(Foto:”Zëri i Kosovës”)

17 janar 2012, Radio Kosova, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka ishin nder pishtaret e pare te levizjes kombtare shqiptare e cila u kurorezua me clirimin e Kosoves. Ata me aktivitetin dhe vizionin e qarte, cuan qeshtjen e atdheut drejt zgjidhjes e cila ne fund te rruges rezultoi me pavaresi.

Në 30 vjetorin e vrasjes së, në fshatin Dubovikë u vu gurethemeli i shtëpisë- muze te vellezerve Gervalla.
Hysen Gervalla

Fshati Dubovike rreth 8 kilometra ne verilindje te  Decanit eshte vendlindja e vellezerve Gervalla. Kompleksi memorial ne varrezat e ketij fshati ku eshtrat e tyre prehen prane nenes Ajshe, edhe sivjet ishin pika qe mblodhi qindra qytetare nga vise te ndryshme mbareshqiptare, per te perkujtuar 30 vjetorin e vrasjes me homazhe dhe kurora lulesh. Ndersa,  venja e gurit themeltar te shtepise-muze do te perjetesoje vepren e tyre nder breza te rinj, se brezat e deritanishem jane te vetdishem vepres e tyre.

Hysen Gervalla:“Dite e madhe per nje popull te madh”
 
Dhe prandaj,  kjo eshte nje dite e madhe per  nje popull te madh, thote Hysen Gervalla vellai i deshmoreve:
 
 “Ndjehem shume mire se eshte nje dite e madhe per nje popull te madh, i cili nuk harron njeri-tjetrin e sidomos heronjte e popullit. Une kam ec shume neper bote, mirepo dashuria, lidhja, mosharresa sikur ne popullin tone neper cdo familje nuk ekzistonaskund  n´bote. Popull i mrekullueshem… Prandaj, Atehere,kjo eshte  nje dite e madhe per  nje popull te madh!“
Suzana Gervalla

Bashkeshortja e Jusufit, Suzana Gervalla, iniciatore kryesore e ketij hapave  thote se botimi i veprave te Jusufit, i CD-se se tij dhe ndertimi i kesaj shtepie muze nuk do t´ishte e mundur pa mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve. Perderisa konzervimi i shtepise se Nanes Ajshe, eshte  nje kerkese e saj me shume. Sepse Nana Ajshe ishte histori ne vete-thote Suzana.

“Ju e dini se jam shume kembenguelse kur eshte puna per Jusufin dhe shpresoj se shume shpejt do te konzervohet edhe shpia e nenes Ajshe e cila ka nje histori shume te vecante. Sepse, vet nena Ajshe eshte nje histori ne vete”.
Nana Ajshe-Histori ne vete
Nje kerkese e cila do te gjej mbeshtetjen me t´u  parashtruar ne ministri, premton ministri per Kulture, Rini dhe Sport,Memli Krasniqi, sipas te cilit kryerja e obligimit ndaj vepres se deshmoreve eshte ajo cfare institucionet e Kosoves po  bejne, ndersa mbeshtetja nga ministria eshte nje mundesi me shume per brezat e rinj te mesojne per historine e heronjve te kombit te vet.
Ketu u linden e u rriten vellezerit Gervalla

“Ministria e Kultures e ka parapare qe te filloje ndertimin e kulles se Jusuf dhe Bardhosh Gervalles ne menyre te kemi ne Dubovike edhe nje vend te cilin ne te ardhmen mund t shnderrojme ne nje shtepi muze,  ku gjeneratat e reja te kene mundesi qe te mesojne me shume per jeten dhe vepren e tyre, si dhe nje vend ku realisht te perjetesohet gjithe ajo pune e madhe qe eshte bere. Ndersa, konservimi dhe reastaurimi I mundshem i shtepise se nenes Ajshe do t´ishte nje projekt i mire per ta bere kete shtepi bashke me kullen nje  kompleks. Besoj qe ne momentin e pare te mundshem qe ne do t´kemi nje kerkesedhe nje projekt  konkrete do te procedojme per ta realizuar ate“.

Projekti do te investohet nga Ministria per Kulture, Rini dhe Sport perderisa kryetari i komunes Rasim Selmanaj premtoi rregullimin e infrastruktures deri  te kompleksi.
“D.m.th., kjo pjese do te asfaltohet, do te behet ndriqimi, parkingu, etj. Ndersa, investimi i ministrise ne kete pervjetor te vrasjes se tyre eshte shume i qelluar”.
Ministri Krasniqi premtoi konzervimin e shtepise
se Nenes Ajshe

Donika:”Babai ishte i lidhur ngushte me Dubovikun e tij”

Donika Gervalla,e bija e Jusufit thote se ckado qe vie nga atdheu dhe populli  eshte e mjaftueshme per babin e saj, perderisa kujdesi me I madh duhet orjentuar kah qeshtjet per te cilat edhe u flijua.

 
“Babi, me personalitetin e tij, vendin ia beri vetes cdo vit. Dhe une nuk i bashkangjitem atij kori, u be shume apo u be pak, sepse Kosova ka kaq shume probleme ekzistenciale saqe me me rendesi do t´ishte per babain tim qe pushtetaret te perkujdesen per kete shtet sesa te perkujtohet me ngulm per cdo vit”, thote Donika  Gervalla, e bija e Jusufit e cila eshte e lumtur per shnderrimin ne muze te truallit te lindjes dhe te rrites, ne Dubovikun e tij.
Donika e Bardhi ne venjen e gurethemelit te shtepise-muze

„Babi im ka qene shume i lidhur me kete vend, me kete natyre dhe ndoshta per te fshati i tij ka qene simboli i vendlindjes n e pergjithesi. Une gezohem shume qe breza t e ardhshem do t´kene mundesi te shohin se si kaqene, si ka  jetuar, cfare ka punuar, si ka qene ndaj femijeve te tij, shokeve e miqve dhe jo vetem ato pamjet tipike qe shohim vazhdimisht ne raste te tilla. Ndersa, fakti qe babi prehet ne fshatin e tij, ne Dubovike, prane vellait dhe nenes se tij per ne eshte kenaqesia me e madhe. Ka nje perkujdesje te jashtezakonshme  sidomos nga njerezit qe nuk kane asnje obligim dhe une has ne shume dashuri,  respect dhe ndjenja tejet te psatra kur behet fjale per te. Une nuk e di se me cilin element te jetes se tij babai  I ka prek me se tepermi  ,por e shoh qe ka nje dashuri shume te natyrshme dhe njerezit sinqerisht kane pershtypjen qe ka nje element qe ju ka mbetur ne zemer edhe qe I ben qe mos ta harrojne“.

Bardhoshi i madh-Bardhi i vogel
Ndertimi i shtepise-muze per te atin dhe xhaxhin e tij eshte nje moment me rendesi te
Bardhi mban emrin e babait te tij

 vecante edhe per Bardhin e vogel, te birin e Bardosh Gervalles-i lindur si Visar por i emeruar pas vrasjes se te atit, Bardhosh.

“Une emrin e babes ne zemer e mbaj si eshte me se miri, edhepse te jesh djale e nip i tyre eshte shume veshtire te qendrosh ne lartesine e duhur. Por, per mua eshte shume me rendesi qe mos ta harroj babin si djale i tij dhe migjen Jusuf, si nip i tij. Ndersa, ndertmi I kesaj shtepie muze eshte deshmi qe te tjeret e vazhdojne mirenjohjen ndaj vepres se babes dhe agjes sim . Dhe, kjo per mua don te thote shume dhe ndjej nje mirenjohje tejet te madhe ndaj institucioneve dhe popullit shqiptar qe e mbeshtesin dhe e nderojne vepren e tyre”-thote Bardhoshi i ri.

