Mijëra refugjatë brënda dhe jashtë Kosovës

Shqiptaret e veriut jetojne neper Qendra Kolektive 

19 dhjetor 2011, Dojce Vele, Komesariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve te Bashkuara raporton për mijëra të zhvendosur nga Kosova, brënda dhe jashtë saj. Vetëm brenda vitit 2011, në Kosovë janë rikthyer  1,025 persona. Sfidë mbetet kthimi i shqiptarëve të veriut si dhe i komunitetit malazez, të cilët jetojnë nëpër qendra kolektive brënda dhe jashtë Kosovës. 

Shahin Haliti, 56 vjec, nga lagja Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, edhepse pronar i tre hektarëve tokë, që nga përfundimi i luftës me familjen pesë anëtarëshe banon në dy dhoma të Qendrës Kolektive, në lagjen Bair. Kjo, ngaqë vullneti  për kthim iu pre që në hapat e parë.

“Shpinë ma kanë djeg e ma kanë rrafshu. Dy herë i kena ngreh shatorrat n´pronë tonën,me 2002 kur na kanë sulmu serbët me armë zjarri dhe jemi plagos katër veta. Unë jam i plagosur n´dorë. Kena provu edhe masanej, s´na kanë leju. Po t´më bahet një zgjidhje e përhershme, siguria, unë shkoj n´vend temin dhe asnjë minut s´rri  ktu”, thotë z.Haliti, fatin e të cilit e ndajnë edhe 28 familje të tjera, 90 per qind prej të cilave nga veriu i Mitrovicës.

Banorët e veriut edhe më tej jetojnë me qira dhe në strehimore

 Ndër to është edhe familja e Zarife Avdiu, 52 vjecare, e cila qe 12-të vjet jeton larg aparatamentit të saj.

“Këtu jetoj me burrë e me djalë. Lagështia në mure na mbyti. Banesën e kam në pjesën veriore, por ma kanë uzurpuar serbët. Kemi provu me u kthy,por s´ke ku shkon…S´ka siguri atje! Ktu jetojmë me një social 80 euro të burrit që ka punu përpara”, rrëfen z.Avdiu.

Përderisa fatin e prindërve dashur pa dashur e ndajnë edhe fëmijët, dy prej të cilëve i gjejmë tek lozin para qendrës:

“Jam prej Vidimiriqi. Shpia na u ka kall n´luftë e rrimë ktu. Ktu s´kaloj mirë por…Serbët sillen keq kur t´shkojmë atje”, thotë Festimi, 11 vjecar, ndërsa përgjegja e Leutrimit vjen me belbezim e me shkëputje . “Unë kam qejf me u kthy po…S´na lënë serbët… S´ka si…gu…ri…”.

Persona të zhvendosur në Qendra Kolektive brënda dhe jashtë Kosovës

Z.Haliti tash 12 vjet jeton larg si i zhvendosur 
Sipas Ahmet Jasharit, zëdhënës i komunës së Mitrovicës, janë edhe rreth 10 mijë shqiptarë të zhvendosur nga veriu i Mitrovicës të cilët jetojnë në jug me qira apo në Qendra Kolektive. Dhe qytetarët e shumtë nga Kosova vazhdojnë të jetojnë nëpër strehimore të tilla, brënda dhe jashtë Kosovës,  thotë për Dojce Velle-n  Shpend Halili, zëdhënës i UNHCR-së-Zyra në Prishtinë.

 “Në Kosovë është një numër i konsiderueshëm i Qendrave Kolektive në të cilat jetojnë rrreth 450 familje. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Kosova jetojnë si të zhvendosur në Mal të Zi, të cilët kryessisht i përkasin  grupit etnik rom,ashkalinj dh egjiptas si dhe komuniteti malazez”.

Sipas  kryetarit ë Shoqatës së Malazezve të Kosovës, vetëm në Serbi dhe Mal te Zi janë të shpërngulur rreth 14 mijë malazez.

