Date Archives November 2011

Martesat Kosovë-diasporë, ndertim familjesh apo pazare?

Shkendija, storje e suksesshme e marteses Kosove-Diaspore 29 nentor 2011, Dojce Vele, Me ndryshimet politike dhe sociale në Kosovë, martesat Kosovë-Diasporë ishin njëra ndër format e organizimit të familjes. Për shumë arsye, një pjesë e konsiderueshme e këtyre martesave rezulton me ndarje dhe në vend të krijimit te falimjes, gjenden në rrugë pa krye.   Fati i B.L. nga Decani, është një rrëfim i hidhur se pas tetë vjetësh pritjeje, ëndërra për një martesë te lumtur me vajzën që kishte zgjedhur për nuse me banim në Shtutgart të Gjermanisë, iu… Read More

Në Prishtinë takohen shkrimtarët shqiptarë dhe malazez

27 nentor 2011, Dojce Vele,  Me qëllim të përafrimit të popujve dhe të ndërtimit të një fqinjësie të mirë ne shtetet e rajonit, Shoqata e Malazezve të Kosovës ka organizuar nje takim poetesh nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Në takim u fol për të ngjashmëritë e këtyre popujve si dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët. Kafeneja “Montenegro House” ishte pikëtakimi i shkrimtarëve të të tria shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i ZI, i cili kaloi në një atmosfere vëllazrore dhe në frymën e  një fqinjësie të mirë. Sepse, misioni… Read More

NDAL paragjykimeve ndaj personave me Sindromin Down

Dojce Vele, 19 nentor 2011, Në Kosovë deri me tani janë identifikuar 649 persona me Sindromin Down. Por, duke pasur parasysh faktin se kjo kategori në të shumtën mbahet e izoluar nga shoqëria, shifrat nuk janë të besueshme. Sebahate Hajdini-Beqiri, një nënë e re nga Prishtina, edhe pas gjashtë vitesh kujton mënyrën se si iu kumtua lajmi se foshnja e saj ishte i prekur nga Sindromi Doëën: “Mua më është thënë se fëmija im s´do mund të ec, s´do mund të flas dhe nuk ia vlen te investohet në të…. Read More

Më shumë hapësirë për rininë në Kosovë

16 nentor 2011, Dojce Vele,  Kosova e ka Ligjin për Fuqizimin e Rinisë dhe një sërë dokumentesh përcjellëse. Por, sa implementohen ato, sa po bëhet në zhvillimin e kapaciteteve dhe në plotësimin e nevojave të rinisë dhe sa jane ata pjesë e proceseve vendimmarrëse? Ngadhnjim Sopjani nga Prishtina është vetëm njëri nga të rinjtë e Kosovës, të cilëve përkundër inteligjencës dhe përgatitjes nuk iu ofrohet hapësirë për ta dëshmuar veten. Si student i vitit të tretë i shkencave poiltike, me krijimtarinë dhe muzikën si hobi, Ngadhnjimi ka tejkaluar kaherë atë… Read More

Projekt i BE-se per zhvillimin e politikave tregtare ne Kosove

Hapesire e ngushte per produktet e Kosoves ne tregun e jashtem(Co. Musli Berisha) 14 nentor 2011, Dojce Vele, Projekti dyvjecar në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshem të politikave tregtare në Kosovë si dhe do të ofrojë asistencë teknike në ndërtimin e kapaciteteve për negocimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian. Kosova duhet të ketë një politike tregtare afatgjatë, për ndertimin e së cilës i duhet mbështetje. Ndërsa, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave… Read More

Vështirësi integrimi për të riatdhesuarit në Kosovë

Riatdhesimi ne Kosove i vështrirë 6 nentor 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme ka në dispozicion një fond prej 3,5 milionë eurosh për akomodimin dhe rigjenerimin e të ardhurave për të riatdhesuarit. Valdet K., 39 vjecar i kthyer nga Austria, në asnjë mënyrë nuk mund të kap fillin e jetës në Kosovë. Arsyet, papunësia dhe mungesa e perspektivës. “Vallahi shumë pak e kam gjet veten…. Read More