16 nentor 2011, Dojce Vele,  Kosova e ka Ligjin për Fuqizimin e Rinisë dhe një sërë dokumentesh përcjellëse. Por, sa implementohen ato, sa po bëhet në zhvillimin e kapaciteteve dhe në plotësimin e nevojave të rinisë dhe sa jane ata pjesë e proceseve vendimmarrëse?

Ngadhnjim Sopjani nga Prishtina është vetëm njëri nga të rinjtë e Kosovës, të cilëve përkundër inteligjencës dhe përgatitjes nuk iu ofrohet hapësirë për ta dëshmuar veten. Si student i vitit të tretë i shkencave poiltike, me krijimtarinë dhe muzikën si hobi, Ngadhnjimi ka tejkaluar kaherë atë që kërkohet prej një të riu me vetëm 21 vjet. Por, mundësia për ta shpërndarë atë që ka mbledhur është tejet e vogël, mendon ai.
 
“Është problem ta japësh atë cfarë ke marr, sepse ketu të rinjve nuk iu ofrohet hapësirë. Të rinjtë duhet lejuar të shprehin kreativitetin e tyre, në vend se të kërkohet të shkojnë si një prodhim fabrike ku të gjithë mëndojnë dhe logjikojnë njëjtë, sepse secili e ka personalitetin e tij të vecantë dhe mënyrën e vet të të menduarit. Ndërsa rinisë këtu kjo nuk i lejohet”, thotë Ngadhnjimi sipas të cilit shumica e të rinjve thehen që në fillim dhe shpresa për një hap përpara ju kthehet në zhgënjim.
Ngadhnjimi:”Premtime boshe-arsyetime kot!”

“Sepse-thotë ai, mua më ishte premtuar një vend i praktikës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mirëpo në fund më dolën me një përgjegje të pakuptimtë:”S´ka vend ku te ulesh!”E unë thashë se s´po ulem hic, vec të vazhdoj.Por, kot!” 

“Mendo globalisht-Vepro lokalisht”
 
Në institucionet e Kosovës të rinjve nuk iu lejohet shumë hapësirë veprimi dhe kryesisht janë organizatat joqeveritare dhe së voni Qendrat Rinore, në të cilat të rinjtë marrin hapat e parë. Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”e cila vepron në të pesë komunat e rajonit të Pejës, por edhe në nivel të Kosovës dhe jo rrallë në atë të rajonit, që me përfundimin e luftës në Kosovë filloi me një gazetë për të rinj. Me moton 
“Mendo globalisht-Vepro lokalisht”, aktivitet e saj u zgjeruan , ndersa njëra ndër pikat e përqëndrimit mbeten progamet për të rinj, shumica prej të cilëve u shndërruan në kreatorë të profileve të ndryshme, thote Veton Mujaj, drejtor i kesaj organizate.

“Mund të them se prej vitit 1999, me qindra të rinj kanë kaluar nëpër organizatën tonë. Sot prej tyre ka edhe nëpër institucione e Kosovës. Mirëpo ,ata është dashur të kalojnë një rrugë të vështirë, për faktin se shpesh shohim raste që të rinjtë krahas shkollimit superior, kthehen nëpër institucione dhe më shumë bëhen zëdhënësa sesa vendimarrës”.

Veton Mujaj,drejtor i OJQ”Syri i Vizionit”

Kosova e ka Strategjine dhe Planin e Veprimit për Rini 2010-2012

Kosova tashmë ka Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rini 2010-2012, në kuadër të së cilës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është aprovuar edhe Ligji për  Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë. Prej tij dalin edhe katër udhëzime administrative. Por, sa po impelementohen ato në të vërtet? Xhevat Bajramaj, drejtor i Departamnetit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve thotë për DW-në:
 
“Në kuadër të obligimeve që dalin nga Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje për të Rinjtë e Kosovës, ne kemi hapur Qendra Rinore nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, kemi themeluar Këshillin Qëndror të Veprimit; një organ vendimmarrës i pavarur i cili është një forcë shtytëse dhe opozitë konstruktive e Departamentit të Rinisë, në aktivitetiet dhe strategjite tona për të ardhemn. Poashtu, i kemi themeluar edhe 27 Këshilla të Veprimit nëpër komuna të Kosovës dhe jemi gati në fazën përfundimtare edhe në pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe në dy tri komuna të banuara me shumicë serbe. Si rrjedhojë, prezenca e të rinjve nëpër aktivitete por edhe në vendimmarrje, është rritur si në nivelin qendror poashtu edhe në atë lokal”.
 
Rinia është e sotmja dhe e nesërmja e Kosovës
 
Në Kosovë më se gjysma e popullsisë është e re. Ndërsa, ëshë koha përundimtare që ky potencialtë shfrytëzohet, mendon drejtori Mujaj.

“Për shkak se aty është energjia, aty është vullneti, është prespektiva e cila ekziston në Ksoovë,sepse unë besoj se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve është larg më profesionale sesa një strukturë e vjetër e cila ka jetuar dhe vepruar në një sistem tjetër. Kështu që është bazike të kuptohet se të rinjtë janë e sotmja e Kosovës dhe jo të tejkalohen dhe të anashkalohen me refrenin e vazhdueshëm se “Të rinjtë janë e nesërmja e jonë”, duke u kthyer kështu në politikat ditore të një sistemi i cili shumë pak dhe shumë ngadalë ndryshon në Kosovë”.

Mr. Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit te Rinise ne MKRS

 

Evropianët e rinj ne Kosove
 
Ndërsa, Ngadhnjim Sopjani është ndër ambasasodret e rinj cilët drejt së ardhmes ecin me një vizion evropian.
 
“Duhet të mësohemi të krenohemi me atë cfarë jemi. Në këtë rast shembull është Gjermania e vtit 1945 pas rënjes së Hitlerit, kur qq nga qytetari më i thjesht deri te gjenerali me 7 grada kanë pastruar rrugën dhe kan ndërtuar qytete. Sepse, aty ka qënë vullneti se jemi në fund, por po ndërtojmë dicka të re, cfarë nuk ekziston tek ne. Ne duhet të veprojmë sic na takon si evorpian të rinj, si një popull i cili i takon Evropës”.
 
Sipas statistikave të ndryshme vendore dhe ndërkombtare, 70 per qind e popullatës 
së Kosovës konsiderohet e re, 50 per qind prej së cilës nën moshën 30 vjecare. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.