“Para luftës në Kosovë kanë jetuar 20,028 persona të deklaruar si malazez etnik. Numri aktual i malazezve të shpërngulur në Mal të Zi është 5, 300,  në Serbi janë 8,300, një numër prej tyre kanë shkuar në vende të treta, përderisa të tjerët jetojnë në veri të Kosovës. Mirëpo, ata nuk guxojnë të deklarojnë identietint e tyre kombtar për shkak të situatës së tensionuar në atë pjesë. Mua personalisht më jeton motra në Leposavic, por ajo nuk guxon të deklarohet si malazeze dhe të kërkojë të drejtat e veta për shkak të rrethanave në të cilat jetojnë atje. Pjesa tjetër  janë në Rajonin e Pejes, ku kane presion të madh nga ana e strukturave paralele të udhëhequra nga përfaqësues serb. Ne nuk jemi të pranaur si komunitet as në kushtetutën e Kosovës. Prandaj, këto janë probleme evidente në zgjidhjen e të cilave do duhej të ndihmonin qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit te Zi”, thotë z.Vujiqiq.
UNHCR: 18 mijë të zhvendosur brënda Kosovës dhe 10 mijë jashë saj

 Përderisa erderisa Sabit Hykolli, zëdhënës i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, thotë për Dojce Vele-n se kjo ministri po bën përpjekje të vazhdueshme për kthimin e të zhvendosurve në vatrat e veta.

“Kthimi nga Mali i Zi është një rrethanë krejt tjetër, sepse ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet malazeze në këtë drejtim dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen këtë edhe mund ta bëjnë. Ne si ministri mbi bazën e përgjegjësisë që kemi do t´i ndihmojmë të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur”, thotë z.Hykolli.

Ndërkohë që edhe mijëra të tjerë vazhdojnë të jetojnë si të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit, raportojne nga 
Femijet dashur padashur ndajne fatin e prinderve
Komisariati  i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkaura. Shpend Halili është zëdhënës i Zyrës në Prishtinë vjen me të dhënat më të fundit:

 “Janë  rreth 18,100 persona të cilet konisederohen  të zhvendosur brenda në Kosovë, të cilët iu përkasin të gjitha grupeve etnike ndërsa numri më i madh është i  shqiptarëve dhe i serbve, kurse një numër më të vogël e përbëjnë komunitetet e tjera në Kosovë. Një numër prej 10 mijë personash jetojnë si të zhvendosur në Mal të Zi  të cilët kryeisht iu përkasin komuniteteve RAE dhe atij malazez.Nga Bosnjë Hercegovina, Kroacia dhe Maqedoni, nga numri i madh i refugjatëve prej atje aktulaisht në Ksoovë jetojnë edhe 63  refugjatë nga Kroacia,6 nga Bosnjë Hercegovina si dhe 54 nga ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Brënda këtij viti janë kthyer në Kosovë  1, 025 të zhvendosur

Sipas z.Halili gjatë vitit 2011 janë kthyer në Kosovë 1,025 persona. Përderisa, Unhcr në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim gjatë katër viteve të fundit  për të kthyerit kanë ndërtuar 100 shtëpi dhe kanë renovuar 35 të tjera për të rikthyerit; projekt i cili do të vazhdojë edhe në vitin 2012 më ndërtimin e 30 shtëpive.
“Përfitues janë të gjtiha komunitetet pa dallim.Ndërsa, duhet theksar gatishmëria për të pranuar të zhvendosurit kur ata duan që të kthehën si dhe e drejta e tyre për të vendosur në bazë të infromimit se kur duan që të kthehen”, thotë z.Halili.

Përderisa zona më problematike për rikthimine  tëzhvendosurve mbetet veriu i Mitrovicës, prej nga vie thirrje e vazhdueshme e ketyre banorëve-refugjat n´shtëpi të vet:

“Stabilizim i pjesës verirore dhe kthim-thotë z.Haliti, Që të gjithë te kthehemi n´vendin tonë dhe të jetojmë ne paqe e në qetësi, pa presione e torutra që na kanë filluar pa plas lufta. Familjet tona janë të traumatizuara edhe atëherë se gjithmonë kemi qënë të shtypur prej serbve e na ka shku jeta tuj  u rujt. E tash, n´kohen e lirise, prapë me nejt tuj rujt me rend me pushkë n´dorë? Jeta nuk shkon gjithmonë me trauma e me frikë…”.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *