Date Archives January 2012

Hidrocentrale të reja në perëndim të Kosovës

Paralajmerohet ndertimi i tri hidrocentraleve pergjate Grykes se Decanit
31 janar 2012,Dojce Vele, Zhvillimi i Sektorit Energjetik është një nga komponentët më të rëndësishëm të Partnetitetit Evropian dhe Planit të tij të Veprimit. Qeveria e Kosovës vazhdon me përshtatjen e legjislacionit me atë të BE-së si dhe zhvillimin e sektorit energjetik me kriteret që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Përkundër përpjekjeve, sfida mbeten shkalla e pamjaftueshme e prodhimit të rrymës, e inkasimit si dhe humbjet teknike e komerciale të energjisë.

Tetë hidrocentrale në Rajonin e Pejës në vlere prej 150 milionë eurosh, janë ndër investimet e paralajmeruara në fushën e energjisë në Kosovë, ndërtimi i të cilave do të filloje brënda këtij viti. Afrim Ajvazi,shef i Depatamentit Ligjor në Zyrën e Rregullatorit për Energji e cila është kompetente për lëshimin e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, sjell më shumë hollësi:
Ede tete njesi per gjenerim te energjise ne Peje?
„Kompania austriake “Kelag International” e cila ka themelu kompanine  “Kelkos Shpk” në Kosovë, kanë një projekt për ndërtimin e  tri hidrocentraleve të vogla në Lumbardh të Decanit, vlera e të cilit është rreth 50 milionë euro dhe ëhtë në fazen përfundimtare. Brënda dy-tre muajve pritet edhe fillimi i ndërtimit. E njëjta kompani ka edhe një projekt tjetër në komunën e Pejës, me pesë njësi i cil ika kaloaur fazën e parë dhe me siguri do të finalizohet brënda këtij viti. Vlera e këtij projekti është rreth 100 milionë euro. Ky në Lumbardh të Decanit ka 23.1 më kapacitettëi instaluar. Ndërsa, ai që ëhtë në proces në Pejë është 57.8 më kapacitet i instaluar“.
Investime në fushën e energjisë brënda vitit 2012
Sipas të dhënave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ndërmarrjet të cilat kanë filluar ndërtimin e  gjeneratorëve të energjisë në Kosovë janë “Ëind Poëer SH.A.” dhe “Kosova Ter. Ëindparkcompany ”, të cilët do të ndërtojnë 4 gjeneratorë për prodhimin e  energjisë elektrike nga era, në: Fushë Kosovë, Novo-Bërdë, Shtime dhe Gjilan. Ndërsa,  “Kelkos – Energy ”, “DEVOLLI GROUP”, “UNITED ALBANIAN Energy” si dhe “Triangle General Contractor- Inc”, do të ndërtojnë  6 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga uji, në: Kaqanik, Rugovë, Pejë, Decan dhe Junik. Dhe kjo, ngaqë qeveria e Kosovës ka përmbushur obligimet për sigurimin e infrastrikturës së përshtatshme ligjore për investime në fushën e energjisë,  thote Gëzim Baxhaku, këshilltar për media në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik,  sipas të cilit ministria ka parasysh problemet e furnizimit me energji elektrike në  Kosovë dhe sfidat që përcjellin bizneset e ndryshme, si pasojë e kësaj.
Gezim Baxhaku, keshilltar per media
ne MZHE
„Ministria  e Zhvillimit Ekonomik e ka për obligim që të krijojë kushte ligjore sipas standardeve më të larta ndërkombtare dhe të gjithë investitorëve t´ua bëjmë të mundur realizmin e të drejtës së tyre në Kosovë.  Në raporte të ndryshme ndërkombtare, janë përmendur probleme të shumta për tß u aktivizuar një biznes në Kosovë. Por, qeveria e Kosovës është angazhuar maksimalisht që të thjeshtësojë sa më shumë procedurën për të gjitha ata që janë të interesuar të investojnë në Kosovë.  Investimet kryesisht janë të orjentuara kah hidroenergjia. Ka pas disa keqkuptime, por pavarësisht krizës me të cilën është përballur Evropa dhe bota, investimet në Kosovë janë shtuar”, thotë z.Baxhaku.
Baxhaku:”Qeveria e Kosovës e përgatitur për zbatimin e Partneritetit Evropian “
  
Zhvillimi i Sektorit Energjetik është një nga komponentët më të rëndësishëm të Partnetitetit Evropian dhe Planit të tij të Veprimit. Tashmë Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka koordinuar aktivitetet për zbatimin e PEPV-së për sektorin energjetik si dhe ka themeluar Grupin Punues për Energji (GPE)për përgatitjet e PEPV-së vjetore për sektorin energjetik si dhe për të monitoruar progresin e zbatimit te tij. Shkëlzen Kuqi drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thotë se : „Ministria në bashkëpunim me Komisionin Evropian si dhe me traktatin e Komunitetit të Energjisë  kemi bërë rishikimin e ligjeve ekzistuese të cilet nuk i kanë përfshirë pjesët e pakos se dytë dhe të pakos së tretë të direktivave të  BE-së për sektorin e energjisë. Pra, kemi kriju bazën ligjore për një zhvillim të mëtutjeshëm dhe një bazë ligjore që sektori i energjisë të shkojë përpara duke u bazuar në kushtet dhe praktikat e Bashkimit Evropian. Ndërsa, sa ju përket projektevve, projekti i  Kosovë së re ëshë në proces e sipër i cili mendoj se do të rris sigurinë e furnizimit n´vend
Shkelzen Kuci, drejtor i Zyres per
Integrime Evropiane ne MZHE
, krahas asaj së është obligim që del prej marrëveshjes së Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Poashtu ëhtë edhe privatizimi i dy njësive të KEK-ut, distribucionit dhë furnizimit”, i cil ido të ndikojë në rnjë furnizim më  të qëndrueshëm me energji elektrike”.
Kosova gëzon mëbhtetjen e Bashkimit Evbropian në fushën e energjisëPor, përkundër përpjekjeve për zhvillimin e infrastrukturës dhe adoptimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin e  BE-së dhe kriteret që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, sfida mbeten, shkalla e pamjaftueshme e prodhimit të rrymës, e inkasimit si dhe humbjet teknike e komerciale të energjisë, thote Syzana Bytyqi, zyrtare për informim në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, në Prishtinë e cila thotë për DW-në se:
“Legjislacioni relevant i BE-së, i aplikueshëm tek anëtarët e Komunitetit të Energjisë anëtare e të cilit është edhe Kosova, imponon edhe respektimin e standardeve mjedisore. Duke qënë se standarde s´do t´mund t´i përmbush termocentrali Kosova A si njëri nga ndotësit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, ai duhet teëmbyllet para vitit 2017, në kohën kur këto standarde do t´jenë të aplikueshme në Kosovë”, thotë z.Bytyqi,  investimet e e sivjeme të Bashkimit Evropian i cili ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në zhvillimin e sektorit energjetik, janë: „Projekti për Rritjen e Efikasitetit të Energjisë në pesë ndërtesa publike; granti në vlerë prej 13.8 milionë eurosh për përmirësimin e shërbimeve të ngrohjes qëndrore për qytetarët e Prishtinës; asistenca teknike, mbështetja me pajisje  dhe ekspertiza e ofruar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, hulumtime për matjen e nivelit të ndotjes, studime të ndryshme fizibiliteti për ndërtimin e termocentraleve të reja,  etj”.
Ministri Beqaj(i dyti majtas)premton terheqje investimesh te reja(foto MZHE)
 
Përderisa, sipas ministri per zhvillim ekonomik, Besim Beqaj, reforma e filluar strukturale në sektorin e energjisë gjatë vitit 2012 do të përdoret për tërheqjen e investimeve të reja duke filluar nga përmbyllja financiare e projektit TC “Kosova e Re”;  ndërtimin e linjës 400 kV që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe investimet në energji të ripërtëritshme e cila perfshin rikthimin në skenë të HC ”Zhuri” si dhe themelimin e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë e cili mundëson që krahas prodhimit të energjisë elektrike të shkohet edhe në drejtim të kursimit të saj.  