Ideali I fundit I jusufit, Shqiperia etnike
30 vjetori i vrasjes se Jusuf Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes  u shenua me aktivitee te ndryshme anekend Kosoves. Mirepo, sipas Sabri Novoselles, bashkeveprimtar i Jusufit, ckado qe thuhet dhe behet  eshte pak per nje njeri, madheshtia e vepres se te cilit shihet edhe pas 30 vjetesh te vrasjes:
 
“Heroi Jusuf Gervalla ishte krenaria e kombit. Ishte nje ideolog I kombit shqiptar I cili e coi qeshtjen per zgjidhje drejt bashkimit kombtar. Pra, idealet e Jusuf Gervalles, idete e tij, puna e tij, madheshtia e tij shihet edhe sot pas 30 vjetesh. Une e ndjej veten shume mire pse ishim te nje organizate dhe nerjez shume te afert.  Ndersa, nje falenderim  e kam per Hysen Gevallen, se edhepse Jusufi dhe Bardhoshi mbeten pa babain shume te rinj, ai i rriti, I edukoi I aftesoi per jete dhe i shkolloi me sakrifica teper te medha”.
 
Sabri Novosella

Z.Novosella,me kete rast permendi edhe kontributin e vecante te Skender Blakajt, aktivist i levizjes per clirim te Kosoves si dhe miku  me i ngushte i Jusufit.

 
“Skender Blakaj, mes nesh, nje burre shume i madh i kombit shqitpar i cili si activist i Levizjes Nacional Clirimtare te Kosoves, si shok shume I ngushte dhe shume i afert I heroit Jusuf Gervalla, I pazhurme, edhepse kurre s´ia kam degju zerin kah flet, ky ka merita jashtezakonsiht te medha. Sepse,  ne kohen kur ndiqej kemba kembes per t´ua vra heroi Jusuf Gervalla,  ky burre ishte ai qe kalonte tere Jugoosllavine me rreziqe teper te medha me e shpetu jeten e tij. Edhe e ka shpetu! Se, ky eshte ai qe Jusufin i cili  ka dale nga shtepia e ime e ka marrë dhe me sakrifica teper te medha ia ka shpetuar jeten, duke e derguar deri ne kufirin ku e ka marr Bardhosh Gervalla dhe e ka cu per Gejrmani. Keshtu qe, keta njerez
 qe I kemi sot ne mesin tone, jane njerez qe kane kontribu shume bashke me Jusufin,  per kete qe e kemi sot dhe ate qe padyshim do ta kemi:Shqiperine etnike, sepse ky ka qene ideal I fundit I jetes se heroit Jusuf gervalla. Drejt Shqiperise etnike kam kah shkojme per faktin se ata heronj te kombit ,ata kolos, qeshtjen shqiptare e cuan drejt zgjidhjes”, tha z.Novosella, sipas te cilit, idealet e Jusufit jane jetesuar idealet e Jusufit jane realizuar deri ne nje mase.
 
Skender Blakaj:”Me Jusufin u nisem per jete a vdekje”
Skender Blakaj

Skender Blakaj, mik i afert i Jusufit qe nga bankat e shkolles mbetet i tille deri ne rrugetimin per jete a vdekje. Nje mik besnik  per vepren e te cilit flasin te gjithe, por jo edhe ai. Ai, me nje kulture te rralle pershendet dhe terhiqet pa dashur te flas per rrugetimet plot rreziqe me mikun e pandashem Jusuf Gervallen.Duhet nje kembengulje dhe insistim i  forte per ta sjell deri te mikrofoni, i cili ne prononcimin per Radio Kosoven nuk di kah te filloj as ku te perfundoje. Sepse, rrefimi i tij eshte i gjate, tejet i gjate, sa perjetesia e mikut te tij te pavdekshem, Jusuf Gervalles.

 
„Ne  klasen e peste ne Peje, une erdha nga njeri krah i Pejes. Para se te hyme ne klase, ishim takuar rruges dhe kishim biseduar si dy djem te rinj. Dhe tash, kush ishin te njofshem njeri per tjetrin, une per te dhe ai per mu, te tjeret asnje. Nga klasa e peste qe eshte viti diku 1957 e tutje, ne ishim shoket me te mire, miq te jashtezakonshem“.
Nje miqesi e cila do te deshmohet ne castet me te veshtira, sepse besnikeria dhe vetmohimi i z.Blakaj per mikun e tij Jusufin deshmohet ne momentin me venditmar te jetes se tij. Ai kete moment te para 30 vjetesh e ruan te kthjellet edhe sot.  
Jusuf Gervalla

„Dhe ne momentin kur eshte dashur te behet largimi i tij, me vjen ne mesnate. Cohet gruaja ime e hap deren dhe thote: “Jusufi eshte ketu!” Une e dia qe ai po merret me dicka, nuk mund ia mbuhsja mendjen qe t´ia laje borxhin atdheut me punen e mrekullueshme intelektuale qe po bente. Por thoshte: „Jo! Une jam i rilindur me keto qe po i bej“. Atehere e kam ul ne autmobil e kam gjet nje shok ne Peje. Ishim te  sigurt qe asnje nuk mbetem gjalle. Gruaja ime m´ka percjell duke me thene: „Ti nuk mundesh ndryshe, duhet ta besh kete!“ Jam perkul i kam puth dy femijet e vegjel  qe i kisha dhe jemi nis. Por,  fatkeqesi per kombin qe Jusufi e jep jeten ne rrethana ende te mjegullta…”.

Jusufi me vellain  Bardhosh Gervalla dhe mikun Kadri Zeken, u vrane me 17 janar 1981, ne Untergruppenbach te Gjermanise ne rrethana ende te mjegullta.
 “Nuk ka nder me te madh sesa te qendrosh tek koka dhe kembet e ketij populli”.
 
Por, nuk ka nder me te madh sesa te qendrosh tek koka dhe kembet e ketij populli, thoshte Jusufi. Kjo ishte motoja e jetes se Jusufit dhe ajo qe atij ia dha perjetesine ne mesin e popullit te tij. Kete e thote edhe  Sami Dermaku, ish i denuar politik me grupin e Adem Demaqit.
Sami Dermaku

„Te jesh te koka dhe te kembet e ketij kombi, eshte perjetimi me I madh ne jeten time!”, thoshte Jusufi.  Ai ka qene nje erudit, nje poliendrit, nje intelektual me diapazon te gjere edhe aq ma teper, nje patriot I devotshem. Unethem vetem nje, se deshmoret dhe heronjte e kombit e kane skalit emrin e vet ne historine tone kombtare dhe jane te perjetshem“.

Ndersa, dhoma-muze ne shtpine e jusuf e bardhsoh gervalla nder gjurmet e shumta, terrugetimit shumekahesh te jusufit me fotografi, piktura, libra, piano, e cdo relik qe deshmon shumenashmerine e artistit atdhetar-jusuf gervalles, ruan ne siratert e vet edhe librat e z.Blakaj.
„ Une ne kte shpi kam ardhe shpesh, sidomos pas atentatit qe u ba ne Jusufin, Bardhin dhe Kadri Zeken. Vinim me zonjen time Igballen, edhe me femijet shume shpesh te nana Ajshe dhe brenda ne kete dhome ketu lart ku rrinim, kishte gjera qe i kisha pa me heret ne banesen e Jusufit por edhe libra te cilat ia kisha dhene per lexim, e te cilat kane ngel ne biblioteken e Jusufit. Ne qe atehere ndermorrem, u perpoqem me miqte qe kishin mundesi te bejme nje meremetim te kesaj dhome-muze. Por ajo, nana Ajshe  ishte shume burrneshedhe e mencur, dhe thoshte: “Jo. I vie rendi dhe nuk do t´i koris kusherinjte dhe djemte e tjere se dikush i huaj po e ben 
Ura e lashte matane shtepise mund t´jete pjese e kompleksit

meremetimin”.

