Date Archives December 2011

Verë Kosove për eksport

28 dhjetor 2011, Dojce Vele, Që nga vitit 2003 në Kosovë janë privatizuar 300 ndërmarrje shoqërore, janë krijuar 670 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbledhur 584 milionë euro. Por, vetëm dhjetëra prej tyre kanë arritur të shtrihen me produket e tyre ne tregun e jashtëm. Ndër to është edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle”, në Rahovec, me kapacitet prodhimi prej 12 milione litra në vit, 90  per qind prej të cilave i plason në tregun e jashtëm. Vreshtari ne Rahovec Kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës është karakterisitike e… Read More

Në Kosovë, katolikë e muslimanë kremtojnë festat bashkë

25 dhjetor 2011, Dojce Vele, Krishtlindjet në Kosovë po kremtohen nga të gjitha komunitetet në frymën e tolerancës tradicionale ndërfetare. Ratishi i Poshtem, ne juglindje te Decanit eshte shembull  i kesaj vlere shumeshekullore te ruajtur neper mote.  Ratishi i Poshtëm,  fshat rreth 8 kilometra në juglindje të Decanit është i banuar nga  komuniteti katolik e musliman. Ata jetojnë në një tolerancë të pashembullt ndërfetare dhe festa e njërit komunitet është edhe festë e tjetrit. Familjet Musa dhe Bajramaj nga ky fshat janë shembull i bashkëjetesës në frymën e  tolerancës tradicionale… Read More

Zhvillime te hovshme ne Junikun e Gjeravices

29 gusht 2011, Dojce Vele,I themeluar si komune ne vitin 2005, Juniku, eshte nje storje e suksesshme e procesit te decentralizmit. I konsoliduar si komune ne vitin 2005, ne kete periudhe gjashtevjecare, investimet brenda tij kalojne milionat. Liqeni i Gjeravices Juniku,  deri dje fshati me i madh ne Kosove, eshte shembull i zhvillimit te nje komune te re. Siperfaqja prej 80 kilometrash katrore  e pasur me nje trasheigmi te rralle natyrore dhe shtrirja e tij rreze Gjeravices me  2,656  m   lartesi mbidetare, i ofron asaj kushte te shkelqyera per zhviillimin… Read More

Decani dhe Plava para binjakezimit

Krojet e Ali Pashe Gucise,Plave Manastiri i Decanit Radio Kosova, 23 dhjetor 2012, Komuna e Decanit se shpejti do te binjakezohet me komunen e Plaves. Kjo eshte bere e ditur gjate nje takimi te zyrtareve komunal te Decanit me nje delegacion nga komuna e Plaves dhe Gucise. Binjakezimi pason me fillimin e aktiviteteve te ndryshme kulturore dhe artistike, zhvillimin nderrajonal te turizmit,ndersa binjakezimi eshte hapi me i rendesishem drejt realizimit te projektit te rrruges Decan-Plave. Plava, nje venbanim në veri te Alpeve Shqiptare ne lindje te Republikes se Malit e… Read More

“Kulla e shekullit 21”

20 dhjetor 2011, Radio Kosova, Lufta e fundit ne Kosove, krahas vrasjeve dhe masakrimeve nuk kurseu as monumentet e  trashegimise, ndersa kullat qe iu mbijetuan shekujve u shnderruan ne germadha. Disa prej tyre u ndertuan nga donatore, ca te tjera nga institucionet e Kosoves, disa nuk u rimekemben kurre, perderisa te tjera ne shenje dashurie dhe respekti ndaj vlerave trashegimore u rindertuan me kontributin e vet pronareve. Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme e cila qe nga 2001 po ndertohet mbi themelet e kulles e se vjeter , eshte… Read More

Mijëra refugjatë brënda dhe jashtë Kosovës

 Mitrovicë-Qendra Kolektive ne lagjen Bair 19 dhjetor 2011, Dojce Vele, Komesariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve te Bashkuara raporton për mijëra të zhvendosur nga Kosova, brënda dhe jashtë saj. Vetëm brenda vitit 2011, në Kosovë janë rikthyer  1,025 persona. Sfidë mbetet kthimi i shqiptarëve të veriut si dhe i komunitetit malazez, të cilët jetojnë nëpër qendra kolektive brënda dhe jashtë Kosovës.  Shahin Haliti, 56 vjec, nga lagja Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, edhepse pronar i tre hektarëve tokë, që nga përfundimi i luftës me familjen pesë anëtarëshe… Read More

Rritje e shkurorëzimeve në Kosovë

 Qift i cili u mbajt fort per njeri-tjetrin 15 dhjetor 2011, Dojce Vele,  Numri i shkurorëzimeve në Kosovë është gjithnjë e më në rritje, pa dallim vendi, shtrese apo moshe. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, brënda vitit shkurorëzohen mijëra qifte. Ky rrëfim i njëzëshëm ëmë e bir nga Decani, është rasti më ekstrem i shkurorëzimeve në Kosovë, kur  nje  60 vjecare pas 41 vitesh martese nxirret në rrugë nga bashkëshorti me arsyetimin se është dashuruar në tjetër. “Vallahi  s´po t´njoh as s´po di, vec po t´kallxoj si kur m´ka nda… Read More

Përgatitje e të rinjve për tregun e punës në Kosovë

7 dhjetor 2011, Dojce Vele,  Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj. “Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë” nga  UNDP; “Aftësimi profesional në Kosovë« nga Lux-Development; “Projekti i Punëve Publike “financuar nga Banka Botërore; “Projekti për Punësimin Sezonal të Studentëve të Rregullt në… Read More