Atmosfere Krishtlindjeje
25 dhjetor 2011, Dojce Vele, Krishtlindjet në Kosovë po kremtohen nga të gjitha komunitetet në frymën e tolerancës tradicionale ndërfetare. Ratishi i Poshtem, ne juglindje te Decanit eshte shembull  i kesaj vlere shumeshekullore te ruajtur neper mote. 

Ratishi i Poshtëm,  fshat rreth 8 kilometra në juglindje të Decanit është i banuar nga  komuniteti katolik e musliman. Ata jetojnë në një tolerancë të pashembullt ndërfetare dhe festa e njërit komunitet është edhe festë e tjetrit. Familjet Musa dhe Bajramaj nga ky fshat janë shembull i bashkëjetesës në frymën e  tolerancës tradicionale ndërfetare.
 
“S´kem kah me majt as n´tokë as n´qiell  vec bashkë, se një Zot asht si për katolikë, si për muslimanë e për tetanë mbarë.Ai i ka krahu kto  fe e vllazën jemi!” thotë Monika Musaj 78 vjecare, katolike e këtij fshati e cila kujton me nostalgji atmosferën e Krishtlindjeve të dikurshme.
Monika(majtas) katolike dhe Mejremja muslimane

“Dikur, jemi konë vec 7-8 shpi katolikë, vec tri ditë nuk pushojke kjo rruge vec katolikë e muslimanë vishin e shkojshin pa pushue.Tash ma pak se janë mërgu njerëzit…”.

Tradita e tolerancës ndërfetare ruhet ndër shekuj
 
Dhe tradita vazhdon. Ndërsa, familja Musa dhe Bajramaj janë vetëm dy ndër të 40 familjet katolike të Ratishit të cilat bashkejetojnë në harmoni me të 40 familjet tjera muslimane në këtë fshat.
 
 “I festojme  festat bashkë, si Bajramin si Krishtlindjet si Pashkët. Kta vinë te ne-ne shkojmë te ta. Rrimë e e festojmë së bashku tetanë”, thotë Zyhra Bajramaj, muslimane.
“Qe 42 vjet si jam martu n´Ratish qeshtu o konë. Me kanagjeqe, me dasma, me festa fetare, tetanë jemi bashkë. Kta vinë për Pashkë e për Krishtlidnje, na shkojmë për Bajram”, shton Pashke Musaj, katolike.
 
Dhe populli është i vetdishëm se bashkëjetesa me besime të ndryshme është rruga e vërtet, e cila megjithëse e e ndarë në shume drejtime, ka nje cak të vetëm: Zotin e Plotfuqishem. Ndërsa, besimi në mesazhin e Krishtlindjeve për ringjalljen e Krishtit ndjehet njësoj dhe ruhet me fanatizëm edhe në gojëdhëna popullore. 
 
Krishtlindjet jane gezim i vecante per femijet
“Me pas sa me pas mundësi,  atë ditë prehen vec pula e zihet qervish, se thonë kur e kanë varros Krishtin, dikush paska pyet: “Athua a po ngjallet i biri i Zojës?!”Një jobesimtar ia ka prit: “Kur  t´cohet qeky knus prej qervishit!”Thonë, osht cu knusi prej gjelle i ka rreh flatrat e ka thanë: “Krishti o konë edhe ka me konë!”Edhe kshtu, pas tri dite asht ngjallë edhe Krishti”, rrëfen Monika 78 vjecare.
 
Vëllazëria ndërmjet feve e bekuar nga Zoti 
Tradicionalisht, si religjion I njohur ndër shekuj në Kosovë është krishterimi katolik. Me rënjen e Kosovës nën pushtues të ndryshëm, në territorin e saj u shtri besimi musliman dhe ai ortodoks. Dhe, edhepse lufta e fundit ndikoi në largimin e dy komuniteteve të para fetare katolikë e muslimanë shqiptar me ata te besimit ortodoks serb,  toleranca fetare ndërmjet tri besimeve tradicionale  ka nje tradite shekullore dhe ka luajtur nje rol kyq në paqen ndërmjet popujve brënda Kosovës.
 
Dr.Don Lush Gjergji
 “Sepse, jemi dyfish vëllezër edhe si shqiptar edhe si fetar monoteiste, të krishterë apo muslimanë-thotë Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës-Prandaj, jemi të ndare fetarsiht por fatbardhsisht nuk jemi të përqarë por vazhdimisht të vëllazëruar. Dhe këtë duhet jo vetëm trashëguar por kultivuar gjithnjë e më tepër, që t´ia dëshmojmë vetvetes dhe botes se dime ta cmojmë, ta nderojmë dhe ta duam njëri-tjëtrin, duke krijuar bashkimin në dallime. Gjithsesi, nuk ka dallime qensore, sa i përket gjuhes traditës kulturës historisë së të kaluares sonë, kemi qënë dhe jemi bashkë në sfidat e ndryshme  qe i këmi pas edhe historikisht edhe aktualisht dhe vëllazëria jonë gjithëshqiptare është edhe e bekuar dhe e begatuar prej Zotit edhe e mirëpritur  prej bashkesise nderkomtbare”, thotë Don Lush Gjergji, sipas të cilit toleranca ndërfetare e Kosove tashmë e njohur është një trashëgimi shumëshekullore sepse ndjenja vëllazërore i tejaklon jo vetëm ndarjet fetare por edhe kufijtë.
 
Toleranca fetare në Kosovë-pasuri shumëshekullore
 
Pikërisht për këtë, edhepse aktualisht  96 per qind e popullatës së Kosovës është muslimane, kjo nuk ka ndikuar që islami të dominojë mbi dy besimet e tjera tradicionale. Dhe, kjo është vlera më e lartë e cila karakterizon popullatën e Kosovës, sidomos popullatën shqiptare, mendon kryeimami i Bashkësise Islame të Kosovës, Sabri efendi Bajgora.
 
Embelsira nga tryeza e Krishtlindjeve
“Pasuria më e madhe e kombit shqiptar është toleranca fetare e cila e ka karakterizuar përgjatë shekujve. Në asnjë moment nuk është bërë ndonjë e padrejtë ndaj qytetarëve, ndërsa festat pothuajse i kanë të pëerbashkëta. Prandaj, unë shfrytëzoj nga rasti që në emër të Bashkësisë Islame, të gjithë besimtarëve katolikë t´ua uroj Kërshëndellat me shpresë që ndihma e Zotit të jetë mbi popullin e Kosovës, pavarësisht bindjeve dhe besimeve që i kanë”.
“Lavdi Hyjit në qiell e paqe njerë të mirë në tokë”.
Motoja e Krishtlindjeve të sivjeme nga ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji është zgjedhur kënga e engjëjve, të cilet i lajmërojnë barinjtë për ngjarjen e shpellës së Betlehemit dhe lindjen e Jezusit, thotë Don Lush Gjergji, sipas të cilit  mesazhi është:

 “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe njërzve vullnetmirë mbi tokë”. E që i ka tri dimensione: Duhet gjithnjë ta lavdojmë dhe falenderojmë Zotin për atë cka kemi dhe për atë cka jemi. Këtë ndjenjë falenderimi duhet ta kemi edhe njëri për tjetrin, sepse kjo është kulturë e jetes dhe qëndrim edhe fetar edhe kombtar. Për paqe kemi nevojë të gjithë sepse paqja është një ndër të mirat ma t´rëndësishme për jetën e njeriut. Nuk ka jetë, nuk ka qetësi pa pasur një paqe të mirëfilltë. Gjithmonë ta shikojmë në sy njëri-tjetrin dhe në fytyrën e tjetrit si në pasqyrë të shohim fytyrën e vëllait dhe të motrës, cfarë na mëson edhe vet Jezusi:ta njohim atë. Dhe dimensioni i tretë është: paqja dhe dashuria nuk përjashtojnë askend si edhe vet Zotin, sepse Ai është Krijuesi dhe ne duhët të mësohemi që ta duam, ta nderojmë njëri-tjetritn dhe në ktë mënyrë të japim kontributin tonë për krijimin e paqes dhe të dashurise së mirëfilltë”.
 
Keshtu do te duket Katedralja ne formen perfundimtare
Në këtë frymë respekti dhe dashurie dhe me fonde të katolikëve dhe muslimanëve në qendër të Prishtinës vazhdon ndërtimi i katedrales kushtuar humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut, e cila si qendër e Ipeshkvisë së Kosovës do të jetë e hapur jo vetëm për të 120 mijë kaltolikët e Kosovës, gjysma prej të cilëve jetojnë në diasporë, por edhe për njerëzit vullnetmire të të gjitha besimeve që duan dhe falenderojnë Zotin. Sepse, edhe vet kënga e engjëjve tingëllon:
 
“Lavdi Zotit në më të lartin qiell dhe paqe për njerëzit vullnetmirë në tokë”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.