Riatdhesimi ne Kosove i vështrirë

6 nentor 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme ka në dispozicion një fond prej 3,5 milionë eurosh për akomodimin dhe rigjenerimin e të ardhurave për të riatdhesuarit.

Valdet K., 39 vjecar i kthyer nga Austria, në asnjë mënyrë nuk mund të kap fillin e jetës në Kosovë. Arsyet, papunësia dhe mungesa e perspektivës.

“Vallahi shumë pak e kam gjet veten. Po e sheh edhe vet, papunësi, varfëri…Sjellu e mbështjellu andej e këndej, e kurrgja hic! Sot kam dalë me aplkiu për një projekt, tash s´po di sa mundem me pas sukses. Kta po folin e po na premtojnë shumë. E tashti, po i provojmë një herë!”, thotë Valdeti, të cilin e gjejmë teksa po dorëzonte një projekt për rigjenerimin e të ardhurave.

Sivjet janë riatdhesuar 3,551 qytetarë, 562 prej tyre nga Gjemania

Islam Caka, shef i Departamentit per

Shtetesi,Azil dhe Emigracion

Në periudhën janar-shtator 2011 janë riatdhesuar 3,551 qytetarë të Kosovës, kryesisht nga Belgjika, Suedia, Zvicra, në radhën e të cilave kryeson Gjermania me 562 të kthyer, thotë Islam Caka, kryesues i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Emigracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas të cilit Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm për pranimin e qytetarëve të vet.

“Sigurisht, edhe Raporti i Progresit ka tregu se Kosova ka kapacitite te majfteushme epr nurmine  eprafert qe ktheehn rreth 5500, dmth viti 2010 ka pas 5261 dhe nroamlsith kemi qene ne gjendje me i perballu me mebshtetjen e qeverise se ksovoes, me nje fond 3.5 milione euro ne drejtimt e riatdhesimit dhe te riintegrimite  qytetareve te Ksooves…Kemi marre masa ne drejtimt e akomodimit te perkoheshem, pastaj akomodimi njevjecar gjashte muaj plus gjashte muaj, ushqimi ju shkon per cdo dy muaj per secilen familje. Ne qeshtjen e riiintegrimit e shpejt, procedurat ne nxjerrjen e dokumentacioneve, ne sisitemimin neper shkolla per femijet, rehabilitimi i tyre, pastaj fillon ne minsitrine e punes dhe mrienqjes sociale per nejrezit qe i plotesojne kushtet per punen sipas procedruave dhe ligjve ne fuqi duhet te lajmerohen dhe mund te radhiten ne radhen e pritjes”.

Komunat kane një rol të rëndësishëm në procesin e riatdhesimit

Ali Berisha, kryetar i komunes se Pejes

Marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht per liberalizimin e vizave, ndërsa komunat kanë një rol të rëndësishëm në sistemimin dhe riintegrimin e të riatdhesuarve. Peja, komunë perëndimore e Kosovës, deri me tani ka pranuar 174 të qytetarë të kthyer nga Gjermania, Austria, Holanda, Zvicra, Franca dhe Belgjika.  Ali Berisha kryetar i kësaj komune thotë se: “Riintegrimi nuk është aspak i lehtë, sidomos për ata që nuk kanë pasuri në Kosovë me theks të vecantë, komunitetet RAE të cilat janë një shtresë me e varfër. Sidoqoftë, kërkesat që adrssohen në institucione komunale nga këta të kthyer menjëherë adresohen në nivele qeveritare në mënyrë që t´iu ndihmohet për të filluar jetën në vendet ku janë riatdhesuar”.

Vështirësi qasjeje në fondet për rigjenerim të ardhurave

Sipas Nezir Balajt, zyrtar për kthim dhe integrim në komunën e Decanit në të cilën deri më tani janë riatdhesuar 176 persona, riintegrimi i tyre është tepër i vështirë e për disa i pakapërdishëm, sic ishte rasti i një të riu të kësaj komune, i cili përfndoi me vetvrasje për shkak të kthimit të detyrueshëm nga Zvicra. Përderisa problem mbetet qasja në fondin e ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme me projektet për rigjenerimin e të ardhurave.

„Shumë me vështirësi, sepse me t´ardhur  këtu mendojnë se Kosova e pavarur dhe do t´i pres me lule. Mirëpo, për fat të keq shumica prej tyre zhgënjehen nga realiteti. Ministria e Punëve të Brendshme ka nda një fond prej 3.5 milionë eurosh në të cilin secili kanë të drejt të aplikojnë me projekte për rigjenerimin e të ardhurave. Për fat të keq këtu kemi ngecje, sepse personat e riatdhesur nuk bëjnë projekte bindëse që të kalojnë tek komisioni vlerësues dhe kështu mbesin anash”, thotë z.Balaj.

UNDP dhe IOM do të mbështesin projektet për rigjenerim vendpunimesh

Nezir Balaj, zyrtar per kthim

dhe integrim ne komunen e Decanit

Mirëpo, projektin e suksesshëm për punësim të UNDP-së pritet ta përcjellin projekte të tjera, thotë z.Caka, sipas të cilit: “Mbështetje në këtë drejtim shpresojmë nga UNDP dhe IOM, me të cilët do të kemi një marrëveshje paraprake në standaradzimin apo ne ofrimin e ndihmës për aplikim në projekte si dhe në punësimin e të riatdhesuarve, pa dallim”.

Kosova mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili i nënshtrohet regjimit te vizave, ndërsa marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht për liberalizimin e tyre. Si rrjedhojë, Qeveria e Kosovës deri me tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi dhe disa draftmarreveshje, të cilat për cdo vit parashohin ripranimin e 5,500 personave me qëndrim të pautorizuar në shtetet me të cilat janë nënshkruar marrëveshjet.

(Visited 7 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *