Jo gjithmone denoncohet dhuna ne familje(Foto DW)

22 tetor 2011, Dojce Vele. Dhuna e shprehur në familje të shumta kosovare është arsye e mjaftueshme që organizatat e huaja të adresojnë fondet në parandalimin e dhunës në baza gjinore, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave. Ndër ta është edhe Programi gjithëpërfshirës kundër dhunës në baza gjinore lansuar nga pesë agjenci të Kombeve të Bashkuara, i cili fillimisht do të implementohet në tri komuna të Kosovës.

“Shtëpia e Sigurt”, në Gjakovë është njëra ndër të gjashtë Strehimoret për Viktimat e Dhunës në Familje dhe të Trafikimit në Kosovë. E aktivizuar në vitin 2000 ajo ka një kapacitet pranimi prej 15 shtetërish me mundësi zgjerimi, ngaqë si strehimore e tipit të hapur, viktimave iu lejohet vazhdimi i punës dhe i shkollimit. Sakibe Doli  drejtoreshë e kësaj strehimoreje thotë se: 

“Aktualisht i kemi 15 raste në strehimore dhe të gjitha janë të dhunës në familje, me përjashtim të një ish-viktime të trafikimit, e cila ka kaluar në dhunë familjare si dhe një tentim incesti, i cili ende nuk është vërtëttuar në gjykatë”, thotë drejtoresha Doli, sipas së cilës përvec strehimit dhe akomodimit, viktimave ju ofrohet mbështetje psiko-sociale, këshillime, ndihmë juridike si dhe shërbime shëndetsore.

Me zhvillimin e shoqërisë ndryshojnë edhe arsyet e dhunës

“Shtepia e Sigurt”,viktima ne seance me psikologen

Sipas Vaxhide Sopjanit, sociologe, ndër arsyet kryesore që ndikojnë në crregullimin e marrëdhenieve familjare gjatë kohës së tranizicionit në Kosovë mbetet baza materjale. Mirëpo, me zhvillimin e shoqërise ndryshojnë edhe arsyet thotë z.Sopjani:

“Procesi i transformimit të familjeve të mëdha në të vogla, shkalla e pabarabartë e arsimimit; mospërballja e lehtë me ndryshimet në shoqeri, prurja e kulturave të ndryshme me të cilat nuk jemi mësuar, janë disa nga arsyet. Përderisa, faktorë mund të jenë edhe mosha e tretë të cilët në të shumtën janë prezent në familje dhe kur është fjala për konflikt gjeneratash, ai konlfikt drejtpërdrejt prek edhe personin e caktuar. Në raste të tilla më së shpeshti viktima është gruaja por edhe fëmijët”.

OKB mbështet rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave në Kosovë

Rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave të dhunës është një problem tjetër në vete, i cili kërkon angazhim më të madh dhe qasje profesionale. Në këtë do të ndihmojë programi i lansuar nga pesë agjenci të Kombeve të Bashkuara, i cili synon adresimin e dhunës në baza gjinore në Kosovë përmes fuqizimit të zbatimit të Ligjit Kundër Dhunës në Familje, Planit Kombëtar të Veprimit dhe Strategjisë Kundër Dhunës në Familje 2010-2013. Sipas Flora Maculës, këshilltare për qeverisje dhe paqe në Organizaten e Kombeve të Bashkuara, “Un Women”:

Flora Macula, keshilltare ne “UN Women”

“Dhuna është një qështje shumë e ndjeshme e cila i prek të gjitha viktimat gra dhe është e përhapur në të gjithë botën dhe në të gjitha klasat e shoqërise. Mirëpo, puna jonë është që të ndihmojmë, ndërsa punën kryesore e kanë partnërët tanë qeveritar dhe shoqëria civile. Programi në vlerë prej 800 mijë eruosh do të zbatohet në nivelin lokal në tri komuna të Kosovës: në Dragash, në Gjilan dhe në Gjakovë. Por, do të preken edhe politikat në nivelin qendror dhe mendoj që së bashku do t ia arrimë të paktën të zvogëlojmë dhunën në familje”, dsipas së cilës Programi gjithëpërfshirës kundër dhunës në familje, lansuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Organizata e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN ËOMEN), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejta të Njeriut (OHCHR) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)synon parandalimin, mbrojtjen dhe riitengrimin e viktimave të dhunës në familje.

Ngritja e vetëdies si masë parandaluese

Sipas sociologes Sopjani, në zbutjen e dhunës në familje më së tepërmi mund të ndikojë vetdijesimi i vet personave të prekur.

“Nuk jam për atë që gruaja të durojë cfarëdolloj dhune, sepse dhuna po eskalon dhe po përfundon me përdorimin e forcës dhe edhe marrje jetësh. Raste të tilla kemi pas, madje me një shkalle të lartë të arsimit. Por, jo për asgjë gratë të referojnë raste. Gruaja duhet të përpiqet të marr rolin e pajtueses brënda familjes dhe ta bind bashkëshortin, e jo të përdor një fjalor konfrontues sepse kështu ajo vetëm e rrit problemin dhe vie deri në një situatë kur nuk ka tjetër zgjidhje përvec shkurorëzimit”, thotë z.Sopjani sipas së ciles, zgjidhja më e mirë në raste të tilla do t ishte mbrojtja e gruas nga gjykata me Urdhërin Mbrotjës, me c rast gruaja gëzon të drejtën të qëndrojë në shtëpi e pranë fëmijëve, por nuk është e obliguar të bashkëjetojë me bashkëshortin.

Vaxhide Sopjani, sociologe

“Ushtruesi i dhunës largohet nga familja”

Por, edhepse Kosova tashmë ka një ligj të mirë kundër dhunës në familje, me fillimin e aplikimit të tij do të dalin shihen edhe mangësitë, thotë z.Macula.

“P.sh., në ligj kemi një klauzulë ku thuhet se “ushtruesi i dhunës largohet nga shtëpia”. D.m.th, nuk do të jetë si përpara që zakonisht gruan me fëmijë e largon policia në strehimore, por largohet ushtruesi i dhunës. Por, kemi familjet në bashkësi dhe ju mund ta paramnedoni cka mund të ndodh nëse policia e largon djalin nga prindërit, ndërsa nusja mbetet aty si fajtore që ka shkaktu një problem shumë të madh për atë familje. Të gjitha këto duhet rregulluar dhe mendoj se duhet specifikuar, në cfarë rastesh mund të largohet ushtruesi i dhunës nga shtëpia?”

 Sipas Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e para të këtij viti, janë lajmëruar 412 raste të dhunës në familje.

Leave A Comment

Your email address will not be published.