Shtepia e Lloqanit prej ku mori zjarrin Manastiri i Decanit

1 nentor 2011, Radio Kosova. Lloqani eshte vednbanimi me i vjeter i komunes se Decanit. Per lashtesine e tij flasin dokumentet historike, sipas te cilave ne kohen kur ky rajon ishte nen administrimin e shtetit shqiptar te udhehequr nga Skenderbeu. Ndersa, ndertuesit e Manastirit te Decanit moren zjarrin nga kjo nje shtepi druri ne kete fshat, pohojne studiuesit.

Lloqani eshte nje fshat i banuar shume heret, rethina e te cilit ne hisotrine e bizantit permendet si e banuar me popullate te krishtere. Ndersa, ne periudhen 1448-1465, iu perket tokave ne kuader te shtetit shqitpar te udhehequr nga Skenderbeu, thote mr.sc.Avdyl Hoxha, historian.

“Eshte vendbanim i hershem,sepse aty kane qene deri ne luften e  fundit te Kosoves, ne Lloqan kane disa shtepi njera nder te cilat e ndertuar vetem nga druri, pra edhe gozhdat i kishte nga druri. Dmth, vetem bazamenti i ndertuar nga guri, ndersa pjesa tjeter e ndertuar nga guri dhe e gdhendur me sopate, jo me sharre. Ne lufte e fundit eshte djegur dhe si rrjedhoje, ai monument me nuk ekziston- thote historiani Hoxha, sipas te cilit jo vetem Lloqani por te gjitha venbanimet e komunes se Decanit , Junikut, Gjakoves e deri ne Prizren kane qene nen kuadrin e shtetit shqiptar te kohes Skenderbeut, i cili atebote vizitoi edhe manastirin e Decanit.

“Eshte nje fakt i pamohueshem se Skenderbeu vizitoi edhe Manastirin e Decanit, i cili atehere njihej si kishe katolike ortodokse bizantine. Jane shenimet e Marin barletit, bashkeluftetarit te Skenderbut.  Ndersa, sipas disa shenimeve qe hasim, mjeshtrit qe kane bere ndertimin e Manastirit te Decanit jane ushqyer dhe e kane marre zjarrin nga ajo shtepi druri, ne Lloqan, e cila eshte djegur gjate luftes. Ne kete menyre mund ta vertetojme se Lloqani eshte nje fshat i lashte, ndersa me dyndjet e hershme sllave, kjo shtepi e lashte se fundmi ka qene e banuar nga serbet”-shpjegon historiani Hoxha.

Lloqani, i cili dikur ishte qender komunale e banuar nga disa komunitete, sot eshte nje “mini qender” e kompletuar me shtepi te kultures, ambulance, rruge te asfaltuara dhe te ndrrquara si dhe administrate publike ne nivel te Rajonit e Vokshit. Ndërsa, megjithëse i rrënuar nga lufta si të gjitha fshatrat e tjera, Lloqani është rimëkëmbur shume shpejt, thotë lloqanasi Asim Cenaj.

“Lloqani, është një fshat i qetë me një rini të madhe në numër dhe të shëndoshë, të cilët jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin. Ndërsa, përkundër pasojave të rrënimeve të luftës, mendoj se kemi ec mjaft”-thotë Cenaj.

Sipas Shkëlzen Shabanhaxhajt, njerit prej perfaqesuesve te fshatit Lloqan, shkollimi i femijve behet ne shkollen fillore “Syle Alaj”, ne Dranoc si dhe ne degen e ciklit te ulet, ne Voksh. Perderisa, prej te 674 banoreve te cilet aktualisht jetojne brenda fsahtit, vetem 50-60 prej tyre jane te punësuar.

“Një pjesë e vogël janë të punësuar, diku 40-50 veta në punë shtetrore, një pjesë e madhe merret me ndërtimari, zejtari ndërsa pjesa dermuese janë në shtete të jashtme. Dhe kjo për shkak të papunësisë në vendlindje, se askush për qejf nuk i largohet vendit të vet. Por,kushtet e jetës…Si rrjedhojë, në fshat jemi vetëm 674 banorë, ndërsa pjesa tjetër janë krejt në mërgim”- shpjegon Shabanhaxhaj, sipas te cilit kerkesat e banoreve te ketushem mbeten ndertimi i  nje kembesoreje per nxenesit pergjate rruges per ne shkolle si dhe riparimi i shtratit te lumit, të cilin e dëmtuan edhe më shumë vërshimet e vitit te kaluar.