Qytetarët e Kosovës te vetmit ne rajon me regjim të vizave

(Foto DW)

28 janar 2012, Dojce Velle, Republika e Kosovës ka filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe institucionet e saj së shpejti do të marrin udhërrëfyesin me kriteret që duhet përmbushur, ndër të cilat janë edhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Deri ateherë ka një rrugë të gjatë dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit në rajon të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave.


Moti me borë e sqotë dhe rrugët e rrëpirëta të Arbërise, lagje kodrinore në perëndim të Prishtinës në të cilën gjenden disa prej ambasadave të huaja në Kosovë, as sot nuk ishin pengesë për qytetarët të cilët kishin ardhur nga anë të ndryshme për të vazhduar procedurën për marrjen e vizave.  Ndër ta është edhe Isak Regja, 68 vjec nga Ponasheci i komunës së Gjakovës, i cila ka kaluar qindra kilometra me shpresën se sot do të marr vizën për Gjermani.

Isak Regja pret pergjegjen per vize
“Po du me shku te dhëndërri. Kjo është hera e tretë, një herë për termin, një herë me i dorzu dokumentet dhe sot e pres përgjegjen. Qekjo na mori n´qafë si po duhet me u end. 60 euro vc benzin m´kanë shku e mandej edhe dokumentet: qertifikatë e lindjes, e martetsës, e familjes, tatimi në pronë. E n´fund, a ma japin-a s´ma japin?!” thotë z.Regjaj, të cilin e gjejmë në një kafene pranë ambasadës teksa pret orën 14-të për të marr përgjegjen për vizën.

Në borë e në vapë në pritje për marrjen e vizave

Sipas Zyrës së Shtypit të Ministrise Federale të Punëve të Jashtme Gejrmane, me seli në Berlin, “Dokumentet të cilat duhet kompletuar secili aplikant për vizë drejt Gjermanisë janë jo vetëm të dhënat e qëllimit të udhëtimit, por buxheti i mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe të jetesës, si dhe gatishmërinë për të lënë territorin e shteteve të Shengen-it para skadimit të vlefshmërisë së vizës”. Ismet kryeziu, 39 vjecar taksist nga Kamenica, qe disa herë kalon rrugën 60 kiloemetërshe, me dëshirën që ta vizitoj motrën në Gjermani. Por, duke pasur parasysh moshën e tij, ai është i përgatitur edhe për refuzimin e vizës nga ambasada gjermane, në oborrin e së cilës tash po pret në radhë.

Ismet Kryeziu, aplikues per vize
“Paj, edhepse ktu ish problem ta marr vizën. Jam ardhë qe tri-katër herë se m´u deshën disa dokumente. Ato që u deshën i bana, motra atje i plotëson kushtet edhe unë punoj këtu qe 18-të vjet e shpresoj më lëshojnë vizën. Po, mos ma dhënqin, unë kthehem e kurrgja kurrkujt. Jo, nuk provoj më, se shpenzime, e larg e ftohtë”, thotë z.Kryeziu.

Procedura dhe kostoja e udhëtimeve problem shtesë për qytetarët

Procedura e gjatë e regjimit të vizave dhe kostoja e shumëfishtë për sigurimin e dokumenteve dhe udhëtimet, janë arsye e mjaftueshme që shumica e qytetarëve të Kosovës të mos provojnë të udhëtojnë jashtë shtetit. Artani 32 vjecar, megjithëse i ri, po për këto arsye nuk ka provuar të vizitojë vëllezër e motra të shkapërderdhur nëpër disa shtete të Evropës.

Rruget e ambasadave jane plot  edhe ne dimer 
“Jo,asnjëherë nuk kam qënë diku tjetër, vec n´Turqi e n´Shqipëri, se s´po na i japin vizat. Para tri vjetëve kam provu për Zvicër e s´ma kanë dhanë, s´na kanë dhanë për Zvicer. Pas ksaj s´kam provu ma se edhe po shpenzojmë, edhe s´po na i japin vizat. Keq për ne…”, thotë Artani. Përderisa, Hyseni, 40 vjecar, pas një tentimi të kotë për të udhëtuar për në Amerikë, s´ka provuar më kurrë.

“Kam provu me udhtu n´Amerikë, s´ma kanë dhanë vizën. E ma s´kam provu. Ma mire o konë me ba liberalizimin e vizave. Atëherë i kisha vizitu vllaznit e mi, dy n´Francë, një në Itali e një në Gjermani. Edhe kisha punu ndoshta…”, thotë Hyseni, i cili sa po kthehet nga ambasada italiane ku kishte qënë me një të afërm të tij.

Qytetarët e Kosovës ndjehen të izoluar

Pritje te gjata edhe ne bore
Kosova, me 19 janar të këtij viti filloi zyrtarisht me BE-në dialogun për liberalizimin e vizave. Por, edhepse ka plotësuar shumë kushte, edhe shumë të tjera duhet plotësuar. Dhe kjo kërkon kohë. Ndërsa qytetarët e Kosovës ndjehen të izoluar dhe të diskriminuar karrshi fqinjve të shteteve të rajonit.

”Se cdo qytetar ka të drejt të jetojë i lirë e të lëviz kah të dojë. Kshtu ka qënë edhe para lufte. Pra, kemi qënë të lirë edhepse nuk kemi plotsu kurrfarë kushtesh…”, mendon z.Kryeziu.Sipas Artanit, liberalizimi i vizave do të ndryshonte shumëcka.

“Do t´shkoja t´vizitoja vëllaun, motrën e tetanë në Zvicër e Gjermani. Ishalla don Zoti sa ma shpejt bëhet liberalizimi, edhepse një herë s´po dihet kurrgja…”.

Për 68 vjecarin Regjaj do t´ishte një gëzim i madh dhe mundësi e mirë që festat t´i kalojë së bashku me të bijën ne Gjermani. “Vec e kisha nxjerr biletën e kisha shku. Ma  s´shumti verës e n´festa, se dalim me shetit”. Përderisa, mesazhi i z. Kyeziu është që:

“Mos t´na vonojnë kaq shumë se boll kena vujt. Le t´na lënë të lirë, se asnjë popull n´botë s´është e drejt të izolohet”.
Fluksi me i madh ne stinen e veres

Kosova ka filluar dialogun për liberalizimin e vizave

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili i nënshtrohet regjimit të vizave. Pas hapjes së dialogut për viza me Kosovën pritet udhërrëfyesi me kushtet që Kosova duhet plotësuar, si: siguria e dokumenteve, lufta kundër emigrimit, sigurimi i rendit dhe ligjit dhe i sigurise publike, mbrojtja e pakicave, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Deri në përmbushjen e këtyre kërkesave, qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të mblidhen para dyerve të ambasadave me shpresen që si evropianët më të rinj së shpejti të mund të lëvizin lirshem si cdo qytetar tjetër në botën e qytetëruar.

Ne Dubovike shenohet 30 vjetori i vrasjes se vellezerve Gervalla

(Foto:”Zeri i Kosoves”)

17 janar 2012, Radio Kosova, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka ishin nder pishtaret e pare te levizjes kombtare shqiptare e cila u kurorezua me clirimin e Kosoves. Ata me aktivitetin dhe vizionin e qarte, cuan qeshtjen e atdheut drejt zgjidhjes e cila ne fund te rruges rezultoi me pavaresi.


Në 30 vjetorin e vrasjes së, në fshatin Dubovikë u vu gurethemeli i shtëpisë- muze te vellezerve Gervalla.

Hysen Gervalla

Fshati Dubovike rreth 8 kilometra ne verilindje te  Decanit eshte vendlindja e vellezerve Gervalla. Kompleksi memorial ne varrezat e ketij fshati ku eshtrat e tyre prehen prane nenes Ajshe, edhe sivjet ishin pika qe mblodhi qindra qytetare nga vise te ndryshme mbareshqiptare, per te perkujtuar 30 vjetorin e vrasjes me homazhe dhe kurora lulesh. Ndersa,  venja e gurit themeltar te shtepise-muze do te perjetesoje vepren e tyre nder breza te rinj, se brezat e deritanishem jane te vetdishem vepres e tyre.


Hysen Gervalla:“Dite e madhe per nje popull te madh”

Dhe prandaj,  kjo eshte nje dite e madhe per  nje popull te madh, thote Hysen Gervalla vellai i deshmoreve:

 “Ndjehem shume mire se eshte nje dite e madhe per nje popull te madh, i cili nuk harron njeri-tjetrin e sidomos heronjte e popullit. Une kam ec shume neper bote, mirepo dashuria, lidhja, mosharresa sikur ne popullin tone neper cdo familje nuk ekzistonaskund  n´bote. Popull i mrekullueshem… Prandaj, Atehere,kjo eshte  nje dite e madhe per  nje popull te madh!“
Suzana Gervalla


Bashkeshortja e Jusufit, Suzana Gervalla, iniciatore kryesore e ketij hapave  thote se botimi i veprave te Jusufit, i CD-se se tij dhe ndertimi i kesaj shtepie muze nuk do t´ishte e mundur pa mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve. Perderisa konzervimi i shtepise se Nanes Ajshe, eshte  nje kerkese e saj me shume. Sepse Nana Ajshe ishte histori ne vete-thote Suzana.
“Ju e dini se jam shume kembenguelse kur eshte puna per Jusufin dhe shpresoj se shume shpejt do te konzervohet edhe shpia e nenes Ajshe e cila ka nje histori shume te vecante. Sepse, vet nena Ajshe eshte nje histori ne vete”.
Nana Ajshe-Histori ne vete
Nje kerkese e cila do te gjej mbeshtetjen me t´u  parashtruar ne ministri, premton ministri per Kulture, Rini dhe Sport,Memli Krasniqi, sipas te cilit kryerja e obligimit ndaj vepres se deshmoreve eshte ajo cfare institucionet e Kosoves po  bejne, ndersa mbeshtetja nga ministria eshte nje mundesi me shume per brezat e rinj te mesojne per historine e heronjve te kombit te vet.
Ketu u linden e u rriten vellezerit Gervalla 

“Ministria e Kultures e ka parapare qe te filloje ndertimin e kulles se Jusuf dhe Bardhosh Gervalles ne menyre te kemi ne Dubovike edhe nje vend te cilin ne te ardhmen mund t shnderrojme ne nje shtepi muze,  ku gjeneratat e reja te kene mundesi qe te mesojne me shume per jeten dhe vepren e tyre, si dhe nje vend ku realisht te perjetesohet gjithe ajo pune e madhe qe eshte bere. Ndersa, konservimi dhe reastaurimi I mundshem i shtepise se nenes Ajshe do t´ishte nje projekt i mire per ta bere kete shtepi bashke me kullen nje  kompleks. Besoj qe ne momentin e pare te mundshem qe ne do t´kemi nje kerkesedhe nje projekt  konkrete do te procedojme per ta realizuar ate“.

Projekti do te investohet nga Ministria per Kulture, Rini dhe Sport perderisa kryetari i komunes Rasim Selmanaj premtoi rregullimin e infrastruktures deri  te kompleksi.
“D.m.th., kjo pjese do te asfaltohet, do te behet ndriqimi, parkingu, etj. Ndersa, investimi i ministrise ne kete pervjetor te vrasjes se tyre eshte shume i qelluar”.
Ministri Krasniqi(i treti)premtoi konzervimin e shtepise
se Nenes Ajshe


Donika:”Babai ishte i lidhur ngushte me Dubovikun e tij”


Donka Gervalla,e bija e Jusufit thote se ckado qe vie nga atdheu dhe populli  eshte e mjaftueshme per babin e saj, perderisa kujdesi me I madh duhet orjentuar kah qeshtjet per te cilat edhe u flijua.

“Babi, me personalitetin e tij, vendin ia beri vetes cdo vit. Dhe une nuk i bashkangjitem atij kori, u be shume apo u be pak, sepse Kosova ka kaq shume probleme ekzistenciale saqe me me rendesi do t´ishte per babain tim qe pushtetaret te perkujdesen per kete shtet sesa te perkujtohet me ngulm per cdo vit”, thote Donika  Gervalla, e bija e Jusufit e cila eshte e lumtur per shnderrimin ne muze te truallit te lindjes dhe te rrites, ne Dubovikun e tij.

Donika e Bardhi ne venjen e gurethemelit te shtepise-muze
kushtuar prinderve te tyre

„Babi im ka qene shume i lidhur me kete vend, me kete natyre dhe ndoshta per te fshati i tij ka qene simboli i vendlindjes n e pergjithesi. Une gezohem shume qe breza t e ardhshem do t´kene mundesi te shohin se si kaqene, si ka  jetuar, cfare ka punuar, si ka qene ndaj femijeve te tij, shokeve e miqve dhe jo vetem ato pamjet tipike qe shohim vazhdimisht ne raste te tilla. Ndersa, fakti qe babi prehet ne fshatin e tij, ne Dubovike, prane vellait dhe nenes se tij per ne eshte kenaqesia me e madhe. Ka nje perkujdesje te jashtezakonshme  sidomos nga njerezit qe nuk kane asnje obligim dhe une has ne shume dashuri,  respect dhe ndjenja tejet te psatra kur behet fjale per te. Une nuk e di se me cilin element te jetes se tij babai  I ka prek me se tepermi  ,por e shoh qe ka nje dashuri shume te natyrshme dhe njerezit sinqerisht kane pershtypjen qe ka nje element qe ju ka mbetur ne zemer edhe qe I ben qe mos ta harrojne“.


Bardhoshi i madh-Bardhi i vogel

Ndertimi i shtepise-muze per te atin dhe xhaxhin e tij eshte nje moment me rendesi te

Bardhi mban emrin e babait te tij

 vecante edhe per Bardhin e vogel, te birin e Bardosh Gervalles-i lindur si Visar por i emeruar pas vrasjes se te atit, Bardhosh.


“Une emrin e babes ne ezemr e mabj si eshte me se miri, edhepse te djale e nip i tyre eshte shume veshtire te qendrosh ne lartesine e duhur. Por, per mua eshte shume me rendesi qe mos ta harroj babin si djale i tij dhe migjen Jusuf, si nip i tij. Ndersa, ndertmi I kesaj shtepie muze eshte deshmi qe te tjeret e vazhdojne mirenjohjen ndaj vepres se babes dhe agjes sim . Dhe, kjo per mua don te thote shume dhe ndjej nje mirenjohje tejet te madhe ndaj institucioneve dhe popullit shqiptar qe e mbeshtesin dhe e nderojne vepren e tyre”.

Ideali I fundit I jusufit, Shqiperia etnike

30 vjetori i vrasjes se Jusuf Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes  u shenua me aktivitee te ndryshme anekend Kosoves. Mirepo, sipas Sabri Novoselles, bashkeveprimtar i Jusufit, ckado qe thuhet dhe behet  eshte pak per nje njeri, madheshtia e vepres se te cilit shihet edhe pas 30 vjetesh te vrasjes:

“Heroi Jusuf Gervalla ishte krenaria e kombit. Ishte nje ideolog I kombit shqiptar I cili e coi qeshtjen per zgjidhje drejt bashkimit kombtar. Pra, idealet e Jusuf Gervalles, idete e tij, puna e tij, madheshtia e tij shihet edhe sot pas 30 vjetesh. Une e ndjej veten shume mire pse ishim te nje organizate dhe nerjez shume te afert.  Ndersa, nje falenderim  e kam per Hysen Gevallen, se edhepse Jusufi dhe Bardhoshi mbeten pa babain shume te rinj, ai i rriti, I edukoi I aftesoi per jete dhe i shkolloi me sakrifica teper te medha”.

Sabri Novosella

Z.Novosella,me kete rast permendi edhe kontributin e vecante te Skender Blakajt, aktivist i levizjes per clirim te Kosoves si dhe miku  me i ngushte i Jusufit.


“Skender Blakaj, mes nesh, nje burre shume i madh i kombit shqitpar i cili si activist i Levizjes Nacional Clirimtare te Kosoves, si shok shume I ngushte dhe shume i afert I heroit Jusuf Gervalla, I pazhurme, edhepse kurre s´ia kam degju zerin kah flet, ky ka merita jashtezakonsiht te medha. Sepse,  ne kohen kur ndiqej kemba kembes per t´ua vra heroi Jusuf Gervalla,  ky burre ishte ai qe kalonte tere Jugoosllavine me rreziqe teper te medha me e shpetu jeten e tij. Edhe e ka shpetu! Se, ky eshte ai qe Jusufin i cili  ka dale nga shtepia e ime e ka marrë dhe me sakrifica teper te medha ia ka shpetuar jeten, duke e derguar deri ne kufirin ku e ka marr Bardhosh Gervalla dhe e ka cu per Gejrmani. Keshtu qe, keta njerez
 qe I kemi sot ne mesin tone, jane njerez qe kane kontribu shume bashke me Jusufin,  per kete qe e kemi sot dhe ate qe padyshim do ta kemi:Shqiperine etnike, sepse ky ka qene ideal I fundit I jetes se heroit Jusuf gervalla. Drejt Shqiperise etnike kam kah shkojme per faktin se ata heronj te kombit ,ata kolos, qeshtjen shqiptare e cuan drejt zgjidhjes”, tha z.Novosella, sipas te cilit, idealet e Jusufit jane jetesuar idealet e Jusufit jane realizuar deri ne nje mase.

Skender Blakaj:”Me Jusufin u nisem per jete a vdekje”
Skender Blakaj 


Skender Blakaj, mik i afert i Jusufit qe nga bankat e shkolles mbetet i tille deri ne rrugetimin per jete a vdekje. Nje mik besnik  per vepren e te cilit flasin te gjithe, por jo edhe ai. Ai, me nje kulture te rralle pershendet dhe terhiqet pa dashur te flas per rrugetimet plot rreziqe me mikun e pandashem Jusuf Gervallen.Duhet nje kembengulje dhe insistim i  forte per ta sjell deri te mikrofoni, i cili ne prononcimin per Radio Kosoven nuk di kah te filloj as ku te perfundoje. Sepse, rrefimi i tij eshte i gjate, tejet i gjate, sa perjetesia e mikut te tij te pavdekshem, Jusuf Gervalles.

„Ne  klasen e peste ne Peje, une erdha nga njeri krah i Pejes. Para se te hyme ne klase, ishim takuar rruges dhe kishim biseduar si dy djem te rinj. Dhe tash, kush ishin te njofshem njeri per tjetrin, une per te dhe ai per mu, te tjeret asnje. Nga klasa e peste qe eshte viti diku 1957 e tutje, ne ishim shoket me te mire, miq te jashtezakonshem“.

Nje miqesi e cila do te deshmohet ne castet me te veshtira, sepse besnikeria dhe vetmohimi i z.Blakaj per mikun e tij Jusufin deshmohet ne momentin me venditmar te jetes se tij. Ai kete moment te para 30 vjetesh e ruan te kthjellet edhe sot.  

Jusuf Gervalla

„Dhe ne momentin kur eshte dashur te behet largimi i tij, me vjen ne mesnate. Cohet gruaja ime e hap deren dhe thote: “Jusufi eshte ketu!” Une e dia qe ai po merret me dicka, nuk mund ia mbuhsja mendjen qe t´ia laje borxhin atdheut me punen e mrekullueshme intelektuale qe po bente. Por thoshte: „Jo! Une jam i rilindur me keto qe po i bej“. Atehere e kam ul ne autmobil e kam gjet nje shok ne Peje. Ishim te  sigurt qe asnje nuk mbetem gjalle. Gruaja ime m´ka percjell duke me thene: „Ti nuk mundesh ndryshe, duhet ta besh kete!“ Jam perkul i kam puth dy femijet e vegjel  qe i kisha dhe jemi nis. Por,  fatkeqesi per kombin qe Jusufi e jep jeten ne rrethana ende te mjegullta…”.


Jusufi me vellain  Bardhosh Gervalla dhe mikun Kadri Zeken, u vrane me 17 janar 1981, ne Untergruppenbach te Gjermanise ne rrethana ende te mjegullta.
 “Nuk ka nder me te madh sesa te qendrosh tek koka dhe kembet e ketij populli”.

Por, nuk ka nder me te madh sesa te qendrosh tek koka dhe kembet e ketij populli, thoshte Jusufi. Kjo ishte motoja e jetes se Jusufit dhe ajo qe atij ia dha perjetesine ne mesin e popullit te tij. Kete e thote edhe  Sami Dermaku, ish i denuar politik me grupin e Adem Demaqit.

Sami Dermaku

„Te jesh te koka dhe te kembet e ketij kombi, eshte perjetimi me I madh ne jeten time!”, thoshte Jusufi.  Ai ka qene nje erudit, nje poliendrit, nje intelektual me diapazon te gjere edhe aq ma teper, nje patriot I devotshem. Unethem vetem nje, se deshmoret dhe heronjte e kombit e kane skalit emrin e vet ne historine tone kombtare dhe jane te perjetshem“.


Ndersa, dhoma-muze ne shtpine e jusuf e bardhsoh gervalla nder gjurmet e shumta, terrugetimit shumekahesh te jusufit me fotografi, piktura, libra, piano, e cdo relik qe deshmon shumenashmerine e artistit atdhetar-jusuf gervalles, ruan ne siratert e vet edhe librat e z.Blakaj.

„ Une ne kte shpi kam ardhe shpesh, sidomos pas atentatit qe u ba ne Jusufin, Bardhin dhe Kadri Zeken. Vinim me zonjen time Igballen, edhe me femijet shume shpesh te nana Ajshe dhe brenda ne kete dhome ketu lart ku rrinim, kishte gjera qe i kisha pa me heret ne banesen e Jusufit por edhe libra te cilat ia kisha dhene per lexim, e te cilat kane ngel ne biblioteken e Jusufit. Ne qe atehere ndermorrem, u perpoqem me miqte qe kishin mundesi te bejme nje meremetim te kesaj dhome-muze. Por ajo, nana Ajshe  ishte shume burrneshedhe e mencur, dhe thoshte: “Jo. I vie rendi dhe nuk do t´i koris kusherinjte dhe djemte e tjere se dikush i huaj po e ben 

Ura e lashte matane shtepise mund t´jete pjese e kompleksit

meremetimin”.Nana Ajshe…Ishte nje  grua e jashtezakonshme, krejt e jashtezakonshme, nana Ajshe“, thote z.Blakaj, sipas te cilit venja e gurethemelit te shtepise-muze te vellezerve Gervalla, si dhe konzervimi i shtepise se nenes Ajshe eshte nje hap tejet i rendesishem per mbamendjen kombtare ndaj vepres madheshtore te Jusufit.

Muzeu per vellezerit Gervalla, hap i rendesishem per mbamendjen kombtare

„Ky eshte nje moment shume i rendesishem. Por,  e mira do t´ishte qe Jusuf Gervalla te perkujtohet si intelektual i  gjithanshem. Une kam bere disa tekste per kete. Dicka nga to do t´jete edhe ne nje liber qe do te dal keto dite. Sepse, ai ishte nje  intelektual i jashtezakonshem. Nuk ishte nje revolucion qe iu fiks ne koke dhe don e te  bej ndonje veprim te  paperputhshem. Jusufi ishte shume i ngritur dhe sic e tha edhe Sabri Novosella, ai ishte ideologu i  asaj levizje kombtare. Nuk ishte levizje ideologjike, tip i grupeve marksiste leniniste por ishte nje levizje krejtsisht kombtare“.

Ne dhomen-muze na pret edhe e bija e Jusufit, Donika, e cila ishte vetem dhjete vjec kur mbeti pa perkujdesjen e te atit dhe dashurine e tij.E vogel por mjaft e madhe sa te ruaj te pavdekshem kujtimin e babait te saj-hero.

Donika ne dhomen-muze te Jusufit

 “Nga babai kujtoj jashtezakonisht shume. Sidomos ne Gjermani kur  ai punonte ne dhomen e tij te punes, kur une dojsha me kalu kohe me te trokisja ne dere dhe shpesh me thoshte: “Eja ulu ketu”, duke m´ber me shenje nga karrikja prane karrikes se tij. Me jepte tekste qe i pershkruante nga doreshkrimi ne makine shkrimi dhe me thoshte t´i diktoja.Dhe, por aty zhvilloheshin bisedat me te mira mes ne te dyve. Ndersa, pervjetoret e vrasjes per mua nuk  jane data te kendshme per t´i kujtuar. Por, unene Gjermani, atje ku jetoj,  edhe ne kete 30 vjetor atje po mundohem intezivisht qe te ndikoj te organet federative dhe qeveria gjermane qe te gjindet vrasesi i tyre“, thote Donika.


Donika:”Babai im luftoi per Republiken e qytetareve jo per kazinon e pak vetave”

Jusuf Gervalla, se bashku me vellain Bardhosh Gervallen dhe shokun e tij te idelait Kadri Zeken, u vrane  me 17 janarit 1981, ne nje atentat ne mes te dites, misteri te cilit nuk eshte zbardhur ende. Pederisa, Donika ka dyshim nese jane realizuar qellimet e babait te saj.

Nuk e di ne eshte momenti ta them nese jane realizu qellimet dhe deshirat e babit tij  ne Kosoven ku ai ka jetu dhe ka punu. Une mendoj qe babi im ka qene per Republiken e Kosoves, per republiken e cila realizon te drejten dhe te ardhmen e qytetareve te saj dhe jo per kazinon e pak vetave”.
Megjithate, masa prej qindra qytetaresh ne venjen e gurit themeltar te shtepise muze ishte deshmia me e mire se sa i pranishem eshte jusufi edhe pas 30 vjetesh te 
vrasjes se tij. Ndersa, sipas Donikes:

“Kjo per mua eshte shenja se njerezit e kane fut ne zemer dhe nuk e leshojne dot“.

Cdo pervjetor qindra qytetare nga troje te ndryshme mbareshqiptare bejne homazhe tek varret e vellezerve Gervalla

Integrim në Bashkimin Evropian nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar

Integrimi ne Bashkimin Evropian behet edhe ne Alpet Shqiptare

14 janar 2012, Dojce Vele, Ndër pesë komponentet kryesore të Instrumentit për Paraanëtarësim në BE për periudhën 2011-2013 është Bashkëpunimi Ndërkufitar. Kosova aktualisht është e përgatitur për projekte ndërkufitare me Shqipërinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonise dhe me Malin e Zi.


Ndihma përmes Instrumentit për Paraanëtarësim në Bashkimin Evropian ofrohet në pesë komponente: në përkrahjen gjatë tranzicionit dhe ndërtimin e institucioneve; bashkëpunimin ndërkufitar; zhvillimin rajonal; zhvillimin e resurseve njerëzore si dhe në zhvillimin rural. Prioritetet e komponentës së dytë-bashkepunimit ndërkufitar janë mbështetja e zhvillimit ekonomik, rigjenerimi i venpunimeve, ruajtja dhe mbrojtja e ambientit, si dhe promovimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile. Sepse, sipas Fjolla Qekut, zyrtare për informim pranë Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë:

“Bashkëpunimi ndërkufitar është një nga kërkesat kryesore për integrimin evropian dhe përvojat nga vendet të tjera dëshmojnë se ai e përkrah zhvillimin e qëndrueshëm në të dyja anët e kufirit, promovon zhvillimin ekonomik dhe social dhe cfarë është më e rëndësishme, siguron kufij të sigurt dhe luftë efikase kundër krimit të organizuar. 

Decani mund te aplikoje me komunen e Kukesit
Përfundimisht, qëllimi i bashkëpunimit ndërkufitar është jetë më e mirë për qytetarët në të dyja anët e kufirit”, thotë zëdhënësja Qeku, sipas së cilës, programet ndërkufitare hedhin themelet për përgatitjen e institucioneve dhe kapaciteteve njerëzore për menaxhimin e fondeve strukturore, nga të cilat do të përfitojnë vendet e Ballkanit kur marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian të jenë në një fazë më të avancuar.

Kosova merr pjesë me tri shtete fqinje

Vlera e alokuar e Bashkimit Evropian për aktivitetet e Kosovës në bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të “IPA 2011” është 1 milionë e 800 mijë euro, gjegjsisht 600 mijë euro për secilin shtet bashkëpunues. Sipas Besnik Osmanit, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal:

“Në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërkufitar, Kosova merr pjesë me tri shtete fqinje:Republikën e Shqipërisë, IRJM dhe me Malin e Zi. Këto janë mjete të komponentës së dytë të IPA-s dhe për secilin shtet bashkëpunues janë të ndara nga 600 mijë euro, apo 120 mijë për dy shtete ndërkufitare”.

Thirrja e parë për projekt propozime në shkurt 2012

Juniku i Gjeravices me komunen e Bajram Currit
Sipas Zyrës Ndërlidhese të Komisionit Evropian, në shkurt 2012 do të bëhet thirrja e parë për projekt propozime në programin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa në programin Kosovë-Ish Republikë Jugosllave e Maqedonisë, po gjatë vitit 2012 fillon implementimi i projektit të parë: ndërtimi i pikës se përbashkët kufitare Stanqiq – Belanovc.

“Me Maqedoninë do të qëndrojmë tek projektet strategjike, që nënkupton se jemi dakorduar për hapjen e një pike të re kufitare, e cila do të lidh rajonin e Anamoravës me një pjesë të Maqedonisë dhe do t´shkrutoj në masë të madhe rrugën e komunikimit të qytetarëve nga këto dy anë të kufirit“, thotë z.Osmani, sipas të cilit me shtetin e tretë për bashkëpunim ndërkufitar-Malin e Zi, deri me tani janë caktuar vetëm sektorët strategjik sic është sektori i ambientit brenda të cilit mund të ketë edhe infrastrukturë rrugore.

Pikë e re kufitare me Ish Republikën Jogosllave të Maqedonisë

 Por, assesi një projekt kapital sic është rruga Decan-Plavë, e cila megjithëse e projektuar dekada me parë, për shkak të Zonës së Vecantë të Manastirit të Decanit, u politizua deri në ndërprerje. Megjithatë, kërkesa e komunitetit të biznesit, e shoqërise civile dhe e pushtetit lokal të kësaj zone ndërkufitare mbetet e njëjtë:  

Komuna e Pejes mund te aplikoje me komunen e Plaves

“Në cdo takim që kemi, të gjitha bizneset kanë një kërkesë të vetme:”Rruga, rruga,rruga!” Ndërsa, ideja e të gjithëve është e njëjtë, që kjo rrugë të shtrohet përmes bjeshkëve të Decanit, në Plavë e deri në Shqipëri, sepse edhe gjatsia është më e shkurtër se me shku pjesëve të tjera. Dua të them se duhet të ketë kontakte kulturore, forume e biznese ku qytetarët e të dyja komunave do të shkëmbenin vazhdimisht, sepse jam i bindur se 80 perqind e qytetarëve të Decanit dhe Plavës nuk kanë vizituar asnjëherë komunat e tyre fqinje”, thotë Petrit Hakaj, nënkryetar i Shoqatës së Malazezve të Kosovës.


Një tunel me hyrje në Kosovë dhe dalje në Mal të Zi?

Edhepse vlera e projekteve të përbashkëta të pushteteve lokale në programin e IPA-s ështe e kufizuar, kryetari i komunës së Plaves, Skënder Sharkinovic mendon se një tunel në gji të Bjëshkëve të Nemura si lidhje direkte e komunave Decan-Plavë, do të kalonte tek IPA.

Osmani, sekretar i perhershem neMAPL

“Sepse, kjo është lidhja më reale Kosovë-Mali i ZI dhe prandaj eshte e nevojshme e njerëzit profesional të shohin nga vendi se ku do mund të nisej një tunel si shumëkund në botë, me hyrje në Mal te Zi dhe dalje në Kosovë. Unë besoj se një projekt i tille i bashkëpunimit ndërkufitar do të kalonte te programi i IPA-s, në mënyrë që të krijoheshin mundësi për zhvillimin e përbashkët të turizmit, zhvillimin e kulturës, ruajtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore, cfarë Evropa e vlerëson lart. Dhe kështu, të lusim Zotin që Mali i Zi së bashku me Kosovën sa më parë të hyjë në Evbropë”; thotë kryetari Sharkinovic.


“Së bashku në Evropë dhe atë, përmes tunelit”, shton Rasim Selmanaj nga Komuna e Decanit, e cila është në prag të binjakëzimit me komunën e Plavës. Sepse, ai sivjet është më se optimist se projekti i kahmotshëm i rrugës Decan-Plavë, sivjet do të fillojë realizimin dhe me këtë, edhe hapin më të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkufitar si dhe të rrugëtimit të përbashkët drejt integrimeve evropiane.


“Ne kemi punu shumë që hapja e kësaj rruge të ndodh. Dhe ne bësojmë në zotimin e qeverisë dhe në premtimin e dhënë nga kryeministri në Kuvendin e Kosovës dhe presim që kjo do të ndodh gjatë këtij viti“, thotë Rasim Selmanaj.

Rruga Pejë-Qakorr-Murinë gëzon mbështetjen e IPA-s

Por, edhepse një projekt i tillë kapital nuk është i implementueshëm me programin e IPA-s i cili për njerin shtet nuk kalon shumën 120 mijë euro, z.Osmani flet për një pikëkalim tjetër ndërshtetror, Kosovë-Mal i ZI.

Rruga Decan-Plave, sivjet?

“Shuma në dispozicion është 1 milionë e 200 mijë euro nga të dy anët e kufirit, që nuk është i mjaftueshëm për të realizuar projekte të përmasave të tilla. Megjithatë, ne kemi në konsiderate pikën tjetër kufitare me Malin e Zi e cila kalon përmes Grykës së Rugovës e cila për momentin nuk është e hapur për qarkullimin e mallërave dhe të njerëzve, por që ka infrastrukturë realitisht të mirë dhe e cila mund të implementohet brënda mundësive buxhetore që i kemi në dispozicion. Ne kemi biseduar me autoritetet e Malit të Zi dhe ky mund të jetë njëri nga projektet e mundshme të bashkëpunimit ndërkufitar”.


Sipas Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në shkurt 2012 do të bëhet thirrja e parë për projekt propozime të bashkëpunimit ndërkufitar në programin Kosovë-Shqipëri. Në programin Kosovë–IRJM këtë vit fillon projekti i parë: ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare në Stanqiq – Belanovc. Përderisa, sipas Ministrisë së Pushtetit lokal, deri në fund të vitit kjo pritet të ndodh edhe me Malin e Zi, kur pushtetet lokale dhe shoqëria civile e të dyja anëve të kufirit mund të afrohen me prioritetet e përbashkëta, të cilat duhet të llogariten si të realizueshme me një shumë prej 30 mijë deri në 60 mijë euro për OJQ-te si dhe nga 80 mijë deri në 120 mijë euro për pushtete lokale.Propozimet pranohen nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë, ndërsa vendimet merren në Bruksel.

Ardhja e Tadicit ne Decan kundershtohet me protesta


7 janar 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Ne Decan, Levizja Vetvendosje dhe qytetare te shumte kane kundershtuar viziten e presidentit serb Boris Tadic, me barrikada dhe gure. Paraprakisht, ata kane bllokuar autobusin me serb i cili vetem pas heqjes se targave te Serbise eshte lejuar te kaloje. Igumani i Manastiri Sava Janjic beri thirrje per shfrytezimin e potencialeve ne gjetjen e alternativave te perbashketa per nje jete me te mire per te gjithe. Presidenti Tadic percolli mesazhe paqje, pa harruar te perseris se Serbia nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves Perderisa, Vetvendosje ka thene se presidenti Tadic po shfrytezon kishat e lashta katolike per te percjell mesazhe politike kunder  shtetit te Kosoves.


Autobusit me targa te Serbise iu pengua kalimi neper Decan

Mesditen e se premtes, kur ishte paralajmeruar edhe arritja e presidentit te Serbise Boris Tadic ne Manastrin e Decanit, aktiviste te Levizjes Vetvendoaje dhe qytetare te shumte kane bllokuar rrugen kryesore “Sali Qeku” ne Decan, per te kundershtuar viziten e presidentit serb si dhe kalimin neper qender te autobusit me targa te Serbise. Sokol Cacaj, nga Levozja Vetvendosje tha se:

“Pasi i Kuvendi i Kosoves ka marr vendimin per masa reciprociteti, ky eshte reciprocitetit dhe Tadici nuk mund te kaloje neper rruget e Kosoves pa respektuar vullnetin e qytetareve e aq me pak te vie ne Decan sa here te doje dhe te beje politike neper kishat tona”, tha per radion tone Sokol Cacaj, nga Levizja Vetvendosje.

Protestuesit ne Decan:”Duam reciprocitet”

Hsan Bushati,protestues
Hasbije Pruthi dhe Hasan Bushati kane ardhe nga Gjakova  per te shprehur kundershtimin ndaj vizites se presidentit serb, i cili cipas tyre po percjell politiken e parardhesit te tij.

“Ne kundershtojme viziten e Tadiqit, sepse ai po shkon hapave te Sllobodan Milloshevicit. Ne vend se te kerkoje falje per gjenocidin e kryer nga forcat serbe ne Kosove, ai vazhdon me politiken destruktive ndaj shtetit te Kosves. Kosova eshte e pavarur, e pranoi ai kete apo jo dhe ne kete pavaresi do ta ruajme edhe me jetet tona.Ndersa, Tadiqi me kete qasje ndaj shtetit dhe popullit qe e ka, nuk do t´kete kurre vend ne Kosove,m adje as per vizita fetare”, thote Hasan Bushati.

Hasbije Pruthi, protestuese
“Jemi mbledh, sepse duam reciprocitet. Nese ata bejne cfare munden per t´na rrenuar ne, edhe ne iu pergjigjemi ne te njejten forme. A s´ka kisha boll n´Serbi vec vjen ne Manastirin te Decanit ne Patriarkane te Pejes? A nuk i bane masakrat ma t´medha ne emer te atij kryqi, t´kishave e manastireve? Ende kemi mijera te pagjetur nga maskrat qe i bene forcat serbe, e ai shfrytezon cdo feste fetare qe t´jap deklarata politike, kunder shtetesise se Kosoves e qeveria e tij investon krimin ne veri. Le ta pranojne me se, kjo eshte Kosove dhe nuk kthehet kurre ma nen Serbi. Jemi nda prej tyre me lufte e gjak,se nuk kemi deshte me ndejt nen thunder te askujt. Jemi kunder politikes se tyre, jo popullit te thjeshte.Jemi per shtetsine e Kosoves dhe ketu jemi mbledh ta ruajme ate”, thote Hasbije Pruthi.

“Lasta”i Beogradit nuk u lejua te kaloje neper Decan me targat e Serbise

Agron Cacaj, protestues
Numri i protestuesve te mbledhur ne qender te Decanit, sa vinte e rritej dhe autobusi serb i nga Manastiri i Decanit i cili kishte destinim Patriarkanen e Pejes, u bllokua nga protestuesit. Ai nuk u lejua te kalonte as neper rrugen alternative, i prire nga Policia e Kosoves.

“S´ka kalim neper Decan me targa te Serbise”. “Duam reciprocitet”. ”Ketu eshte Kosove”. “Ketu eshte Decan”; “Vetvendosje”; “UCK”, ishin brohorimat e protestuesve.Perderisa Agron Cacaj nga Decani solli kerkesen e qarte te protestuesve.

“Tabelat me i qit n´toke. Kur t´shkojne n´Serbi t´i qesin tabelat e Beogradit”.

Autobusi, pas heqjes se targave u lejua te kaloje

Protestuesit nuk arriten t´i largojne nga rruga as forcat e medha policore. Ata me moton “Serbia nuk kalon” nuk u larguan nga rruga deri ne oren 12, 45 mintua, ndersa autobusi “Lasta” i Beogradit vetem pasi hoqi targat me regjistrim te Serbise u lejua te kaloje.


“I hoqen tabelat dhe le te shkojne ne Patrairkanen e Pejes a n´Manastirin e Decanit. Nuk lejojmw tw kalojne me ato tabela, se kjo eshte toke e Kosoves…ky eshte Decan”, konfirmoi z.Cacaj.

Reagim i Manasitrit te Decanit ndaj protestes

Protesta u zhvillua ne masa te rrepta sigurie si dhe kaloi pa asnje incident. Por, protestuesit nuk u larguan nga rruga. Megjithese arritja e presidentit Tadic ne Manastirin e Decanit ishte paralajmeruar per oren 14-te, ardhja u shty per shkak te bllokimit te rrugeve nga aktiviste te Levizjes Vetvendosje por edhe qytetar te shumte, te cilet ishin shperndare ne disa pika te rrugeve qe conin ne Manastirin e Decanit.

Janjiq,Igumani i Manastirit te Decanit

Sipas igumanit te Manastirit te Decanit, Sava Janjic, pas protestes dhe barrikadave ne Decan nuk qendronin qytetaret e Decanit.


”Ne jemi  te vetdishem se pas kesaj nuk qendrojne decanasit, sepse sot ne mengjes ne Manasitir ishine dhe perfaqeues te Policise se Ksooves edhe zyrtare komunal per t´na uruar Krishtlindjet, me te cilet kishim nje komunikim te ngrohte. Por, eshte fjala per nje grup njerezish te cilet fatkeqsisht po e pasqyrojne Kosoven ne nje drite te shemtuar. Dihet se me viziten e presdientit Tadic eshe pajtuar edhe qeveria e Kosoves dhe poashtu, ka pas nje marreveshje qe nuk do te kete asnje deklarate poltike, meqe Krishtlindjet nuk jane kohe per politike. Mendoj se qeshtja e targave eshte nje problem qe duhet zgjidhur ne dialog, ndersa mendimi im personal eshte qe te gjithe njerezit duhet te levizin lirshem dhe as ne kete ane as ne anen tjeter nuk duhet te behen pengesa te tilla, sepse ky eshte problem i politikaneve. Ndersa, rinia le te shfrytezoje potecnialet e tyre ne gjetjen e alternativave per ndertimin e nje te ardhmeje me te mire. Sigruisht, ka gjera nga te dyja anet qe duhet permiresuar, por kjo duhet te behet ne menyre te qete dhe te deshmojme se ketu eshte nje vend i qyteteruar dhe respektohet te drejtat elementare”.

Eskorta e presidentit Tadic neper barrikada dhe gure

Tadiq ne Decan pas renjes se muzgut

Protestuesit nuk u shperndane deri ne oret e mbremjes, cfare shtyu arriten e presidnetit Tadic per kater ore. Sipas sokol  Cacajt nga levizja  Vetvendosje,  duke pasur parasysh zhvillimet e fundit ne veriun e Kosoves si dhe qasjen  e perhershme destruktive te Serbise ndaj Kosoves, “Vetvendosje” do te vazhdoje te pengoje qarkullimin e lire te presidentit Tadic, i cili asnjehere nuk eshte permbajtur nga deklaratat se Kosova eshte Serbi. Ne oren 18:20 minuta, eskorta e presidentit Tadic e pecjellur nga forca te KFOR-it dhe EULEX-it arriti ne rrugen Sali Qeku me cila con ne Manastirin e Decanit. Protesutesit hodhen gure para se te pengoheshin nga forcat policore. Turmat u shperndane me force nga Policia Speciale e Kosoves, nga nderhyrja e te cileve dhjetera pretestues te lenduar kerkuan ndihme mjeksore ne Qender e Mjekesise Familjare.


Ne Manastirin e Decanit, Presidenti Tadiq u prit nga peshkopi i Rashkes dhe i Prizrenit Teodosije si dhe nga igumani Sava Janjiq. 

“Mesazh paqeje te gjitheve, jo veteme serbve por edhe shqiptareve dhe te gjithe popujve qe jetojne ne kosove. Mesazha bpaqeje edhe besimeve te tejra, me deshiren qe t´i nderlidhim te gjitha, duke mos hequr dore nga identiteti yne,vlerave, kishes dhe besimit”, ishte mesazhi i presidentit Tadic me te hyre ne Manastirin e Decan, ku kaloi naten  per te marr pjese ne liturgjine e mengjesit te Krishtlindjeve Ortodokse.

Tadic:”Paqe per te gjithe-Njohje e pavaresise:”Kurre!”


Tadic:”Paqe per serbet e shqiptaret.Njohje e pavaresise se Kosove-Kurre!”


Mesazh paqeje nga Presidenti Tadic erdhi edhe pas liturgjise se mengjesit te Krishtlindjeve; te pakten nga Manastiri i Decanit.

Ne kete feste Krishtlindjeje, e vetmja qe dua eshte qe te gjithe ne territorin e Kosoves dhe te Metohise-ne kete territor te perbashket nen qiellin e Evropes te veme paqe, mirekuptim dhe si serbet, si shqiptaret edhe basheksia nderkombtare  te kuptojme se perse jemi te thirrur dhe cili eshte roli yne?Dhe ky rol eshte te mbeshtesim njeri tjetrin dhe t´iu sigurojme nje te ardhme te sigurt pasardhesve tane, pavaresisht besimit dhe perkatesise etnike. Ky eshte roli, obligimi dhe arsyeja e ekzistences sone. Ndersa, ne diten e Krishtlindjeve, vetem mesazhi i paqes ka kuptim. Paqe! Paqe serbve dhe shqiptareve, madje edhe atyre te cilet naten e mbremshme ishin mjaft agresive”.

Eskorta e Tadicit u largua nga Decani me nje shpejtesi
marramendese dhe nen masa te rrepta sigurie

 Por, ne pyetjen e gazetareve sa i perket njohjes se pavaresise se Kosoves, perkunder marreveshjes me Qeverine e Kosoves te mos kete deklarata politike, po nga Manastiri i Decanit presidenti Tadic perseriti qendrimin e prere:


“Ju e dini cila eshte pergjigja ime.Kurre!”

Presidenit Tadic, i cili me pajtimin e qeverise se Kosoves  qendroi per Krishtlindje ne Manastirin e Decanit, prej atje u largua ne oren 13:30, nen masa te rrepta sigurie. Perderisa, me moton “Serbia nuk kalon” dhe me kerkesen per bollikimin e mallerave serbe si dhe zbatimin e masave te reciprocitetit me Serbine,  Levizja Vetvendosje ka paralajmeruar proteste me 14 janar ne Merdare dhe ne Dheun e Bardhe-dy pikat kufitare me Serbine.

Solidariteti-Virtyt i popullit te Kosoves

Ketu jetuan deri dje…
…Ketu jetojne tash e tutje

3 janar 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, numri i madh i të pastrehëve dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse, ka nxitur mobilizimin e popullatës , falw solidaritetit të së cilës vetëm brenda 2011-tes janë ndërtuar shtëpi te shumta  anekënd Kosovës. 


Dhjetëra shtëpi në gjirin e pishave të Decanit, dikur sinonim i qetësisë dhe pushimit për punetorët, tashmë janë shndërruar në strehë për familjet pa kulm mbi kokë. Por,  strehë të dobëta druri këto, për vjeshtën me shi e dimrat e egër.



“Atje kem jetu një jetë shumë të vështirë, krejt n´mal, me një ndihmë sociale. Banonim në baraka druri dhe cka binte jashtë na futej brënda. “Deri  50 e 100 metra e kishim ujin larg. E bajshim me kova, me shishe e me cka mujshim. Një jetë katastrofë”, rrëfen Violeta Pajazitaj nga Strellci i Poshtëm, ecila me të shoqin për pesë vjet përcollën ndërrimin e motmoteve në këto baraka të drunjta. 


Violeta:”Jeta ne shtepi te re-bote krejt tjeter”

Ata këtu u bënë edhe prindër të dy vajzave, njërës 5  vjec e tjetrës 3 vjece, të cilat për shkak të kushteve të rënda u kërcënuan edhe me humbje të shëndetit.




Me kulm mbi kokë falë solidaritetit të shoqërisë



Por, jeta e kësaj familjeje do të ndryshojë së shpejti se populli i Kosovës solidaritetin e  ka traditë. Mjafton vetëm të kenë dhe të dine kah ta orjentojnë ndihmën e tyre, mendon Ali  Kamaj, bashkëfshatar.



“Tybe,  prejse e kam pa nja 10 inekcione i kam marr, se s´jam mire prej zemre. I thashe: “ Ku paske rrnu more bacë kshtu?Dimen e ftohtë, qysh paski mbet gjallë?!”Edhe, e  kem ba dert me shokë e me miq edhe e kemi ba nijet te Allahu me hy n´të. Ma s´pari jemi shku n´komunë e i thamë kryetarit:”E kemi nis një aksion me Emër të Zotit. A keni mundsi me na zjgat dorën pak?” Tha:”Kulmin e shpisë prej këtij momenti e keni”.Edhe,na e ka dhane“, rrëfen z.Kamaj, i cili tashmë ishte në krye të Komisionit të Fshatit për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.



Dhe kështu, angazhimi disamujor dhe mobilizimi i këtyre njerëzve vullnetmirë, shoqërise civile, bizneseve dhe i popullatës së këtushme, pas pesë javësh rezultoi me ndërtimin dhe mobilimin e shtëpisë së re.

“Kemi marr aksion në 7-të e 70-të. Tetanë bre kanë dhanë!Kush cka ka mujt, krejt 
popullata na ka ndihmu e Zoti mi te tanë! Ja kemi mobliu brënda, me banjo, me ujë, me kuzhinë. Bunarin ja kemi qel se nuk pat mundësi me e pru ujësjellësint. Me rrymë, me kanalizim, me krejt “, thote z.Kamaj.



Z.Kamaj(djathtas), vetem njeri nga njerezit vullnetmire

Viti i Ri në shtëpi të re




Dhe kshtu, viti 2012-të për këtë familje solli dhuratën më të mirë:kulmin mbi kokë dhe rikhtimin në fshatin e tyre dhe shkollimin e fëmijëve në shkollën e fshatit.

“Më duket se kam ardhë në një botë tjetër, me ujë, me rrymë, n´shpi temen me tetana të mirat. Tetë kilometra vajtje-ardhje prej shpie n´shkollë ka pas. Nëpër shi e baltë, nëpër borë ë ngrice, ashtu asht dashtë, se ne kemi jetu n´mal. Kurse ktu jam n´shpi teme, shkollën e kemi afër, rruga e asfaltume, shkon n´shkollë me kusherinj të vet, me moshatarë të vet, n´katund t´vet. Se katundi i mirë e fortë t´jep krahë e të përparon. Zoti ju ndihmoftë e i bekoftë të gjithë. Qysh jam unë e varfër ka shumë nëpër Kosovë. E iu bëj thirrje kush t´ketë mundësi, t´iu ndihmojë, se edhe vec një fjalë e mirë të ndihmon e t´jep ymyd”.

Mikail Sutaj(majtas)me familje ndertoi shtepi per 70 vjecaren

Solidariteti ndaj nevojtarëve vie në të njëjtën masë edhe nga diaspora, të cilët sikurse edhe popullata në Kosovë, kanë ndërtuar dhjetëra shtëpi anekënd Kosovës. Në njërën nga to po jeton vitet e fundit të jetës edhe 70 vjecarja Ajne Tahirukaj, nga Lluka e eperme, e cila tash pesë muaj është bartur nga kulla e lashtë në një shtëpi moderne. Dhe kjo ,falë fqinjve të parë të familjes Sutaj me banim në Zvicër.


“Vallahi ftohtë se s´ka pas vec nje tavan me do trerë t´kqij e qereminet e kurgjo tjeter. Vec elhamdulilah, iu piku rahmeti babës e djemve e ma mbaruan këtë shpi. Ishalla Zoti ua kthen me t´mira, se boll kqyra në shtet e andej e kendej, e kurrgja!”

Solidariteti, virtyt i popullit të Kosovës

Dhe, tradita e solidariteti vazhdon edhe në këto kushte të rënda ekonomike, thotë kryetari i komunës Rasim Selmanaj.

Kryetari Selmanaj ben thirrje per solidarizim me nevojtaret

“Megjithatë, unë  mendoj se njerëzit e vullnetit të mirë kane mundësi të bëjnë edhe më shumë, që t´iu ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ndërsa komuna me një vullnet më të madh mund të gjej forma dhe mënyra qe t´i mbështes këto iniciativa. Se, edhepse ne nuk kemi fonde për ndërtimin e shtëpive, megjithatë komuna në disa raste ka ndërhy dhe ka ndihmu”.


Edhepse nuk ka ndonjë shifër të saktë të shtëpive të ndërtuara brënda vitit në forma të tilla humanitare, është ë sigurt se gjëndja e rëndë ekonomike dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse për t´iu dalë në ndihmë të pastrehëve, ka nxitur këtë mobilizim të popullatës  falë solidaritetit të së cilës vetëm në këtë vit janë ndërtuar shtëpi të shumta anekënd Kosovës. Një rol të vecantë në këtë drejtim e kanë edhe mediat, të cilat ofrojnë hapesirë të mjaftueshme për trajtimine rasteve, të cilëve ndihma e shoqërisë ju është e domosdoshme.