Nana Ajshe…Ishte nje  grua e jashtezakonshme, krejt e jashtezakonshme“, thote Blakaj, sipas te cilit venja e gurethemelit te shtepise-muze te vellezerve Gervalla, si dhe konzervimi i shtepise se nenes Ajshe eshte nje hap tejet i rendesishem per mbamendjen kombtare ndaj vepres madheshtore te Jusufit.

Muzeu per vellezerit Gervalla, hap i rendesishem per mbamendjen kombtare

„Ky eshte nje moment shume i rendesishem. Por,  e mira do t´ishte qe Jusuf Gervalla te perkujtohet si intelektual i  gjithanshem. Une kam bere disa tekste per kete. Dicka nga to do t´jete edhe ne nje liber qe do te dal keto dite. Sepse, ai ishte nje  intelektual i jashtezakonshem. Nuk ishte nje revolucion qe iu fiks ne koke dhe don e te  bej ndonje veprim te  paperputhshem. Jusufi ishte shume i ngritur dhe sic e tha edhe Sabri Novosella, ai ishte ideologu i  asaj levizje kombtare. Nuk ishte levizje ideologjike, tip i grupeve marksiste leniniste por ishte nje levizje krejtsisht kombtare“.

Ne dhomen-muze na pret edhe e bija e Jusufit, Donika, e cila ishte vetem dhjete vjec kur mbeti pa perkujdesjen e te atit dhe dashurine e tij.E vogel por mjaft e madhe sa te ruaj te pavdekshem kujtimin e babait te saj-hero.
Donika ne dhomen-muze te Jusufit

 “Nga babai kujtoj jashtezakonisht shume – thote Donika. Sidomos ne Gjermani kur  ai punonte ne dhomen e tij te punes, kur une dojsha me kalu kohe me te trokisja ne dere dhe shpesh me thoshte: “Eja ulu ketu”, duke m´ber me shenje nga karrikja prane karrikes se tij. Me jepte tekste qe i pershkruante nga doreshkrimi ne makine shkrimi dhe me thoshte t´i diktoja.Dhe, por aty zhvilloheshin bisedat me te mira mes ne te dyve. Ndersa, pervjetoret e vrasjes per mua nuk  jane data te kendshme per t´i kujtuar. Por, unene Gjermani, atje ku jetoj,  edhe ne kete 30 vjetor atje po mundohem intezivisht qe te ndikoj te organet federative dhe qeveria gjermane qe te gjindet vrasesi i tyre“.

Donika:”Babai im luftoi per Republiken e qytetareve, jo per kazinon e pak vetave”
 
Jusuf Gervalla, se bashku me vellain Bardhosh Gervallen dhe shokun e tij te idelait Kadri Zeken, u vrane  me 17 janarit 1981, ne nje atentat ne mes te dites, misteri te cilit nuk eshte zbardhur ende. Pederisa, Donika ka dyshim nese jane realizuar qellimet e babait te saj.
 
Nuk e di ne eshte momenti ta them nese jane realizu qellimet dhe deshirat e babit tij  ne Kosoven ku ai ka jetu dhe ka punu. Une mendoj qe babi im ka qene per Republiken e Kosoves, per republiken e cila realizon te drejten dhe te ardhmen e qytetareve te saj dhe jo per kazinon e pak vetave”.
Megjithate, masa prej qindra qytetaresh ne venjen e gurit themeltar te shtepise muze ishte deshmia me e mire se sa i pranishem eshte jusufi edhe pas 30 vjetesh te 
vrasjes se tij. Ndersa, sipas Donikes:“Kjo per mua eshte shenja se njerezit e kane fut ne zemer dhe nuk e leshojne dot“.
Cdo pervjetor qindra qytetare bejne homazhe tek varret e vellezerve Gervalla
(Visited 9 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *