Integrim në Bashkimin Evropian nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar

Integrimi ne Bashkimin Evropian behet edhe ne Alpet Shqiptare

14 janar 2012, Dojce Vele, Ndër pesë komponentet kryesore të Instrumentit për Paraanëtarësim në BE për periudhën 2011-2013 është Bashkëpunimi Ndërkufitar. Kosova aktualisht është e përgatitur për projekte ndërkufitare me Shqipërinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonise dhe me Malin e Zi.


Ndihma përmes Instrumentit për Paraanëtarësim në Bashkimin Evropian ofrohet në pesë komponente: në përkrahjen gjatë tranzicionit dhe ndërtimin e institucioneve; bashkëpunimin ndërkufitar; zhvillimin rajonal; zhvillimin e resurseve njerëzore si dhe në zhvillimin rural. Prioritetet e komponentës së dytë-bashkepunimit ndërkufitar janë mbështetja e zhvillimit ekonomik, rigjenerimi i venpunimeve, ruajtja dhe mbrojtja e ambientit, si dhe promovimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile. Sepse, sipas Fjolla Qekut, zyrtare për informim pranë Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë:

“Bashkëpunimi ndërkufitar është një nga kërkesat kryesore për integrimin evropian dhe përvojat nga vendet të tjera dëshmojnë se ai e përkrah zhvillimin e qëndrueshëm në të dyja anët e kufirit, promovon zhvillimin ekonomik dhe social dhe cfarë është më e rëndësishme, siguron kufij të sigurt dhe luftë efikase kundër krimit të organizuar. 

Decani mund te aplikoje me komunen e Kukesit
Përfundimisht, qëllimi i bashkëpunimit ndërkufitar është jetë më e mirë për qytetarët në të dyja anët e kufirit”, thotë zëdhënësja Qeku, sipas së cilës, programet ndërkufitare hedhin themelet për përgatitjen e institucioneve dhe kapaciteteve njerëzore për menaxhimin e fondeve strukturore, nga të cilat do të përfitojnë vendet e Ballkanit kur marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian të jenë në një fazë më të avancuar.

Kosova merr pjesë me tri shtete fqinje

Vlera e alokuar e Bashkimit Evropian për aktivitetet e Kosovës në bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të “IPA 2011” është 1 milionë e 800 mijë euro, gjegjsisht 600 mijë euro për secilin shtet bashkëpunues. Sipas Besnik Osmanit, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal:

“Në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërkufitar, Kosova merr pjesë me tri shtete fqinje:Republikën e Shqipërisë, IRJM dhe me Malin e Zi. Këto janë mjete të komponentës së dytë të IPA-s dhe për secilin shtet bashkëpunues janë të ndara nga 600 mijë euro, apo 120 mijë për dy shtete ndërkufitare”.

Thirrja e parë për projekt propozime në shkurt 2012

Juniku i Gjeravices me komunen e Bajram Currit
Sipas Zyrës Ndërlidhese të Komisionit Evropian, në shkurt 2012 do të bëhet thirrja e parë për projekt propozime në programin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa në programin Kosovë-Ish Republikë Jugosllave e Maqedonisë, po gjatë vitit 2012 fillon implementimi i projektit të parë: ndërtimi i pikës se përbashkët kufitare Stanqiq – Belanovc.

“Me Maqedoninë do të qëndrojmë tek projektet strategjike, që nënkupton se jemi dakorduar për hapjen e një pike të re kufitare, e cila do të lidh rajonin e Anamoravës me një pjesë të Maqedonisë dhe do t´shkrutoj në masë të madhe rrugën e komunikimit të qytetarëve nga këto dy anë të kufirit“, thotë z.Osmani, sipas të cilit me shtetin e tretë për bashkëpunim ndërkufitar-Malin e Zi, deri me tani janë caktuar vetëm sektorët strategjik sic është sektori i ambientit brenda të cilit mund të ketë edhe infrastrukturë rrugore.

Pikë e re kufitare me Ish Republikën Jogosllave të Maqedonisë

 Por, assesi një projekt kapital sic është rruga Decan-Plavë, e cila megjithëse e projektuar dekada me parë, për shkak të Zonës së Vecantë të Manastirit të Decanit, u politizua deri në ndërprerje. Megjithatë, kërkesa e komunitetit të biznesit, e shoqërise civile dhe e pushtetit lokal të kësaj zone ndërkufitare mbetet e njëjtë:  

Komuna e Pejes mund te aplikoje me komunen e Plaves

“Në cdo takim që kemi, të gjitha bizneset kanë një kërkesë të vetme:”Rruga, rruga,rruga!” Ndërsa, ideja e të gjithëve është e njëjtë, që kjo rrugë të shtrohet përmes bjeshkëve të Decanit, në Plavë e deri në Shqipëri, sepse edhe gjatsia është më e shkurtër se me shku pjesëve të tjera. Dua të them se duhet të ketë kontakte kulturore, forume e biznese ku qytetarët e të dyja komunave do të shkëmbenin vazhdimisht, sepse jam i bindur se 80 perqind e qytetarëve të Decanit dhe Plavës nuk kanë vizituar asnjëherë komunat e tyre fqinje”, thotë Petrit Hakaj, nënkryetar i Shoqatës së Malazezve të Kosovës.


