Projekt i BE-se per zhvillimin e politikave tregtare ne Kosove

Hapesire e ngushte per produktet e Kosoves ne tregun e
jashtem(Co. Musli Berisha)

14 nentor 2011, Dojce Vele, Projekti dyvjecar në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshem të politikave tregtare në Kosovë si dhe do të ofrojë asistencë teknike në ndërtimin e kapaciteteve për negocimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian.

Kosova duhet të ketë një politike tregtare afatgjatë, për ndertimin e së cilës i duhet mbështetje. Ndërsa, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave Tregtare të Kosovës” synon krijimin e bazës për një mjedis të qëndrueshëm dhe të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Christof Stock,  shef i sektorit operativ prane Zyrës Ndërlidhese të Komisionit Evropian në Kosove sjell hollësi:

“Komisioni Evropian me Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë së Kosovës para disa javësh kemi lansuar një projekt në vlerë 1.5 milionë eurosh. Aktivitetet e tij përqëndrohen në katër fusha me rëndësi strategjike për integrimin e Kosovës në ekonominë dhe në sistemin tregtar botëror. Komponenta e parë është krijimi i politikave tregtare, e dyta është analiza tregtare, komponenta e tretë është reforma e tarifave dhe e strukturave të TVSH-së si dhe komponenta e katërt, statistikat tregtare”.

 

Christof Stock, shef i sektorit operativ
ne Zyren Nderlidhese te KE-se

BE ndan 5.5 milionë për zhvillimin e politikave të tregtisë në Kosovë



Projekti pritet të ndihmojë Kosovën në arritjen e një progresi thelbësor drejt anëtarësimit në Bashkin Evropian, duke siguruar një zhvillim gjithëpërfshirës të burimeve njerëzore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë dhe mekanizmave të tjerë qeveritar dhe joqeveritar që kanë të bëjnë me tregtinë, thotë z.Stock sipas te cilit:


“Projekti do të ndihmojë shumë Kosovën per t´u integruar në ekonominë botërore, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve administrative të ministrisë, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve statistikore dhe të kapaciteteve vendimmarrëse brënda administratës kosovare. Nëpërmjet kësaj ju do të gjeneroni me shumë tregti, që automatikisht don të thotë integrim më i madh në ekonominë botërore”.

Pjesa më e madhe e produkteve të Kosovës eksportohen në Bashkimin Evropian
Boronica e Kosoves ne tregun
gjerman (foto,M.Berisha)

Projekti vie në një kohë kur në dokumentin “Politika Tregtare e Kosovës” janë përcaktuar objektivat e politikave tregtare të Kosovës, me c´rast kërkohen hapa konkret për zbatimin e saj me qëllim të integrimit në sistemin tregtar rajonal dhe multilateral. Projekti do të krijojë bazat institucionale, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për krijimin e politikave tregtare në Kosovë, tash kur prezenca e Kosovës në tregun botëror nuk është e kenaqshme, thotë Flamur Keqa, drejtor i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, e cila është bartëse e zhvillimit dhe implementimit të politikave tregtare:

“Struktura e eksportit kosovar është e tillë ku pjesa më e madhe e produkteve eksportohen në Bashkimin Evropian që është një lajm i mirë, përkundër asaj që struktura e këtyre mallërave nuk është e kënaqshme, sepse nuk kemi mallëra që kanë një vlerë të shtuar, të cilat janë produkte finale por janë lëndë e parë, gjysmfabrikate, minerale të cilat në vetvete nuk kanë vlerë të shtuar. Pastaj, ne strukturën e eskporteve të Ksoovës vjen CEFTA, dmth integrimi rajonal e ka vendin e dytë. Ndërkaq në vendin e trete bëjnë pjësë shtetet tjera me të cilat Kosova ka marredhënje tregtare dhe ekonomike”,thotë drejtori Keqa, sipas të cilit, për të

Flamur Keqa,drejtor per tregti ne MTI

ndërtuar një politikë afatgjate, MTI ka krijuar një skemë të grupeve punuese të cilat ndihmojnë në krijimin e politikave tregtare sa më të favorshme në mënyrë që bizneset kosovare ta kenë një ambient sa më të mirë.



Synohet arritje e progresit drejt anëtarisimit në BE



“Ndersa, projekti “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave Tregtare të Kosovës” synon integrimin ekonomik të Kosovës, sidomos në Bashkimin Evropian. Sepse, mirëfilli dihet se ne jemi pjese e një integrimi tjetër rajonal, të CEFTA-s, pjesë e kësaj marrëveshje të së cilës jemi që disa vite dhe kryesues të saj gjatë vitit 2011. Ne kemi kapacitete deri në një nivel të caktuar, mirëpo kur kemi parasysh kompleksitetin e integrimit ekonomik ne Bashkimine Evropian, atëherë me siguri që kemi nevojë për ndihmë më të thellë dhe më të gjërë në këtë drejtim“.

Zhvillimi i politikave tregtare nga BE

 

Projekti i financuar nga BE-ja synon mbështetjen e integrimit te Kosovës në ekonominë botërore dhe krijimin e një baze të qëndrueshme dhe të favorshme për zhvillimin e sektorit privat. Gjatë dy viteve të ardhshme projekti do ta mbështes Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve për negocimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian, per të përfituar më shumë nga anëtarësimi i saj në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) si dhe do ta ndihmojë Kosovën në arritjen e një progresi thelbsor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Leave A Comment

Your email address will not be published.