28 dhjetor 2011, Dojce Vele, Që nga vitit 2003 në Kosovë janë privatizuar 300 ndërmarrje shoqërore, janë krijuar 670 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbledhur 584 milionë euro. Por, vetëm dhjetëra prej tyre kanë arritur të shtrihen me produket e tyre ne tregun e jashtëm. Ndër to është edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle”, në Rahovec, me kapacitet prodhimi prej 12 milione litra në vit, 90  per qind prej të cilave i plason në tregun e jashtëm.
Vreshtari ne Rahovec
Kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës është karakterisitike e Rahovecit dhe Anadrinisë, përderisa toka pjellore dhe dielli rreth 270 ditë në vit ndikoi që hardhia të përbëjë njërin ndër burimet kryesore të ekzistencës për banorët e këtushëm. Në kushte të tilla e panë perspektivën e verarise edhe dy investitorët shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj dhe Hari Bajraktari. Kjo bëri që hapësira privatizuar prej 2, 240 ha, pjesa dërmuese e të cilave është e mbjellur me vreshta, pas pesë vjetësh të njihet si  veraria më e madhe në Kosovë dhe njëra ndër më të mëdhatë në rajon. Hysen Gecaj është akisonar në fabrikën për prodhimin e verës Stone Castle:

“Fabrika Stone Castle është privatizuar ne vitin 2006, me cmimin e blerjes 5.5 milionë euro dhe me 5 milionë investime shtesë. Investimet janë përmbyll sipas afatit, për cfarë edhe kemi nënshkruar marrëveshjen e obligimeve të kryera me AKM-në. Por, edhepse nuk kemi qënë të, ne kemi qënë blerës të 90 per qind të vreshtave të bujqve të Rahovecit, të Suharekës, të Prizrenit dhe të një pjese të Gjakovës. Kostoja vjecare ka qënë mbi një milionë për cdo vit që don të thotë, për tri vjet  3. 6 milionë euro”, thotë z.Gecaj, sipas te cilit për dy vitet e para Stone Castle qëndroi jashtë tregut.
 
Vera  e Kosovës edhe në tryezat gjermane
 
Vere e Kosoves jo vetem ne tryezat e Kosoves
Përderisa në vitin 2007 fillon një epoke e re. Se, përvec prezencës në tregun e  brendshëm, marrëveshja me Gjermaninë do t´jetë fillimi i shtrirjes në tregun e jashtëm.

“Prej 2007-tës ka qënë një treg shumë i mirë në Kosovë dhe jashtë saj, sidomos në fillim të vitit 2008, ku kemi plasuar një sasi mjaft të madhe për Shqipëri. Është bërë një marrëveshje shumëvjecare me Gjermaninë të cilën e vazhdojmë. Me 2006 sasia ka qënë 600 mijë litra. Por, kërkesat rriten cdo vit, ndërsa këtë vit presim që kjo sasi të rritet në 1 milionë e 200 mijë litra vetëm për tregun gjerman”, thotë z.Geci.

Sukseset dhe dështimet e procesit të privatizimit
Sipas zëdhënësit Ylli kaloshi,   Agjencia Kosovare e Privatizimit që nga vitit 2003 ka privatizuar qindra ndërmarrje. 

“Janë privatizuar mbi 300 ndërmarrje shoqërore, ndërsa janë krijuar 670 ndërmarrje të reja. Deri më tani janë mbledhur mbi 584 milionë euro. Këto fonde janë të afatizuara në Bankën Qëndrore të Kosovës dhe deri më tani nga kmata, fondet kanë përfituar një shumë deri në shtatë milionë euro”, thotë z.Kaloshi.
Mirëpo,  jo secili blerës arriti të realizojë qëllimin dhe t´iu pergjigjet marrëveshjeve për privatizim, thotë z,Kaloshi i cili si dështim të procesit të privatizimit përmend Hotelin Grand në Prishtinë;  Fabrikën për Përpunimin e Duhanit në Gjilan; dy minierat e Strezovcit dhe të Goleshit, etj. Përderisa fabrika për Prodhimin e Llamarinës së Zinkuar “Llamkos” në Vushtri, është tërhequr nga blerësi i parë dhe është privatizuar nga investitor anglez.

Ylli Kaloshi, zedhenes i AKP-se
“Agjencia është në monitorim të vazhdueshëm dhe blerësit e ndërmarrjeve të cilët nuk kanë shënuar ndonjë progres nuk përjashtohet mundësia t´iu tërhiqen aksionet dhe të rrezikojnë që të tenderohen serish. Kështu ka ndodh edhe me “Llamkos” dhe tashmë blerësi i ri ka filluar prodhimin në fabrikë, punëtorët kanë zënë vendet e tyre të punës dhe në këtë mënyrë shpresohet se do të ndihmohet ekonomia e Vushtrisë dhe ajo e Kosovës.”, thotë z.Kaloshi.
 
Veraria “Stone Castle”-Storje e suksesshme e privatizimit në Kosovë
 
Përderisa, ndër storjet më të sukseshme të privatizmit në Kosovë, Agjencia e Privatizimit radhit  Ferronikelin, Fabrikën e Ujit në Kllokot;  Hotelin “Theranda”, në Prizren; Ndërmarrjen Hoteliere “Trofta”, ne Istog; Mullirin “M & Sillos”, në Xërxë; Hotelin “Nora” në Klinë; Birrarinë e Pejës, në Pejë.
 
“E poashtu, edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle” në Rahovec, që është veraria më e madhe në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në rajon,  me kapacitet përpunimi rreth 70,000 tonë të rrushit dhe me kapacitet prodhimi 12 milionë litra verë në vit”, thotë z.Kaloshi.
 
Kosovës i duhen politika të mirëfillta tregtare
 
StoneCastle, konkurente e denje ne tregun boteror
Por,që këto bizenese të jenë të suksesshme, Kosovës i nevojiten politika tregtare të mirëfillta dhe afatagjata, të cilat nuk i ka. Dhe prandaj integrimi ekonomik i Kosovës në ekonominë botërore ka një rrugë të gjatë përpara vetes, mendon Flamur Keqa, drejtor i depatemantiet te tregtisë në Ministrinë e tregtisë dhe të Industrisë.
 
“Sepse mirëfilli dihet se s ne jemi pjesë e një integrimi rajoanl i quajtur Cefta, ku marrim pjesë qe disa vite dhe të cilin e kemi kryesuar gjatë vitit 2011. Ne kemi kapacitete deri në një nivel, mirëpo kur kemi parasysh kompleksitetin e integrimit ekonomik në Bashkimin Evropian ,atëherë me siguri që kemi nevojë për ndihmë më të thellë dhe më të gjërë në këtë drejtim“.
 
Bizneset gjenden në pritje të një të ardhmeje më të mirë
 
Pikerisht për këtë, Bashkimi Evropian në bashkepunim me Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë ka lansuar proejktin  1.5 milionësh “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave Tregtare të Kosovës”, me anë të të cilit synon krijimin e bazës për një mjedis të qëndrueshëm dhe të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Aktivitetet e tij përqëndrohen në katër fusha me rëndësi strategjike për integrimin e Kosovës në sistemin tregtar botëror: në krijimin e politikave tregtare; në analizën tregtare; në reformën e tarifave dhe strukturave të TVSH-së si dhe ne cilësinë e statistikave tregtare.
Vera e Kosoves prezente deri ne SHBA e Nigeri
Deri në një të ardhme të afert, kompanitë e Kosovës përpiqen të cajnë me forcat e veta. Kshtu veproi edhe fabrika për përpunimin e verës “Stone Castle” në Rahovec, e cila aktualisht ka një kapacitet përpunimi rreth 70,000 tonë të rrushit dhe një kapacitet prodhimi 12 milionë litra verë në vit. Pjesa më e madhe prej tyre eksporothen në Kroaci, Slloveni, Gjermani, Angli, Austri Belgjikë, Zvicër SHBA dhe Nigeri.

Leave A Comment

Your email address will not be published.