Qeveria gjermane mbështet risocializimin e viktimave te trafikimit

Aksion i policise kunder trafikimit
16 tetor 2011, Dojce Vele, Qeveria e Kosovës është e vendosur në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Ndërsa, Programi Rajonal për Mbrojtjen Sociale dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore“ financuar nga qeveria gjermane i cili do të implementohet nga Organizata Gjermane per Bashkepunim Nderkombtar(GIZ), Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale e Kosovës, synon riintegrimin e viktimave të trafikimit në shoqëri.   
 „Programi Rajonal për Mbrojtjen Sociale dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore“ mundësuar nga qeveria gjermane në vlere prej 5 milionë eurosh, do të shtrihet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Projekti i cili do të zjgas deri në vitin 2015, synon nxitjen e një perspektive të re të të kuptuarit të fenomenit të trafikimit me qenie njerëzore si një sfide shoqëroe me të cilën përballen të gjitha vendet e rajonit.  
 
GIZ ndihmon risocializimin
e viktimave te trafikimit

„Ndërsa, e vecanta e këtij projekti është se ne nuk do të punojmë direkt me viktimat e trafikimit por do t´i mbështesim partnerët tanë qeveritar dhe jo qeveritar për të siguruar shërbime sa më të mira dhe afatgjata për këtë kategori“, thotë Rrezarta Jashari koordinatore, sipas së cilës programi synon mbështetjen në nivel kombtar me qëllim të fuqizimit të strukturave shoqërore për të lehtësuar zgjidhje sistematike dhe bërjen e politikave sociale; mbështetjen e mekanimzave të ofrimit të decnetralizuar të shërbimeve sociale në nivel rajonal, shtetror dhe komunal nëpërmjet institucioneve qeveritare dhe joqeveritare; mbështetje direkte te masave për perfshirjen sociale të të prekurve nga dukuria e trafikimit si dhe bashkepunimin rajonal dhe koordinimin e mekanizmit lidhur me dimensionin social të trafikimit të qenieve njerëzore.

Projekti i GIZ-së vie në kohën dhe vendin e duhur
Dhe kjo është pikërisht cfarë mungonte në përpjekjet për luftimin e këtij fenomeni, thotë Rrahim Tërrnava, nga Zyra e Koordinatorit Nacional, në kuader të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës: „Projekti i GIZ-së është shumë i qelluar dhe vie  pikërisht aty ku ne kemi pas nevojë dhe ka qënë mangësi dhe sfidë për neve pas dencetralizimit të komunave me ligjin e ri. Ndërsa GIZ-i do të ndikojë në parandalimin e viktimave të trafikimit dhe gjithashtu do të ndihmojë në risocializimin e viktimave të trafikimit, duke marrë parasysh se organizata është me një përvojë shumë të gjërë në skemën socilale, në përgjithësi“.

Sipas koordinatores Jashari, aktivitetet brenda programit do të koordinohen ngusht me Zyrën e Koordinatorit Kombtar dhe në harmoni të plotë me Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2011-2014.
„Gjithmonë e kemi parasysh se bashkëpunimi ynë do të mundësojë një bashepunim rajonal të disa strukturave për luftimin e kësaj dukurie negative, jo vetem në nivel shtetror por edhe në nivel rajonal, sepse sic e dimë, ky është një krim i organizuar dhe kërkon një pergjegje me gjitheperfshirese dhe me te gjere“, thote koordinatorja Jashari.

Terrnava: “Fokus i vecante ne luftimin e trafikimit te te miturve”

Terrnava, nga Zyra e Koordinatorit Kombtar

Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në të cilin vlerësohen përpjekjet e qeverive të 180 vendeve për luftimin e kësaj forme të krimit, Kosova është radhitur në kategorinë e dytë.

Por, edhepse krahasuar me rajonin, Kosova në plotësimin e standardeve por edhe ne risocializimin e viktimave të trafikimit radhitet para Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, shqetësuses mbetet rritja e trafikimit të të miturve, thotë z.Terrnava.

„Viktimat e trafikimit në tri vitet e fundit janë nën moshën tetëmbëdhjetë vjecare dhe për këtë arsye kemi fut një shtyllë për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërsa, me një menagjim të integruar të kufirit kemi arrit të mos jemi më vend për ardhjen e viktimave të trafikimit nga vendet e ndryshme sic kemi qënë me heret. Mirëpo, shqetsuese për ne mbetet rritja e numrit të viktimave vendore, krahasuar me të kalaurën“.

Deri më tani 146 trafikantë të arrestuar dhe 28 viktima të identifikuara
Sipas Drejtorisë së Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2011 jane zhvilluar 211 operacione policore, të cilat kanë rezultuar me 146 arrestime për trafikim-108 prej të cilëve meshkuj dhe 38 femra, me c´rast janë identifikuar 28 viktima pjesa dërmuese prej të cilave, të mitur. Strategjia për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Plani i Veprimit 2011-2014, është një përpjekje e re për luftimin e kësaj dukurie pas strategjisë së 2008-tës, zbatimin e së ciles e kane zbehur ngecjet e gjyqësorit, thotë për DË-në z.Tërrnava, sipas të cilit ndëshkimet për trafikantët deri në 8 vjet janë tejet të vogla dhe kjo ishte arsyeja që në shtyllen e ndëshkimit të strategjisë të detajizohen aktivitete shtesë ndër të cilat edhe raportimi për secilin rast, monitorimi i gjyqtarëve si dhe raportimi pas ekzekutimit të vendimit për trafikantët.
Rrezarta Jashari, Koordinatore e programit te GIZ-se:
Bashkëpunimi rajonal ne rregull derisa nuk ndërhyn politika

Ndërkohë, bashkëpunimi institucional është gjithnje e më në

 rritje përderisa bashkëpunimi nderrajonal ngec në rastet kur perzihet politika, thotë z.Terrnava: „Bashkëpunimi me të gjitha shtetet është shumë i mirë, madje edhe me sistemin prokurorial serb, përvec kur ndërhyn politika. Por, nëse trafikimi është i ndërlidhur me Serbinë, atëherë ndërhyn zyra e EULEKS-it në Beograd dhe nuk mbesim pa e cu deri në fund hetimin dhe pa e dhënë ndëshkimin“.

Me fushaten e sivjeme të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër-trafikimit me moton „Vepro Tani-Nuk ka drejtësi pa ndihmën tuaj“, ju bëhet thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, qytetarëve dhe masmedias që fenomeni të luftohet bashkarisht. Përderisa, risocializimi i viktimave është një problem më vete, i cili synohet të arrihet me aktivititet e parapara nga programi i GIZ-se gjermane në bahkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Minsitrinë e Punës dhe Mirqënjes Sociale ku me anë të trajnimeve profesionale, punëtorive dhe forumeve rajonale synohet arritja e një koordinimi dhe bashkëpunimi më të madh kundër kësaj forme të krimit nga e cila janë të prekura të gjitha shtetet e rajonit.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *