar dhe s´ ka qene  asnjehere. Cdo dite se paku nje here, eskavatori ka qene ne ate lagje, jo vetem per shkak te atyre familjeve por sepse ne ate lagje edhe nje shtepi shendeti per te semuret me retardime psiqike. Keshtu qe ne e  kemi pas obligim qe rruga gjate gjithe kohes te jete e hapur. Nje informacion qe ka qarkulluar ne nje televizion vendor, se gjoja keto familje jane te izoluara, fatkeqisht ka qene shume i pavertet”, thote drejtori Hasanaj.

Nderkohe, Shpend Krasniqi n  70 vjec nga Lloqani, nuk e ka penguar moti i ftohte as rruget me bore e sqote te udhetoj per nePeje qe ne megjes , sepse ai mban mend situata edhe me te renda.

“Une kam udhetu edhe kur jane ra tri metra bore. Me 1954 o kon ra bora e madhe. Per nje nate jane ra 2,60 cm, e 40 vec jone kone. Pese mullinj jone kone n´Lloqan, asnje s´punojke. M´u ka dashte me shku n´Strellc me e cu drithin me e  blu n´mulli. Me e mar per nje pite per Bajram n´shami se me thes atehere nuk kemi pas. E le ata n´krahe, le rruga diku teposhte diku perpjete, se dikush e kish qel-idkush se kih qel,vec menxi kam pa ardhe”, rrefen z.Krasniqi, i cili tregon per solidaritetin e njerezve per hapjen e rrugeve nga bora.
Pesha e bores rrezikon rrenimin e pullazeve


“N´ate kohe i hapshim me metra,secili. Mua me migje temin na ka pas ra me e hap rrugen te “Ura e Bajram Hasanit”.  Aty e per Junik e deri n´gryke e kemi qel me lopata. Jo,jo, jo! E ke pas urdher me i hap qekaq metra secili. E sot, ani si i ka ra me eskavator, por secili para shpise se vet mudnet me dal me e zgjeru pak me lopate, bile sa me u shnderru dikush me nje kerr. Por, Zoti na ruaj!Asnje s´kane dal, se jemi demelav. Po pertojme me e qel para pragut t´shpise se vet!”
Dikur qytetaret obligoheshin te hapnin rruget-Sot vullneti per solidaritet tejet i vogel
Por, te kontribuosh vullnetarisht per vendin e shoqerine ne cdo kohe, vend e situate eshte kulture dhe dashuri ndaj atdheut tend,  kete jo secili e kupton. Prandaj,  per dite me radhe ke mundur te shohesh neper rruget kryesore te vendbanimeve turma  burrash te cilet me duar ne xhepa, kritikonin komunen per moshapjen e rrugeve perderisa para dyerve te tyre bora ishte mal, e rruget brenda oborreve ishin hapur vec nga hapat e tyre. Nje imazh ky  mjaft  i shemtuar, duke pasur parasysh se pjesa dermuese e ketyre qytetareve ishin te rinj dhe te papune.  Prandaj, nje revolte e aryeshme ne kete rast vjen edhe nga komuna, e cila sipas Admir Hasanajt, drejtor per Sherbime Publike me buxhetin e saj te limtiuar eshte e pamundur te jete ne te njejten kohe prane secilit.

Aktualisht,pak kembesore per qytetarwt.Ndoshta me vone…



“Te reshurat jane te vazdhueshme dhe me kapacitetet ekzistuese, eshte e pamundur te nderhyme ne te gjitha vendbanimet vazhdimisht. Por, me keqardhje e them se solidariteti, vullneti dhe iniciativa e qytetareve ka qene mjaft e vogel. Po pertojne te hapin rruget edhe para dyerve te veta. Presin gjithcka vetem nga komuna!“.

Por, kjo nuk vlen per kete pronar te nje marketi ne Decan, sipas te cilit:“Komuna s´mund ta heq boren edhe nga oborri  yt”.

Ndersa, brenga e tij me e madhe jane reduktimet e energjise  elektrike, se premtimi i KEK-ut per perjashtim nga reduktimet per Rajonin e Pejes per shkak te bores se madhe, nuk zgjati shume.

“Jo s´u mbajt hic, si tanaheret… Tri ore ka- tri s´ka. Qe, dje s´ka pas edhe  mbreme s´ka pas. Tash erdh ne 9-te e ndalet n´12-te apet. S´ka!  Cka o punojme po e han gjeneratori.  Le si don me na mbyt Zoti po edhe KEK-u!”

Shkollat ne Decan jane te mbyllura deri me 20 shkurt
Shkollat ne Decan si ne gjithe Kosoven jane te mbyllura deri me 20 shkurt. Por, ky pushim mund te shfrytezohet ne te mire te vet incitucioneve shkollore, thote drejtori Qazim Maloku, sipas te cilit:


Qazim Maloku, drejtor per arsim

“Duke pasur parasysh gjendjen e cila u shkaktua nga reshjet e medha te bores, pushimin e dhunshem me nderprerje mesimi ne nivel te Kosoves, si dhe gjendjen  ne shkolla dhe peshen e madhe te bores qe po rendon pullazet gjithnje e me shume,  dje kam leshuar nje urdherese qe neper te gjitha shkollat fillore dhe te mesme te formojne shtabe ne nevele shkollash, qe ne bashkepunim me stafin po edhe me vullnetar nga komuniteti te bejne zbulimin e pullazeve nga gjithe kjo mase e debores, sepse eshte rrezik i madh qe ato te shemben. Poashtu, te behet  edhe hapja e  rrugeve nga dera e shkolles deri ne hyrje te saj ne meyre qe nese javen e ardhshme arrime te fillojme mesimin, shkollat te jene te gatshme”.

Aksionit te te rinjve per hapjen e trotuareve ne Decan iu bashkangjit shefi i “EDYK”
 Nderkohe, Qendra Rinore ne Decan ka organizuar nje aksion poaq te domosdoshem;hapjen e trotuareve per nxenesit. Ketij aksioni i eshte bashkangjitur edhe Gynter Gerzybek, Udhëheqës i Programit për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Rinisë në Kosovë (EDYK). Ky gjerman vullnetmire, sot ka ardhe qe nga Prishtina me lopaten ne makine qe me thjeshtesine tradicionale te popullit te tij t´i bashkangjitet aksionit te te rinjve decanas. Dhe ate per arsyen e thjeshte:

Grzybek(djathtas)ne aksion per hapjen e trotuareve ne Decan
“Sepse mediat raportojne se te rinjte dhe nxenesit ne Decan nuk mund te shkojne ne shkolle ngaqe per shkak te lartesise se bores te gjitha trotuaret jane te mbyllura. Prandaj kemi menduar qe te vime ketu qe t´iu ndihmojme dhe t´i mobilizojme te rinjte per te hapur trotuaret. Te rinjte kane qene vet te motivuar dhe kane thirrur shoket e vet qe te hapin rruget per ne shkolla. Dhe sipas mendimit tim, rinia decanase eshte tejet e motivuar dhe shume e interesuar qe te marrin pjese dhe te organizojne aktivitete rinore, turnire futbolli, shfaqje muzikore dhe kulturore. Ata deshirojne te bejne dicka per veten e tyre dhe prandaj edhe jane aktiv, jo vetem ne Decan por edhe ne fshatrat perreth tij. Prandaj kjo eshte shume interesante dhe per t´u admiruar”,thote z.Grzybek.
Probleme udhetimit per punetoret civil

Mirepo, ishin punetoret civil ata te cilet vazhduan punen edhe ne kushte te jashtezakonshme, ku qarkullimi i automjeteve ishte tejet i rralle. Kete pervoje sjell Ali Qufaj nga fshati Prilep:

Ali Qufaj,zyrtar i KK-se

“Per punetoret ka qene me se veshtiri, sepse jane perball me ngrica te medha, me udhetim te papaershtatshem per shkak te motit. Ka pas raste kur ne stacionin e autobuesve ne Prilep kemi qendruar me 35 minuta, ne acar nen minus 15 grade celzius. Pasdite udhetimi ka qene pak me i lehte, meqense kemi leviz me ndonjerin prej kolegeve ose ka pas vija me te rregullta nga Peja per ne Gjakove. Keshtu qe kemi kaluar disi…”, thote z.Qufaj.


Veshtiresi qasjeje edhe ne sherbimet shendetsore-Ekipet mobile ne terren

Por, ajo qe nuk pret eshte qasja ne sherbimet shendetsore, te cilen te reshurat rreth dy metra e veshtiresuarn tej mase. Por,  Drejtoria e Shendetesise ka punuar me te gjtiha kapacitetet per te menagjuar situaten si duhet, thote drejtori  Haki Shehu.

“Situata eshte mjaft e rende per shkak te bores. Komunikimi me paciente eshte i veshtiresuar. Megjithate,  jane bere angazhime ne nivel te Qendres Kryesore te Mjekesise Famljare bashke me Drejtorine per Shendetesi si dhe Shtabin e Emergjences te Kuvendit Komunal, jane formu grupet mobile te cilet eshte dashtur te intervenojne, per shkak se pacienet nuk kane pasur qasje. Vetem brenda dy diteve te fundit, ekipet mobile te Qendres se Mjeksise Familjare kane intervenu  ne njezet raste neper fshatra.Pacientet ne dialize poashtu  jane dergu me rregull dhe edhepse punet po kryhen me mjaft veshtiresi, megjithate po arrime t´i realizojme”, thote dr.Shehu.
Haki Shehu, drejtor per shendetesi


Disa fshatra kane mungese edhe te ujit te pijes

Perderisa, uji i pijes esjte problem shtese i qytetareve te komunes se Decanit. Drejtori operatvi ne  NSHP Ujesjellesi thote se:


Meqense ka te reshura te medha, Decani me sistem te vetin eshte pak ma mire per dallim nga disa fshatra sic eshte Strellci, ku per cdo te dyten dite duhet me e pa nje pjese per shkak se ka ngrica te medha dhe rezervuari eshte ngri dhe burimet shterrin zakonisht gjate ngricave. Por edhe qytetaret gjate kohes se ftohte  i lene rubinetat hapur mos me ardhe deri te ngricat. Problem ne vete e kemi edhe Rajonine  Vokshit ku disa qytetare te pandergjegjshem para se me ra kjo bora e madhe e kane hjek mbyllesen e valvules e cila i furnizon dhe na nuk jemi ne gjendje me shku te nderrrojme orarin e reduktimeve,  per shkak te te reshurave te medha”, thote drejtori Gjikokaj, sipas te cilit nga kjo situate kane pesuar disa fshatra. 
Adem Gjikokaj, NSHP “Ujesjellesi”



“Keshtu qe per momentin eshte duke u furnizu vetem Pobergja dhe fshati Hulaj, ku nuk kemi mujt me shku me e realizu reduktimin e parapame prej ores 8 deri ne ora 2 pasdite  ne Hulaj dhe Pobergje, kurse prej 2 deri ne 8 ne mengjes: Lloqani, Dranoci edhe Sllupi.E valvula me e lire kushton 800 euro,ndersa  qytetaret e pandergjejshem i kane thy disa here ato dhe deren mbyllese”, thote drejtori Gjikokaj.

Kryeministri Thaci gjate vizites ne Decan premtoi mbeshtetjen e qeverise
Per shkak te gjendjes se rende, kryministri i Kosoves Hashim Thaci, krahas Gjakoves, Junikut dhe Pejes, te henen vizitoi edhe komunen e Decanit duke premtuar mbeshtetjen e qeverise.

Thaci premtoi mbeshtetjen e qeverise

“Qeveria e Kooves ka mobilizuar gjithe kapacitetin e  vet dhe ne me gjithe potencialin tone do t´ jemi ne mbeshtetje te autoriteteve komunale, si ne Decan si ne cdo cep te territorit te Republikes se Kosoves ne sherbim te te gjithe qytetareve. Decani dhe te gjitha komunat e Kosoves do te  ndihmohen me cdo gje qe kane nevoje me potencialet dhe mundesite qe i ka qeveria e Republikes se Kosoves”, ishte premtimi i kryeministrit Thaci.


Perderisa, kryetari i komunes Rasim Selmanaj tha se krahas menagjimit me sukses te kesaj situate te veshtire nga komuna e Decanit, mbeshtetja e qeverise eshte e domosdoshme.

“I gjithe opinioni di se perkrah veshtiresive, ne kemi menagjuar situaten me sukses duek i zhbllokuar rruget vazhdimisht. Neqoftese nuk ka te reshuara gjate nates se sontme dhe neser, ne me kapacitete qe kemi do t´ia dalim t´i zhbllokojme edhe ato pjese te izoluara. Megjithate, ne kemi nevoje edhe per perkrahjen e qeverise, per te cilen morem edhe konfirmimin e kryministrit keshtu qe besoj se, se bashku do ta tejkalojme kete situate”, tha kryetari Selmanaj.
A ka qeveria e Kosoves vertet nje fond te vecante per nderhyrje emergjente?
Selmanaj, Kryetari i komunes

Komuna e Decanit nuk e ka nje fond te vecante per tejkalimin e krizave. Nje fond per nderhyrje emergjente nuk e ka as qeveria e Kodoves, perkunder pohimit te shkurter dhe kembengules te kryeministrit Thaci se ka nje te tille.


“Natyrisht se ka fonde per te gjitha nevojat e domosdoshme ne situata emergjente”.
Keshtu deklaroi kryeministri Thaci para mediave,  edhepse burimet tona bejne te ditur se ne takimin me dyer te mbyllura kryeministri i sugjeroi kryetarit Selmanaj qe parate te merren nga nje projekt i komunes i planifikuar per vitin 2012-te ne menyre qe kompenzimi nga qeveria te vie gjate vitit…Mbetet te shihet nese kjo te palten do te ndodh? Sepse shpenzimet e buxheti komunal nuk kane ndodh vetem ne largimin e bores nga rruga te cilat sipas kryetarit Selmanaj jane ne vlere 50 mije euro, por ka edhe deme te tjera ne pronen e qytetareve, per kompenzimin e te cilave deme deponimi i kerkesave te qytetareve tashme ka filluar.
Ne qender te Decanit jane stoqet e bores-mal

Sido qe te jete, Keshilli Komunal per Emergjence dje shperndau 30 pako ushqimore per familjet e izoluara. Qytetaret e krahas te reshurave, pamundesise se qarkullimit dhe stoqeve te bores-mal, qe nga qendra e qytetit e deri ne vedndbanime, po perballen edhe me mungese te ujit te pijes. Perderisa premtimi i KEK-ut per perjashtime ne reduktime per shkak te gjendjes se krijuar per komunat e Rajonit e Pejes u mbajt vec dy dite dhe tashme vazhdon gjendja e meparshme tri me tri apo kater me dy, ne favor te territ. 

Deme te shumta nga pesha e bores  
Megjithese vleresimet ne terren ende vazhdojne, vlera e perafert e demeve te shkaktuara nga bora sipas Komisionit per Vleresim ne komunen e Decanit eshte rreth 200 mije euro. Qeveria e Kosoves ka premtuar kompenzimin e ketyre demeve, ndersa, me shpresen per nje ndihme te tille, qytetaret tashme kane deponuar kerkesat per kompenzim.  Nder qytetaret e komunes se Decanit te cielt pesuan deme materjale nder te cilat, shemvje tallash, qatishe, etj.,eshte edhe Rame Balaj nga Strellci i Poshtem shtepiza e te cilit nga pesha e bores u shemb brenda nate.

Shtepia e Rame Balajt eshte rrenuar brenda nate
“Me date 12-13 shkurt, pas mesnate, nga bora e madhe m´u ka rrenu shpia rrafsh pertoke. Ajo shpi ka qene dhruate e qeverise bullgare. Nje shtepi druri per nje familje, me nje dhome fjetjeje, nje kuzhine dhe nje banje. Keshtu qe ate nate, ne mes 12-te edhe 13-te shkurtit eshte rrenu totalisht. M´kane tregu kojshite, se brenda s´ka qene askush.Kur jam shku e kam gjet rrafsh pertoke”, rrefen pronari Rame Balaj, ndihma e vetme e te cilit ishte kjo shtepi e drunjte pas rrenimeve qe u bene nga forcat serbe.

“Kulla ime eshte kall nga forcat polciore e ushtarake serbe me 2 prill. Pas luftes une jam largu per Maqedoni dhe kam qendru dhjete vjet ne Evrope. Asnje ndihme nuk kam pas. Ate shtepi ma kane fal qeveria bullgare”
Komisioni vlereson demet deri ne 200 mije euro
Komuna e Decanit  ka themeluar komisionin  per vleresimin e demeve, i cili tash disa dite vazhdon punen ne terren. Nderkohe, kryetari i komunes Rasim Selmanaj flet per kompenzimin e ketyre demeve nga qeveria e Kosoves.

“Mendoj se qeveria e ka obligim t´iu dale ne ndihme njerezve tane te cilet kane pesuar nga te reshurat.  Ne si komune nuk kemi fonde por do te shikojme per me ba ndonje ndihmese te familjeve. Ndersa, mbetet te shihet  se cili do t´jete vullneti i qeverise”, thote kryetari Selmanaj, sipas te cilit komunen e Decanit situata ne te cilen u gjet  papritur ishte nje sfide e vertet, menagjimi i se ciles nuk ishte aspak i lehte me buxhetin me te cilin posedon komuna.

Rruget alternative ne Strellc jane teresisht te mbyllura

”Decani ne pergjithesi, qytetaret, kompanite private dhe komuna kane bere perpjekje titanike. Realisht, une si kryetar komune kam qene shume i shqetsuar ngase kemi qene para nje rreziku te nje bllokade totale. Mirepo fale ketij vullneti fale dhe kesaj gatishmerie, ne me perpjekje te  jashtezakosnhme kemi arrit qe tere territorin e komunes se Decanit te jete i zhbllokuar, edhepse ka pas te reshura te vazhdueshme.  Kane mund te rrine disa lokalitete te izoluara nje gjysme dite apo nje dite, por jo me gjate, per shkak se ne kemi intervenu menjehere edhepse kjo ka qene tejet e veshtire qe me kapacitetet ekzistuese te hapen me 300 kilometra rruge te territorit te komunes pernjeheresh”, thote kryetari Selmanaj, sipas te cilit vetem pastrimi i rrugeve buxhetit te komunes i ka kushtuar 50 mije euro.


Opozita kritikon per keqmenagjim te situates dhe per keqperdorime
Rruget e shkollave-te mbyllura(majtas-shkolla e Strellcit)

Nga ana tjeter këshilltarët opozita kanë drejtuar kritika në adresë të ekzekutivit komunal, për pamundësi menaxhuese dhe keqpërdorime, edhe për kohën e gjendjes emergjente në të cilën ndodhet komuna e Deçanit. Blerim Bajraktaraj-LDD, ka fajësuar ekzekutivin komunal për pa aftësi menaxhuese, dhe sipas tij, kjo situatë me Deçanin është e vazhdueshme, nga viti në vit. Sipas Blerim Bajraktaraj, kryetar i LDD-se-dega ne Decan:

“Komuna nuk ka hapur fare tender për mirëmbajtje të rrugëve. Dhe per faktin se mirëmbajtja e rrugeve iu eshte besuar kompanive qe nuk jane pergjegjese per kryerjen e detyrave të dhëna, ndaj edhe gjendja eshte e veshtire”,tha Bajraktaraj, sipas të cilit po t´behej hapja e rrugeve me me pergjegjei, nuk do t´ishte nje kaos i tille ne komunikacion, ku edhe ne rruget kryesore shnderrimi i dy makinave behet me veshtiresi.

Hyri Dobrunaj, asambleiste thote  se opozita eshte e njezeshme per rreth dyshimeve per keqperdorimet e bera gjate situates emergjente ne komunen e Decanit.

Hyri Dobrunaj,asambleiste

“Eshte bisedu qe te barten 80 mije euro per shpenzimet e te reshurave dhe pwr kompenzimin e demeve te qytetareve. Mirepo, sipas asaj qe thote kryetari pak kane me mbet per qytetaret, mqense qe te gjitha i paskemi shpenzu derivate. E ne fakt, me ato derivate do mund te pastrohej gjysma e Kosoves.Na eshte thene se kompenzimi i demeve pritet te behet nga qeveria. Mirepo, pavaresisht nese kompenzohen nga qeveria apo nga komuna, ato jane para te taksapaguesve dhe per mua eshte e njejta gja. Mirepo, vertet ndjehesh keq kur flet per keto probleme, perderisa prokurori e monitoron seancen dhe poashtu edhe auditori i brendshem i cili paguhet me parate e taksapguesve dhe nuk thote asgje”,thote z.Dobruna.

Qytetaret kane filluar deponimin e kerkesave per kompenzim

 Qytetaret  e goditur nga te reshurat atmoferike tashme kane deponuar kerkesat ne komunen e Decanit per kompenzimin e  demeve. Njesoj shpreson edhe Rame Balaj, i cili kerkeses ia ka bashkangjitur edhe fotografine me shtepine e tij ne fshat e cila tashme eshte vec nje grumbull drunjsh qe fle nen masen gjigante te bores.
“Une kam deponuar nje kerkese ne komunen e Decanit. Te shohim cka do te vendosin.. E kam shenu aty nje shifer qe ma merr mendja se eshte reale, 15 mije euro se mua vetem bazamenti i saj me ka kushtuar 2 mije euro. Mirepo, si ta vleresoj komisioni une do te pajtohem me vleresimin e tij. Ne jemi dy bashkeshorte, ne moshen e trete. Shpresoj ne ndihme”.

Deme te konsiderueshme nga te reshurat e bores

Nje ndihme, e cila perkunder veshtiresive do te vie, siguron qytetaret kryetari Selmanaj. 


“Qeveria na ka leju qe me i leviz permes nje qarkoreje 15 per qind te projekteve kapitale, me premtimin se keto mjete pas nje kohe do t´i kthehen komunes. Te njejten premtoi edhe kryeministri gjate takimit ne Decan, qe jane 50 mije euro qe jane shpenzime te paplanifikuara. Megjithate, keto shpenzime jane minimale krahasuar me ate me cfare jemi perball”.

Megjithese vleresimi i demeve nga komisioni perkates vazhdon, vlera e perafert e demeve te shkaktuara nga te reshurat e bores  ne komunen e Decanit arrin ne 200 mije euro.

Kulla e Gjukajve ne radhen e objekteve per nderhyrje emergjente

7 shkurt 2012, Radio Kosova, Te qindra kullat e Rrafshit te Dukagjinit nuk jane me. Numri i tyre eshte zvogeluar dukshem, nga lufta, nga koha por edhe nga faktori njeri. Mirepo, ka edhe te tilla qe fale kujdesit te pronareve te tyre si dhe institucioneve perkatese, jane futur nen mbrojtje si monumente te trashegimise kulturore perderisa te tjera, per shkak te gjendjes se tyre emergjente, po konservohen dhe restaurohen.Nder to eshte edhe kulla e Kajtaz Gjukajt ne Strellc te Poshtem , e cila fale fondeve te Ministrise per Kulture, Rini  dhe Sport dhe organizates suedeze CHWB, se shpejti do te kthehet ne origjinalitetin e vet shekullor.


Kulla e Beqir Rrustemit
Nder fshatrat e komunes se Decanit te cilet njihen per kulla guri jane edhe edhe Strellci i Eperm dhe ai i Poshtmi.  Kulla e Currajve eshte kulla me e rendiesshme katerkateshe ne Strellc te Eperm, ndersa ne Strellc te Poshtem, vetem kulla e Beqir Rrustemit ia doli te mbijetonte  e paprekur ndersa kompleksi i saj per dallim nga brendia, eshte ruajtur ne origjinaltietin shekullor. Por, nje fat te tille nuk e paten te 13 kullat e tjera, nder te cilat edhe Kulla e Kajtaz Gjukaj me pronar aktual Shaban Murat Gjukaj, se edhepse i shpetoi luftes kulla u demolua ne mase te madhe nga faktori kohe.

 “Pika e shkaterroi kete prej te 94-tres. Sidomos, qe tri vjet e kendej e ka leshuar krejt sikur me i zbraz uje me kofe, se qereminet u prishen tetana. Edhe kulmi nisi me iu prish, muri iu fry”, rrefen Hamdiu i biri i kesaj familjeje.

Hamdi Gjukaj
Mirepo, fale Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, Institutit Rajonal per  Mbrojtjen e Monumenteve dhe Organizates Suedeze “Trashegimia Kulturore pa Kufi”(CHWB) ne momentin e fundit arriti te shpetohej nga  shembja e vetvetishme.Sipas Avdyl Hoxhes, drejtor i ketij institucioni:

“Kulla e familjes Gjukaj eshte ne mbrojtje mbrojtje te perkohshme te ligjit dhe ne vitin 2011 eshte hy ne listen per innvestime emergjente. Ne kete intervenim emergjent donatori kryesor ka qene Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve- Departamenti i Trashegimise nepermjet Qendrws Rajonale te Trashegimise Kulturore ne Peje dhe Organizata Suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufi, te cilat se bashku kane bere restaurimin  e mureve dhe njekohesisht edhe nderrrimin e  pullazit, per te cilin ministria ka investuar 10 mije euro”, thote drejtori Hoxha, sipas te cilit per shkak te demtimeve ka arritur te futet ne listen e kullave apo monumenteve te rrezikuara.

Kulla e Gjukajve e banueshme deri ne vitin 1994

Pronari Shaban Gjukaj
Kulla e Gjukajve e cila i shpetoi luftes se fundit,  u dogj edhe me pare, thote pronari aktual, 78 vjecari Shaban Gjukaj, i cili atebote ishe vetem 4-5 vjec.

“O kone shpi e madhe,60 rob jemi kon. Shpi me za! Vallahi kurre pa te huajt nuk jemi kone. Gjithmone jane shtruar nga dy sini. Ise Boletinit ashrt srtehu si kaqak edhe ne kete kulle,e per ate e kishin pa djeg. Shume kulla jane djeg atehere…”, rrefen 78 vjecari Gjukaj, te cilit i kishin rrefyer te paret per kohezgjatjen e punimeve ne kulle dhe menyren e punes se mjeshterve dibran, te cilet shquheshin per ndertimin e kullave prej guri.

“T  paret tane thojshin se dibranet kane ba tri vjet me e mbaur kete kulle. Gjate gjithe dimrit rrishin te na e i gdhendshin guret e qosheve, e per cdo vit e kane punu nga  je kat. Atehre thojhin tre dibran”.

Ahuri i lopeve ne kuader te
 kompleksit te kulles
Kulla e Gjukajve u banua nga familja e Shaban Gjukajt, deri  ne vitin 94. Por, se jeta ne kulle kishte edhe anen tjeter te medaljes tregon i biri i Shabanit, Hamdiu.

 “Paj mire, por s´kishim ma mire e e duhej se hej…Sa pluhuri- sa adaleti. Paj jete me zor. Soba o kone  e mire dhe e madhe, edhe divanhonja e. Por, qileret jone kone te vogla, me lloq e copanica perfundi derrasa edhe permbi . Prej kulle jemi dal me 94. Por, tash asht renovu ne dy tri vende dhe asht ba shume ma mire, i me u pas nis prej themeli”, thote Hamdiu.  

Konservimi dhe restaurimi i kulles i mireseardhur 

Ahuri ne origjinalitetin shekullor
Perderisa, konservimi dhe restaurimi i kulles se lashte i gezon te vjeter e te rinj. Perderisa per pronarin 78 vjec, Shaban Murat Gjukaj eshte dhurata me e mire qe mund t´i behej ne muzgun e thelle te jete sw tij.

 “Po,vallahi u gezova vallahi,se thashe ma mberriu ymri edhe nje here me hy n´kulle. Hala brenda nuk e kane ba meremet vec perjashta”.

Muret e qilereve jane leskerosur
Perderisa, drejtori i Institutit Rajonal per Monumente Kulturore mr.sc.Avdyl Hoxha, duke pasur parasysh faktin se Kulla e Gjukajve eshte nder projektet emergjente nga ministria, se shpejti do te  hartohet projekti edhe per interier.
“Ky eshte intervenim emergjent qe mos me u shkatrru ma teper dhe besohet ne hartimin e projektit te kthehet edhe interieri i brendshem kete do ta shohim se bashku me proanrin dhe Minitirine e Kultures per hartim te projektit per interierin”.

Pamje e kompleksit te kulles
nga jashte
Jeta ne Kullen e Gjukajve u organizua ne menyren e njohur te jetes ne kulla. Katet shfrytezohesin ne menyren e rendomte: kati i pare per bageti, klati i dyte per shpi te zjarrit dhe dhoma te fjetjes si dhe ne katin e  trete, divanhanja dhe oda. Nje korridor i ngushte pas dhomave te fjetjes ne fund te korridorit ende lidh kullen me kullat e fqinjve, nepermjet te cilit anetare te familjes kalonin tek fqinjte e pare pa kalaur neper oborr. Ndersa sot,  lopet ne stalle dhe pulat neper shkallat e vjetra qe conin te dhomat e lashta, muri i zhveshur i te cilave tregonte menyren e punes se atdherhsme me derrasa dhe balte, te kthen ne jeten origjinale e paraardhesve e cila me gjithe mundimet e veta eshte thesar trashegimie i denje kujteses se brezave te rinj.