Një tunel me hyrje në Kosovë dhe dalje në Mal të Zi?

Edhepse vlera e projekteve të përbashkëta të pushteteve lokale në programin e IPA-s ështe e kufizuar, kryetari i komunës së Plaves, Skënder Sharkinovic mendon se një tunel në gji të Bjëshkëve të Nemura si lidhje direkte e komunave Decan-Plavë, do të kalonte tek IPA.

Osmani, sekretar i perhershem neMAPL

“Sepse, kjo është lidhja më reale Kosovë-Mali i ZI dhe prandaj eshte e nevojshme e njerëzit profesional të shohin nga vendi se ku do mund të nisej një tunel si shumëkund në botë, me hyrje në Mal te Zi dhe dalje në Kosovë. Unë besoj se një projekt i tille i bashkëpunimit ndërkufitar do të kalonte te programi i IPA-s, në mënyrë që të krijoheshin mundësi për zhvillimin e përbashkët të turizmit, zhvillimin e kulturës, ruajtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore, cfarë Evropa e vlerëson lart. Dhe kështu, të lusim Zotin që Mali i Zi së bashku me Kosovën sa më parë të hyjë në Evbropë”; thotë kryetari Sharkinovic.


“Së bashku në Evropë dhe atë, përmes tunelit”, shton Rasim Selmanaj nga Komuna e Decanit, e cila është në prag të binjakëzimit me komunën e Plavës. Sepse, ai sivjet është më se optimist se projekti i kahmotshëm i rrugës Decan-Plavë, sivjet do të fillojë realizimin dhe me këtë, edhe hapin më të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkufitar si dhe të rrugëtimit të përbashkët drejt integrimeve evropiane.


“Ne kemi punu shumë që hapja e kësaj rruge të ndodh. Dhe ne bësojmë në zotimin e qeverisë dhe në premtimin e dhënë nga kryeministri në Kuvendin e Kosovës dhe presim që kjo do të ndodh gjatë këtij viti“, thotë Rasim Selmanaj.

Rruga Pejë-Qakorr-Murinë gëzon mbështetjen e IPA-s

Por, edhepse një projekt i tillë kapital nuk është i implementueshëm me programin e IPA-s i cili për njerin shtet nuk kalon shumën 120 mijë euro, z.Osmani flet për një pikëkalim tjetër ndërshtetror, Kosovë-Mal i ZI.

Rruga Decan-Plave, sivjet?

“Shuma në dispozicion është 1 milionë e 200 mijë euro nga të dy anët e kufirit, që nuk është i mjaftueshëm për të realizuar projekte të përmasave të tilla. Megjithatë, ne kemi në konsiderate pikën tjetër kufitare me Malin e Zi e cila kalon përmes Grykës së Rugovës e cila për momentin nuk është e hapur për qarkullimin e mallërave dhe të njerëzve, por që ka infrastrukturë realitisht të mirë dhe e cila mund të implementohet brënda mundësive buxhetore që i kemi në dispozicion. Ne kemi biseduar me autoritetet e Malit të Zi dhe ky mund të jetë njëri nga projektet e mundshme të bashkëpunimit ndërkufitar”.


Sipas Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në shkurt 2012 do të bëhet thirrja e parë për projekt propozime të bashkëpunimit ndërkufitar në programin Kosovë-Shqipëri. Në programin Kosovë–IRJM këtë vit fillon projekti i parë: ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare në Stanqiq – Belanovc. Përderisa, sipas Ministrisë së Pushtetit lokal, deri në fund të vitit kjo pritet të ndodh edhe me Malin e Zi, kur pushtetet lokale dhe shoqëria civile e të dyja anëve të kufirit mund të afrohen me prioritetet e përbashkëta, të cilat duhet të llogariten si të realizueshme me një shumë prej 30 mijë deri në 60 mijë euro për OJQ-te si dhe nga 80 mijë deri në 120 mijë euro për pushtete lokale.Propozimet pranohen nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë, ndërsa vendimet merren në Bruksel.
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *